www.loqkat-ks.com
Behuni Pjes E komunitetit Ton edhe Ne Facebook Facebook

https://www.facebook.com/urimefestat

Ju faliminderit.


Join the forum, it's quick and easy

www.loqkat-ks.com
Behuni Pjes E komunitetit Ton edhe Ne Facebook Facebook

https://www.facebook.com/urimefestat

Ju faliminderit.
www.loqkat-ks.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Show Biz :P

2 posters

Faqja 7 e 11 Previous  1, 2, 3 ... 6, 7, 8, 9, 10, 11  Next

Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 7 Empty Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 5:32 pm

First topic message reminder :

Aktori nga Tetova, Blerim Destani, i cili pati një sukses të madh me
filmin "Koha e kometës", është angazhuar në dy projekte filmike
joshqiptare.

Destani aktualisht është i angazhuar në realizimin
e filmit "Seperation City", xhirimet e të cilit zhvillohen në Zelandën
e Re dhe në Gjermani, ndërsa do të dalë nëpër kinema në fund të vitit
të ardhshëm.

Ndërkohë, kur të përfundojnë xhirimet e "Seperation
City", Destani do të shfaqet në filmin me produksion gjerman, danez dhe
australian, "At World’s End".

Në këto dy filma, Blerim Destani
luan krahas aktorëve të njëhur të cilët kanë luajtur nëpër filmat
hollivudianë, siç është Rhona Mitra (e cila ka luajtur në filmat “Lara
Croft”, “Shooter”, “Nummer 23” etj.), Thomas Kretschmann (“King Kong”,
“Wanted” etj.), Joel Edgerton (“Star Wars 2”, “Star Wars 3” etj.),
Stephen Berkoff, ("Beverly Hills Cop", "James Bond Octopussy" etj).
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë


Show Biz :P - Faqe 7 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 7:58 pm

Blero: Ëndrra ime të bëj duet me Beyoncen

Blero ka shpalosur së fundi ëndrrën prej kohësh, realizimin e një dueti me këngëtaren e famshme amerikane Beyonce Knowles.

“Ëndrra
ime është të bëj një duet me Beyonce-n”, ka thënë këngëtari në një
intervistë dhënë shtojcës “Bluetooth” të Gazetës Shqiptare.

Blero
ka qëndruar ditëve të fundit në Tiranë, për siç, ka thënë ai, arsye
private. Por, edhe për t’i bërë marketing këngës së tij “Nuk më
deshte”, me të cilën është kualifikuar për finalen e madhe të “Top Fest
6”.

Lidhur me çmimin, këngëtari, ka thënë se për të më i
rëndësishëm sesa çmimi është pjesëmarrja në një festival, siç është Top
Festi dhe të qenit pranë fansave, deklaratë kjo që tashmë është
shndërruar në refren të shpeshtë të një pjese të konsiderueshme
këngëtarësh. /ktv/
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 7 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 7:59 pm

Juna jashtë shtëpisë së Big Brother

Junida ka qenë anëtarja më e votuar e spektaklit "Big Brother 2" për t’u larguar nga shtëpia këtë javë.

Juna
ka pasur konkurrencë të tillë, si Adelajda, Anjeza, Ardiani dhe Mimoza,
dhe në këtë mënyrë ka qenë pikërisht ajo më e padëshiruara që të
vazhdojë qëndrimin në shtëpi.

Nga ana tjetër, pasi i është
nënshtruar një votimi ‘për të qëndruar ose për t’u larguar nga
shtëpia’, mbrëmjen e të shtunës, Anjeza ka fituar imunitetin e
mos-nominimit për këtë javë, kështu që do të jetë pjesëmarrëse direkte
në gjysmëfinale.

Për javën e ardhshme janë nominuar vetëm tre banorë, dhe ata janë: Adelajda, Mimoza dhe Qetësori.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 7 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 7:59 pm

Britney merr leksione nga Tori Spelling

Britney Spears ka marrë leksione për të qenë nënë e mirë nga aktorja Tori Spelling.

Këngëtarja
e hitit “Toxic”, e cila ka dy djem me ish-burrin e saj, Kevin
Federline, kishte kërkuar një libër me autograf të aktores së serialit
“Beverly Hills, 90210”, e cila ka shkruar librin “Mommywood”.

“Britney
është një fanse e madhe e saj (Tori Spelling). Ajo ka qenë e fiksuar
pas serialit ‘Beverly Hills, 90210’. Dhe tani ajo mendon se Tori ka një
familje të shëndoshë”, ka thënë një burim për revistën “Star”.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 7 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 7:59 pm

Paparacët nuk mund ta ndjekin Amyn

Paparacët nuk do të
qëndrojnë më përpara shtëpisë së Amy Winehouse, pasi që këngëtarja ka
siguruar një vendim gjyqësor, i cili ua ndalon fotografëve që ta
ndjekin atë.

Një burim ka treguar se fotografët nuk guxojnë të
afrohen më shumë se 100 nga shtëpia e këngëtares dhe njëkohësisht nuk
guxojnë që ta përcjellin këmba këmbës 25-vjeçaren.

“Secilën
herë që i afrohej veturës së saj ajo ndiqej ose shtyhej nga dikush, dhe
kjo ishte shndërruar në një veprim të pasigurt, jo vetëm për të por
edhe për njerëzit pranë saj”, ka thënë burimi.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 7 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 7:59 pm

Green Day lëshon këngët në radio

Gjatë javës së që vjen bendi
"Green Day" do të promovojë shtatë këngë nga albumi i ri "21st Century
Breakdown", në një radio e cila dëgjohet në SHBA dhe Kanada.

Tashmë
janë bërë të njohur edhe titujt e këngëve të cilat dëgjuesit në
Amerikën Veriore do ta kenë mundësinë t’i shijojnë para se albumi të
del në shitje.

Listën e përbëjnë këto këngë: “Know Your
Enemy”, “21 Guns”, “21st Century Breakdown”, “Before The Lobotomy”,
“East Jesus Nowhere”, “Restless Heart Syndrome”, “American Eulogy”.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 7 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 7:59 pm

Pink: Jam biseksuale

Këngëtarja Pink më në fund i ka pastruar gjërat me seksualitetin e saj- ajo ka deklaruar se është biseksuale.

Hitbërësja
e këngës “So What” për një kohë të gjatë ka qenë pjesë e spekulimeve se
i pëlqejnë edh meshkujt edhe femrat, mirëpo ajo gjatë gjithë kohës ka
mohuar ta komentojë këtë gjë.

“Nuk turpërohem që jam
biseksuale. Kjo është se çfarë jam. Dashuria është e pastër dhe unë
mundohem ta mbaj ashtu. Kjo është çfarë jam dhe çfarë ndjej”, ka thënë
Alecia Moore (emri i vërtetë i Pink) për gazetën britanike “News of the
World”.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 7 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 8:00 pm

Cheryl nënshkruan kontratë me ITV

Cheryl Cole ka nënshkruar një
kontratë që ka vlerën prej 2.1 milionë funte për të qëndruar në
televizionin britanik ITV (Indipendent Television).

“News of the
World” njofton se këngëtares së grupit “Girls Aloud” do t’i rritet paga
vjetore nga 820.000 funte në 1.1 milion funte për pjesëmarrjen në
jurinë e shout për talentë “X Factor”, me një shtesë prej një milionë
euro për disa programe tjera në kuadër të ITV.

“Sjellja e
dikujt të kalibrit të Cheryl në këtë stacion televiziv është veprim
shumë pozitiv për t’i kaluar këto kohë të vështira”, ka thënë një burim
nga televizioni.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 7 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 8:00 pm

Dylan rimerr kreun pas 39 vitesh

Bob Dylan ka mposhtur Tom
Jones me diferencën më të gjatë në mes të albumeve numër një, me
lëshimin e fundit të titulluar “Together Through Life”.

Dylan
kishte kryesuar në top listën britanike për të fundit herë me albumin
“New Morning” në vitin 1970, ndërsa e ka rimarrë atë tash pas po thuaj
40-vitesh.

Rekordin për rikthim deri tash e mbante Tom Jones me
albumin “Reload” që mori kreun në vitin 1999, 31 vite pasi kryesoi me
albumin “Delilah”.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 7 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 8:00 pm

Jessica Parker dëshiron rol në dramë

Aktorja e serialit dhe
filmit “Sex And the City”, Sarah Jessica Parker, po ia rikthen shpinën
roleve moderne, pasi edhe vetë mendon se nuk është një “vajzë moderne”,
dhe është duke synuar një rol në një dramë periodike.

44-vjeçarja
luajti rolin e ikonës së modës, Carrie Bradshaw, në serinë e famshme
nga viti 1998 deri në vitin 2004, dhe përsëriti rolin edhe për
versionin filmi në vitin 2008.

“Vërtet kurrë nuk kam realizuar
një rol periodik dhe gjithmonë kam menduar se jam më e kompletuar për
ta. Në kokën time edhe ashtu jetoj në një kohë tjetër, andaj gjithmonë
kam menduar se nuk jam moderne”, ka thënë aktorja.

“Do të më
pëlqente të realizoj një dramë. Mund të jetë qoftë me temë të shekullit
16-ta, ose të shekullit 20-të”, ka shtuar Parker.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 7 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 8:00 pm

Anjeza: Duhet të dalë Adela

Konkurrentja, e cila fitoi imunitet
këtë javë për të mos qenë e nominuar, Anjeza, është shprehur që
dëshiron që këtë javë nga shtëpia e "Big Brother" të largohet Adelajda.

Duke
biseduar me Qetësorin, për të cilin më herët është shprehur se dëshiron
që të arrijë në finale, Anjeza ka thënë se fillimisht kishte dëshiruar
largimin e Mimozës për shkak të pasivitetit të saj, mirëpo tani ka
ndryshuar mendim për të dhe dëshiron që Adela të largohet.

Arsyeja
për këtë vendim të sajin është se Adelajda në disa situata i duket si
një person i shtirur pavarësisht se ka qenë banorja me të cilën ka
pasur komunikim që në fillim. Sipas saj, me kalimin e kohës ndryshojnë
situatat dhe i njeh ndryshe njerëzit për të cilët ke pasur tjetër
mendim. Për të Adeljada s’ka asgjë tjetër pos fjalëve.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 7 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 8:00 pm

Yousuf Islam: Coldplay kanë vjedhur këngën time

Këngëtari i
dikurshëm anglez i shndërruar në mysliman, Yousuf Islam, është
muzikanti i dytë i cili e ka akuzuar grupin "Coldplay" se kanë
shfrytëzuar melodinë e tij për hitin e tyre "Viva La Vida".

Cat
Stevens, emri i mëparshëm i Islam, pohon se rokerët britanikë kanë
marrë disa elemente nga kënga e tij epike “Foreigner Suite” e cila
zgjat 18 minuta dhe është lansuar në vitin 1973.

“Coldplay”
aktualisht po përballen në gjykatë me kitaristin Joe Satriani, i cili i
ka akuzuar po ashtu se kanë marrë disa segmente të këngës së tij “If I
Could Fly”.

“Ka pasur disa diskutime se ‘Coldplay’ e ka
vjedhur këtë melodi nga Joe Satriani, mirëpo nëse e dëgjon mirë është e
imja! Është kënga ‘Foreigner Suite’”, është cituar Islam nga “The Sun”.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 7 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 8:00 pm

Carrey dhe Foster punojnë bashkë ?

Komiku Jim Carrey së shpejti
do të marrë urdhra nga Jodie Foster- aktorja është në bisedime për të
bërë regjinë e filmit të ri "The Beaver".

Rolin kryesor në
filmin me skenar të Kyle Killen, paraprakisht është dashur ta luante
Steve Carrell, mirëpo producentët kishin ndërruar mendje dhe kishin
vendosur që Carrey të jetë në rolin kryesor.

Ndërsa “Hollywood Reporter” njofton se aktorja e suksesshme Jodie Foster do ta drejtojë xhirimin e filmit.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 7 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 8:01 pm

Yjet bashkohen në luftën kundër kancerit

Yjet e tilla, si
Jessica Alba, Jessica Biel dhe Jennifer Conelly, të shtunën kanë marrë
pjesë në një spektakël në New York, i cili kishte qëllim humanitar.

Tre
aktoret morrën pjesë në spektaklin e përvitshëm të Revlon-it, “Run/Walk
for Women”, që ka për qëllim ngritjen e fondeve për hulumtimet
mjekësore dhe trajtimin e kancerit.

Në evenimentin, i cili
grumbulloi afër 40.000 spektatorë në rrugët e Manhattanit, mes tjerëve
morën pjesë edhe prezantuesi televiziv Jimmy Fallon dhe këngëtarja
Ciara.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 7 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 8:01 pm

"Friends"- një trajtim pornografik

Komedia e famshme "Friends" do të 'rigjallërohet' në një film pornografik.

Studioja filmike “New Sensations” ka njoftuar se filmi “Friends - A XXX Parody” pritet të jetë në dyqanet e DVD-ve këtë verë.

Njëra
nga aktoret e filmit të bazuar në hit-komedinë “Friends”, ka thënë se
ngjarja do të zhvillohet në mbrëmjen e fundit të beqarisë së Moanicas
ku do t’u lejohet meshkujve të ftuar që të zhvillojnë më shumë se një
vallëzim të zakonshëm.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 7 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 8:01 pm

Cheryl merr dhuratë një studio nga burri i saj

Cheryl Cole ka marrë një dhuratë të madhe nga burri i saj Ashley Cole, i cili ia ka blerë një studio profesionale incizuese.

Njoftohet
se mbrojtësi i Chelseat ka shpenzuar qindra mijëra funte për të
instaluar një studio në njërën nga dhomat në shtëpinë e tyre.

“Kjo tregon se Cheryl dhe Ashley ende po e përforcojnë lidhjen e tyre”, ka thënë një burim për gazetën “Daily Mirror”.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 7 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 8:01 pm

Flo Rida bashkëpunim me Black Eyed Peas

Reperi Flo Rida do të
bashkëpunojë me Black Eyed Peas duke dhuruar zërin për singlin e ri të
grupit, remiksin e këngës “Boom Boom Pow”.

Grupi lëshoi këngën
në muajin mars dhe kjo u ngrit në maje të top listës amerikane, duke
zbritur yllin e hip-hopit me “Right Round” për pesë vende.

“Dëshiroj
ta realizoj atë (bashkëpunimin). Do të jap 200% nga vetja dhe
definitivisht do ta jap zërin në këtë këngë”, ka thënë Flo Rida.

Reperi nuk do të ndalojë bashkëpunimet me emra të njohur, pasi ai shpreson të punojë edhe me Kanye West.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 7 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 8:01 pm

Madonna ndjek koncertin e Lady GaGa

Lady GaGa ka disa fanse të veçanta dhe ato janë askush tjetër pos Madonna dhe vajza e saj.

Mbretëresha
e muzikës pop dhe vajza e saj, Lourdes, kishin ndjekur koncertin e
këngëtares së hitit “Poker Face” në New York gjatë të shtunës.

“Madonna
e pëlqeu shoun e Gaga. Veçanërisht kur Gaga këndoi ‘Future Love’ në
piano. Lourdes këndonte krahas saj çdo fjalë”, ka thënë një burim i
pranishëm në koncert.

Por sipas burimit Madonna dhe Lourdes janë
larguar në mes të shout, ‘mbase për shkak se Gaga performoi shumë vonë,
rreth orës 1 të natës, ndërsa Madonna është një nënë e kujdesshme’.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 7 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 8:01 pm

Wolverine thyen rekordin e debutimit për vitin 2009

Filmi i ri
i Hugh Hackman, “X-Men Origins: Wolverine”, ka debutuar në pozitën e
parë të top listës së filmave më të shikuar në Amerikë, duke thyer
rekordin për debutimin më të mirë për vitin 2009.

“X-Men
Origins: Wolverine” fitoi 87 milionë dollarë që është më e larta e
fituar gjatë vikendit për këtë vit dhe debutimi i dytë më i lartë për
filmat X-Men, menjëherë pas atij të vitit 2006, “The Last Stand”.

E dyta në listë këtë vikend është gjendur komedia romantike “Ghosts Of Girlfriends Past”, që mblodhi 15 milionë dollarë.

Kryesimi
i vikendit të kaluar, “Obsessed”, ka zbritur në pozitën e tretë, derisa
“17 Again” dhe “Monsters Vs. Aliens”, kanë mbyllur top pesëshin.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 7 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 8:02 pm

Pink nuk është biseksuale!

Këngëtarja e muzikës pop, Pink, ka
shfrytëzuar faqen Twitter.com për të mohuar spekulimet e fundit kinse
ajo ka deklaruar se është biseksuale.

Të dielën gazeta britanike
“News of the World”,e kishte cituar këngëtaren të ketë thënë: “Nuk
turpërohem që jam biseksuale. Kjo është se çfarë jam. Dashuria është e
pastër dhe unë mundohem ta mbaj ashtu. Kjo është çfarë jam dhe çfarë
ndjej”.

Mirëpo, përfaqësuesi i Pink reagoi menjëherë për të
mohuar këto spekulime, ndërsa tani vetë Alecia Moore- Pink ka
shfrytëzuar faqen e internetit Twitter.com për të korrektuar gabimin e
gazetës britanike dhe ka pohuar se ajo është heteroseksuale dhe e
tërheqin vetëm meshkujt dhe jo gjinia e saj.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 7 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 8:02 pm

Berlusconi i hidhëruar në gruan e tij

Lideri italian, Silvio
Berlusconi, kërkon nga gruaja e tij t’i kërkojë falje për bërjen
publike të planeve për divorc nga kryeministri italian.

Veronica
Lario, aktore 52-vjeçare, ka konfirmuar se kërkon divorc për t’i dhënë
fund martesës 19-vjeçare me Berlusconin, pasi është e lodhur me faktin
se burri i saj ndjek femra të tjera.

Por, kryeministri 72-vjeçar
është i shqetësuar për akuzat që ka bërë gruaja ndaj tij, rreth
‘shoqërimit me të mitura’. Divorci befasues vjen vetëm një muaj para se
Berlusconi të fillojë të luftojë për zgjedhjet e reja.

“Me sa
duket paskam shëtitur rrotull me, siç tha gruaja ime, një vajzë
17-vjeçare. Ajo është diçka e cila nuk mund të ngjitet. Unë jam mik i
babait (të vajzës) dhe asgjë më shumë. Veronica do të duhet të më
kërkojë falje publikisht. Dhe nuk e di nëse kjo do të mjaftojë”, ka
shtuar Bersluconi.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 7 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 8:02 pm

Burri i Crawford: Jam i pafajshëm

Javën e kaluar është ngritur
një padi kundër burrit të bukuroshes Cindy Crawford, Rande Gerber, për
ngacmim seksual të dy ish-punëtoreve në një restorant, i cili është
pronë e tij.

Mirëpo, në një deklaratë për revistën “OK!” një
përfaqësues i Rande ka reaguar menjëherë duke thënë se gjithçka është e
pavërtetë dhe kjo është vërtetuar më herët nga policia.

Ndërkohë,
Range ka siguruar një listë të gjatë të njerëzve të cilët do të
dëshmojnë në favor të tij, duke përfshirë aktorin George Clooney,
menaxherët e lokalit, kamerieret tjera dhe persona të tjerë, për të
dëshmuar pafajësinë e tij.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 7 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 8:02 pm

Sori në listën e demokristianëve për deputet të Vlorës

Partia
Demokristiane në Shqipëri në një deklaratë për shtyp të hënën, ka
njoftuar se njëri nga emrat e listës me 12 deputetë që kjo parti do të
kandidojë në zonën e Vlorës, është edhe Qetsori, personazhi i njohur i
shtëpisë së "Big Brother 2".

"Të 12 kandidatët e prezantuar për
këtë qark, premtuan se do të jenë zëri i qytetarëve vlonjatë në
qeverisjen e ardhshme. Listën e kryeson kryetari i PDK-së, dega Vlorë”.


“Një kandidat tjetër, i cili mori një mbështetje të fuqishme
nga të pranishmit, edhe pse nuk ishte prezent, ishte Qetsor F., një nga
personazhet shumë të njohur tashmë të shout televiziv, 'Big Brother
2'...", shkruan në njoftimin zyrtar të demokristianëve dërguar mediave.
/Shekulli/Telegrafi/
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 7 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 8:02 pm

Lennox e quan Papën të papërgjegjshëm

Këngëtarja Annie Lennox e
ka kritikuar Papa Benedictin XVI për mospërkrahjen e seksit të sigurt
për ta shpëtuar Angolën nga AIDS-i. Në muajin mars Papa kishte udhëtuar
në këtë vend dhe kishte thënë para gazetarëve se kondomët vetëm sa mund
ta përkeqësojnë përhapjen e AIDS-it, ndërkohë kishte kërkuar nga
njerëzit abstenim seksual për t’u mbrojtur nga sëmundja.

Ish-vokalistja
e grupit “Eurythmics”, e cila qe një kohë të gjatë është pjesë e
fushatave për ta ngritur vetëdijen për rrezikun nga HIV/AIDS-i në
Afrikë, është shprehur shumë e pakënaqur me udhëheqësin e katolikëve, i
cili është shprehur kundër përdorimit të kondomëve në Angola, gjë që
sipas saj mund ta shtojë rrezikun për përhapjen e sëmundjes.

“Nëse
ka ekzistuar ndonjëherë një shembull për papërgjegjësi, është pikërisht
veprimi i Papës, i cili shkon në Angola ku njerëzit po vdesin nga seksi
i pambrojtur dhe u thotë atyre se kondomët mund ta përkeqësojnë
epideminë e AIDS-it”, është shprehur Lennox.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 7 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 8:02 pm

Jagger dhe Stone punojnë sërish bashkë

Sir Mick Jagger ka
vendosur të bëjë një bashkëpunim të dytë me këngëtaren e muzikës 'soul'
Joss Stone për një album të ri me qëllim bamirës.

Legjenda e
grupit “Rolling Stones” për herë të parë kishte bashkëpunuar me Stone
në vitin 2004 në realizimin e këngës “Lonely Without You”, e cila
kishte qenë temë e filmit “Alfie”.

Ndërsa tani, sipas “The
Sun”, dy këngëtarët do të punojnë sërish bashkë për të kontribuar në
realizmin e një albumi dhe të mbështesin Kombet e Bashkuara për Ditën
Ndërkombëtare të Paqes (21 shtator).

Mësohet se nga artistët tjerë të cilët do të punojnë në këtë album janë edhe frontmeni i grupit “U2”, Bono, dhe reperi Nas.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 7 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 8:02 pm

Xhim Presheva përfaqëson Zvicrën

Xhelal Memeti i njohur me
nofkën Xhim Presheva do ta përfaqësojë Zvicrën në festivalin
ndërkombëtar të muzikës pop/rok në Bullgari, njofton agjencia e lajmeve
INA.

"Më 8, 9 dhe 10 maj, do të jem në Bullgari për të
përfaqësuar shtetin shumë mik të kombit tonë Zvicrën dhe shkoj me
respekt të veçantë dhe u jem shumë mirënjohës, që më kanë zgjedhur mua
që të përfaqësoj këtë shtet dhe shihet qartë dhe është shembull edhe
për të tjerët, e kam fjalën për ato shtete që nuk kanë traditë të
demokracisë dhe shihet qartë pra, se Zvicra më jep mua mundësinë",
është shprehur Presheva.

Përkundër se shumë pak aktual në
mediat shqiptare, Presheva është zgjedhur nga Zvicra për ta përfaqësuar
muzikën rok, ndërsa mospopullariteti i tij është për faktin se muzikën
e ka hobi dhe jo profesion, ndërsa nofka e tij rrjedh nga vendlindja e
tij, pra nga Presheva.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 7 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 8:03 pm

Java e fundit për Mozën ?

Mimoza është shprehur e shqetësuar që
kjo mund të jetë java e fundit e qëndrimit të saj në shtëpinë e "Big
Brother", por njëkohësisht ka thënë se dëshiron ta shfrytëzojë
maksimalisht këtë javë, pikërisht për faktin se mund të largohet.

Duke
biseduar me Anjezën, e cila ka imunitet këtë javë, për kohën që kanë
kaluar dhe po kalojnë në shtëpi, fjalët e Mozës kanë qenë: “Dua të
kënaqem në maksimum këtë javë”.

Anjeza ka thënë se vetëm kur
ka menduar për familjen dhe e ka ndjerë mungesën e tyre, kanë qenë
momentet kur është mërzitur në shtëpi, ndërsa gjithë pjesën tjetër të
kohës e ka kaluar shumë mirë.

Anjeza shton se në momentin që i
ka hyrë letra nga Poli, e ka parë Mozën e vërtetë, pasi ajo nuk kishte
treguar për lidhjen me të më parë dhe e ndjente rëndesën e mostregimit,
ndërsa pas këtij zbulimi ajo është ndjerë e lehtësuar.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 7 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 8:03 pm

Perry tallet me gripin e derrave

Katy Perry shpreson që një
unazë e re do ta mbrojë atë nga gripi i derrave, me ç’rast ka bërë
shaka në faqen e saj të internetit duke lënë përshtypjen se nuk është
mirë mendërisht.

Këngëtarja e hitit “I Kissed a Girl” është
tallur me sëmundjen vdekjeprurëse, e cila ka shkaktuar vdekjen e disa
njerëzve dhe ka sëmurë shumë të tjerë.

“Meqenëse gripi i
derrave është në trend, dëshiroja që të jem në hap me kohën me unazën
time të gripit te derrave”, ka thënë këngëtarja duke zbuluar një unazë
që e kishte blerë në Miami.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 7 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 8:05 pm

Aguilera do të luajë në një film parodish

Ylli i muzikës pop,
Christina Aguilera, ka nënshkruar të luajë një valltare të parodive në
projektin e parë të saj për ekranin e madh.

Këngëtarja do të
luajë rolin kryesor në ‘Burlesque’, një muzikal rreth një vajze nga një
qytet i vogël, e cila fiton një punë për të vallëzuar në një klub
striptizi, derisa kërkon famë dhe pasuri në Los Angeles.

Projekti
do të realizohet nën regjinë e Steve Antin, vëllait të koreografit
Robin Antin, i cili formoi bendin e vajzave The Pussycat Dolls.
“Burlesque” do të fillojë të xhirohet më vonë gjatë këtij viti.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 7 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 8:05 pm

Iron Maiden nxjerr në gjyq një kompani keqpërdoruese

Rokerët e Iron Maiden kanë dërguar bosët e një kompanie në gjyq me akuzën se ata kanë shfrytëzuar emrin e bendit.

Sipas
akuzës së dërguar në gjykatë në SHBA, krijuesit e hitit “Number Of The
Beast” kanë akuzuar firmën amerikane “Iron And The Maiden, LLC”, në
përpjekje për ta ndaluar të shfrytëzojë tituj ‘të ngjashëm dhe
ngatërrues’ në librat, lojërat video dhe mallrat e ndryshme.

Bendi heavy metal, po ashtu është duke kërkuar kompensim financiar nga kjo kompani, ka raportuar faqja TMZ.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 7 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 8:05 pm

Simpson ‘inferiore’ ndaj Spears dhe Aguilera

Jessica Simpson
gjithmonë ka qenë e zhgënjyer nga karriera e saj pop, pasi ajo
vazhdimisht është nderë e rendit të dytë ndaj rivaleve të saj Britney
Spears dhe Christina Aguilera.

Këngëtarja/aktorja së pari u
përball me rivalet e saj të muzikës kur ishte fëmijë në provat për
shoun e Mickey Mouse të shtëpisë Disney. Të dyja, Spears dhe Aguilera
siguruar vend në program, por Simpson ishte refuzuar.

“Kur
morra letrën (nga Mickey Mouse Club), e cila thoshte se nuk ia kisha
dalë, mbaj mend vetëm se u dorëzova dhe mendova se do të vdes”, ka
thënë Simpson.

“Është qesharake të vështrosh ditarët e mi dhe të
shohësh gjithë frikën me të cilën duhej të përballesha. Ato të gjitha
më mbajnë mend. Nuk ndihesha konkurruese. Isha më shumë e frikësuar”.

“Albumet
e mia gjithmonë ishin më ndryshe. Së pari lëshova balada. Nuk vallëzoja
dhe të bëja gjithë ato gjëra. Doja ta ndaja veten. Por gjithmonë kam
qenë e treta”, ka shtuar bukuroshja.

Simpson hoqi dorë nga muzika pop në vitin 2007, duke iu përkushtuar muzikës country.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 7 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 8:05 pm

Britney me djemtë në turne

Britney Spears ka marrë leje nga
ish-burri Kevin Federline që t’i merr me vete djemtë e saj gjatë kohës
kur këngëtarja do të jetë në turne në Evropë.

Princesha e
muzikës pop pritet të udhëtojnë në Londër gjatë muajit qershor ku do të
qëndrojë për gjashtë javë, mirëpo ajo nuk do të ketë nevojë të
përmallet për djemtë e saj, Sean Preston dhe Jayden James, sepse ata do
të jenë me të.

Këtë e ka konfirmuar avokati i Federline, i
cili ka thënë se klienti i tij është pajtuar që t’i ndihmojë Britneyt
për ta zhvilluar nevojën e kujdesit për fëmijët, kështu që do ta lejojë
atë t’i merr djemtë me vete edhe kur është jashtë SHBA-ve.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 7 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 8:05 pm

Christopher Lee i kthehet kompanisë që e bëri të famshëm

Ikona
e filmave horror, Christopher Lee, ka vendosur të kthehet në studiot
filmike të kompanisë Hammer Films, e cila i ka ndihmuar që të bëjë emër
disa dekada më parë, pasi që ka siguruar një rol në filmin e ri "The
Resident" ku luan krahas Hilary Swank.

Në film, Swank luan rolin e një doktoreshe e cila zbulon se qiradhënësi i saj është pikërisht ndjekësi i aktores.

Xhirimet
do të fillojnë në muajin qershor në qytetin New Mexico, ndërsa në film
do të luajë edhe ylli i filmit “Watchmen”, Jeffrey Dean Morgan.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 7 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 8:06 pm

Zellweger i jep vetes pushim

Renee
Zellweger po bën një pushim nga aktrimi, sepse dëshiron ta kalojë kohën
duke mos bërë asgjë, duke pushuar dhe duke qenë e qetë.

Aktorja ka punuar vazhdimisht që nga momenti kur është bërë e famshme në vitet e nëntëdhjeta dhe nuk ka pasur kohë për pushime.

Prandaj,
ajo mendon se ka nevojë të madhe për një pauzë dhe ka kërkuar nga
agjenti i saj që t’i refuzojë të gjitha ofertat filmike, me qëllim që
ajo të jetë plotësisht e qetë.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 7 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 8:06 pm

Vazhdon pesimizmi i Mimozës

Mimoza ndjehet shumë e rrezikuar se
mund të largohet nga shtëpia e “Big Brother” këtë fundjavë dhe për këtë
gjë i ka njoftuar edhe anëtarët tjerë të shtëpisë.

Duke biseduar
me Adin dhe Anjezën se kush mund të dalë të shtunën, Moza është shfaqur
shumë pesimiste duke u shprehur se ajo është personi më i rrezikuar për
t’u larguar këtë javë.

Sipas saj, Qetsori rrezikon shumë pak,
ndërsa Adela është çift dhe prandaj ka shumë pak mundësi për ta
nxjerrë. Adi është munduar ta ngushëllojë duke i thënë se t’i gjithë i
kanë shanset e barabarta për të dalë, dhe se të gjithë rrezikojnë
njësoj këtë të shtunë.

Adi ka shprehur keqardhje për faktin se
e ka kandiduar Mimozën, në një kohë qe i kishte thënë se nuk do ta
bënte një gjë të tillë. Ndërsa Anjeza ka pohuar se në këtë lojë secili
lufton për vete, ndërsa rrethi sa vjen e ngushtohet duke mos lënë
hapësirë për premtime.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 7 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 8:06 pm

Megan Fox e ka të lehtë t’i kontrollojë meshkujt

Aktorja e
filmit "Transformers: Revenge of the Fallen", Megan Fox, e cila
konsiderohet si njëra nga femrat më të bukura në Hollywood, i vë
meshkujt në kllapi kur zbulon detaje të jetës së saj private.

“Ata
janë meshkuj- është lehtë të luash me ta. U tregoj gjëra të ndryshme
nga jeta ime dhe ata bëhen të hanë nga dora ime”, ka thënë Megan.

Megjithatë,
bukuroshja pohon se eksperiencat e të kaluarës nganjëherë e bëjnë atë
të dyshojë dhe e ka të vështirë që t’i besojë ndonjë mashkulli.

“E
kam jetuar jetën e një 35-vjeçareje që nga mosha 18-vjeçare. Dyshoj
shumë te meshkujt. Thjeshtë nuk u besoj atyre”, ka shtuar aktorja.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 7 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 8:06 pm

Moss braktis të dashurin ?

Spekulohet se Kate Moss është ndarë
nga i dashuri i saj Jamie Hince, pasi që bukuroshja ka refuzuar të merr
pjesë në koncertet e tij në New York.

Supermodelja britanike së
fundmi ka pasur disa mosmarrëveshje me rokerin e grupit “The Kills”,
pasi që ai kishte krijuar miqësi me një femër të bukur gjatë turneut të
fundit në Australi.

Kështu, në vend se të ndiqte performancën
e Jamiet në Big Apple, Kate kishte vendosur ta kalonte kohën në jahtin
e bosit të Topshopit, Sir Philip Green, njofton “Daily Mirror”.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 7 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 8:06 pm

Joga i bën mirë Lily Allenit

Lily Allen ka zbuluar një metodë të re për ta mbajtur trupin e saj në formë, dhe kjo është joga.

Këngëtarja
e hitit “Smile”, e cila i ka mbushur 24 vjet, i është nënshtruar
ushtrimeve të Bikram-jogës, të cilat i kanë ndihmuar të largojë disa
kilogramë nga pesha e saj.

“Ajo bën ushtrime intensive nga 90
minuta, dy herë në javë. Ajo është shumë e kënaqur me figurën e re
trupore dhe këto ushtrime i kanë siguruar edhe një fushatë reklamuese
të Chanel-it”, ka thënë një burim për “Daily Star”.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 7 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 8:06 pm

Arjoni: Nuk e dashuroj Anjezën

Mjaftuan disa përkëdhelje dhe
puthje në buzë në shtëpinë e "Big Brother", për t'u përfolur më tej për
një dashuri të madhe, ndërmjet Arjonit dhe Anjezës, por ja që nuk është
kështu.

“Shekulli” njofton se Arjoni ka pohuar se e pëlqen
Anjezën, por nuk e dashuron atë, duke thënë se këtë gjë e ka diskutuar
edhe me Anjezën derisa ishte pjesë e shout real.

"Të dy e kemi
pranuar këtë fakt. Ajo që lindi mes nesh në ambientet e shtëpisë ishte
një ndjenjë reciproke nga të dy, por është shumë herët për ta quajtur
dashuri”, ka thënë Arjoni.

Anjeza nuk ka qenë e parë që ka
preferuar shoqërinë e Arjonit brenda shtwpisw, para saj ishte Zhuljeta
e më pas Mesida. Për asnjë nga këto ai nuk ka pohuar se i ka dashur,
megjithëse ka ndarë një shtrat me to, dhe kjo vetëm në mënyrë miqësore.


Arjoni ka pohuar se, "nuk mjaftojnë dy javë për të lindur një
dashuri mes dy njerëzve. Një lidhje, për t'u quajtur e konsoliduar,
duhet të kalojë në disa filtra njerëzorë, që vetëm ambienti i jashtëm
mund të t'i japë".
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 7 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 8:06 pm

Konfirmohet ardhja e kitaristit Santana në Shkup

Kitaristi
Carlos Santana më 10 korrik do të ndezë dritat e Shkupit me muzikën e
tijë legjendare. Ylli botëror i muzikes rok do të mbajë koncert
madhështor në Stadiumin e Qytetit në Shkup, koncert i cili do të mbahet
në kuadër të turneut të tij botëror "Supernatyrali SANTANA- Shëtitje
nëpër hite".

Organizator i koncertit është produksioni Avalon që
edhe këtë vit dëshmoi se bëjnë çmos që publiku rajonal të përjetojë
koncerte atraktive botërore.

Për koncertin e të mirënjohurit
Santana veçse është treguar interesim i madh. Rezervimi i buletave ka
filluar që kohë më parë edhe pse vetëm këto ditë është zyrtarizuar
lajmi për konfirmimin e këtij projekti madhështor, kanë bërë të ditur
përfaqësues të produksionit nga Maqedonia dhe Kosova.

Santana
pritet të performoj hitet e tija të shumëta dhe të njohura të cilët
kanë lënë gjurmë të thella në muzikën e mirëfilltë për pothuajse katër
dekada.

Nga produksioni Avalon kanë bërë të ditur se përveç
përcjellësve të tij të zakonshëm, Santana në koncertin në Shkup do të
prezantojë edhe mysafirë, emrat e të cilëve njëherit po mbahen si
befasi.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 7 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 8:07 pm

Lady Gaga e inspiruar nga Beatles

Lady Gaga duket se është një
fanse e flaktë e “The Beatles”, pasi këngëtarja ka dëgjuar bendin
vazhdimisht për gjashtë muaj radhazi.

Krijuesja e hitit “Poker
Face” thotë se albumi i bendit legjendar “Abbey Road”, ka qenë inspirim
për albumin e saj debutues, “The Fame”.

“Nuk e di nëse dikush e
din këtë, por kur e kam realizuar ‘The Fame’ dëgjoja vazhdimisht
Beatles dhe ‘Abbey Road’. E kam dëgjuar vazhdimisht për rreth gjashtë
muaj”, ka thënë Gaga.

“Është tmerrësisht e mrekullueshme, një shije natyrale e kënaqësisë. Është gjithë hare”, ka shtuar këngëtarja.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 7 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 8:07 pm

Theron pëlqen vithet e Hanks

Aktorja fituese e çmimit Oskar, Charlize Theron, mendon se fituesi tjetër i këtij çmimi, Tom Hanks, ka vithe seksi.

Theron,
e cila kishte luajtur nën regjinë e Tom në filmin debutues të saj “That
Thing You Do!” në vitin 1996, është e impresionuar me pjesën e pasme të
aktorit 52-vjeçar.

“Ai ka një prapanicë shumë të mirë. Vithe vërtet shumë të mira”, ka thënë aktorja.

“Ajo
është shumë e dashur. Cilado femër, e cila të jep komplimente për
prapanicën, është një të cilës duhet t’i qepesh pas”, është
kundërpërgjigjur me shaka Hanks.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 7 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 8:07 pm

Në kinemanë ABC shfaqet filmi “Heshtja e Lornës”

Në kinemanë
ABC në Prishtinë të mërkurën është shfaqur filmi “Heshtja e Lornës”, i
njohur më së shumti tek ne për faktin se në rolin kryesor aktron
aktorja e mirënjohur kosovare, Arta Dobroshi.

Në premierën e
filmit morën pjesë edhe regjisorët e filmit, vëllezërit belg Luc
Dardenne dhe Jean-Pierre Dardenne, ndërsa Arta ishte e shoqëruar nga
bashkë-aktori tjetër shqiptar në këtë film, Alban Ukaj.

“Premiera
e sotme ka shumë rëndësi për mua. Ndjehem shumë e gëzuar që filmi ka
ardhur në shtëpinë time, që njerëzit e mi mund ta shohin. Tash ndjehem
edhe shumë e qetë që më në fund filmi erdh këtu. Ishte shumë e veçantë
që edhe regjisorët kanë gjetur kohë të vijnë sonte në premierën e
Prishtinës”, ka thënë Arta për RTK, gjatë arritjes në premierë.


ditët e ardhshme filmi do të jetë i hapur për publikun dhe do shfaqet
në pesë termine në kinemanë ABC (ora 14, 16, 18, 20 dhe 22).
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 7 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 8:07 pm

Lindsay Lohan flirton me ish-të dashurin

Aktorja Lindsay Lohan, 22-vjeçare, është parë duke flirtuar me Jared Leto.

Lohan,
e cila kishte pasur një romancë me aktorin 37-vjeçar kur ata kishin
xhiruar filmin “Chapter 27” në vitin 2007, i është ‘afruar’ atij sërish
gjatë një ndeje të hënën në New York.

“Jared erdhi rreth
tavolinës së Lindsay për ta marrë atë, pastaj ata shkuan në një zonë
pritave së bashku. Atje Jared e mbështeti Lindsayn në murr dhe të dy
duheshin duke flirtuar. Ai fliste në veshin e saj, dhe trupat e tyre
ishin shumë afër njëri-tjetrit”, ka thënë burimi.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 7 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 8:07 pm

Dylan planifikon bashkëpunim me McCartneyn

Legjenda e muzikës
Bob Dylan ka hapur rrugën për një bashkëpunim historik duke thënë se do
të ishte shumë i lumtur po të incizonte një duet me Sir Paul McCartneyn.

Vitin
e kaluar vokalisti i grupit “The Beatles” kishte thënë se njëra nga
ambiciet kryesore të tij është që të bashkëpunonte me Dylan.

Dhe
tani, ëndrra e McCartneyt për të bërër diçka bashkë me këngëtarin e
hitit “Blowin' In The Wind” mund të bëhet realitet, pasi që Dylan i ka
thënë revistës “Rolling Stone” se do të ishte mahnitëse të punonte një
këngë me Paul McCartneyn.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 7 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 8:07 pm

Performanca milionëshe e Carey dhe Jones

Mariah Carey dhe Tom Jones do të paguhen një milionë funte për një performancë në Turqi gjatë këtij muaji.

Yjet
legjendare të muzikës janë angazhuar që të këndojnë më 23 maj në njërin
nga vendet më luksoze në Evropë, Mardan Palace në Antalya.

Sipas
tabloidit britanik “The Sun”, dy këngëtarët do të paraqiten përpara
publikut, i cili do të përbëhet nga njerëz të famshëm, ku do të jenë
edhe aktorja Sharon Stone dhe legjenda e “The Beatles”, Sir Paul
MCCartney.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 7 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 8:08 pm

Kejsi provon skenën ruse

Të mërkurën Kejsi Tola ka bërë
interpretimin e parë në skenën ruse, njofton gazeta "Shekulli". Në
performacën e këngës shqiptare tërheqin vëmendjen gjërat e jashtme,
takat e larta dhe akrobacitë.

Kejsi Tola këndoi dje për herë të
parë këngën "Carry Me In Your Dreams", në skenën "Olimpiysky Arena" të
Moskës. Ishte prova e parë zyrtare edhe për Slloveninë, Hungarinë,
Danimarkën, Greqinë, Moldavinë, Ukrainën, Lituaninë, Estoninë dhe
Holandën.

Pas provës ka vijuar konferenca për shtyp, ku sipas
faqes elektronike të "Eurovision Song Contest", ka qenë këngëtarja
17-vjeçare ajo që mbajti peshën e gjithë konferencës së realizuar në
gjuhën angleze.

E pranishme ka qenë edhe drejtoresha e Radio
Tiranës, Zamira Koleci, e cila kryeson delegacionin shqiptar në këtë
ngjarje muzikore.

Kejsi ka folur për videoklipin e këngës që
është realizuar në Munih dhe ka bërë disa komente për këngëtaret e reja
në moshë që kanë përfaqësuar Shqipërinë në "Eurosong", duke shtuar se
me njërën prej tyre, Olta Bokën, kishte miqësi.

"Unë nuk kam
karrierë të gjatë muzikore, por mendoj që mosha nuk përbën një problem
këtu", ka thënë Kejsi para mediave në Moskë.

"Carry Me In Your Dreams" do të këndohet e 16-ta në mbrëmjen e dytë gjysmëfinale, që bëhet në "Olimpiysky Arena".
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 7 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 8:08 pm

Ari i bindur që do të arrijë në finale

Banorët e shtëpisë së
"Big Brother" kanë diskutuar në lidhje me natën finale dhe për
parashikimet e tyre se kush do ta ketë fatin që të arrijë atje.

Anjeza
ka pohuar se do t’i bëjë gati gjërat e veta për t’u nisur, pasi që nuk
mendon se do ta prekë finalen e spektaklit “Big Brother”.

Përkundër Anjezës, Ari është shprehur më i vendosur dhe më optimist për të vazhduar deri në fund qëndrimin në shtëpi.

Edhe
pse ka pohuar se forma e eliminimit të dytë këtë javë mund të jetë
ndryshe nga ato që kanë qenë deri më tani, Ari është shprehur se edhe
nëse ai do jetë njëri nga të nominuarit për të dalë, nuk do të jetë ai
që do ta lë shtëpinë, por do të vazhdojë deri në fund.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 7 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 8:08 pm

Allen ofendon Victorian dhe Cherylin

Këngëtarja britanike Lily
Allen i ka 'sulmuar' Victoria Beckhamin dhe Cheryl Cole, duke e quajtur
ish-këngëtaren e grupit "Spice Girls"- përbindësh, ndërsa këngëtaren
grupit "Girls Aloud" e ka quajtur "të marrë, sipërfaqësore dhe të
shëmtuar".

Hitbërësja e këngës “Smile” është e njohur për
komentet e saja ofenduese për personalitetet e famshme, ndërsa nuk i
kursen fjalët kur flet për çiftin Beckham.

“Beckhamët janë neveritës. Të gjithë e dinë se Victoria është një përbindësh”, i ka thënë Allen revistës franceze “SoFoot”.

Për
më shumë këngëtarja ka pranuar se asaj nuk i pëlqejnë femrat që kanë
lidhje me futbollistët, duke thënë se më mirë do ta vriste veten sesa
të martohej me një sportist.

Ajo ka vazhduar ofendimet edhe
për Cheryl Cole, e cila është e martuar me futbollistin e Chelseat,
Ashley Cole, duke thënë: “Ajo është një bushtër. Ajo paraqet gjithçka
që unë urrej. Ajo është e marrë, sipërfaqësore dhe është e shëmtuar nga
brenda dhe nga jashtë”.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 7 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 8:40 pm

Rooney: Jam tip i druajtur

Ylli i Manchester United, Wayne Rooney, thotë se ai nё fushё nuk ёshtё asgjë mё ndryshe se sa kur ёshtё jashtë fushës.

“Nuk jam mё kryelartё kur jam nё fushё, por mendoj se e ruaj ftohtёsinё si nё fushё ashtu edhe jashtë saj. Njerёzit qё mё njohin do tё ju thonё se jam njё person i qetё dhe druajtur nё zemër. Jam tёrёsisht i kundërt nga ajo qё njerëzit mendojnë pёr mua”, ka thёnё Rooney.

“Nuk kam nevojё mё tё mё thuhet se si duhet tё sillem ose si tё jetoj jetёn si njё futbollist profesional. E di kur i bёj gjёrat si duhet dhe e di kur i bёj keq. Nuk mendoj se ka ndonjë problem me temperamentin tim”, ka shtuar futbollisti anglez.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 585014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 7 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 8:40 pm

Thornton: Muzika nuk sjell para

Aktori hollivudian Billy Bob Thornton ka lënë anash pasionin e tij kryesor, muzikën, për të ndjekur karrierën filmike, pasi filmat me buxhet të madh paguajnë mirë.

53-vjeçari e ka filluar karrierën si kompozitor dhe këngëtar në vitet e nëntëdhjeta me grupin e tij “Tres Hombres”. Mirëpo ylli i filmit “Monster's Ball” e ka lënë njëherë anash karrierën muzikore pasi albumet e tija nuk fitojnë shumë para.

“Është dashur të merrem me filma sepse aty paguhet shumë. Unë e dua muzikën më shumë, mirëpo njëherë duhet ta shtyj pasionin tim”, ka thënë aktori.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 585014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 7 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 7 e 11 Previous  1, 2, 3 ... 6, 7, 8, 9, 10, 11  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi