www.loqkat-ks.com
Behuni Pjes E komunitetit Ton edhe Ne Facebook Facebook

https://www.facebook.com/urimefestat

Ju faliminderit.


Join the forum, it's quick and easy

www.loqkat-ks.com
Behuni Pjes E komunitetit Ton edhe Ne Facebook Facebook

https://www.facebook.com/urimefestat

Ju faliminderit.
www.loqkat-ks.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Show Biz :P

2 posters

Faqja 3 e 11 Previous  1, 2, 3, 4 ... 9, 10, 11  Next

Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 3 Empty Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 5:32 pm

First topic message reminder :

Aktori nga Tetova, Blerim Destani, i cili pati një sukses të madh me
filmin "Koha e kometës", është angazhuar në dy projekte filmike
joshqiptare.

Destani aktualisht është i angazhuar në realizimin
e filmit "Seperation City", xhirimet e të cilit zhvillohen në Zelandën
e Re dhe në Gjermani, ndërsa do të dalë nëpër kinema në fund të vitit
të ardhshëm.

Ndërkohë, kur të përfundojnë xhirimet e "Seperation
City", Destani do të shfaqet në filmin me produksion gjerman, danez dhe
australian, "At World’s End".

Në këto dy filma, Blerim Destani
luan krahas aktorëve të njëhur të cilët kanë luajtur nëpër filmat
hollivudianë, siç është Rhona Mitra (e cila ka luajtur në filmat “Lara
Croft”, “Shooter”, “Nummer 23” etj.), Thomas Kretschmann (“King Kong”,
“Wanted” etj.), Joel Edgerton (“Star Wars 2”, “Star Wars 3” etj.),
Stephen Berkoff, ("Beverly Hills Cop", "James Bond Octopussy" etj).
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë


Show Biz :P - Faqe 3 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 6:57 pm

Coldplay në gjykatë përballë Satrianit

Rokerët britanik të
grupit "Coldplay" kanë kërkuar nga avokatët e tyre që t’i mbrojnë ata
nga një padi e Joe Satrianit për hitin e tyre "Viva La Vida".

dhjetor të vitit të kaluar, kitaristi legjendar i ka akuzuar anëtarët e
“Coldplay” se ia kanë kopjuar disa fragmente nga instrumentali i vitit
2004, “If I Could Fly”.

Britanikët e kanë refuzuar publikisht
të kenë bërë një gjë të tillë dhe të hënën i kanë dërguar avokatët e
tyre në Gjykatën Federale të Los Angelesit për ta mbrojtur autorësinë e
këngës.

Njëri nga kitaristët më të mirë në botë, Satriani,
kërkon një gjykim të çështjes dhe dëmshpërblimi duhet të jetë “një
pjesë ose të gjitha fitimet” e “Coldplay” nga kënga.

Më poshtë Joe Satriani Vs Coldplay – “If I Could Fly” Vs “Viva La Vida”:
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 3 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 6:57 pm

Ari e quan Adelajden mashtruese

Ari e ka ngacmuar njërën nga
konkurrentet më të përfolura të spektaklit "Big Brother", Adelajden,
duke i thënë se ajo bën dallavere.
“Çdo njeri është i zoti për dallavere, mjafton t’i japësh mundësinë apo motivimin e duhur!”, i ka thënë Ari Adelajdes.

“Pse jam e zonja unë thua për dallavere?”, ia ka kthyer ajo.

Ari
ka shtuar se edhe Moza që është si engjëll, mund ta bënte një gjë të
tillë. “Po dhe ty që të djeg kaq shumë, diçka ke!”, e ka ngacmuar ai.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 3 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 6:57 pm

Hatcher mohon mosmarrëveshjet me Sheridan

Teri Hatcher ka mohuar
spekulimet se ajo dhe Nicolette Sheridan nuk ia kanë kaluar mirë me
njëra-tjetrën gjatë xhirimeve të serialit “Desperate Houswives”, duke
thënë se bashkaktorja e saj është e mrekullueshme dhe duhet të
nominohet për Emmy.
“Ndjehem e nderuar që më është dhënë mundësia të bashkëpunoj me të... Ajo e meriton gjithë nderimin dhe respektin e botës”.

“Performanca
e saj e fundit ishte fabuloze. Mendoj se ajo duhet të nominohet për
çmimin Emmy për atë paraqitje”, ka thënë Hatcher.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 3 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 6:57 pm

50 Cent në lidhje me Ciaran?

Reperi 50 Cent e ka kaluar natën me këngëtaren Ciara në një hotel ekskluziv.
Një
burim i ka thënë gazetës “New York Post”, se reperi 33-vjeçar dhe
këngëtarja 23-vjeçare, kanë qëndruar së bashku në një hotel në New
York.

Kjo nuk është hera e parë që spekulohet se dy këngëtarët
janë në lidhje romantike, e njëjta gjë kishte ndodhur edhe në vitin
2007 kur kishin bashkëpunuar në realizimin e këngës së Ciaras “Can't
Leave 'Em Alone”.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 3 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 6:57 pm

Mirsa: Nuk kam qenë e dashuruar

Sensacioni i të rinjve, Mirsa
Kërçeli, në një intervistë për "Infopress" ka deklaruar se këndimi dhe
vallëzimi kanë qenë pasioni i saj që në fëmijëri, ndërsa ka thënë se
asnjëherë nuk ka qenë e dashuruar.
“Muzika dhe vallëzimi modern kanë
qenë pasionet e mia të fëmijërisë dhe jam e lumtur që sot kam arritur
ta realizoj njërin prej këtyre pasioneve”, ka thënë këngëtarja e hitit
“Djaloshi im”.

E pyetur nëse ka rënë ndonjëherë në dashuri, Mirsa është përgjigjur: “Jo. Kur të gjej të dashur ju tregoj”.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 3 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 6:57 pm

Beatles do të bashkohen edhe në studio

Legjendat e Beatles, Sir
Paul McCartney dhe Ringo Starr, raportohet se janë duke planifikuar të
rikthehen në studio për bashkëpunimin e parë pas më shumë se 10 vitesh.
Dyshja
u ribashkuan në skenë gjatë të shtunës në New York për një koncert
bamirës, që ishte paraqitja e parë e tyre së bashku që nga koncerti i
fundit në vitin 2002, kur nderuan shokun e ndjerë të bendit, George
Harrison.

Dhe bashkimi në skenë ka nxitur disa thashetheme se
dyshja kanë në plan të incizojë sërish, për të parën herë që kur
McCartney ishte mysafir në albumin e vitit 1998 të Starr, “Vertical
Man”.

“Ka kaluar një kohë e gjatë që kur Ringo ka luajtur në
bateri për ndonjë këngë të Paul, por ata vendosën se mund të punojnë së
bashku sërish. Ata kaluan kohë fantastike në New York dhe kuptuan se
ende funksionojnë mirë së bashku. Ata tash do të bashkohet sërish më
vonë gjatë këtij viti për të punuar në disa këngë të reja të Paul”, ka
thënë një burim për Daily Express.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 3 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 6:58 pm

Minogue prezanton të dashurin para familjes

Kylie Minogue ka
nxitur thashethemet se lidhja e saj me Andres Velencos Segura është
shndërruar në serioze, pasi këngëtarja e ka prezantuar modelin para
prindërve të saj.
40-vjeçarja ka qenë në lidhje me yllin spanjoll që
nga tetori i vitit të kaluar dhe së fundi thuhet se e ka marrë edhe atë
në shtëpinë e saj në Londër.

“Ajo nuk mund të priste për ta
prezantuar atë me prindërit e saj, veçanërisht pasi tashmë i kishte
takuar prindërit e tij. Ron dhe Carol Minogue e mirëpritën atë me krahë
të hapur. Ata vërtet biseduan lirshëm me të. Takimi me prindërit ishte
një hap i madh”, ka thënë një burim për mediat angleze.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 3 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 6:58 pm

Cole emërohet 'ikonë e stilit'

Ylli i grupit të vajzave “Girls Aloud”, Cheryl Cole, është votuar Ikona e Stilit të Dekadës nga një medium britanik.
Këngëtarja
ka mposhtur konkurrencën që i bëhej nga yjet si Sarah Jessica Parker
dhe Sienna Miller, për të kryesuar sondazhin e zhvilluar nga kompania
televizive britanike, Style.

Menjëherë prapa Cole është renditur
aktorja e “Sex And The City” ndërsa Miller ka arritur vendin e tretë. E
katërta është gjendur Victoria Beckham, derisa top pesëshi është
mbyllur nga supermodelja Kate Moss.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 3 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 6:58 pm

Zac Efron: Prindërit duhet të jenë të pasionuar pas seksit

Zac
Efron thotë se prindërit duhet të jenë të ‘pasionuar’ pas seksit kur
duhet ta diskutojnë këtë temë të ndjeshme me fëmijët e tyre.
Ylli i
filmit “High School Musical”, i cili është në lidhje me
bashkë-aktoren,Vanessa Hudgens, beson se është e rëndësishme për të
rriturit të jenë entuziast kur flasin për seks dhe kontracepsion me
fëmijët e tyre.

“Mendoj se babai im, në një aspekt, e ka bërë
atë bisedë me mua dhe vëllain e vogël, dhe gjithmonë kjo ka funksionuar
mirë. Ai ishte i pasionuar pas tij (seksit)”, tregon aktori.

21-vjeçari
më herët pati zbuluar se nëna e tij i kishte dhuruar një kuti plot me
prezervativë për Krishtlindje, pasi ai dhe Vanessa ishin fotografuar në
një shitore të pajisjeve të seksit.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 3 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 6:58 pm

Madonna ndihmon italianët

Superylli i muzikës pop, Madonna, ka ofruar një shumë parash për të ndihmuar viktimat e tërmetit në Itali.
Regjioni
italian Abruzzo të hënën është goditur nga një tërmet si pasojë e të
cilit e kanë humbur jetën mbi 200 njerëz dhe mijëra të tjerë kanë
mbetur pa kulm mbi kokë.

Nga tërmeti është prekur edhe qyteti
Pacentro ku kanë jetuar dikur gjyshërit e Madonnës, ndërsa sipas
people.com, këngëtarja ka dhuruar gjysmë milioni dollarësh për t’i
ndihmuar të goditurit dhe të pastrehët nga ky tërmet.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 3 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 6:58 pm

Katy Perry do të bashkëpunojë me Dj Harris

DJ-i skocez Calvin
Harris planifikon që këtë verë të bashkëpunojë me këngëtaren Katy
Perry, pasi që hitbërësja e këngës "I Kissed A Girl" e ka kërkuar një
gjë të tillë nga ai.
Perry është një fanse e madhe e yllit të
muzikës ‘dance’, të cilit ia ka dërguar një e-mail të gjatë dukë e
kërkuar që të bashkëpunojë me të në albumin e ri.

“Ajo më ka
dërguar një e-mail të gjatë ku më krahason me Phil Spector që është e
jashtëzakonshme për mua. Mendoj se do të mund të bëjmë diçka. Unë jam
një fans i madh i Katy Perryt. Ajo dëshiron të bëjë një album në të
cilën mund të përshtatem edhe unë, prandaj mendoj se do ta pranoj
ofertën”, ka thënë Harris për BBC.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 3 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 6:58 pm

Richie shet teshat e vajzës për bamirësi

Nicole Richie ka
vendosur t’i nxjerrë në ankand teshat e vajzës së saj 14-muajshe,
fitimet nga të cilat do t’i dhurojë për bamirësi.
Richie, e cila ka
një vajzë me rokerin e grupit “Good Charlotte”, Joel Madden, ia ka
dhuruar disa gjësende të përdorura të vajzës së saj faqes
HandMeDowns.com, e cila do t’i nxjerrë ato në ankandin që fillon më 17
prill.

Paratë e fituara do t’i shkojnë fondacionit për bamirësi “Richie-Madden Foundation”, i cili iu ndihmon fëmijëve me të meta.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 3 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 6:59 pm

Miley Cyrus idhulli i të rinjve

Sipas një sondazhi të ri, Miley
Cyrus, është votuar si ylli më i dashur i të rinjve në një sondazh ku
kanë marrë pjesë 57.000 votues.
Aktorja e serialit “Hannah Montana”
është votuar si ylli numër një i të rinjve në një votim online në faqen
PopEater.com duke fituar 32% të votave.

Grupi i të rinjve
“Jonas Brothers” zuri vendin e dytë me 27% të votave, derisa idhulli i
dikurshëm i të rinjve, Britney Spears është renditur e treta.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 3 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 6:59 pm

Monsters vs. Aliens kryeson në Britani të Madhe

Filmi i animuar i Reese Witherspoon "Monsters vs. Aliens" ka vazhduar suksesin në 'box-office-n' britanik.
Filmi
në të cilin fituesja e Oskarit e ka huazuar zërin e një gruaje
gjigante, tashmë ka arritur sukses të madh nëpër kinematë amerikane dhe
ato botërore, ndërsa suksesi i saj në Britani të Madhe është i atillë
që gjatë këtij vikendi ka grumbulluar 4.3 milionë funte.


këtë mënyrë “Monsters vs. Aliens” ka kryesuar ‘box-office-n’ britanik
përpara komedisë së Richard Curtis, “The Boat That Rocked” (1.8 milion
funte). Ndërsa filmi fantastiko-shkencor i Nicolas Cage, “Knowing”, ka
zënë vendin e tretë (968.664 funte).
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 3 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 6:59 pm

Adam Sandler dëshiron të luajë ‘kaubojin’

Aktori i komedive Adam Sandler dëshiron të luajë kaubojin, por ama thotë ka shumë frikë nga kuajt.
Ylli
i filmit “50 First Dates” thotë se frika e tij nga kalërimi është e
vetmja gjë që e mban atë larg nga të qenit një Clint Eastwood modern.

“Nuk
më pëlqen të qëndruarit mbi kalë, kjo është e vetmja gjë negative në
filmat vestern. Më pëlqen i tërë kostumi. Dukem bukur nën kapelë, por
shqetësohem kur jam në mes të kuajve”, thotë aktori.

”Nëse më
sigurojnë një kalë të madh, të qetë, atëherë do të doja të bëja një
film vestern. Po ashtu do të më pëlqente të bëj një film si gladiator.
Nuk ndjehem komod nën mbrojte, por do ta bëja”, ka shtuar komiku.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 3 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 6:59 pm

Blunt dëshiron të jetë në shoun Dancing With The Stars

Aktorja
britanike Emily Blunt, ka kërkuar nga producentët televiziv t’i
sigurojnë një vend në serinë e ardhshme “Dancing With The Stars”, pasi
ajo është shumë e pushtuar nga gara televizive.
26-vjeçarja është
një fanse e madhe e versionit britanik të programit, “Strictly Come
Dancing”, dhe gjithmonë ka dashur të jenë në mes të dyshemesë së
vallëzimit.

“Strictly Come Dancing është një obsesion për gjithë
familjen time. Nuk shoh shumë televizion, por më pëlqen ky shou. Do të
më shihni edhe mua në Strictly ose në versionin amerikan, Dancing With
The Stars”, ka thënë aktorja.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 3 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 6:59 pm

Lohan do të krijojë linjë veshjesh

Pas dështimit të sigurojë
ndonjë rol filmik dhe pas ndarjes nga e dashura, Samantha Ronson,
Lindsay Lohan duket se ka zgjedhur diçka tjetër për t’u marrë, ajo
planifikon të lëshojë një linjë të saj të veshjes.
Aktorja, ka
zbuluar se ajo është në një stad të avancuar negociatash me menaxherët
e firmës J.C. Penney, që kanë rreth një mijë shitore rreth Amerikës.

Lohan
ka zbuluar këtë në një intervistë për revistën Us Weekly, ku mbron
rolin e saj në ndarjen nga Ronson, që erdhi pasi ajo prishi festën e
organizuar nga motra e kësaj të fundit.

“Nuk isha e ftuar në festë? J.C. Penney më ftoi. Jam duke mbyllur një marrëveshje bashkëpunimi me ta”, ka thënë aktorja.

Lohan
tashmë ka një përvojë në industrinë e modës, pasi linja e saj e
dollakëve, “6126”, është bërë hit në mesin e fansave që nga lëshimi në
shitje në vitin e kaluar.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 3 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 7:00 pm

Berry përsërit se nuk do të martohet

Halle Berry ka përsëritur
zotimin e saj se ajo kurrë nuk do të martohet sërish, duke thënë se ka
gjetur një mashkull i cili po ashtu ndan të njëjtin qëndrim kundër
martesës.
Aktorja për të parën herë u zotua se nuk do të martohej
më, menjëherë pas ndarjes nga burri i saj i dytë, Eric Benet, në vitin
2006, dhe ka gjetur përkrahje në këtë nga i dashuri, modeli Gabriel
Aubry.

“Ka përfunduar. Shpresoja të gjej një person që mendon
kështu, madje ai kurrë nuk ka qenë i martuar më herët. Andaj, kjo
funksionon”, ka thënë aktorja.

Megjithatë 42-vjeçarja është zotuar se do të bëhet nënë sërish, pasi tashmë ka një vajzë me Aubry, Nahla, njëvjeçare.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 3 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 7:00 pm

Kravitz do të ndihmojë Brunin në karrierën muzikore

Lenny
Kravitz raportohet se do të mundohet t’i japë një shtytje karrierës së
zonjës së parë të Francës, Carla Bruni, duke u bashkuar me të në
realizimin e albumit të saj të ri.
Kravitz së fundi zbuloi se kishte marrë një letër nga lideri i Francës, Nicolas Sarkozy, i cili kishte lavdëruar punën e tij.

Dhe letra thuhet se e ka hapur rrugën e bashkëpunimit në mes të yllit të muzikës dhe modeles së shndërruar në këngëtare, Bruni.

“Presidenti
kishte thënë se ai dhe gruaja e tij ishin fansa të mëdhenj dhe madje
kishin cekur se cila prej këngëve të Lennyt ishte favorite e tyre. Ai
tash do të shfrytëzojë rastin t’i ndihmojë Brunit në ngritjen e
karrierës”, ka thënë një burim për Daily Star.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 3 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 7:00 pm

Angelina nuk ka probleme shëndetësore

Producentët filmik kanë
mohuar thashethemet se Angelina Jolie ishte molisur gjatë xhirimeve të
filmit të ri “Salt”, duke thënë se i gjithë tregimi ishte i pavërtetë.
Aktorja
aktualisht është duke xhiruar trilerin në New York dhe u raportua se
kishte marramendje dhe kishte kërkuar ndihmën e mjekëve gjatë
xhirimeve, duke nxitur tabloidet të shkruajnë për shëndetin e dobët të
saj.

Por përfaqësues të Sony, studios e cila editon filmin, i
kanë quajtur trillime tregimet e fundit. “Mund të konfirmoj se ato
thashetheme janë në fakt të pavërteta”, ka thënë burimi për UsWeekly.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 3 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 7:00 pm

McCartney viktimë e hakerëve

Sir Paul McCartney është bërë
viktima e fundit e kriminelëve të internetit, pasi ueb-faqja e tij e
internetit është sulmuar nga hakerët.
Faqja e internetit e
ish-anëtarit të Beatles është infektuar nga “LuckySploit Toolkit” gjatë
të shtunës mbrëma, një program që lejon vjedhësit digjital të kenë
qasje në detajet personale të cilitdo që shfrytëzoj sajtin.

Viktimë e mëhershme e të njëjtës skemë ishte edhe Paris Hilton, faqja e të cilës u sulmua në muajin janar.

Expertët
e SafeScan, kompanisë e cila për herë të parë vërejti problemet me
ueb-faqen e McCartneyt, kanë thënë se hakerët kanë sulmuar disa minuta
pasi këngëtari u paraqit në skenën e koncertit në New York, së bashku
me ish-anëtarin tjetër të Beatles, Ringo Starr.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 3 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 7:01 pm

Miranda Kerr dëshiron të ndërtojë karrierë si aktore

E dashura e Orlando Bloom, Miranda Kerr, dëshiron të lërë pistat për të ndërtuar karrierë në industrinë filmike.
Modelja
australiane, e cila është në lidhje me aktorin britanik që nga viti i
kaluar, thotë se ajo do të dëshironte të përpiqej të aktronte, por do
të provojë shansin e saj vetëm kur do t’i ofrohet roli i duhur.

“Nëse
do të kisha një rol të mirë i cili do të më dukej interesant, do të
provoja aktrimin. Nuk dua të jem në një prej atyre roleve tashmë të
harxhuara, por do të bëja diçka që do të ishte ca më shumë
interesante”, ka thënë bukuroshja për In Touch Weekly.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 3 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 7:01 pm

Chris Brown në depresion

Chris Brown nuk arrin të përballet
shumë mirë me situatat e fundit dhe raportohet se është “në depresion”
dhe i është rikthyer alkoolit.
Këngëtari, i cili së fundi u deklarua
jo fajtor ndaj akuzave për kërcënime kriminale ndaj të dashurës së tij
Rihanna, është duke e vuajtur nga ky rast i gjykimit.

“Chris
është shkatërruar. Ai ka humbur në peshë, rreth 7 kilogramë. E di edhe
se Chris është në depresion dhe është duke pirë shumë”, ka thënë një
burim i afërt me reperin.

Brown do të paraqitet sërish në
gjykatë për një dëgjim të parafundit më 29 prill. Nëse shpallet fajtor
ai mund të vuajë dënimin maksimal prej katër vite e tetë muajsh.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 3 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 7:01 pm

Carey shpëton e padëmtuar në një aksident trafiku

Mariah Carey dhe burri i saj Nick Cannon kanë shpëtuar të padëmtuar në një aksident trafiku në Los Angeles.
Dyshja
ishin duke vozitur nëpër qytet kur përplasja ndodhi, gjatë pasdites së
sotme. Por këngëtarja ka dërguar një porosi në internet për fansat e
saj, ku thotë se që të dy janë mirë.

“Kjo është arsyeja se pse
nuk vozis, ose pse nuk zgjohem herët. Sapo u përfshiva në një aksident
të vogël me veturë në Los Angeles... Por jemi ok. Asnjëri prej neve nuk
ngiste veturën”, ka thënë Carey.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 3 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 7:01 pm

Lopez fiton betejën për domenin

Jennifer Lopez ka fituar betejën
e saj legale me një operator amerikan të ueb-sajteve, që kishte
regjistruar në internet adresën duke shfrytëzuar emrin e saj.
Një
djalosh nga Arizona kishte regjistruar domenet me emrat
JenniferLopez.net dhe JenniferLopez.org, duke i shfrytëzuar ato për të
ardhura nga reklamat ‘paguaj për klik’.

Lopez kishte
argumentuar se faqet ishin një dhunim i ligjeve amerikane të
autorësisë, pasi ajo e kishte regjistruar emrin e saj si markë që në
maj të vitit 1999.

Lopez nuk është e vetmja prej yjeve, emri i
të cilës është shfrytëzuar në domenet në internet për përfitime. Edhe
Pierce Brosnan, Tom Cruise, Celine Dion, Scarlett Johansson, Nicole
Kidman, Madonna dhe Julia Roberts kanë dërguar ankesa të ngjashme.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 3 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 7:01 pm

West do të krijojë edhe pije energjike

Kanye WestKanye West është duke ndjekur hapat e 50 Cent duke lëshuar pijen e tij energjike.
Pasi
nxori në tregun amerikan këpucët e tij në muajin e kaluar, West
dëshiron ta zgjerojë mbretërinë e tij edhe në pije dhe aroma.

Pija e tij energjike, një bashkëpunim me Guru Beverages Inc., do të “inspirohet nga vizioni i tij personal artistik”.

Pija
pritet të gjendet në shitore kah fundi i këtij viti dhe West pritet të
ketë një fitim të madh si partner i kësaj firme amerikane.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 3 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 7:02 pm

Angelina dëshiron lidhje të hapur me Pitt

Angelina Jolie është e
lodhur duke qenë e lidhur me vetëm një mashkull, dhe i ka thënë
partnerit të tij, Brad Pitt, se ajo dëshiron një lidhje të hapur, ku
cilido mund të ketë romanca edhe me të tjerë.
“Angelina dhe Brad
kishin një fjalosje kur ajo i tha atij se ishte lodhur duke qenë e
stresuar, se ajo dëshironte të ishte e lirë dhe se nuk shqetësohej nëse
ndonjëri do të kishte të dashur të tjerë”, ka thënë burimi për revistën
britanike Now.

“Angelina kurrë nuk ka qenë një vajzë
tradicionale, veçanërisht kur vjen puna tek romancat. Por Brad Pitt në
thelb është një djalosh tradicional. Ai kurrë nuk do ta pranonte që
Jolie të shkonte me një tjetër”, ka shtuar burimi.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 3 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 7:02 pm

"Casino Royale" votohet filmi më i mirë i ribërë

Portretizimi i
super-spiunit James Bond nga Daniel Craig, duket se ka impresionuar
fansat e filmit, pasi “Casino Royale” është zgjedhur filmi më i mirë i
ribërë në një sondazh të ri.
Trileri i vitit 2006 mbi agjentin 007
ka mposhtur ribërjen e 11-të të filmave të falshëm Ocean’s, “Oceans’s
Eleven”, me protagonistët kryesorë Brad Pitt dhe George Clooney, për të
marrë kreun e listës që u votua nga 1.500 fansa.

Filmi i vitit 2005 i regjisorit Peter Jackson, “King Kong”, ka mbyllur top treshin e sondazhit, të zhvilluar nga Lovefilm.com.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 3 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 7:02 pm

Pamela afër martesës së katërt

Pamela Anderson
ka nxitur spekulimet se ajo do të martohet për të katërtën herë, pasi
njëri nga miqtë e saj dizajnerë ka zbuluar se është duke e punuar
fustanin e saj të nusërisë.
Ish-aktorja e serisë “Baywatch” kishte
tre martesa të shkurtra me Tommy Lee, Kid Rock dhe Rick Salomon,
aktualisht është në lidhje me zhytësin Jamie Padgett.

Anderson
së fundi ka bërë të ditur se djemtë e saj nga martesa e parë me Tommy
Lee, Brandon, 12-vjeçar, dhe Dylan, 10-vjeçar, e pëlqejnë të dashurin e
saj të ri.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 3 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 7:02 pm

Bono pëlqen grimin e syve

Frontmeni i bendit U2, Bono, mendon se ai duket shumë “më seksi” nëse e hijezon fytyrën e tij.
Irlandezi filloi të mbajë grim të hollë të zi nën syzet e tij të ngjyrosura pasi kjo e bën atë të duket si Elvisi.

“Mendoj
se dukesha shumë seksi me grim në sy. Është një karakter i ri të cilin
e provoj. E kam quajtur vëllai i vdekur i Elvisit, Jesse, që ndoshta
është një shije e dobët”, ka thënë rokeri.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 3 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 7:02 pm

"Merre këtë shpirt" me klip

Këngëtarja Adelina Berisha e ka realizuar klipin e këngës mjaft të pëlqyer "Merre këtë shpirt".
Arsyeja
që Adelina ka vendosur ta vizuelziojë pikërisht këtë këngë, ka qenë se
publiku e ka pritur shumë mirë këngën, prandaj suksesi i saj nuk është
dashur të ndërpritet vetëm si një ‘singël’.

Për realizimin e këngës, Adelina ka bashkëpunuar me tekst-shkruesin Avni Qahili dhe kompozitorin Virusi.

Përveç
videoprojektit muzikor “Merre këtë shpirt”, Adelina Berisha, ka bërë të
ditur se është duke punuar rreth realizimit të albumit të saj të parë.
/ktv/telegrafi/
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 3 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 7:03 pm

Harris nuk pendohet që e ka refuzuar Lady GaGan

Producenti
dhe DJ-i skocez, Calvin Harris, e ka refuzuar mundësinë për të
bashkëpunuar me Lady GaGa, para se ajo të bëhej e famshme, sepse atij
nuk i pëlqente emri i saj.
Harris, i cili së fundmi ka njoftuar se
do të bashkëpunojë me Katy Perryn, ka pranuar se nuk i kishte lënë
përshtypje këngëtarja e hitit “Just Dance”, vitin e kaluar kur kishte
kërkuar të bashkëpunonte me të.

“Kur Lady GaGa u bë e famshme,
e dija që e kam dëgjuar këtë emër, e hapa e-mailin dhe pash se ajo
kishte kërkuar të bashkëpunonte me mua. Mirëpo, asokohe mendova: ‘Lady
Gaga? Çfarë emri është ky’ dhe i thash: ‘Nuk jam i interesuar’. Kaloi
vetëm një vit dhe ajo është bërë e famshme. Megjithatë nuk pendohem që
e kam refuzuar”, ka thënë Harris.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 3 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 7:03 pm

Billy Bob tërhiqet nga koncertet

Billy Bob
Thornton ka hequr dorë nga turneu i tij mbështetës i Willie Nelson në
Amerikën Veriore, pasi që është fishkëllyer nga fansat në koncertin e
të enjtes mbrëma në Toronto.
Për shkak të koncertit të dobët,
fituesi i Oskarit dhe bendi i tij “The Boxmasters”, janë tërhequr nga
turneu duke mos treguar arsyet e vërteta të largimit të tyre.

“Deri
më tani nuk janë bërë të njohura arsyet për tërheqjen e tyre, mirëpo
pjesa e mbetur e turneut do të vazhdojë pa ‘The Boxmasters’”, shkruan
në faqen zyrtare të Willie Nelson.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 3 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 7:03 pm

Aida: Unë e kam radhën

Aida i ka thënë Arit për
marrëveshjen që kanë bërë banorët "e vjetër" me njeri-tjetrin që nëse
do t’u duhet të zgjedhin për të sulmuar apo nominuar, ata do të
zgjedhin banorët e rinj dhe vetë atë, të cilën e kanë përjashtuar nga
ky pakt.
Ari ka reaguar habitshëm, ndërsa Aida ka pohuar se këtë gjë e ka kuptuar nga Moza dhe Adi.

Sipas
saj, ky pakt është bërë pa dijeninë e saj, duke e përjashtuar atë në
këtë mënyrë. “Kjo do të thotë se ata më quajnë mua të ikur”, ka thënë
Aida.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 3 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 7:03 pm

Reid në vazhdimin e radhës të American Pie

Tara Reid do ta përsërisë rolin e Vicki Lathum në vazhdimin e radhës të hit-komedisë "American Pie".
Reid,
e cila së shpejti do t’i kthehet punës pasi e ka kaluar fillim e vitit
2009 në rehabilitim, ka luajtur rolin e Vickit në dy komeditë e para të
“American Pie”.

Sipas MovieHole.net, në film do të aktrojnë
edhe këngëtari Wayne Newton dhe Sherman Helmsley nga hit-shou televiziv
“The Jeffersons”.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 3 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 7:04 pm

Lohan gjuan fotografët me ve

Lindsay Lohan vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, kësaj here duke i gjuajtur paparacit me ve të kuzhinës.
Aktorja,
e cila sapo është ndarë nga e dashura e saj Samantha Ronson, ishte
munduar të shmangë fotografët, të cilin e kishin ndjekur atë gjatë një
nate klubingu në Hollywood, dhe në pamundësi ta bëjë këtë, ka
përfunduar mbrëmjen duke i sulmuar ata.

22-vjeçarja dhe mikeshat
e saj kishin gjuajtur vezë në fotografët, që ishin mbledhur jashtë
shtëpisë së saj, në orët e hershme të mëngjesit.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 3 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 7:04 pm

Tisdale sërish e vetmuar

Ylli i filmit “Hight School Musical”, Ashley Tisdale, raportohet se është ndarë nga i dashuri i saj, vallëzuesi Jared Murillo.
Aktorja/këngëtarja
23-vjeçare filloi lidhjen me Murillo, vallëzues në turneun “High School
Musical” dhe pjesëtar i grupit të djelmoshave V Factory, në muajin mars
të vitit të kaluar.

Por dyshja raportohet se kanë vendosur t’i japin fund romancës së tyre pas një viti lidhje, bën të ditur US Weekly.

“Ata
nuk kanë dalë së bashku një kohë të gjatë. Ata tashmë janë ndarë, por
kanë mbetur miq”, ka thënë burimi për revistën amerikane.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 3 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 7:04 pm

Kardashian: Ndoshta duhet ta siguroj prapanicën

Bukuroshja Kim Kardashian është e hutuar me bujën që bëhet rreth vitheve të saja.
Ish-pjesëmarrësja
e shout “Dancing With The Stars” ka prapanicën më të famshme në mesin e
yjeve dhe këtë e ka vërtetuar edhe me paraqitjen e saj mbresëlënëse në
videon e fundit të Eminemit.

“Sapo e pashë videon me vajzën me
prapanicë të madhe. Mendova se ishte histerike, por vërtet nuk shoh
ndonjë problem të madh në këtë”, ka thënë Kardashian rreth videos së
fundit që ka xhiruar ajo.

“Madje qarkullojnë thashethemet se unë
i kam siguruar vithet e mia për një milionë dollarë. Nuk e kam bërë,
por ndoshta duhet ta bëj”, ka shtuar bukuroshja.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 3 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 7:05 pm

Mula: Me Pirron jemi ndarë moti

Sopranoja shqiptare Inva Mula,
ka folur për herë të parë për martesën e saj me kantautorin Pirro Çako,
si edhe për arsyen pse e ka bërë kërkesën për divorc që ka bërë ditë më
parë.
“Historia ime me Pirron ka qenë një nga më të bukurat, deri në
vitin 2005, kur Pirro vendosi që të frekuentonte Shqipërinë dhe aty të
mundohej të zhvillohej nga ana profesionale. Ky ka qenë një vendim që
ne e morëm së bashku dhe isha absolutisht dakord për një gjë të tillë,
për arsye se Pirro është një djalë shumë i talentuar, i cili ka ëndrra
të jashtëzakonshme për të arritur në fushën e muzikës dhe ka talentin e
duhur për ta bërë një gjë të tillë, ndaj ka qenë një vendim i
dyfishtë”.

“Unë isha shumë e lumtur që Pirro ndante jetën e
tij ndërmjet Tiranës, që e do aq shumë, dhe Parisit. Deri në momentin
kur këto ndarje u bënë shumë të gjata, për arsye se edhe unë
profesionalisht duhet të udhëtoja. Frekuentimi që Pirro bënte në Tiranë
nuk ishte më si më përpara, por zgjaste jashtëzakonisht shumë. Atëherë
filluan edhe çarjet e para të familjes sonë”.

“Në dhjetor të
2007, Pirro me vullnetin e tij vendosi të ikë për herë të parë dhe të
fundit përfundimisht nga shtëpia, nga familja. Kur them shtëpia, mendoj
Parisin. Ishte vullneti i tij, ishin lutjet e mia për mos ta bërë një
gjë të tillë, por e pashë që ai vendim ishte pjekur në kokën e Pirros
dhe ai duhet ta realizonte. Që nga ky moment, pra, 27 dhjetori 2007,
unë Pirron nuk e kam parë më, nuk kam folur kurrë me të dhe nuk jemi
takuar asnjëherë”, ka shpjeguar sopranoja në një intervistë për Alsat.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 3 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 7:05 pm

Regjisori i kënaqur me Rourke

Regjisori i vazhdimit të ri të
filmit "Iron Man", Jon Favreau, është shprehur shumë i kënaqur me
paraqitjet e para të aktorit Mickey Rourke.
Rourke u është bashkëngjitur aktorëve origjinalë të filmit, Robert Downey Jr dhe Gwyneth Paltrow për xhirimin e “Iron Man 2”.

“Në
ditën e parë të angazhimit të tij në film, Mickey Rourke nuk ka
zhgënjyer. Ai qëndroi deri vonë duke përcjellë gjithçka që po ndodhte
në xhirime”, ka thënë regjisori.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 3 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 7:05 pm

Miller kritikohet nga amerikanët

Filmi i fundit i Sienna Miller ka marrë kritika negative nga kritikët amerikanë të filmit.
Aktorja
britanike luan krahas Peter Sarsgaard në filmin “The Mysteries of
Pittsburgh”, i cili është shfaqur këtë javë në kinematë amerikane.
Mirëpo performanca e saj nuk u ka lënë përshtypje kritikëve amerikanë.

“New
York Post” dhe “Boston Globe” kanë shkruar se në film nuk ka diçka, e
cila lë një përshtypje të mirë, duke pohuar se thuajse asgjë nuk është
në rregull në këtë film.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 3 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 7:05 pm

Ani largohet, nominohet katërshja e nxehtë

Dritani dhe Ani ishin
të skualifikuarit nga gara në shtëpinë e "Big Brother", largim të cilin
ata dhe banoret e tjerë të shtëpisë më të famshme të shqiptarëve e kanë
përcjellë me shumë emocion.
Edhe në këtë spektakël emocionet ishin shume të forta pasi organizatorët kanë ofruar shume surpriza për banorët.

Moza,
e shpëtuara nga eliminimi i parë, ka njoftuar banorët e tjerë për
vendimin e “vëllait të madh” dhe mënyrën se si do të eliminohej personi
i dytë.

Katër konkurrentet e rinj në këtë garë kanë dalë në kandidim dhe nga televotimi që zgjati shumë pak, Ani doli nga shtëpia.

Qetsori
është emocionuar sepse për herë të parë ka dëgjuar rrahjet e zemrës së
vajzës së tij që lind pas disa muajsh. Më pas ai ka takuar edhe
bashkëshorten e tij.

Java e ardhshme do të jetë e nxehtë, pasi që janë nominuar Adelajda, Aida, Arjoni dhe Qetsori.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 3 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 7:05 pm

Burri i Amy Winehouse do të bëhet baba

Amy Winehouse do të bëhet njerkë, pasi burri i saj i larguar, Blake Fielder-Civil, raportohet se e ka lënë shtatzënë një grua.
Gilleen
Morris, 31-vjeçare, ka thënë për tabloidin britanik “News of The World”
se ajo është gjashtë javë shtatzënë me foshnjën e Blake në bark dhe se
fëmija është filluar në rehabilitim.

“Blake më joshi dhe ne
kishim një romancë sekrete. Kur i thash se jam shtatzënë ai tha, ‘Oh f
***!’. Por ai u zotua se do të qëndrojë krah meje për ta rritur
fëmijën. Në fillim planifikova të kem një abortim, por zotimi i Blake
më dha pasion”, ka thënë Morris.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 3 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 7:05 pm

Iglesias: Kurrë nuk do të pozoj nudo

Ylli i muzikës pop, Enrique Iglesias, kurrë nuk do të pozojë i zhveshur, pasi organet e tij intime i lëshohen shumë poshtë.
“Nuk
vjen parasysh. Nuk dukem mirë i zhveshur. Kam këmbë si të pulës dhe
topat e mi lëshohen shumë poshtë. Kam dëgjuar se lëshohen dhe zvarriten
kur plakeni. Do të duhej t’i palos dhe t’i fus në çorap”, ka thënë
Iglesias për Daily Mail.

Iglesias më herët kishte pohuar se ai
kishte organin intim shumë të vogël dhe madje kishte në plan të krijojë
një linjë prezervativësh me madhësi të vogël.

“E kam thënë atë,
është gjë e mirë të thuash se e ke të vogël, pasi pastaj ndodh ta
befasoni partnerin”, është munduar të përmirësojë kësaj here këngëtari.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 3 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 7:06 pm

Martohet Roger Federer

Superylli i tenisit Roger Federer është martuar me të dashurën e tij Miroslave Vavrinec, në një ceremoni intime në Zvicër.
Federer,
i cili aktualisht është tenisti numër dy në botë, zbuloi në ueb faqen e
tij se ata ishin martuar në qytetin e tij të lindjes, Bazel, gjatë të
shtunës.

“Ishte një ditë e bukur pranvere dhe një rast shumë i gëzueshëm”, ka shkruar ai.

Dyshja të cilët muajin e kaluar zbuluan se presin fëmijën e parë të tyre, janë në lidhje që nga vitit 2000.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 3 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 7:06 pm

Minjtë banojnë shtëpinë e Paltrow

ktorja e Hollywoodit, Gwyneth
Paltrow, është detyruar të kërkojë ndihmën e kontrollit higjenik pasi
kishte zbuluar se shtëpia e saj në Los Angeles ishte vërshuar nga
minjtë.
Ylli i filmin “Sliding Doors” ka marrë një apartament në
afërsi të nënës së saj, derisa xhiron filmin e ri “Iron Man 2”. Por ajo
është tmerruar kur këshilltarët e saj kishin zbuluar se shtëpia ishte
mbushur me parazitë.

“Gwyneth dëshironte gjithçka të ishte
perfekte. Ajo ishte e ngazëllyer rreth zhvendosjes në Los Angeles me
familjen e saj dhe nga fakti se do të ishte afër nënës”, ka thënë
burimi.

“Por ajo është tmerruar kur ka kuptuar se minjtë sillen
vërdallë. Nuk ka dashur që kthimi në shtëpi të shkatërrohet nga këto
krijesa të lemerishme”.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 3 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 7:06 pm

Take That sërish afër ndarjes

Mark Owen
dëshiron ta rinisë karrierën e tij solo, pasi ka përjetuar valën e dytë
të suksesit me grupin e ribashkuar "Take That".
Anëtarët e grupit
Owen, Jason Orange, Gary Barlow dhe Howard Donald u ribashkuan në vitin
2006 (në mungesë të Robbie Williams), pasi kishin kaluar dhjetë vite që
nga ndarja e tyre, dhe kështu arritën një sukses të madh falë
popullaritetit të mëparshëm të tyre.

Ndërsa tani, Owen është duke planifikuar që ta vazhdojë vetë suksesin duke lansuar në treg këngët e tija solo.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 3 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 7:06 pm

Hilton do të vazhdojë reklamimin e verës

Shefi
i një kompanie vere ku Paris Hilton është fytyrë reklamuese, ka mohuar
spekulimet për mundësinë e përjashtimit të trashëgimtares së hoteleve
nga roli i zëdhënëses për kompaninë e tij.
Vera “Rich Prosecco”
është duke pasur probleme me shitje, por pronari austriak, Guenther
Aloys, thotë se mosshitja e verës nuk është faji i Hilton.

“Ajo
është reklama e përsosur për produktin tonë. Ne kemi të planifikuara
edhe disa fushata, në të cilat ajo do të marrë pjesë”, ka thënë Aloys
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 3 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 7:06 pm

Fast&Furious në krye të top-listave ndërkombëtare

Filmi i ri "Fast&Furious" ka kryesuar top-listat ndërkombëtare të filmave gjatë vikendit që shkoi.
Filmi
aksion, ku luajnë Vin Diesel dhe Paul Walker, ka fituar 46.5 milionë
dollarë në 50 shtete duke marrë primatin kundrejt numrit një të javës
së kaluar, filmit të animuar “Monsters vs Aliens”, i cili këtë javë ka
fituar 26.5 milionë dollarë.

Filmi Nicolas Cage “Knowing” ka
zënë pozitën e tretë me 11 milionë dollarë, derisa “Dragonball
Evolution” (10.6 milionë dollarë) dhe “Race to Witch Mountain” (5.2
milionë dollarë) kanë mbyllur top-pesëshin.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 3 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 7:07 pm

Perry: Nuk e kam shoqe të ngushtë Rihannan

Katy
Perry ka mohuar spekulimet se ajo dhe Rihanna janë shoqe shumë të mira
duke thënë se ajo është shoqëruar vetëm dy herë me yllin e muzikës pop.
Pas
telasheve të Rihannas me Chris Brown, shtypi britanik ka shkruar se ajo
është bërë mike e ngushtë me hitbërësen e këngës “I Kissed a Girl”,
mirëpo Perry pohon se gjërat janë ekzagjeruar nga shtypi.

“Kemi
qëndruar bashkë nja dy herë... Kuptohet që e konsideroj i shoqe, mirëpo
jo në atë mënyrë si është përshkruar në shtyp”, ka thënë Perry për “MTV
News”.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 3 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 3 e 11 Previous  1, 2, 3, 4 ... 9, 10, 11  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi