www.loqkat-ks.com
Behuni Pjes E komunitetit Ton edhe Ne Facebook Facebook

https://www.facebook.com/urimefestat

Ju faliminderit.


Join the forum, it's quick and easy

www.loqkat-ks.com
Behuni Pjes E komunitetit Ton edhe Ne Facebook Facebook

https://www.facebook.com/urimefestat

Ju faliminderit.
www.loqkat-ks.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Show BIZ.:D

3 posters

Faqja 1 e 12 1, 2, 3 ... 10, 11, 12  Next

Shko poshtë

Show BIZ.:D Empty Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 10:35 am

Aktori nga Tetova, Blerim Destani, i cili pati një sukses të madh me filmin "Koha e kometës", është angazhuar në dy projekte filmike joshqiptare.

Destani aktualisht është i angazhuar në realizimin e filmit "Seperation City", xhirimet e të cilit zhvillohen në Zelandën e Re dhe në Gjermani, ndërsa do të dalë nëpër kinema në fund të vitit të ardhshëm.

Ndërkohë, kur të përfundojnë xhirimet e "Seperation City", Destani do të shfaqet në filmin me produksion gjerman, danez dhe australian, "At World’s End".

Në këto dy filma, Blerim Destani luan krahas aktorëve të njëhur të cilët kanë luajtur nëpër filmat hollivudianë, siç është Rhona Mitra (e cila ka luajtur në filmat “Lara Croft”, “Shooter”, “Nummer 23” etj.), Thomas Kretschmann (“King Kong”, “Wanted” etj.), Joel Edgerton (“Star Wars 2”, “Star Wars 3” etj.), Stephen Berkoff, ("Beverly Hills Cop", "James Bond Octopussy" etj).
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 565914
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 10:35 am

Këngëtarja dhe aktorja Jessica Simpson ka thënë se ajo dëshiron të rikthehet në kolegj dhe të studiojë teologjikë.

Bukuroshja, e cila së fundi ka lëshuar në treg albumin e saj të ri, debutues zhanrit muzikor country, dëshiron t’i kthehet shkollës, pasi është inspiruar nga televizori.

“Kam menduar të marr një kurs kolegji në religjion. Më pëlqen religjioni. Mban mend kur doli libri ‘The Da Vinci Code’, Discovery Channel bëri një emision trepjesësh mbi të, të cilën e ruajta dhe e kam parë tetë herë”, ka thënë Simpson.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 565914
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 10:35 am

Dido merr kreun e top listës së albumeve

Këngëtarja Dido ka dominuar në top listën evropiane të albumeve, pasi albumi i ri i saj “Safe Trip Home”, ka shënuar numrin një që në javën e parë të lëshimit.

Albumi i tretë i këngëtares britanike i ka thënë fund qëndrimit të AC/DC në vendin e parë, dhe albumi i tyre “Black Ice” tash renditet numër dy, pas katër javësh qëndrimi në krye.

Nickelback ka mbyllur top pesëshin e albumeve më të shitura në Evropë, me albumin e ri “Dark Horse”, duke qëndruar prapa Enya dhe albumit “And Winter Came” që ndodhet në pozitën e tretë dhe Il Divo që mban vendin e katërt me albumin “The Promise”.

Ndërkohë, në listën evropiane të singleve, hiti i ri i Beyonce Knowles, “If I Were A Boy”, mban kreun, duke zbritur Guru Josh Project dhe hitin “Infinity 2008” në vendin e dytë. Katy Perry dhe kënga “Hot N Cold” mban vendin e tretë, derisa Britney Spears me “Womanizer” dhe Pink me “So What” mbyllin pesëshen.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 565914
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 10:35 am

Depp dhe Burton tjetër projekt të përbashkët

Johnny Depp dhe Tim Burton do të bashkohen sërish për adaptimin filmik të operës së famshme gotike "Dark Shadows", ka njoftuar producenti hollivudian Richard D. Zanuck.

Gjatë një interviste, producenti Zanuck ka konfirmuar spekulimet se dy bashkëpunëtorët, Depp dhe Burton, të cilët projektin e tyre më të ri “Alice in Wonderland” do ta nxjerrin në kinema vitin e ardhshëm, pritet që verën që vjen të fillojnë edhe projektin e tetë të përbashkët.

“Verën e ardhshme do të punoj me Tim Burton dhe Johnny Depp në realizimin e ‘Dark Shadoqws’ që është një operë e famshme e viteve të shtatëdhjeta në SHBA”, ka njoftuar Zanuck.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 565914
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 10:36 am

Judas Priest dëshirojnë një Grammy

Veteranët britanikë të muzikës metal, "Judas Priest", luten që ta fitojnë çmimin e parë Grammy në shkurt të vitit të ardhshëm që do të shënonte edhe 35 vjetorin e grupit.

Hitbërësit e këngës “Breaking the Law” janë nominuar për dy çmime Grammy: për performancën më të mirë Rok për këngën “Vision” dhe performancën më të mirë Metal për këngën “Nostradamus”. Ndërsa tash, më shumë se kurrë, ata po shpresojnë për një sukses, pas disa vitesh zhgënjim.

“Ndjehemi shumë mirë që jemi të nominuar dhe ndoshta këtë herë, pas 35 vitesh valimi të flamurit të metalit, ndoshta, po them ndoshta do ta fitojmë një çmim”, ka thënë kitaristi i grupit, Glen Tipton.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 565914
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 10:36 am

Beyonce më e pasura nga të rinjtë

Këngëtarja e muzikës R&B, Beyonce Knowles, është më e pasura nga yjet nën moshën 30-vjeçare me një xhirollogari bankare që ka vlerën prej 80 milionë dollarëve.

27-vjeçarja ka kryesuar listën e të famshmëve të rinj dhe të pasur, e përpiluar nga revista “Forbes”, vetëm disa javë pasi Beyonce dhe burri i saj Jay-Z janë zgjedhur si çifti më i pasur i Hollywoodit.

Superylli i muzikës pop Justin Timberlake, 27-vjeçar, zuri vendin e dytë (43 milionë dollarë), i ndjekur nga basketbollisti amerikan Kobe Bryant (39 milionë dollarë).

Top-dhjetë të famshmit e pasur nën moshën 30-vjeçare:

1. Beyonce Knowles – (80 milionë dollarë)
2. Justin Timberlake – (43 milionë dollarë)
3. Kobe Bryant – (39 milionë dollarë)
4. LeBron James – (38 milionë dollarë)
5. Roger Federer – (35.2 milionë dollarë)
6. Keira Knightley – (32.2 milionë dollarë)
7. Maria Sharapova – (26.1 milionë dollarë)
8. Daniel Radcliffe – (25.1 milionë dollarë)
9. Miley Cyrus – (25.1 milionë dollarë)
10. Mary-Kate dhe Ashley Olsen – (15 milionë dollarë)
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 565914
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 10:36 am

Pamela dhe Tommy bashkë në natën e Vitit të Ri

Pamela Anderson planifikon të kalojë natën e Vitit të Ri së bashku me ish-burrin e saj Tommy Lee.

Ish-bukuroshja e serialit “Baywatch”, e cila ka dy djem me rokerin e grupin “Motley Crue”, planifikon të kalojë një natë romantike për festën e Vitit të Ri së bashku me Lee.

“Do ta kalojmë natën e Vitit të Ri së bashku në Montreal. Sa romantike...”, ka shkruar Pammy në faqen e saj zyrtare.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 565914
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 10:36 am

Bundchen martohet?

Supermodelja Gisele Bundchen planifikon të martohet fshehurazi me të dashurin e saj, sportistin Tom Brady, në mars të vitit të ardhshëm.

Çifti është në lidhje që nga viti 2006, kur Brady ishte ndarë nga aktorja Bridget Moynihan, ndërsa tani revista “In Touch” njofton se ata dëshirojnë që lidhjen tyre ta çojnë në një nivel më të lartë.

“Nuk do të ketë fejesë, vetëm një martesë të vogël kah mesi i marsit”, ka thënë një burimi i afërt me modelen, i cili ka shtuar se ceremonia e martesës do të zhvillohet në Costa Rica.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 565914
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 10:37 am

Katie Holmes shmang sajtet e thashethemeve

Aktorja Katie Holmes, e cila është e martuar me Tom Cruise, thotë se ajo nuk lexon për veten e vet në internet, dhe se i shmang sajtet e thashethemeve.

“Ka një keqkuptim për mua se jam një person injorues, një femër e cila nuk ka asnjë kontroll në jetën e saj”, ka thënë aktorja, duke iu referuar spekulimeve online.

“Kjo është një mendim shumë i gabuar. Që nga fillimi i jetës time, kam bërë disa zgjidhje në jetë, të cilat kanë qenë shumë të fuqishme”, ka shtuar Holmes.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 565914
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 10:37 am

Të ngrënit ngadalë, sekreti i formës së Heidi Klum

Supermodelja Heidi Klum ka zbuluar se sekreti i të qëndruarit e dobët, është të ngrënit ngadalë gjatë të ushqyerit.

Modelja e cila është e martuar me këngëtarin Seal, thotë se ajo sheh mirë çfarë han dhe kujdeset të mos e teprojë gjatë ushqimit.

“Sekreti nuk është të mos hash. Por të hash ngadalë”, ka thënë modelja gjermane, e cila së fundi zbuloi edhe se ajo nuk e ka problem të qëndrojë me brekë para fëmijëve të saj.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 565914
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 10:37 am

Reeves nuk merr pjesë në filmin "Speed"

Aktori hollivudian Keanu Reeves është i vendosur të mos e përsërisë rolin e tij në vazhdimin e mundshëm të filmit "Speed".

Kohëve të fundit është thënë se producentët pranë 20th Century Fox dëshirojnë që Reeves ta përsërisë rolin e Jack Traven, për vazhdimin e radhës të filmit, pjesa e parë e të cilit doli në vitin 1994.

“Sinqerisht nuk di asgjë për filmin. Nuk e di nëse dëshirojnë të bëjnë edhe një pjesë. Mirëpo nëse ata vendosin edhe për një film, do të jetë pa mua...”, është shprehur Reeves për “IGN Movies”.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 565914
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 10:37 am

West mohon të ketë hequr dorë nga repi

Reperi Kanye West ka mohuar spekulimet e fundit kinse ka hequr dorë nga muzika rep, duke thënë se ai gjithmonë do të jetë një këngëtar i muzikës rep.

Hitbërësi i këngës “Stronger” ka kultivuar një zhanër tjetër në albumin e tij më të ri “808s and Heartbreak”, ndërsa së fundmi është cituar të ketë thënë se ka hequr dorë nga repi përgjithmonë, mirëpo West ka shpjeguar se ato nuk janë fjalët e tij.
“Kurrë nuk kam thënë : ‘Hip-hopi ka marrë fund!’ Unë këndoj hip-hop çdo ditë të jetës sime. Disa gazeta britanike i kanë shpikur ato fjalë”, ka thënë West.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 565914
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 10:37 am

Tre tenorët mbajnë koncertin tradicional

Koncerti "Tre tenorët", i cili qe shtatë vite është njëri nga aktivitetet më të vlerësuara muzikore në Shqipëri, do të shfaqet sërish për publikun shqiptar më 9 dhjetor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, njofton ATSH.

Koncerti, i cili ka protagonistë Adrian Xhemën, Kastriot Tushën dhe Armando Kllogjerin, këtë edicion do të ketë një program të ri dhe të larmishëm, ku do të jenë të pranishëm si mysafirë, sopranoja Katia Ricarelli, tenori Franchesco Zinigarellio dhe dirigjenti Leonardo Quardini.

Udhëheqës artistik i koncertit do të jetë Artisti i Popullit, Ibrahim Madhi, drejtor i orkestrës, Isak Shehu, ndërsa producent Edmond Tullumani.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 565914
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 10:38 am

Britney: Dua gjinj më të vegjël

Britney Spears dëshiron gjoks më të reduktuar, pasi ajo nuk arrin t’i shtrëngojë ato në veshjet e saj të skenës.

Ylli i hitit “Womanizer”, e cila më herët gjatë kësaj jave festoi 27-vjetorin e lindjes, ka thënë se dëshiron gjinj më të vegjel.

“Kam një raport dashuri-urrejtje me gjinjtë e mi. Për momentin i urrej. Dua t’i kem më të vogla. Nuk mund të veshi kostumet që më pëlqejnë, një të kuqe për shembull të cilën e kam veshur në videon e këngës ‘Oops I Did It Again’,”, ka thënë Spears.

“Jam e nxitur të bëj një reduktim të gjinjve që të mund të dal me një veshje të mrekullueshme në skenë për shou-paraqitjet e mia të ardhshme. E di se duken seksi, por ndonjëherë dalin nga vendi”, ka shtuar Britney.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 565914
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 10:38 am

Beckinsale ka frikë nga vozitja

Aktorja e famshme britanike Kate Beckinsale ende nuk e ka kaluar testin e vozitjes pasi ka frikë nga drejtimi i automjeteve.

Aktorja është duke u mësuar të ngasë veturën për 18 vite, por kur vjen tek testi ajo ka ankth dhe pagjumësi disa natë para ditës vendimtare.

“Po tentoj të mësohem si të vozis, pasi i kam ato ëndrra që më shkaktojnë ankth kur jam nën drejtimin e veturës në rrugë të hapur. Mendoj se ato do të zhduken kur të mësoj të vozis. Kam drejtuar një karrocë golfi gjatë festave dhe e bëra me dëshirë. Ky është fillimi”, ka thënë Beckinsale.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 565914
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 10:38 am

Katy Perry: Jam në mesin e të veshurave më keq

Këngëtarja Katy Perry nuk shqetësohet çfarë njerëzit mendojnë për shijen e saj të veshjes, pasi ajo po kënaqet në stilin e saj.

Ylli i hitit “I Kissed a Girl”, e cila aktualisht është në lidhje me frontmanin e bendit “Gym Class Heroes”, Travis McCoy, beson se ajo do ta gjejë veten në listat e yjeve të veshura më keq.

“Definivisht do të jem në listat e të veshurave më së keqi. Thjesht dua të kënaqem. Nuk e marr jetën shumë seriozisht”, ka thënë këngëtarja.

“Edhe pse jam e paturpshme dhe me plot opsione, në thelb e di se çfarë bëj. Nuk e censuroj veten, por mendoj për çdo gjë. Dhje ndjej se kam një kokë të mirë mbi kraharorin tim”, ka shtuar Perry.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 565914
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 10:38 am

Kidman: Jam më e guximshme në këtë moshë

Aktorja australiane Nicole Kidman konsideron se tash pasi i ka prekur të katërdhjetat ndjehet më e guximshme se kurrë më parë.

Fituesja e Oskarit mendon se të qenit femër e pjekur e ka ndihmuar atë të përballet me situata ekstreme, prandaj thotë se me kalimin e moshës shtohet edhe inkurajimi.

“Sa më shumë që plakem, ndjehem gjithnjë e më e sigurt në vete... Jam shumë më e guximshme në këtë moshë!”, ka thënë 41-vjeçarja
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 565914
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 10:39 am

Jolie aktorja mё e paguar e Hollywoodit

Angelina Jolie ёshtё emërtuar aktorja me tё ardhura tё mё larta nё Hollywood nё njё listё tё re.

Ylli i filmit “Changeling”, ka kryesuar listёn e Top 100 Femrave mё tё fuqishme tё magazinës Hollywood Reporter, qё i rendit fytyrat e famshme nё bazё tё fitimeve tё parave.

Me mё shumё se 15 milionё dollarё tё fituara nga filmi, 33-vjeçarja erdhi brenda ditёs nё listё, duke u ngjitur mbi yjet tjera tё Hollywoodit, si Julia Roberts dhe Reese Witherspoon.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 565914
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 10:39 am

Twain i hakmerret ish-burrit të saj

Këngëtarja Shania Twain raportohet se është duke dalë me burrin e gruas, me të cilin ish-burri i saj ka pasur aferë.

Ylli i muzikës country është parë së bashku me njeriun misterioz derisa shoqërohej rrugëve të New Yorkut.

Twain u nda nga burri Robert 'Mutt' Lang në muajin maj të këtij viti, pas deklaratave të tij se ai kishte qenë në lidhje me sekretaren.

Dhe së fundi duket se dy të lënduarit, Twain dhe burri i sekretares, kanë krijuar një miqësi të afërt, pasi ai i është bashkuar këngëtares kanadeze për një udhëtim në New York.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 565914
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 10:39 am

Manson gjen muzën e tij

Marilyn Manson ka vazhduar jetën pas ndarjes nga aktorja Evan Rachel Wood dhe tashmë ka gjetur një tjetër femër 'të veçantë'.

Femra e panjohur e quajtur Isani, kishte qenë bashkë më rokerin shokues në një ndejë në Miami të Floridës të enjten mbrëma, ndërsa Manson ka njoftuar se ajo është muza e tij për tre piktura të reja, të cilat po ashtu i ka emërtuar “Isani”.

Manson më herët ka qenë i martuar me Dita Von Teese, ndërsa në nëntor të këtij viti është ndarë nga e dashura e tij e fundit Evan Rachel Wood me të cilën kishte qenë në lidhje që nga dhjetori i vitit 2006.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 565914
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 10:39 am

Çako do të punojë këngë të reja

Këngëtari Pirro Çako, i cili së fundmi ka punuar disa këngë të reja, kryesisht për këngëtarët tjerë, ka thënë se tashmë ka ardhur koha që t’i bëjë gati këngët për një album të ri.

Pas konkurrimit në festivalin “Kënga Magjike”, me këngën “Anjushka”, Pirro Çako dëshiron që t’i përkushtohet më shumë këngës së tij dhe të krijojë disa këngë të reja të cilat do t’i përfshijë në albumin e ri.

Këngëtari ka njoftuar se pjesë e albumit, përveç këngëve të reja, do të jetë edhe kënga konkurruese në festivalin “Kënga Magjike”, “Anjushka”, si edhe dueti me Elsa Lilën, “Diferenca je ti”.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 565914
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 10:39 am

Çako do të punojë këngë të reja

Këngëtari Pirro Çako, i cili së fundmi ka punuar disa këngë të reja, kryesisht për këngëtarët tjerë, ka thënë se tashmë ka ardhur koha që t’i bëjë gati këngët për një album të ri.

Pas konkurrimit në festivalin “Kënga Magjike”, me këngën “Anjushka”, Pirro Çako dëshiron që t’i përkushtohet më shumë këngës së tij dhe të krijojë disa këngë të reja të cilat do t’i përfshijë në albumin e ri.

Këngëtari ka njoftuar se pjesë e albumit, përveç këngëve të reja, do të jetë edhe kënga konkurruese në festivalin “Kënga Magjike”, “Anjushka”, si edhe dueti me Elsa Lilën, “Diferenca je ti”.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 565914
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 10:40 am

Genta dhe Zanfina nuk janë armike

Shoqëria mes motrave Ismaili dhe këngëtares tjetër kosovare shumë të popullarizuar, Genta Ismajli, nuk ka të ndalur, edhe pse një kohë u përfol për një zënkë mes të lartpërmendurave. Si duket, situata kritike tashmë ka kaluar.

Kohë më parë nëpër internet qarkullonin disa foto, ku protagoniste ishin Adelina dhe Genta Ismajli, kurse këtë radhë për të gjithë ata që besonin se Zanfina dhe Genta janë “rivale”, ja ku mund të vërtetojmë të kundërtën me këtë foto.

Fotoja është shkëputur nga xhirimet e fundit për festat e fundvitit në një televizion kosovar. /Panorama/
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 565914
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 10:40 am

Një yll për Sutherland

Kiefer Sutherland është aktori i radhës i cili do të nderohet me një yll në Hollywood Walk of Fame.

Ceremonia e zbulimit do të zhvillohet të martën, ndërsa ky do të jetë ylli me numrin rendor 2.377.

Të pranishëm në Bulevardin Hollywood për ta nderuar aktorin do të jenë babai i tij Donald Sutherland dhe filmbërësi Joel Schumacher
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 565914
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 10:40 am

Beyonce do të paraqitet te X Factor

Superylli i muzikës pop Beyonce Knowles këtë muaj do të shfaqet në shoun britanik për talentë, "The X Factor".

Këngëtarja e hitit “Crazy In Love” do të performojë në finalen e shout më 13 dhjetor, pavarësisht se aty do të jetë i pranishëm ‘armiku i saj’, Simon Cowell, i cili më herët kishte thënë se ajo “nuk është seksi’ dhe “nuk është këngëtare e mirë”.

“Beyonce dhe Simon duhet t’i lënë anash armiqësitë e tyre prej disa vitesh. Këndimi live i Beyonce do të jetë diçka e veçantë dhe e shkëlqyer për shoun”, ka thënë një burim për gazetën britanike “The Sun”.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 565914
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 10:40 am

Akon: Takimi me Jackson kulmi i karrierës sime

Këngëtari i muzikës R&B, Akon, mezi po pret të punojë sërish me Michael Jackson, pasi që bashkëpunimin me superyllin e muzikës pop e konsideron si "përvojën më të çuditshme" që ka pasur me ndonjë muzikant.

Dy këngëtarët janë takuar për incizimin e këngës “Hold My Hand”, ndërsa këngëtari i hitit “Smack That” dëshiron që sërish të bashkëpunojë me legjendën e muzikës botërore, sepse takimi me Jackson ka qenë njëra nga pikat më kulminante në karrierën e tij.

“Takimi ynë i parë ishte sikur të njiheshim me vite. Ishte një eksperiencë e çuditshme, sepse ai dinte shumëçka për mua, ndërsa unë dija gjithçka për të. Bashkëpunimi me Michael ka qenë pika kulminante e karrierës sime, sa i përket bashkëpunimeve”, ka thënë Akon për “WENN”.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 565914
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 10:41 am

Beck kundër rikthimit të Led Zeppelin

Rokeri britanik Jeff Beck ka kritikuar planet për rikthimin e legjendarëve të muzikës rok, "Led Zeppelin", duke thënë se do të ishte e pakuptimtë nëse ata rikthehen në skenë pa vokalistin, Robert Plant.

Beck ka lëvduar koncertin e vitit të kaluar të legjendarëve në “O2 Arena” të Londrës, por mendon se rikthimi i tyre pa vokalistin Robert Plant, i cili ka refuzuar të bashkohet me grupin, do të ishte i pakuptimtë.

“Nuk mendoj se është një ide e mirë për faktin që Robert nuk dëshiron të jetë pjesë e grupit. Kam qenë i pranishëm në koncertin në ‘O2 Arena’ dhe ishte fantastik. Por mendoj se duhet ta lënë me aq”, ka thënë 65-vjeçari.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 565914
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 10:41 am

Rezarta edhe piktore

Rezarta Shkurta ka vazhduar me befasitë e saja. Biondja e cila nga Missi u shndërrua në këngëtare, për të marrë më vonë edhe rolin e dizajneres, ndërsa së fundmi ajo ka zbuluar një tjetër talent, ajo është piktore.

Në mesin e javës që shkoi, Rezarta ka promovuar këngë e saj më të re “Në parajsën
time” me kompozim të Genti Lakos, por në të njëjtin eveniment ajo ka zbuluar edhe disa piktura të saja, ku dominonin portretet.

Ceremonia e promovimit të këngës dhe pikturave është mbajtur në Durrës ku nuk kanë munguar emra të njohur nga bota e muzikës, spektaklit dhe jetës publike.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 565914
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 10:41 am

Braxton operohet nga tumori

Vetëm shtatë muaj pas problemeve me zemër, të cilat e detyruan të anulojë një varg koncertesh në Las Vegas, ylli i muzikës 'soul' Toni Braxton i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjike për të larguar një tumor nga gjiri.

Braxton ishte diagnostikuar me një ‘ënjtje’ në gji pak kohë para se të ishte e pranishme në shoun televiziv “Dancing With The Stars”, por kishte pritur të përfundonte konkurrimin dhe pastaj t’i nënshtrohej mjekimit.

Sipas TMZ tumori kishte qenë i natyrës së mirë (beninj), ndërkohë që aktualisht këngëtarja është nën terapi dhe ndjehet më mirë.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 565914
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 10:41 am

Robert Belushi pjesëmarrës në TIFF

Robert Belushi, djali i aktorit hollivudian me prejardhje shqiptare Jim Belushi, është duke qëndruar në Shqipëri për të marrë pjesë në TIFF, ku do të shfaqet me rolin e tij në filmin "Perkedheljet e Zimit".

Robert është shprehur i kënaqur me praninë e tij në Festivalin Ndërkombëtar për film të shkurtër duke e konsideruar atë si një eveniment shumë të rëndësishëm kulturor, pasi që “kinematografia është mjeti që përdor gjuhën demokratike në të gjithë botën”.

Aktori me prejardhje shqiptare ka folur edhe për babanë e tij, Jim, duke thënë se ai i flet shumë për prejardhjen shqiptare të familjes së tij
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 565914
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 10:42 am

Kate Beckinsale fanse e De Niros

Kate Beckinsale thotë se ka qenё njё ndjenjё e pazakonshme rasti qё ajo punon me idhullin e saj, aktorin e njohur Robert De Niro,

Ylli i filmit “Aviator”, ishte fanse e aktorit tё filmit “Goodfellas”, dhe kishte pasur posterё tё tij nё dhomё, si tinejxhere.

“Jam plotësisht e frikësuar nga Robert De Niro, pasi jam mësuar tё kem foto tё tij nё frigoriferin tim nё kolegj dhe kjo ishte njё ndjenjё vërtet e pazakonshme”, ka thёnё aktorja.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 565914
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 10:42 am

Richie ia kufizon ushqimin të dashurit

Nicole Richie e ka detyruar të dashurin e saj, Joel Madden, që të mbajë dietë.

Aktorja 27-vjeçare e cila ka vajzën dhjetëmujore, Harlow, me Joel, ia ka ndaluar rokerit të grupit “Good Charlotte” që të konsumojë ushqime që përmbajnë shumë kalori, dhe ka kërkuar nga ai që të humbë në peshë prej momentit kur është bërë baba.

“Joel në fillim bënte shaka, mirëpo Nicole ishte bërë shuam strikte. Ajo ia ka ndaluar ushqimet që përmbajnë yndyra dhe shumicën e ëmbëlsirave. Kjo është periudha më e vështirë për Joel, pasi që ai ka qenë ‘adhurues’ i ushqimit”, ka thënë një burim i afërt me çiftin.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 565914
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 10:42 am

Rihanna me vese rreth ushqimin

Ylli i hitit “Umbrella”, Rihanna, e cila është në lidhje me këngëtarin Chris Brown, thotë se ajo është shumë “zgjedhëse“ kur vjen puna tek ushqimi.

“Gjëja më e vështirë e të qenit në udhëtim për mua është ajo se çfarë do të hamë? Për të gjithë të tjerët nuk është problem, por për mua po. Më pëlqen gjithçka që ka përzierje ushqimesh. Por ushqim japonez dhe meksikan ose indian- JO”, ka thënë këngëtarja.

“Jam një person shumë zgjedhës sa i takon ushqimeve. Jam rritur me një lloj ushqimi dhe e kam ngrënë atë për 17 vite. Është vështirë për mua të provoj gjëra të reja”, ka shtuar Rihanna.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 565914
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 10:43 am

Burri i Winehouse kërkon 2 milionë dollarë për ndarje

Burri i këngëtares Amy Winehouse, i cili është një i varur nga droga, raportohet se kërkon marrëveshje divorci të vlefshme 2 milionë dollarë, nga këngëtarja problematike.

Blake Fielder-Civil, i cili është duke shërbyer burgun 27-mujor për agresion dhe thyerje të ligjeve, javën e kaluar ka thënë se nuk është ‘i interesuar në paratë e Amyt’.

Por burime të afërta me Winehouse bëjnë të ditur se Blake është duke kërkuar para për të hequr dorë nga martesa.

“Blake ka kërkuar nga menaxheri i Amyt një milionë funte (2 milionë dollarë) për të hequr dorë nga martesa dhe të mos shkruajë ndonjë libër ku do të zbulojë sekretet e tyre. Ai është shumë dyfytyrësh. Ai kërkon të fitojë. Paraja është forca e tij drejtuese”, ka thënë një burim për The News of The World.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 565914
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 10:43 am

Madonna i ofron Ritchiet 64 milionë dollarë për divorc

Madonna i ka ofruar t’i paguajë ish-burrit të saj Guy Ritchie një shumë divorci prej 64 milionë dollarësh, me qëllim që ai të heqë dorë nga martesa pa procedura të tjera.

Siç shkruan News of The World, Madonna, e cila publikoi divorcin në muajin tetor, do t’i japë regjisorit një shumë parash kesh prej 24 milionë dollarë dhe shtëpinë e saj të vlefshme prej 40 milionë dollarë.

Ritchie po ashtu do ta mbajë klubin e tij në Londër, dhe raportohet se ka nënshkruar heqjen dorë nga pasura prej 600 milionë dollarësh e superyllit.

Dyshja do të ndajnë kujdesin e tyre ndaj fëmijëve Lourdes, 12-vjeçare, Rocco, 7-vjeçar dhe David Banda, 3-vjeçar.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 565914
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 10:43 am

Biel dëshiron të jetë djalë (në film)

Aktorja Jessica Biel, e cila është në lidhje me yllin e muzikës pop, Justin Timberlake, ka thënë se ajo ëndërron një rol të ri, atë të një mashkulli.

Biel beson se e vetmja mënyrë me të cilën ajo do të mund t’i japë një shtytje karrierës së saj është të luajë mashkullin në një film, pasi gjinia e kundërt ka tregime më të mira.

“Mendoj se po thuajse është historike në Hollywood se nuk ka aq role të bukura për femra siç ka për meshkuj. Mendoj se për aq kohë sa e luani një grua ose femër, gjithmonë e luani violinën e dytë ndaj mashkullit”, ka shpjeguar aktorja 26-vjeçare.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 565914
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 10:43 am

“Four Christmases” kryeson në box-office

Komedia e Krishtlindjeve, “Four Christmases”, ka ruajtur kryesimin në top listën amerikane të filmave për të dytën javë radhazi.

Filmi ku në rolet kryesore i luajnë Reese Witherspoon dhe Vince Vaugh, ka mbledhur 18.2 milionë dollarë gjatë këtij vikendi.

“Twilight” ka mbledhur 13.2 milionë dollarë dhe është i ndjekur nga filmi i animuar i Disney, “Bolt”.

Filmi i ri mbi agjentin sekret James Bond, “Quantum of solace”, ka zbritur në vendin e pestë këtë vikend.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 565914
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 10:44 am

Memli Krasniqi bëhet baba

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, njëherësh edhe deputet i PDK-së në Parlamentin e Kosovës, Memli Krasniqi është bërë baba.

Memli dhe gruaja e tij, Meliza, kanë një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Bora.

Memli dhe Meliza janë martuar gjatë muajit korrik të këtij viti. Pak kohë para dasmës, çifti ishte parë së bashku në promovimin e video-klipit “Vetes” të këngëtares nga Shqipëria, Elvana Gjata. /KTV/
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 565914
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 10:44 am

Smith merr këshilla erotike nga gruaja

Aktori dhe këngëtari Will Smith konsultohet me gruan e tij, Jada, për skenat seksuale nëpër filmat që luan.

Smith ka pranuar se Jada, gruaja e tij prej 11 vitesh, i ka ndihmuar që ta kalojë ‘turpin’ në skenën filmike me bashkaktoren e tij Rosario Dawson në filmin “Seven Pounds”.

“Dëshiroj që femrat të ndjehen mirë pranë meje dhe nuk dëshiroj të lë përshtypjen se po shfrytëzoj nga rasti. I tillë jam krijuar. Prandaj nuk ndjehesha komod. Por Jada më tha: ‘Dëgjo, e di se ndjehesh jo-këndshëm, por pres nga ti të mos më koritësh. Kur ta bësh skenën e dashurisë duhet t’u tregosh se me kë ke punë”, ka thënë Smith për “People”.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 565914
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 10:44 am

Cheryl dëshiron fëmijë

Cheryl Cole ka vendosur që të qëndrojë me burrin saj, futbollistin e Chelseat Ashley Cole, dhe të fillojë familje.

Anëtarja e grupit “Girls Aloud” ka thënë se nuk do ta lejojë karrierën e saj për ta penguar në krijimin e familjes.

“Kam filluar të mendoj të kem fëmijë. ‘Girls Aloud’ nuk do të ndahen nëse unë lindë fëmijë”, ka thënë bukuroshja 25-vjeçare.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 565914
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 10:44 am

Lidhja e Gentës nuk është në krizë

Seksi-këngëtarja nga Gjilani, Genta Ismajli, ka mohuar spekulimet se lidhja e saj me Milotin është në krizë.

“Gazeta Shqiptare” njofton se këngëtarja kosovare ka thënë se gjithçka po shkon mirë në lidhjen e saj dhe ajo nuk ka kurrfarë krize.

“Miloti është njeriu me të cilin ndihem më së miri në botë”, është cituar të ketë thënë Genta.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 565914
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 10:44 am

Momenti i turpshëm i Lily Allen

Këngëtarja Lily Allen aksidentalisht ia ka treguar gjinjtë, ish-frontmenit të grupit "Blur", Damon Albarn, gjatë një seance të përbashkët incizuese jofrytdhënëse.

Dyshja është dashur të incizonin një këngë të përbashkët në shkurt të këtij viti, por pas një dite të lodhshme në studio, ata nuk kishin arritur të sillnin ndonjë ide të re për këngë.

Ndërsa, Allen ka treguar se seanca e incizimit ishte përkeqësuar edhe më shumë në momentin kur kopsat e këmishës së saj ishin hapur dhe ajo ishte larguar nga studioja duke “treguar gjinjtë e saj pa jelekë”.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 565914
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 10:45 am

Perry ia ka shpëtuar jetën të dashurit të saj

Frontmeni i bendit “Gym Class Heroes”, Travis McCoy, ia ka “veshur” të dashurës së tij, yllit të këngës “I Kissed a Girl”, Kate Perry, meritën që ai ka tejkaluar depresionin për t’iu rikthyer jetës normale.

“Vërtet kishte një vrimë të zezë para dy vitesh, kur preka fundin... dhe e thirra Kate, e cila ishte në Los Angeles asaj kohe dhe i thash, ‘A ta merr mendja të vish dhe të më shoqërosh, nuk jam në një gjendje të mirë të mendjes për momentin’,”, ka thënë Travis.

“Dhe sinqerisht mendova se ajo nuk do të vijë, vërtetë nuk mendova se do të isha këtu tash. Pa biseduar, ajo me dëgjoi. Besoj se vërtet kjo gjë më shpëtoi jetën”, ka shtuar këngëtari.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 565914
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 10:45 am

Mendes: Është seksi t’i takosh një mashkulli

Aktorja “e nxehtë”, Eva Mendes, e cila është në lidhje me producentin George Gargurevich, thotë se është “seksi” t’i takosh një mashkulli.

“Ana e kundërt e kësaj gruaje me karrierë të fuqishme të cilën e shihni, është një femër e cila pëlqen të jetë femra e mashkullit të saj. Është shumë seksi t’i takosh një mashkulli”, ka thënë aktorja.

“Sigurisht ne nuk i takojmë askujt tjetër përveç vetes, por është vërtet e mërzitshme. Ka një pjesë në mua që thotë, ‘Të lutem kujdesu për mua’. Është natyrale. Por nuk jam e sigurt se çdo femër e ka këtë”, ka shtuar Mendes.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 565914
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 10:45 am

Watson: Do të zhvishesha për Bertoluccin

Aktorja tinejxhere, Emma Watson, ka lënë me gishta në gojë fansat e saj meshkuj, pasi ka deklaruar se ajo me gjithë dëshirë do të zhvishej në një film, nëse regjisori italian Bernardo Bertolucci i kërkon asaj.

Ylli i ”Harry Potter”, 18-vjeçare, nuk e ka përjashtuar heqjen e teshave për një rol filmik, por do të pajtohet vetëm nëse kjo do t’i kërkohet nga regjisori italian Bernardo Bertolucci.

“Do të zhvishesha, për Bernardo Bertoluccin. Kjo varet. Nuk do t’i heq teshat së shpejti, por kjo është pjesë e punës time. Jam në një moshë të frikshme. Nuk jam grua ende, por nuk jam as vajzë”, ka thënë Watson.

“Kompanitë e filmit thotë, ‘Oh, për disa vite do të jesh perfekte për këtë’. Unë them, ‘Po, por dua të studioj gjuhën angleze në universitet, pastaj, do të jetë vështirë të zgjedh mes dyjave’,” ka shtuar aktorja britanike e lindur në Francë.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 565914
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 10:46 am

Nicole Richie: Vajza ime, shoqja më e mirë

Ish-ylli i shout televiziv “Simple Life”, Nicole Richie, ka një mikeshë të re shumë të mirë, vajzën e saj.

Richie, e cila lindi vajzën Harlow Winter Kate Madden në muajin janar të këtij viti, thotë se asaj i pëlqen të qenit prind dhe ka një lidhje të fuqishme me vogëlushen e saj.

“Më pëlqen të jem nënë. Është gjëja më e mirë në botë. Harlow dhe unë jemi miq të mirë. Sa më shumë rritet aq më shumë personalitet krijon”, ka thënë Nicole.

“Me Joel ajo ka një lidhje tërësisht tjetër nga unë. Është shumë kënaqësi ta shohësh”, ka shtuar vajza e adoptuar e yllit të muzikës, Lionel Richie.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 565914
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 10:46 am

Angelina Jolie: Teknikisht jam e lirë

Angelina Jolie thotë se ajo “teknikisht” është një “femër e lirë”, pasi ende nuk është e martuar me partnerin e saj Brad Pitt.

Superylli i Hollywoodit, e cila është duke rritur gjashtë fëmijë me yllin filmit “Fight Club, thotë se dyshja mund të martohen me qëllim të adoptojnë edhe një fëmijë tjetër, pasi bashkëjetesa mund ta bëjë adoptimin edhe më të vështirë.

“Brad dhe unë nuk jemi të martuar, andaj teknikisht si femër e lirë, ka shumë vende nga të cilat nuk mund të adoptoj. Dhe teknikisht si mashkull i lirë, shumica e vendeve nuk do t’i lejonin Bradit të adoptojë”, ka thënë Jolie.

“Brad dhe unë përpiqemi t’i balancojmë jetët tona, andaj ne jemi këtu për fëmijët tanë dhe po ashtu përpiqemi të plotësojmë detyrimet si njerëz”, ka shtuar bukuroshja.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 565914
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 10:47 am

Hueyda luan në telenovelën "Femmes de loi"

Hueyda El Saied ka fituar audicionin për të luajtur një rol në një telenovelë franceze.

Hueyda, e cila ka prejardhje të kombinuar shqiptare dhe sudaneze, është dashur të largohet nga Roma, ku kishte shkuar për pushime, dhe të kthehet në Paris për ta përgatitur rolin.

Ajo do të luajë karakterin e një protagonisteje me emrin Lea në telenovelën e famshme policore “Femmes de loi”.

“Jam shumë me fat që kam fituar këtë rol, por nga ana tjetër dua të them se e kam sfiduar atë”, është shprehur Hueyda, e cila është shqiptare kah nëna.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 565914
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 10:47 am

Inva Mula mahnit San Franciskon

Sopranoja e njohur shqiptare, Inva Mula, ditë më parë ka mahnitur publikun në skenën e operës së San Franciskos, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Inva ka interpretuar rolin e Adinës nga vepra e njohur e kompozitorit Gaetano Donizetti, “L’elisir d’amore”, ndërsa krahas saj ka interpretuar edhe baritoni italian , Griogio Caoduro.

Sopranoja me nam botëror përveç që ka mahnitur publikun ka fituar edhe kritika shumë të mira nga shtypi amerikan, i cili ka shkruar se e ka interpretuar për mrekulli rolin.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 565914
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 10:47 am

Ribashkohet grupi Blur

Bendi britanik "Blur" ka vendosur të ribashkohet për të marrë pjesë ne festivalin e muzikor të vitit të ardhshëm, "Glastonbury".

“Blur” nuk kanë punuar së bashku që nga viti 2003 kur kishin nxjerrë albumin “Think Tank”, ndërsa sot pasdite pritët që ta konfirmojnë ribashkimin e tyre.

“Më herët është menduar se ribashkimi i grupit nuk do të ndodhë kurrë për shkak të zënkave që kanë pasur Damon (frontmeni) dhe Graham (kitaristi) që nga viti 2002. Mirëpo, ata janë pajtuar tash dhe janë miq”, ka thënë një burim i afërt me grupin për gazetën “The Sun
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 565914
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 1 e 12 1, 2, 3 ... 10, 11, 12  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi