www.loqkat-ks.com
Behuni Pjes E komunitetit Ton edhe Ne Facebook Facebook

https://www.facebook.com/urimefestat

Ju faliminderit.


Join the forum, it's quick and easy

www.loqkat-ks.com
Behuni Pjes E komunitetit Ton edhe Ne Facebook Facebook

https://www.facebook.com/urimefestat

Ju faliminderit.
www.loqkat-ks.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Show Biz :P

2 posters

Faqja 10 e 11 Previous  1, 2, 3 ... , 9, 10, 11  Next

Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 10 Empty Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 5:32 pm

First topic message reminder :

Aktori nga Tetova, Blerim Destani, i cili pati një sukses të madh me
filmin "Koha e kometës", është angazhuar në dy projekte filmike
joshqiptare.

Destani aktualisht është i angazhuar në realizimin
e filmit "Seperation City", xhirimet e të cilit zhvillohen në Zelandën
e Re dhe në Gjermani, ndërsa do të dalë nëpër kinema në fund të vitit
të ardhshëm.

Ndërkohë, kur të përfundojnë xhirimet e "Seperation
City", Destani do të shfaqet në filmin me produksion gjerman, danez dhe
australian, "At World’s End".

Në këto dy filma, Blerim Destani
luan krahas aktorëve të njëhur të cilët kanë luajtur nëpër filmat
hollivudianë, siç është Rhona Mitra (e cila ka luajtur në filmat “Lara
Croft”, “Shooter”, “Nummer 23” etj.), Thomas Kretschmann (“King Kong”,
“Wanted” etj.), Joel Edgerton (“Star Wars 2”, “Star Wars 3” etj.),
Stephen Berkoff, ("Beverly Hills Cop", "James Bond Octopussy" etj).
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë


Show Biz :P - Faqe 10 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Wed Jan 06, 2010 9:37 am

Marinarja seksi Megan Fox

Megan Fox ka shkaktuar tollovi gjatë xhirimit të skenave filmike me marinën.

Aktorja
e cila konsiderohet si njëra nga femrat më të bukura të Hollywoodit, i
ka elektrizuar marinarët gjatë qëndrimit në një anije të përbashkët me
ta, në xhirimet e filmit “Transformers: Revenge of the Fallen”.

“Hipëm
në një anije luftarake. Ishin njëzet veta dhe ne. Atyre nuk iu
interesonte aspak për filmin! Kur dilte Megan, ishte një çlirim
shpirtëror për të gjithë”, ka treguar bashkaktori i saj, Shia LaBeouf.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 10 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Wed Jan 06, 2010 9:37 am

Nëna e Beyonce, kuzhiniere e mirë

Beyonce Knowles ka zbuluar se ajo shpesh udhëton te nëna e saj në Houston vetëm e vetëm për të shijuar gatojcat e saj.

“Jam
një person familjar dhe shumë tradicional, andaj kurdo që mundem kaloj
kohë me familjen time. Përpiqem të shkoj në Houston, secilën herë kur
më jepet rasti”, ka thënë Beonce.

“Është kënaqësi të shijoj
gatojcat e nënës time. Ajo është një gatuese e mire”, ka thënë
këngëtarja e hitit “Crazy in Love” për revistën britanike More!.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 10 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Wed Jan 06, 2010 9:38 am

Jackson do të hapë kazino

Michael
Jackson raportohet se është duke planifikuar një turne tre-vjeçar, një
album të ri, disa filma dhe një kazino me imazh të mumjeve, për të
shtuar pasurinë e tyre.

Këngëtari 50-vjeçar, raportohet se
planifikon ta lëshojë kazinonë “Thriller” në Las Vegas në vitin e
ardhshëm. Ai po ashtu besohet se do të punojë në albumin e tij të ri,
në disa filma dhe në një shtëpi muze, ku do t’i ekspozojë gjësendet e
karrierës së tij.

Jackson po ashtu shpreson të organizojë një
turne tre-vjeçar, pasi koncertet e tij londineze të përfundojnë në mars
të vitit të ardhshëm. Por, para të gjithave Jackson dëshiron ta
përmirësojë shëndetin e tij.

“Michael ka vendime të vështira
për të marrë. Ai do të shkojë në një mjekim, që do t’i mundësojë atij
të performojë. Gjëja e fundit që ai dëshiron të bëjë është t’i
zhgënjejë fansat. Por, ndoshta do të ketë nevojë për rrezatim (në
skenë). Kjo mund të ketë efekte të ashpra anësore dhe t’i pamundësojë
të këndojë”, ka thënë burimi.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 10 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Wed Jan 06, 2010 9:38 am

GaGa dëshiron seks me Jonas Brodthers

Këngëtarja
Lady GaGa ka zbuluar se dëshiron të ketë seks me anëtarët e bendit
“Jonas Brothers”, pavarësisht besimit të djelmoshave për mos-bërje seks
para martesës.

Krijuesja e hitit “Poker Face”, planifikon t’i
korruptojë treshen e vëllezërve, Kevin, 21, Joe, 19 dhe 16-vjeçarin
Nick, duke i ftuar ata në shtrat për një natë të paharrueshme.

“I dua Jonas Brothers, ata janë shumë të talentuar. I kam takuar njëherë. Do të doja të kem katërshe me ta”, ka thënë Lady GaGa.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 10 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Wed Jan 06, 2010 9:38 am

Pink: Kam dashur të mbytem në oqean

Pink
vuan nga sëmundja e detit dhe një herë ka qenë aq e sëmurë, sa është
përpjekur ta mbysë veten duke kërcyer nga anija në mes të oqeanit.

Krijuesja
e hitit “So What”, kishte shpresuar se kapiteni do ta ndalonte anijen
gjatë natës, por kur ai kishte refuzuar, ajo kishte menduar të hidhet
nga anija.

“Njëherë morra me qira një anije nëpër Mediteran.
Por në fund u përpoqa të kërceja dhe të mbys vetes, pasi nuk po
merresha vesh me kapitenin. Ideja ishte të shkonim në port çdo mbrëmje,
ashtu që të mund të shijojmë mbrëmjen, por ai kishte mendim tjetër”, ka
thënë këngëtarja.

“Ne ishim thellë në oqean duke rrëshqitur
mbi dallgë. U sëmura dhe nuk mund ta duroja. I mora teshat e mia në një
krah, shishen e venës në tjetrin dhe isha e gatshme të kërceja në oqean
dhe të vdisja. Carey ishte ai që më qetësoi”, ka shtuar Pink.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 10 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Wed Jan 06, 2010 9:38 am

Lohan duhet të trashet për film

Aktores Lindsay Lohan i është thënë të shtojë në peshë për rolin e ardhshëm të saj filmik.

Lohan
ka siguruar rol në filmin i cili do të editohet në vitin 2010, “The
Other Side”, krahas Jason Lee, Woody Harrelson, Alanis Morissette dhe
Eddie Izzard.

Por, producentët dëshirojnë që Lohan, e cila
është dukur tmerrësisht e dobët që kur u nda nga e dashura Samantha
Ronson, të shtojë në peshë me qëllim që të duket më e shëndetshme para
kamerave.

“Ata duan që Lindsay të duket një vajzë normale, e
shëndetshme dhe jo një skelet. Andaj e kanë porositur atë të pushojë
dhe të hajë sa më shumë. Ata nuk dëshirojnë ta humbin atë për shkak të
problemeve të saj”, ka thënë burimi.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 10 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Wed Jan 06, 2010 9:38 am

Megan Fox planifikon të mbulohet me tatuazhe

Aktorja Megan Fox është duke planifikuar ta mbulojë gjithë kraharorin e trupit të saj me tatuazhe.

Ylli
i filmit “Transformers” tashmë ka shtatë tatuazhe, përfshirë një të
ikonës së filmit Marilyn Monroe, në krahun e saj. Dhe aktorja thotë se
ajo ndjehet ca më e rebeluar kur vizaton trupin.

“Më pëlqen
mënyra se si të bën të ndjehesh tatuazhi. Nëse je e depresionuar, është
mira të bësh një dhe të përballesh me dhimbjen. Secilën herë që bëj
tatuazh, është ‘f..k you’ për secilin që më thotë të mos e bëj”, ka
thënë Fox.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 10 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Wed Jan 06, 2010 9:39 am

Jackson nuk ka planifikuar 50 koncerte në Londër

Michael
Jackson nuk është i kënaqur me promovuesit e koncerteve të tij, të
cilët kanë caktuar mbajtjen e 50 koncerteve në Londër, pasi që
këngëtari kishte planifikuar të mbajë turne botëror pas rikthimit të
tij në skenë.

Këngëtari i hitit “Thriller” ka vendosur t’i
kthehet sërish skenës nga muaji korrik për një varg koncertesh në O2
Arena të kryeqytetit britanik.

Mirëpo, Mbreti i muzikës pop
fillimisht kishte paralajmëruar mbajtjen e vetëm dhjetë koncerteve në
Britani të Madhe, të cilët do të ishin si pjesë e turneut të tij
botëror.

Ndërsa ai ka mbetur i shokuar kur ka marrë vesh që
promovuesit e tij e kanë ngritur në 50 numrin e koncerteve që do të
mbahen në Londër, pa e pyetur fare këngëtarin.

“Nuk e di si do
t’i mbaj 50 koncerte. Jam shumë i hidhëruar me promovuesit, sepse unë
dëshiroja t’i mbaja vetëm dhjetë koncerte në Londër dhe pastaj të
shkoja edhe në vende tjera, jo të mbaja vetëm në një vend 50
koncerte...”, është cituar Jackson nga “The Sun”.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 10 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Wed Jan 06, 2010 9:39 am

Starr dhe McCartney sërish bashkë ?

Ringo Starr ka vendosur t’i
kthehet bashkanëtarit të dikurshëm të grupit "The Beatles", Sir Paul
McCartney, për një bashkëpunim të ri.

Së fundmi është njoftuar
se McCartney dhe Bob Dylan planifikojnë të incizojnë një duet këtë
verë, pasi që dy legjendat e muzikës kanë shprehur dëshirën e
bashkëpunimit me njëri-tjetrin.

Ndërsa tani, një burim për “Daily Express” njofton se edhe Ringo Starr planifikon t’u bashkëngjitet atyre në rolin e bateristit.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 10 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Wed Jan 06, 2010 9:39 am

Hudson i shmanget Madonnës

Kate Hudson ka ikur kur ka kuptuar se Madonna po shkonte në të njëjtin vende ku po qëndronte aktorja.

Ylli
i filmit “Almost Famous”, për të cilën thuhet se është në lidhje me një
ish-të dashur të Madonnës, të shtunën ishte duke qëndruar në “Governors
Island” të New Yorkut, teksa kur ka kuptuar që po vinte Mbretëresha e
muzikës pop, i ka mbledhur teshat dhe është larguar.

“Nuk e
pashë më Kate Hudsonin pas ardhjes së Madonnës. Ajo iku! Por nëse do të
isha në lidhje me një ish-të dashur të Madonnës, edhe unë do të isha e
frikësuar”, ka thënë një e pranishme për “New York Daily News”.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 10 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Wed Jan 06, 2010 9:40 am

Turpërohet Lily Allen

Lily Allen ka mbetur e skuqur gjatë një xhirimi të hënën kur pas një problemi me teshat i ishte zbuluar gjiri.

Këngëtarja
e hitit “Smile” ishte duke xhiruar klipin e këngës “22” derisa mbante
një fustan njëkrahësh dhe në një moment asaj i është zbuluar gjiri me
ç’rast është detyruar që ta mbulojë atë.

Incidentin e ka
zbuluar një burim për gazetën britanike “Daily Mirror”, i cili ka
shtuar se Lily ishte “në formë të shkëlqyer trupore”.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 10 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Wed Jan 06, 2010 9:40 am

Fox: Aktrimi është sikur prostitucioni

Aktroja Megan Fox i urren skenat seksuale filmike, sepse e bëjnë atë të ndjehet si prostitutë.

Bukuroshja
23-vjeçare, e cila ka një skenë ‘të nxehtë’ me bashkaktorin Shia
LaBeouf në filmin “Transformers”, thotë se nuk i pëlqen të xhirojë
skena seksuale, sepse në një mënyrë ngjan sikur njerëzit po paguajnë që
ta shijojnë intimitetin e saj në ekran.

“Kur mendoj për skenat
seksuale, ne aktorët u ngjajmë prostitutave. Ne paguhemi të nxisim
joshje dhe dashuri. Dikush tjetër paguan që të na shikojë duke u
puthur, duke u prekur... Është vërtet vulgare”, ka thënë Megan për
revistën britanike “GQ”.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 10 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Wed Jan 06, 2010 9:40 am

Hilton është dashur të ishte në vend të Eminemit

Paris Hilton
ka refuzuar të participojë në shoun lakuriq të komikut Sacha Baron
Cohen në ceremoninë e MTV Movie Awards të dielën.

Trashëgimtarja
e hoteleve ishte ftuar nga producenti Mark Burnett që ta luante rolin e
viktimës, kur karakteri i Sachas, Bruno, të lëshohej nga kulmi duke
mbajtur krahë, çizme të mëdha dhe me prapanicën e zbuluar tërësisht.

Mirëpo,
Paris kishte vendosur të mos përfshihej, kështu që Eminem zuri vendin e
saj edhe pse burime të shumta pohojnë që Eminemi nuk e kishte ditur për
skenën që ia kishte përgatitur Cohen.

“Paris është e lumtur që e ka refuzuar ofertën”, ka thënë një burim për revistën “Life and Style”.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 10 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Wed Jan 06, 2010 9:41 am

Pattinson: Puthja në MTV ishte ide e Kristen

Skena ku Robert
Pattinson dhe Kristen Stewart u përpoqën të bashkojnë buzët gjatë
pranimit të çmimit për ‘Puthjen më të Mirë’ në MTV Movie Awards, ka
qenë ide e Kristen.

“Ishte ide e Kristen. Idetë e mia ishin të
tmerrshme sa që u refuzuan. Jam i lumtur që ajo më ndihmoi, dy minuta
para se të ndodhë” ka thënë Pattinson.

“Ishte ideja ime e madhe. Nuk do të të puthja”, ka shtuar Kristen.


ndarjen e çmimeve të dielën mbrëma, Robert, 23-vjeçar, po ashtu fitoi
edhe shpërblimet për ‘Zënkën më të Mirë’ dhe ‘Paraqitjen më të Mirë
Zbuluese’.

Stewart morri në shtëpi çmimin për Paraqitjen më të Mirë Femërore, ndërsa filmi “Twilight” u emërua Filmi më i Mirë.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 10 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Wed Jan 06, 2010 9:41 am

Jolie tepër e moshuar për Tomb Raider

Angelina Jolie nuk do të luajë në asnjë film të ardhshëm “Tomb Raider”, pasi llogaritet si shumë e moshuar për rolin.

Aktorja
e Hollywoodit luajti rolin e Lara Croft në dy filmat e parë “Tomb
Raider” në vitet 2001 dhe 2003, por bosët e filmit do ta zëvendësojnë
33-vjeçaren në filmin e ardhshëm.

“Ne jemi duke e rikrijuar
Lara Croft. Vërtet është një ngjarje e shkëlqyeshme të cilën do t’ua
tregojmë, më shumë e orientuar kah karakteri dhe më realiste se filmat
e kaluar. Është tregim origjinal, andaj do të jetë një Lara Croft e
re”, ka thënë producenti Dan Lins.

Ylli i “Transformers”, Megan Fox, 23-vjeçare, është njëra nga opsionet për të zëvendësuar Jolien.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 10 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Wed Jan 06, 2010 9:41 am

Cyrus nënshkruan për vazhdimin e Hannah Montana

Aktorja
dhe këngëtarja tinejxhere Miley Cyrus është konfirmuar se ka nënshkruar
për të luajtur edhe në sezonin e katërt të serisë “Hannah Montana”.

“Miley
dhe producentët kanë propozuar ndryshime të mjedisit për sezonin e
katërt, që do të jetë katalizator për karakteret e mrekullueshme të
reja dhe për të zgjeruar edhe më tepër mundësitë e tregimeve”, ka bërë
të ditur kanali që editon serinë, Disney Channel.

Seriali i
popullarizuar së fundi u realizua edhe në versionin filmik, “Hannah
Montana: The Movie”, që filloi të shfaqet nëpër kinema në muajin prill.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 10 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Wed Jan 06, 2010 9:42 am

Kerr tregon linjat e trupit në Rolling Stone

E dashura e
aktorit Orlando Bloom, Miranda Kerr, ka zbuluar trupin e saj për
kopertinën e numrit e ardhshëm ‘të gjelbër’ të edicionit australian të
revistës Rolling Stone.

Kerr morri vendimin për të treguar
linjat e saj, me qëllim që të rritë vetëdijen për ambientin,
veçanërisht rrezikun që u kanoset koalave (kafshë që jetojnë vetëm në
Australi).

“Është dëshpëruese. Kanë mbetur vetëm rreth 100
mijë koala në Australia. Rreth 80% e mjediseve ku jetojnë koklat janë
shkatërruar që kur evropianët arritën në Australi”, ka thënë bukuroshja.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 10 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Wed Jan 06, 2010 9:42 am

Sienna pëlqen kopshtarinë

Sienna Miller ka filluar të ndjehet e
bezdisur nga të qenit një yll Hollywoodi dhe preferon të qëndrojë në
shtëpi duke u kujdesur për kopshtin e saj.

Aktorja britanike
tash është shumë e ngarkuar duke promovuar filmin e saj të ri “G.I.
Joe: The Rise of Cobra” dhe kjo e mban larg nga dashuria e saj e re,
kopshtaria.

“Kam një shtëpizë vere dhe një kopsht në shtëpinë në
Londër, ku mbledh dhe rris perime për herë të parë në jetën time. Mezi
pres të kthehem në kopshtin tim. Është gjithë për çka mendoj. Më pëlqen
kopshti, shtëpia dhe qeni, andaj është vështirë të jem larg tyre”, ka
thënë Miller.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 10 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Wed Jan 06, 2010 9:42 am

Cher padit shtëpinë incizuese

Këngëtarja
veterane, Cher, ka paditur një kompani incizuese me të cilën ka
bashkëpunuar në vitet e shtatëdhjeta, pasi që, sipas saj, kjo kompani i
ka borxh këngëtares dhe burrit të saj të ndjerë, Sonny Bono, rreth pesë
milionë dollarë.

Hitbërësja e këngës “Believe” të martën ka
paraqitur në Gjykatën e Lartë të Los Angelesit një padi kundër
kompanisë Universal Music Group (UMG) ku thuhet se shefat e kësaj
kompanie i kishin fshehur paratë nga shitjet e albumeve të saj.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 10 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Wed Jan 06, 2010 9:42 am

Springsteen shton numrin e koncerteve

Bruce Springsteen dhe
"The E Street Band" kanë plotësuar dëshirën e fansave të tyre duke
shtuar numrin e koncerteve në Giants Stadium të New Jerseyt.

Muzikantët
kishin njoftuar për mbajtjen e tre koncerteve në shtator dhe tetor të
këtij viti, mirëpo ata kamë nderuar mendje për shkak të kërkesave të
mëdha për bileta.

Kështu që kanë vendosur të mbajnë edhe dy
‘ekstra koncerte’ (më 8 dhe 9 tetor), derisa nga e hëna e ardhshme
dalin në shitje biletat për këto dy koncerte.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 10 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Wed Jan 06, 2010 9:42 am

Perry dëshiron angazhim

Katy Perry ka refuzuar ta puthë të
dashurin e saj Travis McCoy gjatë daljes së tyre të përbashkët, pasi që
kjo është mënyra si sillet këngëtarja me të dashurit e saj.

Hitbërësja
e këngës “I Kissed A Girl” dhe frontmeni i grupit “Gym Class Heroes”
janë në lidhje qe disa vite duke llogaritur edhe ndarjet e tyre të
kohëpaskohshme, ndërsa Perry thotë se ajo i shtyn të dashurit e saj të
mundohen për t’i lënë përshtypje, pasi që nuk dëshiron vetëm një lidhje
të rastit.

“Nuk dashurohem shpesh, mirëpo kur dashurohem,
dashurohem fort. Kam pasur katër të dashur dhe kam qenë e dashuruar me
të gjitha ata, mirëpo secili prej tyre i ka shërbyer një qëllimi”, ka
thënë këngëtarja për revistën “Seventeen”.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 10 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Wed Jan 06, 2010 9:43 am

Çako: Nuk dua të ndahem

Atëherë kur pritej që Pirro Çako të
jepte PO-në e tij për ndarjen nga bashkëshortja Inva Mula, pasi kohët e
fundit është publikuar se sopranoja ka një lidhje të re me një
biznesmen kosovar, ndodhi e kundërta: këngëtari kundërshtoi para
gjykatës ndarjen, duke kërkuar vazhdimin e martesës së tyre, njofton
gazeta “Shekulli”.

Të martën avokatja Çakos kundërshtoi ndarjen
e çiftit, pasi sipas saj në padinë e ngritur për ndarje nga Inva Mula,
nuk ishte vendosur saktë arsyeja e kërkesës, duke argumentuar se, “të
dy palët, Pirro Çako e Inva Mula, kanë rënë dakord që të jetonin të
ndarë, dhe kjo gjë nuk thuhej në kërkesën e dorëzuar për divorc”.

Derisa
gjatë seancës së djeshme, nuk kanë munguar edhe debatet e tonet e larta
të zërit mes përfaqësuesve ligjorë të çiftit Mula-Çako, gjykatësja kaka
vendosur me kërkesë të palës paditëse, të shtyjë seancën gjyqësore për
ditën e premte (5 qershor).
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 10 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Wed Jan 06, 2010 9:43 am

Minogue femra e vitit

Kylie Minogue dhe Cheryl Cole fituan nga dy çmime në ceremoninë e të martës mbrëma, “Glamour Women of the Year Awards”.

Këngëtarja
australiane mori çmimin e ‘organizatores më të mirë të vitit’ dhe
çmimin ‘femra e vitit’ në ceremoninë e cila u mbajt në Londër.

Cheryl
Cole fitoi çmimin e ‘personalitetit televiziv’, ndërsa grupi i saj
“Girls Aloud” u nderuan me çmimin ‘grupi më i mirë i vitit’.

Lista e plotë e fitueseve në “Glamour Women of the Year Awards”:

Radio DJ of the Year - Fearne Cotton
UK TV Actress of the Year - Michelle Ryan
Accessory Designer of the Year - Samantha Cameron
Band of the Year - Girls Aloud
Entrepreneur of the Year - Kylie Minogue
Comedy Actress of the Year - Becki Newton
Theatre Actress of the Year - Joanna Page
Filmmaker of the Year - Sharman Macdonald
Presenter of the Year - Alexa Chung
Writer of the Year - Sophie Kinsella
Aussie Hair Care Newcomer - Katy Perry
Sportswomen of the Year - Victoria Pendleton, Sarah Storey, Sarah Webb dhe Pippa Wilson
Editors Special - Estelle
Clothes Designer - Frida Giannini, Gucci
UK Solo Artist - Adele
Film Actress of the Year - Amanda Seyfried
Woman of the Year - Kylie Minogue
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 10 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Wed Jan 06, 2010 9:43 am

Fox krenare që është seks-simbol

Megan Fox është bërë aktore pasi që ka dashur të shndërrohet në një seks-simbol dhe padyshim që e ka arritur qëllimin e saj.

23-vjeçarja
e cila është shpallur femra më seksi në botë nga revista “FHM” në vitin
2008, është e lumtur që meshkujt mendojnë se është tërheqëse duke
shtuar se pamja ka shumë rëndësi në Hollywood.

“Mendoj se
është mahnitëse që më konsiderojnë si seks-simbol. Nuk kam vendosur të
bëhem aktore sepse dëshiroja të më respektojnë se luaj mirë shah... një
pjesë e madhe e Hollywoodit perceptohen për shkak të joshjes së tyre”,
ka thënë bukuroshja.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 10 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Wed Jan 06, 2010 9:44 am

Hathaway mëson të luajë në kitarë

Anne Hathaway në të ardhmen mund të provojë edhe karrierë muzikore, pasi aktorja së fundi është duke mësuar të luajë në kitarë.

Ylli
i filmit “Devil Wears Prada” thotë se ajo është duke mësuar të luajë në
instrumentin muzikor duke shfrytëzuar udhëzuesit video në internet,
pasi dëshiron t’i këndojë serenada të dashurit të saj, aktorit Adam
Shulman.

“Për ditëlindjen e të dashurit tim, kam mësuar të
luajë një këngë për të. Kurrë nuk e kisha dëgjuar atë këngë më herët
dhe ai e luajti për mua. Është kënga e Beatles, ‘Blackbird’. Dhe e kam
studiuar për një kohë dhe pastaj mësova ta luaj”, ka shpjeguar Hathaway.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 10 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Wed Jan 06, 2010 9:44 am

Hudson dhe Rodriguez e kanë ‘seriozisht’

Romanca e aktores Kate Hudson dhe yllit sportiv Alex Rodriguez raportohet se është duke marrë drejtimin e një lidhje stabile.

Dyshja,
të cilët së pari u panë të shoqëruar në muajin e kaluar në një
restorant në New York, tashmë janë në lidhje sipas burimeve të afërta
me ta.

“Është diçka serioze. Ai e ka prezantuar atë para një grumbulli shokësh të tij”, ka thënë burimi për People.

Aktorja
30-vjeçare më herët ka qenë në lidhje edhe me Owen Wilson, Dax Shepard
dhe Lance Armstrong. Ajo po ashtu është divorcuar nga rokeri i bendit
Black Crowes, Chris Robinson.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 10 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Wed Jan 06, 2010 9:45 am

Jolie dhe Pitt do ta zbulojnë ndarjen

Pavarësisht paraqitjes së
përbashkët në Festivalin e Filmit në Kanë, Angelina Jolie dhe Brad Pitt
kanë vendosur përfundimisht t’i japin fund lidhjes së tyre.

Dyshja duket se janë lodhur duke u munduar të duken të lumtur, përtej problemeve që kanë.

“Ata
do ta zyrtarizojnë ndarjen. Duket se Brad do të xhirojë dy filma në
Kaliforni dhe në Amazonë, derisa Angelina do të strehohet në vilën e
tyre në Francë, me pjesën e mbetur të familjes. Do të jetë një ndarje
zyrtare”, ka thënë burimi për National Enquirer.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 10 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Wed Jan 06, 2010 9:45 am

Britney e fillon mbarë turneun evropian

Britney Spears e ka mahnitur publikun me koncertin e parë evropian të turneut të saj "Circus".

Princesha
e muzikës pop ka filluar të mërkurën mbrëma turneun evropian të
koncerteve në Arenën e famshme “O2” të Londrës, ku ndërmjet fansave të
këngëtares ishin edhe Lindsay Lohan dhe Jennifer Love Hewitt.

Britney
ka pasur mundësinë të pushojë një muaj që nga përfundimi i koncerteve
në Amerikën Veriore dhe prandaj është shfaqur në formë të shkëlqyer dhe
ka bërë disa performanca të jashtëzakonshme duke i mahnitur të
pranishmit.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 10 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Wed Jan 06, 2010 9:45 am

Linja e modës e Cyrus, gjithçka 20 dollarë

Miley Cirys do të bashkëpunojë me një dizajner të rangut të lartë për të lansuar linjën e saj të modës.

Këngëtarja/aktorja
16-vjeçare është duke bashkëpunuar me Max Azrian për lansimin e linjës
së saj “Miley Cyrus & Max Azria”, e cila do të jetë në tregjet
amerikane nga gushti i këtij viti.

Në kuadër të kësaj linje të modës do të ketë pantallona, bluza, këpucë dhe aksesorë, ndërsa gjithçka do të kushtojë 20 dollarë.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 10 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Wed Jan 06, 2010 9:46 am

Dushku në ndihmë të fëmijëve afrikanë

Aktorja Eliza Dushku ka vendosur të ndikojë në rritjen e vetëdijes për të ndihmuar fëmijët ish- ushtarë nga Uganda.

Aktorja
me prejardhje shqiptare udhëtoi në Uganda për të kuptuar vështirësitë e
fëmijëve të cilët po mundohen të ri-integrohen në shoqëri pas
pjesëmarrjes së tyre në luftë si ushtarë.

“Mëson shumëçka të
cilën nuk e gjen në ndonjë libër... atje takon njerëz dhe i dëgjon
tregimet e tyre nga dora e parë”, ka shpjeguar aktorja pas udhëtimit në
shtetin afrikan.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 10 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Wed Jan 06, 2010 9:46 am

Estelle mezi pret këngët e reja

Estelle është mërzitur nga hiti i saj "American Boy", saqë me ngulm pret daljen e këngëve nga albumi i ri.

Këngëtarja
britanike mezi po pret kompletimin e albumit të saj të ri, sepse
dëshiron që të këndojë diçka tjetër dhe jo vetëm këngën e njëjtë (e
cila i hapi dyert e karrierës së saj).

“Jam duke incizuar albumin e ri. Diçka e ngjashme me stilin tim, por që përmban freski”, shprehet Estelle.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 10 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Wed Jan 06, 2010 9:46 am

Kardashian nuk është fejuar

Kim
Kardashian ka mohuar se planifikon të martohet me të dashurin e saj
Reggie Bush, pasi një revistë amerikane kishte shkruar se çifti është
fejuar.

Revista amerikane “Star” të mërkurën njoftoi se
futbollisti amerikan Bush i ka propozuar martesë bukuroshes, e cila i
ka thënë PO kërkesës së tij.

Mirëpo përfaqësuesi i bukuroshes
ka thënë për faqen HollyScoop se ky tregim është fals dhe asgjë nga ajo
që është thënë nuk është e vërtetë.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 10 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Wed Jan 06, 2010 9:46 am

Diaz dëshiron vithe më të mëdha

Cameron Diaz do të dëshironte të kishte vithe më të mëdha, megjithatë nuk pranon t’i nënshtrohet operacioneve plastike.

“Do
të doja të kem vithe më të mëdha, më shumë mish në eshtrat e mija. Do
të doja të ishin më epshndjellëse. Thjesht, kjo që kam nuk është shija
e ime e trupit”, ka thënë Diaz në një intervistë të fundit për revistën
Marie Claire, ku do të jetë në ballinën e edicionit të qershorit.

Aktorja më herët kishte pasur një operacion kirurgjik, pasi kishte rregulluar hundën pas një aksidenti në vitin 2006.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 10 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Wed Jan 06, 2010 9:47 am

Vidhet qaforja e diamantit e Eminem

Një zinxhir qafe diamanti i Eminem, i cili vlen afro 60 mijë dollarë është vjedhur nga dhoma e hotelit e reperit.

Ylli
i hip-hopit raportohet se nuk arrin t’i gjejë disa gjësende të tij të
vlefshme mijëra dollarë, përfshirë laptopin personal, pasi dhoma e tij
e hotelit është grabitur gjatë vikendit.

Plaçkitja thuhet se
ka ndodhur gjatë kohës sa krijuesi i hitit “We Made You” ndiqte ndarjen
e çmimeve MTV Movie Awards në Gibson Amphitheatre në Universal City,
Kaliforni gjatë të dielës mbrëma.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 10 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Wed Jan 06, 2010 9:47 am

Lopez - frikë nga aktrimi

Jennifer
Lopez ishte kapluar nga stresi para se t’i rikthehet karrierës së
aktrimit, pasi kishte frikë se ka harruar si të aktrojë gjatë pauzës së
saj.

Aktorja dhe këngëtarja lindi binjakët Max dhe Emme në vitin
e kaluar, fëmijët e saj të parë me burrin Marc Anthony, dhe e la
karrierën në pritje duke u kujdesur për foshnjat.

“Disa ditë
para se të filloja, vërtet isha nervoze duke menduar se çfarë do të
ndodhte nëse kisha harruar të aktroj?”, thotë Lopez.

Por
aktorja e kishte larguar frikën me ndihmën e dy fëmijëve të saj të
vegjël, të cilët i merr gjatë xhirimeve të filmit të ardhshëm “The
Back-Up Plan”.

“I marr fëmijët në punë me mua. Më pëlqen.
Sinqerisht, një prej ditëve më të mira ishte rikthimi në punë në këtë
film. Doja ta bëja këtë film dhe i mora foshnjat mëngjesin e parë.
Vërtet është kënaqësi t’i kem fëmijët në xhirime”, ka shtuar Lopez.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 10 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Wed Jan 06, 2010 9:48 am

Spears dështon ta shesë shtëpinë

Britney Spears është goditur
nga kriza ekonomike që ka prekur tregun e patundshmërive në SHBA dhe
është detyruar ta zbresë çmimin e shtëpisë së saj në Los Angeles, pasi
ka dështuar ta shesë atë.

Prona e superyllit e cila gjendet në
Beverly Hills u ble për 7.1 milionë euro në vitin 2007, dhe shtëpia u
nxor në shtije në shtatorin e kaluar, për një shumë prej 7.9 milionë
eurosh.

Shtëpia, një kompleks ekskluziv banimi, ishte edhe
vend i skenave mizore publike që bënte këngëtarja në fillim të vitit
2008, kur ajo u dërgua pastaj në një qendër psikiatrike.

Por,
duke dështuar të gjejë blerës për të, këngëtarja është detyruar ta ulë
çmimin në 6.5 milionë euro, do të thotë 600 mijë dollarë më pak se
vlera me të cilën e ka blerë.

Spears aktualisht ka marrë me qira një shtëpi më të madhe në Calabasas, Kaliforni.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 10 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Wed Jan 06, 2010 9:48 am

Richards i ka operuar tri herë gjinjtë

Denise
Richards gjatë jetës së saj ka bërë tre ndërhyrje kirurgjike në gjinj,
për t’ua dhënë formën dhe madhësinë të cilën ajo e ka dashur.

Ish-aktorja
e filmit për James Bondin ka rrëfyer se për herë të parë i është
nënshtruar kirurgjisë plastike kur i ka pasur 19 vjet.

“Isha
19-vjeçare dhe shoqja ime e dhomës i kishte gjinjtë më të mira që
ekzistonin, ndërsa të tilla i kishte bërë pas ndërhyrjes kirurgjike.
Unë u mahnita dhe thash me vete këto mund të blihen dhe iu nënshtrova
edhe unë ndërhyrjes”, ka treguar aktorja.

Ndërhyrja kirurgjike
nuk shkoi ashtu siç kishte dashur Richards, pasi që ishin shumë të
mëdha për trupin e saj, kështu që hyri sërish në operacion dhe sërish
operacioni doli keq.

Është dashur të bëhej edhe ndërhyrja e tretë kirurgjike që Richards t’i fitojë gjinjtë të cilët i dëshironte.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 10 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Wed Jan 06, 2010 9:48 am

"Ëndërr pranverore" në Tiranë

Pianistja e re Elvina Gurra dha një koncert recital në sallën e madhe të Akademisë së Arteve për publikun artdashës në Tiranë.

“Jam
shumë e lumtur dhe e entuziazmuar. Falënderoj profesoreshën Nora Çashku
dhe koreografen Kozeta Bakiu që bënë të mundur realizimin e këtij
koncerti. Këtë koncert ia dedikoj familjes time”, tha pianistja e re.

E
veçanta e këtij koncerti të titulluar “Ëndërr pranverore”, ishte
shoqërimi i tij nga dy balerinët, Isida Mollaymeri dhe Julind Dervishi,
nën drejtimin e koreografes Kozeta Bakiu. /tch/telegrafi/
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 10 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Wed Jan 06, 2010 9:48 am

Fox: Urren puthjen me bashkë-aktorët

Aktorja e filmit
“Transformers”, Megan Fox, ka filluar t’i urrejë puthjet para kamerave,
që kur është tmerruar gjatë xhirimit të një skenë filmike, pasi ishte
puthur me një mashkull i cili nuk i kishte pastruar dhëmbët.

Megan Fox “po thuajse” kishte qarë, kur një copë ushqimi nga goja e aktorit, kishte kaluar në gojën e saj gjatë puthjes.

“Oh,
Zot! Puthja para kamerave është vulgare. Është diçka shumë intime për
t’u bërë. Të prekësh gojën? Duhet të shijosh edhe personalitetin e
dikujt, jo vetëm pamjen, para se ta puthësh atë”, ka thënë Fox.

“Djaloshi
të cilin duhej ta puthja, sapo kishte ngrënë. Dhe ai ma lëshoi një
pjesë të asaj që kishte në gojë. Betohem në Zot. Jo me qëllim. Sikur të
kishte mbetur në dhëmbët e tij, ose diçka e tillë. Dhe ishte vërtet e
kripur. Po thuajse qava”, ka shtuar aktorja 23-vjeçare.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 10 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Wed Jan 06, 2010 9:49 am

Biel dhe Justin ‘të dashuruar’ përmes telefonit

Jessica Biel ka
zbuluar se ajo kishte dashur ta njohë mirë yllin e muzikës Justin
Timberlake, para se të pajtohet për të dalë në takim me të.

Aktorja
dhe këngëtari, të cilët janë në lidhje që nga viti 2007, pasi janë
njoftuar nga një mik i përbashkët, kanë harxhuar me orë të tëra në
telefon, para se të dilnin në takimin e parë.

“Vërtet nuk dua
të flas shumë për këtë. U njoftuam përmes një shoku të përbashkët, por
kemi kaluar shumë kohë në biseda telefonike, para se të dilnim, me
qëllim që të njihnim njëri-tjetrin në atë mënyrë”, ka thënë aktorja.

Jessica së fundi ka thënë se ajo nuk ngutet të martohet në një të ardhme të afërt, pasi dëshiron të përqendrohet në karrierë.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 10 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Wed Jan 06, 2010 9:49 am

Albumi i ri i Houston vjen në shtator

Albumi rikthyes i yllit të muzikës Whitney Houston do të fillojë të shitet që nga 1 shtatori.

Incizimi, që raportohet se do të ketë titullin “Undefeated”, do të jetë editimi i parë i 45-vjeçares pas shtatë vitesh.

Fotografi
Patrick Demarchelier, i cili ka punuar së fundi me Whitneyn në një seri
fotografish, thotë se diva është e gatshme t’i rikthehet karrierës, pas
një periudhe të errët të kaluar, si rezultat i varësisë nga droga.

“Të
punoj me të ishte fantastike. Ajo ishte plot me jetë dhe energji. Ajo
ia ka dalë mirë dhe ishte në një gjendje të shkëlqyeshme shpirtërore”,
ka thënë Demarchelier.

Albumi do të përfshirë edhe një këngë
të shkruar nga autori i nominuar për Oskar, Diane Warren, që titullohet
“I Didn't Know My Own Strength”.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 10 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Wed Jan 06, 2010 9:49 am

Jolie mendon se Obama është seksi

Aktorja Angelina Jolie, e
cila së fundi u zgjodh fytyra e famshme më e fuqishme në botë nga
revista Forbes, është një fanse e Presidentit amerikan Barack Obama.

Ylli
i filmit “Changeling”, e cila raportohet se po kalon një lidhje
turbulente me partnerin e saj Brad Pitt, mendon se Obama është
‘ekstremisht seksi”.

“Angie mendon se Barack është mashkulli
më i nxehtë në ditën e sotme. Ajo e pëlqen buzëqeshjen e tij dhe mendon
se trupi i tij është në mënyrë ekstreme seksi”, thotë burimi i afërt me
aktoren.

Ndërkohë, Jolie dhe Pitt edhe njëherë i kanë mohuar thashethemet se ata janë duke u ndarë.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 10 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Wed Jan 06, 2010 9:49 am

Fantazia seksuale e Jennie Garth

Aktorja amerikane Jennie Garth e detyron burrin e saj Peter Facinelli të vishet si doktor gjatë marrëdhënieve seksuale.

Facinelli
ka luajtur karakterin e Dr. Carlisle Cullen në filmin “Twilight”, gjë
që i është dukur shumë joshëse aktores së dikurshme të serialit
"Beverly Hills, 90210", prandaj ajo kërkon nga burri i saj që ta sjellë
karakterin e tij edhe në shtrat.

“Ajo gjithmonë më detyron të
vishem si Dr. Cullen. Ajo më thotë: Vishe mantelin e doktorit!’ Unë i
them: ‘Prapë?’”, ka treguar Facinelli.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 10 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Wed Jan 06, 2010 9:50 am

Dëshira e Britneyt të takohet me Mbretëreshën

Britney Spears ka dëshirë të madhe që të takohet me Mbretëreshën britanike Elizabeth.

Këngëtarja
e hitit “Toxic”, e cila aktualisht është duke mbajtur një turne me tetë
koncerte në O2 Arena në Londër, dëshiron që së bashku me dy djemtë e
saj, Sean dhe Jayden, të shkojë në Buckingham Palace për t’u takuar me
Mbretëreshën 83-vjeçare.

“Orari i Britneyt ka qenë shumë i
ngarkuar që nga minuta e parë që ka shkelë në Britani të Madhe. Mirëpo
ajo nuk do të largohet prej këtu pa u takuar me Mbretëreshën”, ka thënë
një burim.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 10 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Wed Jan 06, 2010 9:50 am

Blero dhe Teuta: Nuk është koha për të bërë diçka publike

Kohët
e fundit është spekuluar për një lidhje të mundshme ndërmjet këngëtarit
Blero dhe aktores Teuta Krasniqi, ndërkohë që dy protagonistët e
thashethemeve as nuk e kanë mohuar e as nuk e kanë pohuar një gjë të
tillë.

“Për momentin në jetën time private jam shumë mirë dhe
rehat. Lidhur me këtë tani për tani nuk mund të them asgjë, ngase nuk
është koha për të bërë publike diçka. Le të jetë një pikëpyetja kjo”,
ka thënë Blero.

Ndërsa, aktorja Krasniqi është shprehur: “Ende
nuk është koha për të dhënë ndonjë deklaratë. Kur të vijë koha, më
besoni se do t’i lajmëroj të gjithë personalisht. E tëra çka mund të
them është se momentalisht po ndihem shumë mirë, rehat dhe e kënaqur me
jetën time private”.

Jeta private e këngëtarit Blero ka kohë
që është mjaft e përfolur, duke kujtuar këtu edhe periudhën kohore kur
flitej për lidhjen e tij me Besa Gashin. Ndërsa, kujtojmë se aktorja
Teuta Krasniqi koha më parë ka qenë në lidhje me njërin nga
ish-anëtarët e rok-grupit Kthjellu.

Dyshimet për një lidhje të
mundshme mes Bleros dhe Teutës kanë lindur pasi që dyshja u paraqitën
së bashku në ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve video muzikore “Video
Festi Muzikor 2009”. /Kohavision/Telegrafi/
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 10 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Wed Jan 06, 2010 9:50 am

Lindsay ‘ndjek’ Samanthan

Lindsay Lohan ka ndjekur ish-të
dashurën e saj Samantha Ronson nga klubi në klub gjatë të mërkurës
mbrëma, duke kërkuar rastin të diskutojë “të ardhmen e tyre”.

Aktorja
22-vjeçare, raportohet i ka shkuar bisht DJ Samantha Ronson, nga e cila
u nda më herët gjatë këtij viti, me qëllim që të mundohet të rikthejë
lidhjen e tyre.

Ndjekja ka filluar në lokalin “Bloomsbury
Ballroom”, ku Samantha dhe vëllai i saj Mark Ronson shikonin një
performancë të Daniel Merriweather. Kur Lindsay ishte paraqitur, Mark
dhe Samantha kishin marrë një taksi dhe kishin udhëtuar në klubin
“Bungalow 8”.

Ata kanë qëndruar aty 20 minuta kur Lindsay kishte telefonuar Samanthan dhe i kishte thënë se dëshironte t’u bashkohet.

Por,
ata janë larguar shpejt për t’u drejtuar te hoteli Blakes Hotel ku
është duke qëndruar Samantha, duke shmangur përfundimisht aktoren.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 10 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Wed Jan 06, 2010 9:50 am

Boyle do të këndojë në përvjetorin e Moore dhe Kutcher ?

Aktorja
Demi Moore raportohet se do t’i ofrojë zbulimit të fundit në muzikë,
këngëtares skoceze Susan Boyle, 45 mijë dollarë për të kënduar në
përvjetorin e martesës së saj me Ashton Kutcher, më vonë gjatë këtij
viti.

Moore dhe burri i saj aktor u bënë fansa të Boyle pas
paraqitjes së saj në shoun “Britain's Got Talent” dhe mund t’i ofrojnë
asaj të këndojë në përvjetorin e tyre në muajin shtator.

“Demi
dhe Ashton mendojnë se Susan është e shkëlqyeshme dhe unike. Demi ka
bërë shaka me Ashton duke thënë se do ta sjellë Susan të këndojë për
të. Demi e ka ngacmuar edhe duke i thënë se Susan do ta hajë atë të
gjallë”, ka thënë burimi.

Boyle u rendit e dyta në finalen e këtij sezoni të “Britain's Got Talent”, edhe pse ishte favorite kryesore për ta fituar garën.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 10 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Wed Jan 06, 2010 9:50 am

Stefani hedh poshtë thashethemet për ndarje

Gwen Stefani ka
hedhur poshtë thashethemet se martesa e saj me Gavin Rossdale është në
telashe, si pasojë e asaj se ish-lideri i grupit “Bush”, e ka tradhtuar
këngëtaren.

Këngëtarja e grupit “No Doubt”, u supozua se ishte
në prag të divorcit të saj nga Rossdale, pasi e kishte kapur atë duke e
tradhtuar me një femër tjetër.

Thashethemet shkruanin se
dyshja, të cilët kanë djemtë Kingston, trevjeçar, dhe Zuma, 10-vjeçar,
nuk duan ta publikojnë ndarjen deri në fund të turneut të Stefani me
bendin “No Doubt”.

“Ky tregim është tërësisht, 100 për qind i
pavërtetë”, ka thënë shkurt zëdhënësi i këngëtares. Dyshja janë të
martuar që nga viti 2002.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 10 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Wed Jan 06, 2010 9:50 am

Ndërmjetësuesi Robbie Williams

Këngëtari Robbie Williams i zgjidh të gjitha mosmarrëveshjet e grupit të tij të dikurshëm "Take That".

Hitbërësi
i këngës “Feel”, i cili u largua nga bendi në vitin 1995, aktualisht
vepron si ndërmjetës kur ekzistojnë zënka ndërmjet anëtarëve të “Take
That”: Gary Barlow, Mark Owen, Jason Orange dhe Howard Donald.

“Nganjëherë
në grup duhet të ekzistojë kompromisi. Unë mund ta kem një ide për
diçka, ndërsa Jason mund ta ketë një ide tjetër. Jemi katër veta,
ndërsa kur bëhemi dy nga dy, atëherë e thërrasim Robbien në telefon dhe
e pyesim se çfarë mendon ai”, ka treguar Mark Owen.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 10 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Wed Jan 06, 2010 9:50 am

Carradine mund të jetë vrarë

Përfaqësuesja ligjore e David
Carradine ka kërkuar nga autoritetet tajlandeze të bëjnë hetime për
vrasje, pasi që ajo mendon se aktori veteran është vrarë dhe pastaj
është rregulluar vendi i ngjarjes që t’i ngjajë vetëvrasjes.

Mëngjesin
e të enjtes trupi i aktorit të filmit “Kill Bill” është gjetur në një
hotel në Bangkok, ndërsa autoritet e atjeshme kanë sugjeruar se aktori
kishte bërë vetëvrasje.

“Mendoj se ka qenë një ngjarje e plotë.
Secili mund ta inskenojë një vetëvrasje pasi ta ketë kryer vrasjen”, ka
thënë përfaqësuesja ligjore e aktorit Vicki Roberts për “RadarOnline”.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 10 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 10 e 11 Previous  1, 2, 3 ... , 9, 10, 11  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi