www.loqkat-ks.com
Behuni Pjes E komunitetit Ton edhe Ne Facebook Facebook

https://www.facebook.com/urimefestat

Ju faliminderit.


Join the forum, it's quick and easy

www.loqkat-ks.com
Behuni Pjes E komunitetit Ton edhe Ne Facebook Facebook

https://www.facebook.com/urimefestat

Ju faliminderit.
www.loqkat-ks.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Show Biz :P

2 posters

Faqja 8 e 11 Previous  1, 2, 3 ... 7, 8, 9, 10, 11  Next

Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 8 Empty Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 5:32 pm

First topic message reminder :

Aktori nga Tetova, Blerim Destani, i cili pati një sukses të madh me
filmin "Koha e kometës", është angazhuar në dy projekte filmike
joshqiptare.

Destani aktualisht është i angazhuar në realizimin
e filmit "Seperation City", xhirimet e të cilit zhvillohen në Zelandën
e Re dhe në Gjermani, ndërsa do të dalë nëpër kinema në fund të vitit
të ardhshëm.

Ndërkohë, kur të përfundojnë xhirimet e "Seperation
City", Destani do të shfaqet në filmin me produksion gjerman, danez dhe
australian, "At World’s End".

Në këto dy filma, Blerim Destani
luan krahas aktorëve të njëhur të cilët kanë luajtur nëpër filmat
hollivudianë, siç është Rhona Mitra (e cila ka luajtur në filmat “Lara
Croft”, “Shooter”, “Nummer 23” etj.), Thomas Kretschmann (“King Kong”,
“Wanted” etj.), Joel Edgerton (“Star Wars 2”, “Star Wars 3” etj.),
Stephen Berkoff, ("Beverly Hills Cop", "James Bond Octopussy" etj).
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë


Show Biz :P - Faqe 8 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 8:41 pm

Hudgens shou për paparacit

Aktores Vanessa Hudgens i pëlqen të vishet me tesha ‘speciale’ për paparacit të cilët e ndjekin atë vazhdimisht.

Ylli i filmit “High School Musical” ka dëshirë të eksperimentojë me veshjet e saja për t’ua plotësuar dëshirën fotografëve të cilët e përcjellin hap pas hapi.

“Kam disa tesha të cilat i kam veshur në film, prandaj i shfrytëzoj ato. Meqenëse paparacit janë gjithmonë përreth, atëherë është një kënaqësi për t’u veshur interesant”, është shprehur Hudgens.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 585014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 8 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 8:41 pm

Hoffman fajëson Duvallin për problemet me femra

Dustin Hoffman e ka akuzuar aktorin Robert Duvall se i ka penguar t’i gjuante femrat kur kanë qenë të rinj.

Hoffman ka thënë se ka pasur problem t’i çonte femrat në krevat, pasi që Duvall, të cilin e ka pasur shok dhome, e ka turpëruar me gjestet e tija para vajzave.

“Sa herë që më jepej mundësia që të çoja ndonjë femër, ai do të bënte ndonjë gjest, si p.sh. do të zhvishej dhe do të hynte në banjë derisa ne po bënim dush, ose diçka të ngjashme, ndërsa pas kësaj femrat nuk lajmëroheshin më...”, ka treguar Hoffman.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 585014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 8 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 8:41 pm

Së shpejti klipi i "Njeri nga ata"

Fituesja e sivjetme e Festivalit "Kënga Magjike", Jonida Maliqi, së shpejti do të realizojë një videoklip, edhe atë pikërisht për këngën fituese "Njeri nga ata".

Kështu shkruan në faqen zyrtare të këngëtares, ndërsa pritet që ky të jetë një klip që do të përmbajë një stil të veçantë në vete duke pasur parasysh se Jonida është një këngëtare e cila shumë shpesh e ndërron imazhin e saj.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 585014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 8 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 8:41 pm

Rojet e koncertit nuk e njohin Chris Martinin

Frontmeni i bendit Coldplay, Chris Martin, ka mbetur me fytyrë të skuqur para koncertit të fundit në Angli, pasi forcat e sigurimit i kishin kërkuar letër identifikimi kur ai kishte tentuar të hyjë në derën kryesore.

Rokeri është i njohur për ngurrimin për t’u fotografuar nga paparacët, por kjo i është rikthyer për të keq, kur ai nuk u njoh nga rojet gjatë koncertit të tij në Londër.

“Sigurimi më ndaloi në derë dhe duhej t’u shpjegoja se kush isha unë. Ishte ca turpëruese”, ka thënë Martin për Mirror.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 585014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 8 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 8:41 pm

Timbaland nuk paguan faturën e luleve


Producenti i njohur i muzikës hip-hop, Timbaland, ka marrë një gjemb gjatë festave, pasi një kompani shitëse e luleve e ka akuzuar atë për mospagim të dekorimeve të Krishtlindjes.

Pronarët e kompanisë White Tulip Florist në Miami Beach, Florida, kanë paraqitur në gjyq akuzën kundër reperit, duke thënë se ai ka blerë 25,850 dollarë të drunjte, luleve dhe dritave dekoruese, por ende i ka borxh edhe 11,450 dollarë.

Sipas raporteve Timbaland është befasuar me faturën e madhe që ka pranuar, dhe ka kërkuar nga kompania t’i dërgojë një çmimore të specifikuar.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 585014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 8 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 8:42 pm

Cruise: Jeta ime kurrë nuk është e mërzitshme

Ylli i filmit “Top Gun”, Tom Cruise, i cili është i martuar me aktoren Katie Holmes, me të cilën ka edhe vajzën dyvjeçare Suri, thotë se jeta e tij kurrë nuk është e mërzitshme.

“Jeta kurrë nuk është e mërzitshme, pasi njoftoj shumë njerëz interesantë dhe kam shumë sfera që më interesojnë. Më pëlqejnë motoçikletat. Tash e mësoj Connor (djalin e adoptuar) se si duhet ta ngasë”, ka thënë Cruise.

“Po ashtu më pëlqen të fluturoj. Kam aeroplanin tim personal. Që si fëmijë gjithmonë më ka pëlqyer të fluturoj. Më pëlqejnë sporte të ndryshme, hokey, futbolli, skijimi. Më pëlqen kalërimi, ngjitja në male”, ka shtuar aktori.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 585014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 8 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 8:42 pm

Crowe detyrohet tё zbresё disa kilogramё

Aktorit Russell Crowe i ёshtё thёnё sё fundi se ёshtё tepër i shёndoshё pёr tё luajtur njё rol tё ri filmik.

Fituesi i çmimit Oskar, duhet tё luajё sherifin e Nottinghamit nё filmin e ardhshёm mbi Robin Hood-in, tё regjisorit Ridley Scott. Por regjisorit britanik i ka thanё Crowe tё humb disa kilogramё pёr rolin.

Scott mё herët kishte bёrё edhe regjinё e filmit “Gladiator”, me tё cilin rol nё film Crowe edhe fitoi çmimin Oskar.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 585014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 8 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 8:42 pm

ej hin te e jotja e posto se e ki ngatrru
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 8 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 8:42 pm

Winslet: Puthja me DiCaprion ishte e çuditshme

Aktorja britanike Kate Winslet ka thёnё se ajo nuk e kishte pëlqyer tё puthet me Leonardo Dicaprion, edhe pse burri i saj e kishte inkurajuar.

Regjisori Sam Mendes, i cili u martua me Winslet nё majin e vitit 2003, i bёri sёrishbashkë aktorёt e filmit “Titanic” edhe nё filmin e ri “Revolutionary Road”.

“Edhe Sam edhe Leo nuk ishin shumё tё shqetёsuar. Isha vetëm unё ajo qё ndjeja diçka tё pazakonshme”, ka thёnё aktorja.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 585014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 8 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 8:43 pm

Prince planifikon tre albume nё vitin 2009

Legjenda e muzikës pop, Prince, ёshtё duke planifikuar tё lëshojё plot tre albume gjatё vitit 2009.

Siç bёn tё ditur LA times, krijuesi i hitit “Purple Rain” ёshtё duke negociuar me kompanitë distribuese pёr tё shpёrndarё albumet e tij.

Burimi ka bёrё tё ditur se kёngёtari nuk dëshiron tё nënshkruajё me ndonjë kompani incizuese, por dëshiron qё materialin e tij ta shpërndajё pёrmes kompanive mё tё vogla distribuese ose edhe pёrmes uebfaqeve.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 585014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 8 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 8:43 pm

Dunst: Nuk shqetësohem nёse njerëzit mё kritikojnë

Aktorja Kirsten Dunst, e cila ka qenё nё lidhje me rokerin britanik Johnny Borrell dhe aktorin Jake Gyllenhaal, thotë se ajo nuk shqetësohet shumё pёr atё çfarë mendojnë njerëzit pёr veshjen e saj.

Dunst thotë se ajo nuk brengoset nёse ёshtё pjesё e listës sё vipave tё veshur mё sё keqi pasi ajo vishet ashtu diç dëshiron.

“Nuk kam energji pёr t’u shqetësuar nёse njerëzit e kritikojnë mёnyrёn se si unё dukem. Jam e dhёnё pas veshjes dhe kjo ёshtё argëtuese”, ka thёnё aktorja.

_________________
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 585014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 8 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 8:43 pm

Mel B e lumtur për princeshën e zezë të Disneyt

Mel B nuk mund të besojë se sa kohë e gjatë ka kaluar derisa Disney ka vendosur të bëjë një film për një princeshë të zezë.

Ish-anëtarja
e grupit “Spice Girls” është e ngazëllyer që karakteri kryesor në
filmin e ri të animuar “The Princess And The Frog”, është
afro-amerikane, mirëpo pohon që filmi është dashur të realizohet shumë
vite më parë.

“Subjekti ka pakëz kundërthënie, pasi që
princesha në film bie në dashuri me një princ të bardhë. Por, sipas
meje kjo nuk duhet të paraqesë ndonjë problem. Mendoj se duhet
përkrahur relacionet ndër-raciale dhe duhet të jemi më të hapur në
gjëra të këtilla. Megjithatë, më duhet t’i them Disneyt se është dashur
ta realizojë këtë film shumë më përpara”, ka thënë këngëtarja.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 8 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 8:43 pm

Eva Longoria i blen burrit njё bar?

Aktorja e serisё “Desperate Housewives”, Eva Longoria, raportohet se i ka blerё njё bar burrit tё saj Tony Parker, si dhuratё pёr Krishtlindje.

Longoria ka dashur ta befasojё basketbollistin gjatё periudhave festive dhe i ka blerё njё bar meksikan, qё ёshtё i lokalizuar tre orё nё jug tё Puerto Vallarta.

“Eva e pëlqen atё zonё. Ajo ia kujton asaj ditët e para tё lidhjes me Tony, kur ajo kishte filluar tё dashurohet nё tё. Asaj i pëlqen qё do tё mund tё shkojnë gjithmonë atje dhe tё argëtohen nё bar”, ka thёnё njё burim.

Longoria, 33-vjeçare, tashmё ka nё pronё njё restorant nё Los Angeles tё emërtuar Beso.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 585014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 8 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 8:43 pm

Lily Allen: Ndjehem si kafshë e burgosur

Ylli
i muzikës pop, Lily Allen, thotë se megjithëse është e lumtur, fama e
ka bërë atë të ndjehet si një kafshë që jeton në kafaz.



një intervistë për “The Independent”, krijuesja e hitit “Not Fair”, ka
thënë se urren faktin që ‘ndiqet nga 20 njerëz me kamera gjatë gjithë
ditës’.

“Tashmë e di se kjo (fama) ka ndryshuar jetën time...
Jam përtej të lumturës. Megjithatë ndonjëherë kjo të bën të mendosh
sikur je një kafshë e burgosur”, ka thënë këngëtarja 23-vjeçare.

“Shtatë
vetura më kanë ndjekur që kur kam dalë nga shtëpia. U ktheva në një
udhëkryq dhe ata mbetën në semaforë”, ka treguar Allen.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 8 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 8:43 pm

Angelina është si tigër

Angelina Jolie thotë se tigri është kafsha e preferuar e saj dhe asaj i pëlqen nëse dikush e krahason me tigrin.

Ylli i filmit “Changeling” ka tatuazh të tigrit në shpinën e saj dhe thotë se është nder për të ta thërrasësh: tigër.

“Kafsha ime e preferuar është tigri. Unë e dua sepse është krijesë shumë e pavarur, madhështore dhe përparimtare. Taktika tigrit është sulmi, jo mbrojtja”, ka thënë aktorja
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 585014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 8 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 8:43 pm

Pattinson: Pastrohem rregullisht

Robert Pattinson ka hedhur poshtë thashethemet se ai është një person i papastër, duke thënë se ai bën dush rregullisht.

Vetitë
higjienike të aktorit u vunë në pyetje më herët gjatë javës, pasi disa
bashkëpunëtorë u ankuan për erën e keqe me të cilën Robert kundërmon
gjatë xhirimeve të filmit të ri ‘New Moon’.

Por Robert, 22-vjeçar, zotohet se ai e ruan veten të pastër.

“Unë
madje, ende nuk kam qenë në xhirime. Ndërsa bëj dush vazhdimisht”, ka
thënë Pattinson, para se të bëjë shaka duke shtuar se vazhdimisht i
lexon shkrimet negative për të dhe i shkruan emrat e autorëve në
‘librin e zi’.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 8 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 8:43 pm

Johansson: Jam me fat

Scarlett Johansson thotë se ajo ka arritur sukses falë punës së madhe dhe fatit të madh që ka pasur në jetë.

Aktorja 24-vjeçare pranon se ajo ka qenë shumë me fat që ka arritur ta sigurojë jetesën nga aktrimi, ndërsa në arritjet e saja një rol të madh ka pasur puna dhe mundësitë që i janë dhënë.

“Ndjehem shumë me fat për suksesin që kam arritur, sepse njoh shumë njerëz të talentuar, të cilët nuk e kanë pasur mundësinë të jenë të suksesshëm. Megjithatë, përveç fatit, unë jam një punëtore e madhe dhe mendoj se nëse i ke këto dy gjëra, fatin dhe punën, mund të arrish sukses në karrierë”, ka thënë Johansson.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 585014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 8 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 8:44 pm

Jolid dhe Pitt do të adoptojnë një fëmijë nga India?

Brad Pitt dhe Angelina Jolie raportohet se do ta zgjerojnë strofullin e tyre edhe me një fëmijë nga India.

“Ata
i kanë bërë gati të gjitha letrat, por duhej ta linin adoptimin në
pritje për shkak të gjithë angazhimeve tjera”, ka thënë një burim i
afërt me dyshen.

Dyshja tashmë kanë tre fëmijë të adoptuar,
Maddox, 7-vjeçar, nga Kamboxha, Pax, 4-vjeçar, nga Vietnami dhe Zahara,
3-vjeçare, nga Etiopia, si dhe vajzën biologjike Shiloh, dy-vjeçare,
dhe binjakët 7-muajsh, Vivienne dhe Knox.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 8 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 8:44 pm

Hilton: Do të martohem me Reinhardt

Paris Hilton ka deklaruar
dashurinë për partnerin e saj të ri Doug Reinhardt duke thënë se ai
është mashkulli i duhur me të cilin do të martohet.
Trashëgimtarja e
hoteleve është në lidhje me aktorin e serialit “The Hills” qe disa
muaj, ndërsa së fundi ka deklaruar se një ditë do të martohet me të.

“Ai
do të bëhet burri im. Jemi miq të mirë dhe e kuptojmë njëri-tjetrin.
Jam shumë e dashuruar dhe shumë e lumtur”, ka thënë Hilton për revistën
“E! Online”.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 8 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 8:44 pm

Rourke nuk ka thënë që Penn është homofob

Mickey Rourke ka mohuar spekulimet e një faqeje të internetit, e cila kishte pohuar se ai e ka quajtur Sean Pennin "homofob".

Faqja “Daily Beast” ka spekuluar se Rourke kishte dërguar një mesazh në të cilin shkruante se pavarësisht se Sean Penn ka luajtur rolin e politikanit homoseksual Harvey Milk në filmin “Milk”, Penn është njëri nga personat më homofobë që ai njeh.

Mirëpo përfaqësuesi i aktorit të filmit “The Wrestler” ka mohuar këto spekulime.

“Mickey është paraqitur në premierën e New Yorkut të filmit ‘Milk’ për ta mbështetur Sean Pennin, pasi që ai ka respekt të madh për të”, ka thënë përfaqësuesi i Rourke.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 585014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 8 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 8:44 pm

Kosova fiton vendin e shtatë në Top Model of the World

Përfaqësuesja
e Kosovës në Top Model of the World, Elza Marku, prezantoi Kosovën
denjësisht me një sukses të lartë, duke arritur të hyjë në Top 15, e
renditur e 7 (shtata) bazuar në votat e jurisë, gjatë finales së
spektaklit, mbajtur në Berlin më 4 prill 2009.


Në finalen e
Top Model of the World, Elza Marku është prezantuar mes 65 shteteve të
tjera, me tri lloj veshjesh, ndër to edhe me fustan solemn, të
përgatitur nga shtëpia e modës “Menakon”.



Fituese e
titullit Top Model of the World ishte përfaqësuesja nga Brazili,
ndërkaq shoqëruesja e parë ishte SHBA dhe e dyta Bullgaria.



Pjesëmarrja
e Kosovës në këtë eveniment ndërkombëtar është mundësuar për herë të
tretë nga “Agnesa Vuthaj Association”, ndërkaq këtë radhë është
përkrahur financiarisht nga Play 4 Win. /Telegrafi/
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 8 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 8:44 pm

Pink bashkë me Hart për Vit të Ri

Pink e ka kaluar natën e Vitit të Ri së bashku me ish-burrin e saj, Carey Hart.

Çifti është ndarë në shkurt të vitit që shkoi, ndërsa në momentin e ndërrimit të motmoteve ata kishin bërë një dolli publike të përbashkët.

“Ai e shoqëroi atë deri te skena dhe bënë një dolli para të gjithëve. Pastaj ai ua uroi Vitin e Ri të gjithëve”, ka thënë një i pranishëm në klubin “Wasted Space” në Las Vegas, i cili është pronë e Hart.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 585014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 8 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 8:44 pm

Vdes djali i John Travoltas

Djali gjashtëmbëdhjetëvjeçar i John Travoltas dhe Kelly Preston, Jett, ka vdekur të premten në Bahamas, njofton TMZ.

Sipas përfaqësuesit familjar Michael Ossi, Jett Travolta kishte pasur arrest kardiak në një hotel në ishullin Grand Bahama dhe kishte vdekur. Jett edhe më parë ka vuajtur nga arresti kardiak.

Jett ishte fëmija i madh i Travoltas, i cili ka edhe vajzën Ella me gruan e tij.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 585014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 8 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 8:44 pm

Cyrus: Scarlett është më e bukura që kam parë

Miley Cyrus thotë
se ajo nuk është një fanse e Robert Pattinson dhe nuk harron të
përmendë Scarlett Johansson si më të bukurën që ka parë ndonjëherë.
Aktorja/këngëtarja
mendon se as vajzat tjera nuk janë të interesuara për aktorin britanik,
por në fakt janë të obsesionuara me karakterin e tij në filmin
“Twilight”, Edward Cullen.

“Nuk jam një fanse e madhe e Rob
Pattinson. Vajzat nuk e duan Rob, por ato në të vërtetë e duan Edward”,
ka thënë 16-vjeçarja për Teen Vogue.

Ka një person tjetër të cilin Miley e pëlqen dhe ajo është Scarlett Johansson.

“Ajo
është, të jem e sinqertë, vajza më e bukur të cilën e kam parë
ndonjëherë. Isha në ‘He's Just Not That into You’ (filmin) me Justin,
dhe vazhdimisht ia mbuloja sytë atij”, ka shtuar duke qeshur aktorja.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 8 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 8:44 pm

Single Ladies" në vend të parë në këtë fillimviti

Beyonce e ka filluar vitin e ri në krye të top-listave amerikane duke shënuar javën e katërt në krye të "Billboard Hot 100".

Kënga “Single Ladies (Put a Ring on It)” ka zënë pozitën e parë në këtë fillim të vitit 2009, e përcjellë nga kënga “Just Dance” e Lady GaGas, ndërsa vendin e tretë e mban “Live Your Life” e T.I.

Top pesëshin e përmbyllin kënga e Kanye West, “Heartless”, dhe “Love Story” e Taylor Swift, të cilat zënë pozitat katër dhe pesë, respektivisht.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 585014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 8 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 8:45 pm

Aktori nga Tetova, Blerim Destani, i cili pati një sukses të madh me
filmin "Koha e kometës", është angazhuar në dy projekte filmike
joshqiptare.

Destani aktualisht është i angazhuar në realizimin
e filmit "Seperation City", xhirimet e të cilit zhvillohen në Zelandën
e Re dhe në Gjermani, ndërsa do të dalë nëpër kinema në fund të vitit
të ardhshëm.

Ndërkohë, kur të përfundojnë xhirimet e "Seperation
City", Destani do të shfaqet në filmin me produksion gjerman, danez dhe
australian, "At World’s End".

Në këto dy filma, Blerim Destani
luan krahas aktorëve të njëhur të cilët kanë luajtur nëpër filmat
hollivudianë, siç është Rhona Mitra (e cila ka luajtur në filmat “Lara
Croft”, “Shooter”, “Nummer 23” etj.), Thomas Kretschmann (“King Kong”,
“Wanted” etj.), Joel Edgerton (“Star Wars 2”, “Star Wars 3” etj.),
Stephen Berkoff, ("Beverly Hills Cop", "James Bond Octopussy" etj).
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 8 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 8:45 pm

Plant vokalisti më i mirë i muzikës rok

Vokalisti i grupit legjendar "Led Zeppelin", Robert Plant, ka marrë një tjetër çmim të madh në vitin 2009, duke u emëruar si Zëri më i mirë i muzikës rok nga një sondazh në radio.

Plant, i cili në këtë vit të ri është nderuar me çmimin mbretëror “Commander of the Order of the British Empire” për shërbimet e tij në muzikë dhe në industrinë argëtuese, ka kryesuar listën prej 40 këngëtarëve të përpiluar nga “Planet Rock”, duke u zgjedhur ‘The Greatest Voice in Rock’ nga votuesit e drejtpërdrejtë.

Në vend të dytë është renditur Freddie Mercury, ndërsa vendin e tretë e ka zënë zëvendësuesi i Freddiet te grupi “Queen”, Paul Rodgers.

Dhjetë vokalistët më të mirë të muzikës rok të të gjitha kohërave të votuar nga dëgjuesit e radios “Planet Rock”:
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 585014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 8 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 8:45 pm

Këngëtarja dhe aktorja Jessica Simpson ka thënë se ajo dëshiron të rikthehet në kolegj dhe të studiojë teologjikë.

Bukuroshja,
e cila së fundi ka lëshuar në treg albumin e saj të ri, debutues
zhanrit muzikor country, dëshiron t’i kthehet shkollës, pasi është
inspiruar nga televizori.

“Kam menduar të marr një kurs kolegji
në religjion. Më pëlqen religjioni. Mban mend kur doli libri ‘The Da
Vinci Code’, Discovery Channel bëri një emision trepjesësh mbi të, të
cilën e ruajta dhe e kam parë tetë herë”, ka thënë Simpson.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 8 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 8:45 pm

Destiny's Child do të ribashkohen

Ish-anëtarja e grupit "Destiny's Child", Michelle Williams, thotë se ajo dhe dy ish-anëtaret tjera të grupit Beyonce Knowles dhe Kelly Rowland janë në kontakt të vazhdueshëm dhe planifikojnë që të bashkëpunojnë sërish në të ardhmen.

“Ribashkimi gjithmonë ka qenë një opsion, edhe pse zakonisht nuk flasim për biznes, por thjeshtë dalim si shoqe për t’u kënaqur. Të gjitha jemi të zëna me karrierat solo, mirëpo nuk i dihet të ardhmes”, ka thene Michelle.

Tri vajzat e grupit u ndanë në vitin 2005 për t’u përqendruar në solo-karrierat e tyre.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 585014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 8 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 8:45 pm

Dido merr kreun e top listës së albumeve

Këngëtarja
Dido ka dominuar në top listën evropiane të albumeve, pasi albumi i ri
i saj “Safe Trip Home”, ka shënuar numrin një që në javën e parë të
lëshimit.

Albumi i tretë i këngëtares britanike i ka thënë fund
qëndrimit të AC/DC në vendin e parë, dhe albumi i tyre “Black Ice” tash
renditet numër dy, pas katër javësh qëndrimi në krye.

Nickelback
ka mbyllur top pesëshin e albumeve më të shitura në Evropë, me albumin
e ri “Dark Horse”, duke qëndruar prapa Enya dhe albumit “And Winter
Came” që ndodhet në pozitën e tretë dhe Il Divo që mban vendin e katërt
me albumin “The Promise”.

Ndërkohë, në listën evropiane të
singleve, hiti i ri i Beyonce Knowles, “If I Were A Boy”, mban kreun,
duke zbritur Guru Josh Project dhe hitin “Infinity 2008” në vendin e
dytë. Katy Perry dhe kënga “Hot N Cold” mban vendin e tretë, derisa
Britney Spears me “Womanizer” dhe Pink me “So What” mbyllin pesëshen.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 8 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 8:45 pm

Craig: Roli i Bondit më shpëton nga kriza e moshës

Aktori Daniel Craig, i cili së fundi festoi ditëlindjen e 40-të, është i lumtur për rolin e tij të James Bondit, pasi ky e ka mbrojtur atë nga kriza e jetës në moshë të mesme.

Craig ka luajtur spiunin e famshëm në dy filmat e fundit “Casino Royale” dhe “Quantum of Solace”.

“Shpresoj se nuk do të kem krizë të moshës së mesme. Në fakt, unë po e jetoj këtë krizë: vozis një Aston Martin dhe veshi komplete të përshtatshme dhe shëtis rrotull me vajza të bukura. E jetoj krizën në filma”, ka thënë aktori britanik.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 585014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 8 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 8:46 pm

Depp dhe Burton tjetër projekt të përbashkët

Johnny
Depp dhe Tim Burton do të bashkohen sërish për adaptimin filmik të
operës së famshme gotike "Dark Shadows", ka njoftuar producenti
hollivudian Richard D. Zanuck.

Gjatë një interviste, producenti
Zanuck ka konfirmuar spekulimet se dy bashkëpunëtorët, Depp dhe Burton,
të cilët projektin e tyre më të ri “Alice in Wonderland” do ta nxjerrin
në kinema vitin e ardhshëm, pritet që verën që vjen të fillojnë edhe
projektin e tetë të përbashkët.

“Verën e ardhshme do të punoj
me Tim Burton dhe Johnny Depp në realizimin e ‘Dark Shadoqws’ që është
një operë e famshme e viteve të shtatëdhjeta në SHBA”, ka njoftuar
Zanuck.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 8 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 8:46 pm

Anastacia: Është vështirë të jesh e famshme

Ylli i muzikës pop, Anastacia, thotë se fama është shumë më e vështirë për t’u përballur se sa kanceri.

Krijuesja e hitit “Left Outside Alone”, e cila u diagnostikua me kancer të gjirit në vitin 2003, thotë se ajo kurrë nuk ka pëlqyer të jetojë në sytë e publikut.

“Fjala “k” është gjëja më e vështirë që ndonjëherë e kam përjetuar. Dhe nuk po flas për kancerin, por flas për karrierën time. Mund të jetë shumë vështirë të jesh e famshme”, ka thënë këngëtarja.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 585014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 8 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 8:46 pm

Judas Priest dëshirojnë një Grammy

Veteranët
britanikë të muzikës metal, "Judas Priest", luten që ta fitojnë çmimin
e parë Grammy në shkurt të vitit të ardhshëm që do të shënonte edhe 35
vjetorin e grupit.

Hitbërësit e këngës “Breaking the Law” janë
nominuar për dy çmime Grammy: për performancën më të mirë Rok për
këngën “Vision” dhe performancën më të mirë Metal për këngën
“Nostradamus”. Ndërsa tash, më shumë se kurrë, ata po shpresojnë për
një sukses, pas disa vitesh zhgënjim.

“Ndjehemi shumë mirë që
jemi të nominuar dhe ndoshta këtë herë, pas 35 vitesh valimi të
flamurit të metalit, ndoshta, po them ndoshta do ta fitojmë një çmim”,
ka thënë kitaristi i grupit, Glen Tipton.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 8 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 8:46 pm

Afërdita nuk xhelozon

E dashura e Shpat Kasapit, Afërdita Dreshaj, ka reaguar ndaj spekulimeve në lidhje me raportet e saja me Rovena Stefën duke thënë se gjithçka shkon mirë ndërmjet tyre.

Mediat shqiptare kishin spekuluar se raportet ndërmjet të dashurës së Shpatit dhe Rovenës janë prishur për shkak të disa fotografive të publikuara kinse nga Rovena ku shihet këngëtarja nga Shqipëria bashkë me Shpat Kasapin.

Mirëpo, Afërdita ka mohuar gjithçka duke thënë për revistën “Albaniac” se asgjë nga këto spekulime nuk janë të vërteta dhe se ajo ka raporte shumë të mira me Rovenën.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 585014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 8 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 8:46 pm

Paltrow: Nuk jam më yll filmi

Gwyneth Paltrow
edhe zyrtarisht ia ka hequr vetes epitetin e “yllit filmik”, pasi që
dëshiron që pjesën më të madhe të kohës t’ua përkushtojë fëmijëve të
saj.

Aktorja e filmit “Shakespeare in Love” thotë se ka filluar
të pushojë nga të qenit “yll filmi” që në vitin 2004 kur kishte lindur
fëmijën e saj të parë, Apple, pasi që prioritetet në jetën e saj kishin
ndryshuar.

Ndërsa tani është e kënaqur me realizimin e vetëm
një filmi në vit dhe po mundohet të kalojë sa më shumë kohë me burrin,
Chris Martin, me Apple dhe me djalin dyvjeçar, Moses. Duke bërë që puna
të jetë dytësore për të.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 8 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 8:46 pm

Aniston: Më mirë një qen se një mashkull

Aktorja hollivudiane Jennifer Aniston gjithmonë do t’i vlerësojë qentë më shumë se meshkujt, pasi që dashuria e qenit është e pakushtëzuar.

Komikja e serialit “Friends”, e cila aktualisht është në lidhje me rokerin John Mayer, ka dy qen dhe thotë se asgjë nuk mund të krahasohet me shoqërinë dhe besnikërinë e tyre.

“Meshkujt vijnë e shkojnë, ndërsa asnjëherë nuk krijohet një lidhje të cilën e kam me qentë. Dashuria e qenve është e pakushtëzuar dhe kjo gjë më pëlqen shumë”, ka thënë aktorja.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 585014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 8 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 8:46 pm

Victoria dëshiron tё darkojё me Britneyn

Ish-anёtarja e grupit Spice Girls, Victoria Beckham, dëshiron tё darkojё me yllin problematik tё muzikës pop, Britney Spears.

“Victoria e njeh gjithkënd nё Hollywood përveç Britneyt. Ajo dëshiron tё takojё atё, dhe Jamie (ish-koreografi i Spice Girl’s) ka vendosur t’i ftojё tё dyja nё darkё”, ka thёnё njё burim pёr mediat angleze.

Victoria, e cila ёshtё e martuar me futbollistin e famshёm David Beckham, mё herët kishte thёnё se ajo urrente tё jetojё “nёn vëmendje tё përditshme”, siç ka bёrё Britneyu Spears.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 585014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 8 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 8:46 pm

Lidhja e Gentës nuk është në krizë

Seksi-këngëtarja nga Gjilani, Genta Ismajli, ka mohuar spekulimet se lidhja e saj me Milotin është në krizë.

“Gazeta
Shqiptare” njofton se këngëtarja kosovare ka thënë se gjithçka po shkon
mirë në lidhjen e saj dhe ajo nuk ka kurrfarë krize.

“Miloti është njeriu me të cilin ndihem më së miri në botë”, është cituar të ketë thënë Genta.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 8 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 8:47 pm

Amy Winehouse do tё bёhet disenjatore e modёs?

Krijuesja e hitit “Rehab”, Amy Winehouse, e cila aktualisht ёshtё nё pushime nё Karibe, raportohet se dëshiron tё futet ujёrave tё modёs.

Kёngёtarja, siç raportojnë mediat angleze, ёshtё dëgjuar se ёshtё nё negociata me markёn Fred Perry, veshjet e tё cilës i vesh shpesh.

“Ajo ishte e ngazëllyer po thuajse nё mёnyrё fёmijёrore dhe nuk mund tё ndalojё sё foluri pёr kёtё. Ajo duket shumё mё mirё dhe nuk duket se pi shumё”, ka bёrё tё ditur njё burim pёr The Sun.

Shija pёr stil e Amyt mё herët ёshtё lavdëruar edhe nga dizajneri i markës, Chanel, Karl Lagerfeld.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 585014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 8 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 8:47 pm

Kaltrina Selimi nuk e pëlqen veten?

Kёngёtarja e muzikës pop, Kaltrina Selimi, ka thёnё pёr njё emision festiv tё Vitit tё Ri nё Kohavision se ajo nuk fotografohet shpesh pёr arsyen se nuk e pëlqen veten nё fotografi.

“Zakonisht fotografitё nuk i pëlqej edhe aq shumё. Ndoshta sepse nuk mё pëlqen vetja nё fotografi dhe e kam shumё problem kёtё. Kjo ёshtё arsyeja sepse nuk fotografohem shumё”, ka thёnё Kaltrina pёr KTV, duke u arsyetuar se pse nuk kishte sjellё foto nga festat e Vitit tё Ri.

Kaltrina muajt e fundit ishte mjaft aktuale me hitin “Auto Stop”, qё ishte ndёr mё tё dëgjuarat e vitit 2008. Mё poshtё videoja:
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 585014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 8 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 8:47 pm

Lohan dhe e dashura zhvendosen në Dubai?

Aktorja Lindsay Lohan dhe e dashura e saj lezbike, DJ Samantha Ronson, raportohet se janë në kërkim të një shtëpie në parajsën e Emirateve të Bashkuara Arabe, në Dubai, me qëllim t’i shmangin kamerat.

Dyshja raportohet se kanë rënë në dashuri me ishujt artificial në formë të palmës, pasi Ronson performoi në hapjen e hotelit superluksoz Atlantis Hotel, në fund të vitit të kaluar.

Edhe aktorja e filmit “Mean Girls” është e etur të shfrytëzojë mungesën e paparacëve në shtetin e Lindjes së Mesme duke harxhuar plot 2.18 milionë dollarë për vendbanimin e ri.

Megjithatë dyshja duhet ta mbajnë lidhjen e tyre të qetë nëse zhvendosen në këtë vend mysliman, pasi homoseksualizmi është dukuri e palejuar.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 585014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 8 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 8:47 pm

Johansson mbyll një faqe jozyrtare

Aktorja hollivudiane Scarlett Johansson ka fituar një betejë gjyqësore për ta mbyllur një faqe interneti jozyrtare, e cila mban emrin e saj.

Ylli i filmit “Match Point” ka ngritur një padi kundër faqes “ScarlettJohansson.com”, sidomos pasi kjo faqe kishte bërë një lojë në emër të aktores, ndërsa çmimi i fitores ishte një treshe me 24-vjeçaren.

“Scarlettit nuk i ka pëlqyer aspak shakaja, e cila është bërë në emër të saj dhe kjo ka qenë arsyeja kryesore për ngritjen e padisë”, ka thënë një burim për gazetën britanike “Daily Express”.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 585014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 8 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 8:47 pm

Brown mohon lidhjen me fotot nudo të Rihannas

Chris Brown ka
hedhur poshtë spekulimet se kishte lëshuar fotot e zhveshura të
Rihannas në internet, duke thënë se ai nuk ka të bëjë asgjë me
skandalin.

Një varg fotografish lakuriqe që përfshinin
këngëtaren e hitit “Umbrella” shpërthyen në internet gjatë të premtes,
ndërsa faqet e thashethemeve shkruan se pas këtij skandali qëndronte
pikërisht Brown.

“Kjo është e pavërtetë dhe deklaratë shpifëse.
Chris nuk ka lëshuar ose ‘nxjerrë’ ndonjë foto të Rihannas (ose diçka
tjetër të kësaj natyre)”, ka thënë zëdhënësi i reperit.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 8 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 8:47 pm

Smith kryeson listën e fitimeve për vitin 2008

Will Smith është shpallur aktori që ka fituar më shumë para në vitin 2008.

Aktori i filmit “Independence Day” ka dalë i pari në sondazhin e përvitshëm të “Quigley”, duke zënë vendin e Johnny Depp, i cili ishte më fitimprurës në vitin 2007.

Smith është i vetmi afro-amerikan që kryeson këtë listë që nga viti 1968 kur i pari ishte renditur Sydney Poitier.

Vendin e dytë, të tretin dhe të katërtin e zunë Robert Downey Jr, Christian Bale dhe Shia LaBeouf, respektivisht.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 585014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 8 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 8:47 pm

Biel ndjek kurs këndimi

Jessica Biel ka marrë disa leksione
sekrete të këndimit, në mënyrë që të marrë nota më të larta gjatë
performimit në skenën teatrale të muzikalit “Guys & Dolls”, gjatë
kësaj vere.

Aktorja, e cila është në lidhje me yllin e muzikës,
Justin Timberlake, do të luajë motrën Sarah në spektaklin e skenës në
Hollywood Bowl në Los Angeles.

“Po shkoj në kurs të zërit disa
herë në javë dhe vërtet po mësoj për muzikën dhe punoj në sërish në ato
muskuj të cilët kanë qenë të qetë për një kohë të gjatë”.

“Duhet
të mësoj gjithçka para se të shkojmë në përsëritje, pasi kemi vetëm 10
ditë prova për t’i bërë të gjitha gjërat së bashku... Do të jetë
interesante. Planifikoj të shoh disa shfaqje në Broadway së shpejti, që
besoj se do të jenë të mira”, ka thënë aktorja.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 8 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 8:47 pm

Hoffman dëshiron të jetojë 100 vjet

Aktori Dustin Hoffman është zotuar se do të jetojë deri në moshën 100 vjeçare, ashtu që të mund të festojë ditëlindjen e 50-të të djalit të tij më të ri.

Ylli i filmit “Tootsie”, ka premtuar se ai do të festojë ditëlindjet jubilare të të gjithë fëmijëve të tij.

“Kam një pakt me fëmijët e mi. Më i riu është 21-vjeçar dhe i kam thënë, ‘Dua të jem në ditëlindjen tënde të 50-të’, që do të thotë se unë do të kem 100 vjet”, ka thënë Hoffman, i cili është i bindur se puna e paepur do t’i ndihmojë atij të arrijë këtë qëllim.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 585014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 8 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 8:48 pm

"Shpirti binjak" klipi më i ri i Sonit

Kënga e suksesshme e
Sonit, "Shpirti binjak", tashmë është vizuelizuar dhe fansat mund të
shikojnë një klip të veçantë, i cili padyshim që do të jetë i
pëlqyeshëm.

Me këtë këngë me tekst dhe muzikë të Pirro Çakos dhe
me arranzhman të Enis Preshevës, Soni ishte pjesëmarrëse në Festivalin
“Kënga Magjike”, ndërkohë që një baladë e tillë bukur nuk kishte se si
të mos pëlqehej nga publiku, dhe për këtë arsye këngëtarja vendosi që
t’i befasonte fansat e saj duke ia realizuar edhe spotin kësaj kënge.

Punimi
i klipit është realizuar nga regjisori maqedonas Alexander, ndërsa
pjesëmarrja e aktorit të njohur nga Tetova, Blerim Destani, e kompleton
edhe më shumë këtë video muzikore.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 8 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 8:48 pm

Mendes: Winslet është e mahnitshme

Aktorja Eva Mendes ka një simpati të veçantë për suksesin e koleges së saj Kate Winslet, dhe pa asnjë dyshim do t’ia ‘vidhte’ ndonjërin prej roleve aktores britanike.

Mendes është paraqitur në shumë filma dekadën e fundit duke arritur një sukses të madh, mirëpo thotë se do të dëshironte të luante së paku në dy filma të aktores së filmit “Titanic”.

“Do t’i vidhja të gjitha rolet e Kate Winslet. Ajo, jo vetëm që është aktorja më mahnitëse në mbarë botën, por ajo ka edhe një vetëbesim të madh dhe rolet e saja nuk kanë të metë”, ka thënë aktorja e filmit “Hitch”.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 585014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 8 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 8:48 pm

Nënat në siklet

Me sa duket, hyrja e nënave të banorëve brenda
shtëpisë së "Big Brother", nuk është pritur aq mirë nga konkurrentët e
spektaklit.

Ata, pasi kanë kaluar momentin e parë të gëzimit, të
përqafimit dhe çmalljes me nënat e tyre, kanë filluar të shprehin
pakënaqësi për prezencën e tyre në shtëpi.

Qetësori, madje,
nuk ka nguruar të bëjë dhe shaka dhe të hedhë batuta. Ai, duke qeshur,
i është drejtuar nënës së tij dhe i ka thënë: "Po unë ndaj u martova,
që mos rrija me ty, ti më vjen dhe këtu brenda në shtëpi".

Një
tjetër banor që është ndier i bezdisur nga prania e nënës së tij, duket
se ka qenë dhe Ari, mendimi i të cilit ka qenë që nënat ishin të mira
vetëm për të pirë kafenë e mëngjesit, por gjithë ditën nuk durohen. Ai,
dhe kur ishte jashtë shtëpisë, tregon se nuk rrinte në shtëpi dhe tani
i duhet të rrijë në shtëpinë e "Big Brother"-it me nënën e tij.

Ndërsa
dy banorët, të cilët nuk duken fare të shqetësuar nga mamatë e tyre,
duket se janë Bjordi dhe Adela, por që në fakt shqetësohen nga mamatë e
njëri-tjetrit, kjo për shkak të lidhjes që ata kanë krijuar brenda
shtëpisë.

Faktin e futjes së nënave në shtëpi dhe lidhjen e
Bjordit dhe Adelës e kanë komentuar duke qeshur dhe banorët e tjerë, të
cilët i kanë "këshilluar" Adelës që të zgjohet shpejt në mëngjes, të
rregullojë krevatin, që të mos kuptohet se ku ka fjetur.

Antoneta, nëna e Bjordit, duket se është nëna më aktive brenda shtëpisë. Ajo fillimisht ka dashur ta "ngacmojë" Adelën.

Adela
e ka nisur rolin e nuses së shtëpisë që aty brenda. Ka qenë pikërisht
ajo që u ka shërbyer kafetë e mëngjesit nënave, të cilat janë ulur në
kopsht, kjo ndoshta dhe për faktin që tani Adela është e vetmja femër
brenda shtëpisë, por pikërisht në këtë moment ka ndërhyrë e ëma e
Bjordit, e cila e ka pyetur Adelën se a e pinte cigaren dhe më pas i ka
thënë asaj të ulet të pijë kafenë, se nuk është e nevojshme t'u
shërbejë.

Duket se zonja Antontea ka nisur "të provokojë"
Adelën, e cila këtë shqetësim ia ka shprehur dhe Bjordit, por ai e ka
qetësuar, duke i thënë se e ëma e tij e do.

Mamaja që ka
qëndruar "në gjemba" aty brenda ka qenë e ëma e Adelës. Ajo nuk ka
pranuar të flasë shumë me Adelën për situatën jashtë, duke i thënë që
nuk mundet dot të flasë, sepse është me mikrofon dhe nuk i ka mohuar
faktin që ndihet shumë në siklet para gjembave. Adela është munduar ta
qetësojë, por ajo gjithsesi ka qëndruar gjithë siklet. Sjellja e saj
brenda shtëpisë nuk ka kaluar pa u vënë re nga mamatë e tjera, të cilat
e kanë këshilluar në lidhje me sjelljen e saj, duke i kanë thënë që ajo
duhet të qëndrojë sa më e qeshur në shtëpi dhe t'i qëndrojë afër
Adelës, e cila tani ka më shumë se kurrë nevojë. Dhe pse është aty
brenda, Sania, e ëma e Adelës, ka treguar se ajo e vuan shumë
mentalitetin dhe fjalët që qarkullojnë në Kavajë për Adelën.

Megjithatë,
prezenca e mamave e ka vënë në siklet dhe Bjordin dhe Adelën, të cilët
nuk janë aq të lirshëm për të përkëdhelur, puthur dhe për të qëndruar
me njëri-tjetrin. Ndaj, puthjet dhe ledhatimet mes tyre janë rralluar.
Bjordi është ndierë aq në siklet, madje sa ka thënë: "Ç'na ka gjetur me
vjehrrat", duke forcuar dhe një herë idenë që mes tij dhe Adelës ka
lindur një gjë serioze.

Në do të vazhdojë nënat të qëndrojë
brenda shtëpisë apo jo, këtë do ta mësojmë të martën mbrëma, mbrëmje në
të cilën pritet të ketë dhe eliminime nga shtëpia. Për të pritur pastaj
të shtunën, kur do të jetë nata finale e shout, nga ku do të dalë dhe
fituesi i 70.000 eurove. /Shekulli/Telegrafi/
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 8 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 8 e 11 Previous  1, 2, 3 ... 7, 8, 9, 10, 11  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi