www.loqkat-ks.com
Behuni Pjes E komunitetit Ton edhe Ne Facebook Facebook

https://www.facebook.com/urimefestat

Ju faliminderit.


Join the forum, it's quick and easy

www.loqkat-ks.com
Behuni Pjes E komunitetit Ton edhe Ne Facebook Facebook

https://www.facebook.com/urimefestat

Ju faliminderit.
www.loqkat-ks.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Show Biz :P

2 posters

Faqja 2 e 11 Previous  1, 2, 3, ... 9, 10, 11  Next

Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 2 Empty Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 5:32 pm

First topic message reminder :

Aktori nga Tetova, Blerim Destani, i cili pati një sukses të madh me
filmin "Koha e kometës", është angazhuar në dy projekte filmike
joshqiptare.

Destani aktualisht është i angazhuar në realizimin
e filmit "Seperation City", xhirimet e të cilit zhvillohen në Zelandën
e Re dhe në Gjermani, ndërsa do të dalë nëpër kinema në fund të vitit
të ardhshëm.

Ndërkohë, kur të përfundojnë xhirimet e "Seperation
City", Destani do të shfaqet në filmin me produksion gjerman, danez dhe
australian, "At World’s End".

Në këto dy filma, Blerim Destani
luan krahas aktorëve të njëhur të cilët kanë luajtur nëpër filmat
hollivudianë, siç është Rhona Mitra (e cila ka luajtur në filmat “Lara
Croft”, “Shooter”, “Nummer 23” etj.), Thomas Kretschmann (“King Kong”,
“Wanted” etj.), Joel Edgerton (“Star Wars 2”, “Star Wars 3” etj.),
Stephen Berkoff, ("Beverly Hills Cop", "James Bond Octopussy" etj).
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë


Show Biz :P - Faqe 2 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 5:42 pm

Hueyda luan në telenovelën "Femmes de loi"

Hueyda El Saied ka fituar audicionin për të luajtur një rol në një telenovelë franceze.

Hueyda,
e cila ka prejardhje të kombinuar shqiptare dhe sudaneze, është dashur
të largohet nga Roma, ku kishte shkuar për pushime, dhe të kthehet në
Paris për ta përgatitur rolin.

Ajo do të luajë karakterin e një protagonisteje me emrin Lea në telenovelën e famshme policore “Femmes de loi”.

“Jam
shumë me fat që kam fituar këtë rol, por nga ana tjetër dua të them se
e kam sfiduar atë”, është shprehur Hueyda, e cila është shqiptare kah
nëna.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 2 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 5:42 pm

Inva Mula mahnit San Franciskon

Sopranoja e njohur shqiptare,
Inva Mula, ditë më parë ka mahnitur publikun në skenën e operës së San
Franciskos, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Inva ka
interpretuar rolin e Adinës nga vepra e njohur e kompozitorit Gaetano
Donizetti, “L’elisir d’amore”, ndërsa krahas saj ka interpretuar edhe
baritoni italian , Griogio Caoduro.

Sopranoja me nam botëror
përveç që ka mahnitur publikun ka fituar edhe kritika shumë të mira nga
shtypi amerikan, i cili ka shkruar se e ka interpretuar për mrekulli
rolin.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 2 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 5:43 pm

Ribashkohet grupi Blur

Bendi britanik "Blur" ka vendosur të ribashkohet për të marrë pjesë ne festivalin e muzikor të vitit të ardhshëm, "Glastonbury".

“Blur”
nuk kanë punuar së bashku që nga viti 2003 kur kishin nxjerrë albumin
“Think Tank”, ndërsa sot pasdite pritët që ta konfirmojnë ribashkimin e
tyre.

“Më herët është menduar se ribashkimi i grupit nuk do të
ndodhë kurrë për shkak të zënkave që kanë pasur Damon (frontmeni) dhe
Graham (kitaristi) që nga viti 2002. Mirëpo, ata janë pajtuar tash dhe
janë miq”, ka thënë një burim i afërt me grupin për gazetën “The Sun”.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 2 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 5:43 pm

Tennat detyrohet ta lë shfaqen

Ylli i serialit "Doctor Who",
David Tennant, është detyruar të heqë dorë nga paraqitja te shfaqja
"Hamlet" për shkak të lëndimit të shpinës.

Aktori 37-vjeçar
aktualisht luan në shfaqjen që ka për bazë veprën e Shakespearet me të
njëjtin emër, por ai ka munguar në shfaqjen e të hënës mbrëma në
Teatrin Novello të Londrës, për shkak të problemeve me shpinën.

Ndërkohë,
pritet rikthimi i tij në shfaqjen e mbrëmjes së sotme. “Presim që të na
njoftojnë nëse do të jetë në gjendje të luajë”, ka thënë një zëdhënës i
Royal Shakespeare Company.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 2 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 5:43 pm

Geti: Bashkëpunimi me Elvanën nuk ka qenë si ai me Çiljetën


një intervistë për të përditshmen "Zëri", këngëtari i muzikës rep,
Getoar Selimi, ka zbuluar të vërtetën në lidhje me raportet e tij me
seksi-këngëtaren nga Shqipëria, Çiljeta Xhilaga.

“Tingulli 3nt”
dhe Çiljeta kanë bashkëpunuar në realizmin e këngës “Dridhe”, ndërsa
pasi filloi transmetimi i këngës ia nisën menjëherë spekulimet për një
lidhje të mundshme ndërmjet Çillit dhe Getit.

Mirëpo, njeriu
kryesor i njërit nga rep grupet më të njohura shqiptare, ka konfirmuar
se ndërmjet tij dhe Çiljetës nuk ka pasur asgjë.

“Të them të
drejtën unë me Çiljetën që nga fillimi kam pasur marrëdhënie shoqërore.
Në fillim e ngacmoja pak, mirëpo kurrë nuk e kam pasur një vizion të
caktuar për ta pasur një lidhje me të, dhe faktikisht, mes meje edhe
Çiljetës nuk ka pasur asnjë lidhje, kjo është shumë e vërtetë”, ka
thënë Geti për gazetën “Zëri”.

Sa i përket spekulimeve për
lidhjen tjetër, ndërmjet tij dhe Elvana Gjatës, Geti shprehet me
“diplomaci”: “Për të mos i detalizuar gjërat , për shkak se rrethi ku
jetojmë është shumë problematik dhe është shumë prekëse, në këtë rast,
mund të them që bashkëpunimi mes meje dhe Elvanës nuk ka qenë i njëjti
si ai me Çiljetën. Vetëm kaq mund të them”, është shprehur këngëtari.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 2 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 5:43 pm

Pussycat Dolls do të bashkëpunojnë me Britneyn

Grupi i vajzave
seksi "Pussycat Dolls" planifikojnë të incizojnë një këngë të
përbashkët me princeshën e muzikës pop, Britney Spears.

“Pussycat
Dolls” kanë nënshkruar që të jenë pjesë e turneut të ardhshëm botëror
të Britneyt, dhe vajzat mendojnë se kjo do t’ua japë një mundësi
bashkëpunimi.

“Ajo është mbretëreshë e muzikës pop së bashku me
Madonnën, dhe ne dëshirojmë të arrijmë suksesin e saj”, ka thënë njëra
nga anëtaret e grupit, Melody Thornton, për MTV.

Ndërsa, liderja
e grupit, Nicole Scherzinger, ka thënë se ato kanë në plan ta
realizojnë një këngë me Britneyn, e cila siç duket i është kthyer
pozitivitetit në jetën e saj.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 2 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 5:43 pm

Baldwin lut fansat që ta përcjellin serialin në telashe

William
Baldwin ka kërkuar nga fansat që ta shpëtojnë serialin televiziv "Dirty
Sexy Money", pasi që ekziston frika që të ndërpritet transmetimi i tij.

Gjatë
pjesëmarrjes në emisionin “Today”, aktori ka kërkuar nga fansat që ta
përcjellin serialin, të cilin e transmeton rrjeti televiziv ABC, duke
marrë parasysh se disa seriale tjera janë ndërprerë si shkak i
problemeve ekonomike.

“ABC ka ndërprerë transmetimin e ‘Eli
Stone’ dhe ‘Pushing Daisies’, ndërsa ky i fundit ka marrë 12 nominime
Grammy... Edhe seriali ynë është në telashe. Nëse ju jeni një fans i
tij kërkoj që ta përcillni atë në javët e ardhshme. Ju këshilloj që të
shkoni në ABC.com dhe të klikoni te seriali ‘Dirty Sexy Money’”, është
shprehur Baldwin.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 2 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 5:43 pm

Hudson: Nuk e di nëse do të martohem për të dytën herë

Kate
Hudson nuk pendohet që është martuar e re, por nuk është e sigurt nëse
do të martohet sërish, pasi martesa e parë e saj përfundoi me divorc.

Hudson
është martuar në moshën 20-vjeçare me frontmenin e grupit “Black
Crows”, Chris Robinson, me të cilin ka një djalë, ndërsa u divorcuan në
vitin 2007.

“Nuk e di nëse do të martohem sërish... Krejt varet
se ku të çon jeta. Nuk pendohem aspak për martesën e parë. I
falënderohem Zotit që e njoha Chris-in. Ai më ka ndihmuar që të bëhem
kjo që jam. Kemi kaluar një kohë shumë të mirë së bashku, e duam
njëri-tjetrin dhe kemi një djalë shumë të bukur”, ka thënë aktorja.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 2 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 5:44 pm

Mendes nuk e duron xhelozinë

Aktorja seksi Eva Mendes urren
xhelozinë tek meshkujt dhe do t’i jepte fund një lidhjeje nëse partneri
i saj do të shfaqte ndonjë shenjë të zilisë.

“Xhelozia është një
prej gjërave të cilën nuk mund ta toleroj tek mashkulli për shkak të
karrierës time”, ka thënë aktorja 34-vjeçare.

“Çdo gjë tjetër
mund të përmbahet, por nëse je xheloz, ti më mban mua nga prapa dhe unë
nuk mund të bëj atë çfarë dua. Andaj kjo është thyerje e marrëveshjes”,
ka shtuar Mendes.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 2 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 5:44 pm

Smith-in e mundojnë skenat seksi

Aktori i filmit “Men in Black”, Will Smith, thotë se skenat filmike seksi e bëjnë atë të ndjehet në mënyrë të parehatshme.

Will
Smith ka xhiruar skena të nxehta me aktoret si Eva Mendes dhe Charlize
Theron, por thotë se është i shqetësuar kur ai duhet të aktrojë skena
intime para kamerave.

“Ankthi im më i madh është që si aktor
të... ndjehem sikur e shfrytëzoj këtë rast për të fituar një ndjenjë të
shpejtë, një tradhti legale!”, ka thënë Smith.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 2 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 5:44 pm

Coldplay hedh poshtë supozimet për plagjiaturë

Rokerët e grupit
Coldplay kanë hedhur poshtë supozimet se singli i tyre “Viva La Vida”
është shkëputur nga një melodi e kitaristit Joe Satriani, duke thënë se
çfarëdo ngjashmërie është vetëm koincidencë.

Satriani kishte
dërguar një akuzë në gjykatën federale të Los Angelesit, ku thuhet se
rokerët kishin kopjuar segmente nga instrumentali i tij i vitit 2004,
“If I Could Fly”, duke i shfrytëzuar ato në hitin e vitit 2008.

“Me
respektin më të madh të mundshëm ndaj Joe Satrianit, e kemi parë të
patjetërsueshme të përgjigjemi publikisht në supozimet e tij. Nëse ka
ndonjë ngjashmëri në mes dy pjesëve të muzikës, janë tërësisht të
rastësishme dhe kjo na befason neve sa edhe atë”, thuhet në komunikatën
e bendit.

“Joe Satriani është një muzikant i madh, por ai nuk e
ka shkruar këngën “Viva La Vida”. Ne kërkojmë nga ai që me shumë
respekt ta pranojë këtë, dhe i dëshirojmë atij çdo të mirë në
përpjekjet e ardhshme. Coldplay”, përfundon deklarata.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 2 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 5:45 pm

Biel zhvishet në filmin e radhës

E dashura e Justin Timberlake,
aktorja 26-vjeçare Jessica Biel, paraqitjet në disa skena të nxehta në
filmin e ardhshëm “Powder Blue”.

Pas komedisë “Easy Virtue”, e
cila u prezantua një muaj më parë në Festivalin e Filmit në Romë, Biel
tani vjen në rolin e një striptisteje.

Në internet janë
shpërndarë edhe pamjet e para të filmit “Powder Blue”, ku Jessica
shfaqet tërësisht nudo. Ky film flet për historinë e katër
personazheve, të cilët takohen në Los Angeles në prag Krishtlindjeve.

Biel
luan rolin e një vajze, e cila takohet me ish-të dashurin e saj, pas 25
vitesh qëndrimi burg të tij. Në film luajnë edhe Forest Whitaker, Kris
Kristofferson dhe Patrick Swayze.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 2 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 5:45 pm

Pattison i pëlqen femrat “e çmendura”

Ylli i filmit “Twilight”, Robert Pattinson, thotë se atë e tërheqin femrat të cilat janë lehtësisht të çmendura.

Aktori,
i cili është aktual me filmin e ri që flet rreth romancës së vampirit,
thotë se ai pëlqen “një lloj çmendurie” tek femrat, por thotë edhe se
ka dëshirë që ato ta urrejnë në fillim të lidhjes.

“Gjithmonë më
kanë pëlqyer një lloj çmendurie tek femra, dhe kur ato vërtetë janë
shumë të fuqishme. Por më pëlqen edhe kur ato më urrejnë që në fillim”,
ka thënë aktori.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 2 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 5:45 pm

Jennifer Hudson i kthehet punës

Jennifer
Hudson i është kthyer punës nga mungesa e saj për shkak të tragjedisë
familjare, me ç’rast ia vranë nënën, vëllanë dhe nipin.

Këngëtarja/aktorja do të fillojë xhirimin e kripit të ri për këngën “If It Isn't Love” javën e ardhshme në Los Angeles.

27-vjeçarja
është dashur të fillojë xhirimet e këngës më herët, por në atë kohë u
gjetën të vrarë nëna e saj, Hudson Donerson dhe vëllai Jason Hudson në
shtëpinë e tyre në Chicago, ndërsa tre ditë më vonë u gjet trupi i
nipit shtatëvjeçar Julian King në një pjesë tjetër të Chicagos.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 2 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 5:45 pm

Brad Pitt kryeson listën dëshirave

Një anketim ka treguar se femrat ëndërrojnë që Babadimri këtë vit t’ua sjellë dhuratë Brad Pittin.

Hamshori
hollivudian ka kryesuar listën e personave të famshëm, të cilët femrat
do të dëshironin t’i pranojnë si dhuratë për Vitin e Ri.

Pas tij janë renditur aktori britanik Orlando Bloom dhe këngëtari Justin Timberlake.

Fatkeqësisht të tre këta meshkuj janë të dashuruar marrëzisht, prandaj shanset për t’i fituar ata këtë vit janë shumë të vogla.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 2 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 5:45 pm

Diellza së shpejti bëhet nënë

Viti 2008 për bukuroshen kosovare,
Diellza Bunjaku, është viti më i lumtur i jetës së saj, pasi që pas
martesës me Virtyt Spahiun (në korrik), ajo është në pritje të fëmijës
së saj të parë.

“Nuk e di si ta përshkruaj ndjenjën që më ka
kapluar. Gjatë gjithë periudhës sa jam shtatzënë jam ndier shumë e
lumtur”, ka thënë Diellza për gazetën “Zëri”.

Mësohet se modelja
është në pritje të një vajze, të cilën dëshiron ta lindë në Kosovë dhe
pastaj do të udhëtojë për në Angli, ndërkohë që ende nuk ka vendosur se
si do t’ia vë emrin.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 2 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 5:45 pm

Adelina konkurron në Festivalin e Këngës në RTSH

Këngëtarja
kosovare Adelina Thaçi do të marrë pjesë në Festivalin e Këngës në
RTSH, fituesi i të cilit përfaqëson Shqipërinë në Festivalin Evropian
të Këngës, "Eurovision".

Adelina Thaçi do të konkurrojë në mesin
e njëzet këngëtarëve me një këngë të kompozuar nga Alfred Kaçinari,
ndërsa përveç saj nga Kosova do të garojë edhe Vedat Ademi.

Festivali
i Këngës në RTSH do të mbahet në Pallatin e Kongreseve në Tiranë dhe do
të ketë dy gjysmëfinale (me 19 dhe 20 dhjetor), ndërsa finalja do të
mbahet më 21 dhjetor.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 2 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 5:46 pm

Lohan dhe Penn film të përbashkët?

Mediat amerikane njoftojnë se Lindsay Lohan dhe Sean Penn janë në bisedime për të bërë një film të përbashkët.

Aktorja
e filmit “Mean Girls” vitet e fundit është shfaqur në disa filma të
dështuar, ndërsa së fundmi është bërë ‘e famshme’ me romancën e saj
lesbike me DJ Samantha Ronson.

Duke shikuar në dështimet e saja
të fundit, aktorja dëshiron ta rigjallërojë karrierën e saj duke
luajtur në një film krahas legjendës hollivudiane, Sean Penn.

“Lindsay
dhe Sean kanë biseduar për të bërë një film të përbashkët. Dukej se
Lindsayt i pëlqente shumë kjo ide”, ka thënë një burim për “PageSix”.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 2 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 5:46 pm

Brown: Nuk e kam goditur Whitneyn

Bobby Brown ka mohuar zërat se ai ka qenë i dhunshëm ndaj ish-gruas së tij, Whitney Houston, në kohën kur ata ishin të martuar.

Martesa 25-vjeçare e çiftit, e cila përfundoi në vitin 2007, ka qenë përplot zënka, ‘skena’, thirrje të policisë...

Pavarësisht se Brown ka pranuar se nganjëherë e humb temperamentin, ai ka thënë se kurrë nuk e ka goditur këngëtaren.

“Jam
fajtor që jam bërë nervoz dhe kam gjuajtur gjësende, kam përplasur
ndonjë shishe për muri ose diçka... gjëra për të cilat pendohem. Mirëpo
tregimet në media më kanë bërë mua agresor, gjë që nuk është e vërtetë.
Nuk kam karakter të tillë”, ka thënë Brown.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 2 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 5:46 pm

Jackson refuzon terapinë grupore

Aktori i aksionit Samuel L.
Jackson refuzon të kërkojë ndihmë profesionale për problemet e tij me
alkoolin dhe drogën, pasi që "terapitë grupore, të cilat realizohen
pranë shtëpisë së tij në Los Angeles janë të çuditshme".

Ylli i
filmit “Pulp Fiction” qe një kohë të gjatë ka probleme me alkoolin dhe
drogën. Ai madje është shtruar në rehabilitim në vitin 1990 me ç’rast
kishte arritur të shmangej nga këto shprehi të këqija, dhe tash e 18
vite nuk i përdor më ato.

Por për të qenë më i sigurt se nuk do
t’u kthehet shprehive të vjetra, ai duhet të vazhdojë me terapinë
psikike, mirëpo Jacksonit nuk i pëlqejnë terapitë grupore të
alkoolikëve.

“Është shumë e çuditshme. Dëgjon tregime që të
bëjnë të ndjehesh keq. Thjeshtë nuk më pëlqen të jem në grupe të
tilla”, ka thënë aktori.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 2 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 5:46 pm

Victoria: David më pëlqen natyrale

Victoria Beckham thotë se ajo shumë rrallë grimohet, pasi burri i saj, David Beckham, e pëlqen kur ajo është natyrale.

“Rallë
vendosi grim në shtëpi. Mendoj se meshkujt i duan femrat më natyrale se
që mendojmë ne. David gjithmonë thotë se ai më dëshiron pa grim”, ka
thënë Victoria.

Ish-anëtarja e Spice Girls ka tri djem me
futbollistin e LA Galaxy, ndërsa më herët ka thënë se ata dëshirojnë ta
zgjerojnë edhe më tej familjen e tyre.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 2 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 5:46 pm

Aniston: Mayer është i rrallë

Jennifer Aniston ka lëshuar një
varg lëvdatash mbi të dashurin e saj John Mayer dhe thotë se ajo pëlqen
ta shohë atë duke performuar.

Ish-aktorja e serisë “Friends” dhe
ylli i hitit “No Such Thing”, ringjallën lidhjen e tyre në tetor, pas
një ndarje të shkurtë. Dhe Aniston tash thotë se ajo është krenare me
bukuroshin e saj.

“Ai është një i rrallë. Është i
jashtëzakonshëm dhe është mrekulli ta shikosh atë. Mënyra se si punon
truri i tij dhe mënyra se si ai mendon... është bukur”, ka thënë
aktorja.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 2 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 5:46 pm

Ashlee: Të qenit nënë është fantastike

Ashlee Simpson ka shkruar në blogun e saj në internet se të qenit nënë është përvoja më e veçantë që ka jetuar ajo.

Këngëtarja në nëntor lindi djalin e parë me burrin e saj Pete Wentz, të cilin e emërtoi Bronx Mowgli.

“Të qenit nënë është përvoja më fantastike të cilën e kam përjetuar. Bronx më bën që qeshi çdo ditë”, ka thënë Ashlee.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 2 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 5:47 pm

Knightley blen apartament 5 milionë dollarë

Keira Knightley nuk e ka përfillur rënien aktuale ekonomike, duke harxhuar 5 milionë dollarë në apartamentin e saj të ri.

Aktorja
britanike, e cila raportohet se ka fituar hiç më pak se 32 milionë euro
në vitin 2007, raportohet se ka blerë pronën në Londër së bashku me të
dashurin e saj, aktorin Rupert Friend.

Dyshja kanë harxhuar edhe 400 mijë dollarë në renovim, dhe tash janë të gatshëm të zhvendosen në të.

“Ajo
dëshiron të zhvendoset në një vend më bohem dhe më artistik. Ajo ka
rënë në dashuri me shtëpinë dhe nuk mund të presë të zhvillojë ndeja
atje”, ka bërë të ditur një burim.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 2 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 5:47 pm

Wilson në presion nga Aniston

Aktori Owen Wilson thotë se kishte
ndjerë presion shtesë gjatë angazhimit të përbashkët me Jennifer
Aniston në komedinë e ardhshme “Marley & Me”.

Wilson thotë se ai ishte shqetësuar se ndoshta aktorja nuk do ta pëlqente atë dhe punën me të.

“Kam
ndjerë presion shtesë që kemi punuar së bashku. Kisha shumë miq që
kishin punuar me të dhe secili fliste të njëjtat gjëra, se sa shumë e
kishin pëlqyer punën me të. Nuk doja të isha personi që ajo do të më
urrente!”, ka thënë Wilson.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 2 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 5:48 pm

Paris Hilton: Jam shumë inteligjente

Paris Hilton thotë se ajo është “shumë inteligjente” dhe se është “dëshmi e gjallë” se biondinat nuk janë budallaqe.

Pronarja
e hoteleve të famshme, e cila së fundi është ndarë nga rokeri i bendit
“Good Charlotte”, Benji Madden, është e bindur se karakteri i saj në
shoun Simple Life ka qenë vetëm një rol.

“Jam shumë
inteligjente. Jam e aftë t’i bëj ballë çdo sfide. Kam dy albume, kam
lansuar një parfum, dhe dua të krijoj zinxhirin tim të hoteleve. Jam
një dëshmi e gjallë se biondet nuk janë budallaqe”, ka thënë Hilton.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 2 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 5:49 pm

Rikthehet Xuxi me këngë të re

Naim Bunjaku, i njohur tek
audienca si Xuxi, ka kohë që mungon dhe nuk është prezantuar në
radiotelevizione me ndonjë këngë ose ndonjë videoklip të ri, ndërsa kjo
ka ndodhur "si pasoje e rrethanave të krijuara në tregun muzikor që nuk
është në rregull".

Megjithatë, KTV njofton se këngëtari tashmë e
ka një këngë të re, subjekti i të cilës flet për një vajzë e cila kalon
kufijtë me lirinë e tepruar.

Xuxi ka njoftuar se planifikon që këngës t’ia realizojë edhe një videoklip, i cili “do të jetë jokomercial”.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 2 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 6:46 pm

Noizy me album të ri

Noizy, boksieri nga Shqipëria i cili është
shndërruar në këngëtar, ka njoftuar se është në përgatitje të albumit
të ri, i cili do të përmbaje ritme të ndryshme muzikore, si
underground, rap, reggae, komercial, sreet life, talk, bashment” etj.,
si edhe befasi të shumta për fansat e tij.

Noizy është bërë i njohur për audiencën Shqiptare me këngën “Fly” të cilën e ka realizuar me Rozana Radin.

Reperi
ka jetuar në Londër ku ka ushtruar profesionin e boksierit, ndërsa ka
vendosur të kthehet në Shqipëri që të merret me muzikë.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 2 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 6:47 pm

Jessica Simpson dëshiron familje

Jessica Simpson dëshiron që këtë verë të martohet në Teksas dhe pas martesës të mbetet shtatzënë dhe të fillojë familje.

Këngëtarja
28-vjeçare, e cila aktualisht është në lidhje me futbollistin amerikan,
Tony Romo, ka dëshirë të madhe që të martohet dhe të fillojë familjen e
saj, sidomos pasi motra e saj, Ashlee, ka lindur djalë muajin e kaluar.

“Jessica
dëshiron të martohet dhe pastaj të lindë fëmijë. Ajo është më
tradicionale se Ashlee. Dëshiron të martohet verën që vjen në Teksas”,
ka thënë një shoqe e këngëtares për revistën “Touch Weekly”.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 2 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 6:47 pm

Houston nuk do të martohet me Bobbyn

Whitney Houston ka mohuar spekulimet se ajo planifikon të rimartohet me ish-burrin e saj, Bobby Brown.

Çifti
është ndarë në vitin 2007, pas pesëmbëdhjetë vitesh martesë, ndërsa
ditë më parë është spekuluar për një ribashkim të mundshëm, pasi ishin
fotografuar së bashku në Georgia.

Mirëpo një zëdhënës i
këngëtares ka mohuar thashethemet e mediave duke thënë se ata nuk do të
martohen sërish, ndërsa interesi i tyre i përbashkët, është vajza
15-vjeçare, Bobbi Kristina, dhe se kjo është arsyeja pse ata ende
takohen.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 2 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 6:47 pm

Streep: Frika është miku yt

Ylli hollivudian Meryl Streep ende është e pasigurt dhe ka emocione kur pranon ndonjë rol të ri.

Aktorja
veterane është nominuar 14 herë për Oskar dhe ka luajtur në më shumë se
45 filma gjatë karrierës së saj 31-vjeçare, mirëpo, ajo ende ka
emocione dhe ndjen frikë kur zgjedh të luajë një karakter të ri.

“Frika
është gjë pozitive. Frika është miku yt. Gjithçka që ta kërcënon
baraspeshën mund të të ndihmojë. Këtë gjë na kanë mësuar në shkollë.
Shumica e aktorëve në një shkallë janë të pasigurt. Kjo është diçka
thuajse e domosdoshme”, ka thënë Streep.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 2 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 6:47 pm

Carrey ka mësuar gjuhën koreane

Komiku i famshëm hollivudian, Jim Carrey, ka mësuar gjuhën bazike koreane për filmin e tij të ri, "Yes Man".

Ylli
i filmit “The Mask” në një skenë të filmit të ri duhet të flasë gjuhën
koreane me një femër, dhe e ka shfrytëzuar këtë rast si një mundësi për
të mësuar bazën e gjuhës koreane, për të cilën qe një kohë të gjatë ka
qenë i interesuar.

“Çdo ditë, për katër javë të tëra e kam
mësuar vetëm fonetikën. Ishte shumë vështirë. Ka qenë njëra nga gjërat
më të vështira që kam bërë në jetë”, ka shpjeguar aktori.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 2 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 6:47 pm

50 Cent: Jam i varur nga suksesi

Reperi 50 Cent thotë se ai është i varur nga dëshira për të arritur sukses dhe për t’u bërë mogul i muzikës.

Hitbërësi
i këngës “In Da Club” ka treguar aftësitë e tija në këndim, aktrim,
krijimin e linjës së modës, pjesëmarrjen në video-lojëra, madje ka edhe
pijen e vetë vitaminoze.

“Kam pasur shumë sukses dhe planifikoj
të kem edhe më shumë. Ndjej se përparoj në punë, dhe të jem i sinqertë
unë jam një i varur nga suksesi. Po të ekzistonte ndonjë qendër
rehabilitimi për të varurit nga suksesi, unë do të përfundoja aty”, ka
thënë reperi.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 2 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 6:48 pm

Rihanna dhe Kelly e mësojnë Richien si të këndojë

Aktorja Nicole
Richie dëshiron të fillojë karrierë në muzikë, ndërsa për albumin
debutues të saj do të kërkojë ndihmë nga Rihanna dhe Kelly Osbourne.
Vajza
e adoptuar e këngëtarit legjendar Lionel Richie, në vitin 2004 ka qenë
anëtare e rok grupit “Darling”, ndërsa tash dëshiron t’i përvetësojë
aftësitë e saja muzikore për të incizuar një album.
Ndërsa mësohet se ‘mësuese’ të Richiet janë hitbërësja e këngës “Umbrella” dhe vajza e legjendarit të rokut Ozzy Osbourne.
“Rihanna
dhe Kelly po mbajnë leksione për Nicole, dhe i japin këshilla se si të
performojë”, ka thënë një burim për “New York Daily News”.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 2 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 6:48 pm

Aniston pozon lakuriq


Jennifer Aniston ka treguar se ajo
ende duket seksi pavarësisht se është duke i mbushur 40 vjet, pasi ka
pozuar nudo për ballinën e revistës amerikane "GQ".
Ish-aktorja e
serialit “Friends” ka pozuar krejt lakuriq duke mbajtur vetëm një
kravatë dhe duke i mbuluar gjinjtë, për numrin e janarit të revistës
për meshkuj “GQ”, ndërsa një muaj pas (11 shkurt) ajo i mbush 40 vjet.
Në këto fotografi aktorja duket së paku dhjetë vite më e re sesa mosha që ka.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 2 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 6:48 pm

Paris Hilton: Jam shumë inteligjente


Paris Hilton thotë se ajo është “shumë inteligjente” dhe se është “dëshmi e gjallë” se biondinat nuk janë budallaqe.
Pronarja
e hoteleve të famshme, e cila së fundi është ndarë nga rokeri i bendit
“Good Charlotte”, Benji Madden, është e bindur se karakteri i saj në
shoun Simple Life ka qenë vetëm një rol.
“Jam shumë inteligjente.
Jam e aftë t’i bëj ballë çdo sfide. Kam dy albume, kam lansuar një
parfum, dhe dua të krijoj zinxhirin tim të hoteleve. Jam një dëshmi e
gjallë se biondet nuk janë budallaqe”, ka thënë Hilton.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 2 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 6:49 pm

Aktori nga Tetova, Blerim Destani, i cili pati një sukses të madh me
filmin "Koha e kometës", është angazhuar në dy projekte filmike
joshqiptare.

Destani aktualisht është i angazhuar në realizimin
e filmit "Seperation City", xhirimet e të cilit zhvillohen në Zelandën
e Re dhe në Gjermani, ndërsa do të dalë nëpër kinema në fund të vitit
të ardhshëm.

Ndërkohë, kur të përfundojnë xhirimet e "Seperation
City", Destani do të shfaqet në filmin me produksion gjerman, danez dhe
australian, "At World’s End".

Në këto dy filma, Blerim Destani
luan krahas aktorëve të njëhur të cilët kanë luajtur nëpër filmat
hollivudianë, siç është Rhona Mitra (e cila ka luajtur në filmat “Lara
Croft”, “Shooter”, “Nummer 23” etj.), Thomas Kretschmann (“King Kong”,
“Wanted” etj.), Joel Edgerton (“Star Wars 2”, “Star Wars 3” etj.),
Stephen Berkoff, ("Beverly Hills Cop", "James Bond Octopussy" etj).
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 2 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 6:50 pm

Këngëtarja dhe aktorja Jessica Simpson ka thënë se ajo dëshiron të rikthehet në kolegj dhe të studiojë teologjikë.

Bukuroshja,
e cila së fundi ka lëshuar në treg albumin e saj të ri, debutues
zhanrit muzikor country, dëshiron t’i kthehet shkollës, pasi është
inspiruar nga televizori.

“Kam menduar të marr një kurs kolegji
në religjion. Më pëlqen religjioni. Mban mend kur doli libri ‘The Da
Vinci Code’, Discovery Channel bëri një emision trepjesësh mbi të, të
cilën e ruajta dhe e kam parë tetë herë”, ka thënë Simpson.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 2 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 6:50 pm

Dido merr kreun e top listës së albumeve

Këngëtarja Dido ka
dominuar në top listën evropiane të albumeve, pasi albumi i ri i saj
“Safe Trip Home”, ka shënuar numrin një që në javën e parë të lëshimit.

Albumi
i tretë i këngëtares britanike i ka thënë fund qëndrimit të AC/DC në
vendin e parë, dhe albumi i tyre “Black Ice” tash renditet numër dy,
pas katër javësh qëndrimi në krye.

Nickelback ka mbyllur top
pesëshin e albumeve më të shitura në Evropë, me albumin e ri “Dark
Horse”, duke qëndruar prapa Enya dhe albumit “And Winter Came” që
ndodhet në pozitën e tretë dhe Il Divo që mban vendin e katërt me
albumin “The Promise”.

Ndërkohë, në listën evropiane të
singleve, hiti i ri i Beyonce Knowles, “If I Were A Boy”, mban kreun,
duke zbritur Guru Josh Project dhe hitin “Infinity 2008” në vendin e
dytë. Katy Perry dhe kënga “Hot N Cold” mban vendin e tretë, derisa
Britney Spears me “Womanizer” dhe Pink me “So What” mbyllin pesëshen.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 2 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 6:50 pm

Depp dhe Burton tjetër projekt të përbashkët

Johnny Depp dhe Tim
Burton do të bashkohen sërish për adaptimin filmik të operës së famshme
gotike "Dark Shadows", ka njoftuar producenti hollivudian Richard D.
Zanuck.

Gjatë një interviste, producenti Zanuck ka konfirmuar
spekulimet se dy bashkëpunëtorët, Depp dhe Burton, të cilët projektin e
tyre më të ri “Alice in Wonderland” do ta nxjerrin në kinema vitin e
ardhshëm, pritet që verën që vjen të fillojnë edhe projektin e tetë të
përbashkët.

“Verën e ardhshme do të punoj me Tim Burton dhe
Johnny Depp në realizimin e ‘Dark Shadoqws’ që është një operë e
famshme e viteve të shtatëdhjeta në SHBA”, ka njoftuar Zanuck.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 2 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 6:50 pm

Judas Priest dëshirojnë një Grammy

Veteranët britanikë të
muzikës metal, "Judas Priest", luten që ta fitojnë çmimin e parë Grammy
në shkurt të vitit të ardhshëm që do të shënonte edhe 35 vjetorin e
grupit.

Hitbërësit e këngës “Breaking the Law” janë nominuar për
dy çmime Grammy: për performancën më të mirë Rok për këngën “Vision”
dhe performancën më të mirë Metal për këngën “Nostradamus”. Ndërsa
tash, më shumë se kurrë, ata po shpresojnë për një sukses, pas disa
vitesh zhgënjim.

“Ndjehemi shumë mirë që jemi të nominuar dhe
ndoshta këtë herë, pas 35 vitesh valimi të flamurit të metalit,
ndoshta, po them ndoshta do ta fitojmë një çmim”, ka thënë kitaristi i
grupit, Glen Tipton.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 2 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 6:50 pm

Paltrow: Nuk jam më yll filmi

Gwyneth Paltrow edhe zyrtarisht ia
ka hequr vetes epitetin e “yllit filmik”, pasi që dëshiron që pjesën më
të madhe të kohës t’ua përkushtojë fëmijëve të saj.

Aktorja e
filmit “Shakespeare in Love” thotë se ka filluar të pushojë nga të
qenit “yll filmi” që në vitin 2004 kur kishte lindur fëmijën e saj të
parë, Apple, pasi që prioritetet në jetën e saj kishin ndryshuar.

Ndërsa
tani është e kënaqur me realizimin e vetëm një filmi në vit dhe po
mundohet të kalojë sa më shumë kohë me burrin, Chris Martin, me Apple
dhe me djalin dyvjeçar, Moses. Duke bërë që puna të jetë dytësore për
të.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 2 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 6:55 pm

Mel B e lumtur për princeshën e zezë të Disneyt

Mel B nuk mund të besojë se sa kohë e gjatë ka kaluar derisa Disney ka vendosur të bëjë një film për një princeshë të zezë.

Ish-anëtarja
e grupit “Spice Girls” është e ngazëllyer që karakteri kryesor në
filmin e ri të animuar “The Princess And The Frog”, është
afro-amerikane, mirëpo pohon që filmi është dashur të realizohet shumë
vite më parë.

“Subjekti ka pakëz kundërthënie, pasi që
princesha në film bie në dashuri me një princ të bardhë. Por, sipas
meje kjo nuk duhet të paraqesë ndonjë problem. Mendoj se duhet
përkrahur relacionet ndër-raciale dhe duhet të jemi më të hapur në
gjëra të këtilla. Megjithatë, më duhet t’i them Disneyt se është dashur
ta realizojë këtë film shumë më përpara”, ka thënë këngëtarja.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 2 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 6:55 pm

Lily Allen: Ndjehem si kafshë e burgosur

Ylli
i muzikës pop, Lily Allen, thotë se megjithëse është e lumtur, fama e
ka bërë atë të ndjehet si një kafshë që jeton në kafaz.



një intervistë për “The Independent”, krijuesja e hitit “Not Fair”, ka
thënë se urren faktin që ‘ndiqet nga 20 njerëz me kamera gjatë gjithë
ditës’.

“Tashmë e di se kjo (fama) ka ndryshuar jetën time...
Jam përtej të lumturës. Megjithatë ndonjëherë kjo të bën të mendosh
sikur je një kafshë e burgosur”, ka thënë këngëtarja 23-vjeçare.

“Shtatë
vetura më kanë ndjekur që kur kam dalë nga shtëpia. U ktheva në një
udhëkryq dhe ata mbetën në semaforë”, ka treguar Allen.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 2 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 6:55 pm

Pattinson: Pastrohem rregullisht

Robert Pattinson ka hedhur poshtë thashethemet se ai është një person i papastër, duke thënë se ai bën dush rregullisht.

Vetitë
higjienike të aktorit u vunë në pyetje më herët gjatë javës, pasi disa
bashkëpunëtorë u ankuan për erën e keqe me të cilën Robert kundërmon
gjatë xhirimeve të filmit të ri ‘New Moon’.

Por Robert, 22-vjeçar, zotohet se ai e ruan veten të pastër.

“Unë
madje, ende nuk kam qenë në xhirime. Ndërsa bëj dush vazhdimisht”, ka
thënë Pattinson, para se të bëjë shaka duke shtuar se vazhdimisht i
lexon shkrimet negative për të dhe i shkruan emrat e autorëve në
‘librin e zi’.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 2 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 6:55 pm

Jolid dhe Pitt do të adoptojnë një fëmijë nga India?

Brad Pitt dhe Angelina Jolie raportohet se do ta zgjerojnë strofullin e tyre edhe me një fëmijë nga India.

“Ata
i kanë bërë gati të gjitha letrat, por duhej ta linin adoptimin në
pritje për shkak të gjithë angazhimeve tjera”, ka thënë një burim i
afërt me dyshen.

Dyshja tashmë kanë tre fëmijë të adoptuar,
Maddox, 7-vjeçar, nga Kamboxha, Pax, 4-vjeçar, nga Vietnami dhe Zahara,
3-vjeçare, nga Etiopia, si dhe vajzën biologjike Shiloh, dy-vjeçare,
dhe binjakët 7-muajsh, Vivienne dhe Knox.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 2 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 6:56 pm

Hilton: Do të martohem me Reinhardt

Paris Hilton ka deklaruar
dashurinë për partnerin e saj të ri Doug Reinhardt duke thënë se ai
është mashkulli i duhur me të cilin do të martohet.
Trashëgimtarja e
hoteleve është në lidhje me aktorin e serialit “The Hills” qe disa
muaj, ndërsa së fundi ka deklaruar se një ditë do të martohet me të.

“Ai
do të bëhet burri im. Jemi miq të mirë dhe e kuptojmë njëri-tjetrin.
Jam shumë e dashuruar dhe shumë e lumtur”, ka thënë Hilton për revistën
“E! Online”.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 2 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 6:56 pm

Kosova fiton vendin e shtatë në Top Model of the World

Përfaqësuesja
e Kosovës në Top Model of the World, Elza Marku, prezantoi Kosovën
denjësisht me një sukses të lartë, duke arritur të hyjë në Top 15, e
renditur e 7 (shtata) bazuar në votat e jurisë, gjatë finales së
spektaklit, mbajtur në Berlin më 4 prill 2009.


Në finalen e
Top Model of the World, Elza Marku është prezantuar mes 65 shteteve të
tjera, me tri lloj veshjesh, ndër to edhe me fustan solemn, të
përgatitur nga shtëpia e modës “Menakon”.



Fituese e
titullit Top Model of the World ishte përfaqësuesja nga Brazili,
ndërkaq shoqëruesja e parë ishte SHBA dhe e dyta Bullgaria.



Pjesëmarrja
e Kosovës në këtë eveniment ndërkombëtar është mundësuar për herë të
tretë nga “Agnesa Vuthaj Association”, ndërkaq këtë radhë është
përkrahur financiarisht nga Play 4 Win. /Telegrafi/
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 2 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 6:56 pm

Cyrus: Scarlett është më e bukura që kam parë

Miley Cyrus thotë
se ajo nuk është një fanse e Robert Pattinson dhe nuk harron të
përmendë Scarlett Johansson si më të bukurën që ka parë ndonjëherë.
Aktorja/këngëtarja
mendon se as vajzat tjera nuk janë të interesuara për aktorin britanik,
por në fakt janë të obsesionuara me karakterin e tij në filmin
“Twilight”, Edward Cullen.

“Nuk jam një fanse e madhe e Rob
Pattinson. Vajzat nuk e duan Rob, por ato në të vërtetë e duan Edward”,
ka thënë 16-vjeçarja për Teen Vogue.

Ka një person tjetër të cilin Miley e pëlqen dhe ajo është Scarlett Johansson.

“Ajo
është, të jem e sinqertë, vajza më e bukur të cilën e kam parë
ndonjëherë. Isha në ‘He's Just Not That into You’ (filmin) me Justin,
dhe vazhdimisht ia mbuloja sytë atij”, ka shtuar duke qeshur aktorja.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 2 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 6:56 pm

Brown deklarohet i pafajshëm

Babai i Rihannas, Ronald Fenty, e
ka ‘sulmuar’ ish-të dashurin e vajzës së tij, Chris Brown, pasi që ky i
fundit është deklaruar i pafajshëm ndaj akuzave për ushtrim të dhunës
mbi këngëtaren e hitit “Umbrella” në shkurt të këtij viti.
Të hënën
Brown është paraqitur në gjykatën e Qarkut në Los Angeles duke u
deklaruar i pafajshëm për akuzat për sulm dhe kërcënim kriminal, ndërsa
babai i Rihannas është shprehur i hidhëruar me vendimin e këngëtarit që
t’i refuzojë akuzat.

“Atëherë, çfarë ka ndodhur? Dikush tjetër
ia ka bërë këtë Rihannas? Unë thjesht dua që të vihet drejtësia. Nuk
dëshiroj që karriera e tij të dëmtohet. Ai është një djalë i talentuar,
mirëpo të gjithë duhet të paguajnë për gabimet e tyre”, ka thënë Fenty
për UsWeekly.com.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 2 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 11 Previous  1, 2, 3, ... 9, 10, 11  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi