www.loqkat-ks.com
Behuni Pjes E komunitetit Ton edhe Ne Facebook Facebook

https://www.facebook.com/urimefestat

Ju faliminderit.


Join the forum, it's quick and easy

www.loqkat-ks.com
Behuni Pjes E komunitetit Ton edhe Ne Facebook Facebook

https://www.facebook.com/urimefestat

Ju faliminderit.
www.loqkat-ks.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Show Biz :P

2 posters

Faqja 1 e 11 1, 2, 3 ... 9, 10, 11  Next

Shko poshtë

Show Biz :P Empty Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 5:32 pm

Aktori nga Tetova, Blerim Destani, i cili pati një sukses të madh me
filmin "Koha e kometës", është angazhuar në dy projekte filmike
joshqiptare.

Destani aktualisht është i angazhuar në realizimin
e filmit "Seperation City", xhirimet e të cilit zhvillohen në Zelandën
e Re dhe në Gjermani, ndërsa do të dalë nëpër kinema në fund të vitit
të ardhshëm.

Ndërkohë, kur të përfundojnë xhirimet e "Seperation
City", Destani do të shfaqet në filmin me produksion gjerman, danez dhe
australian, "At World’s End".

Në këto dy filma, Blerim Destani
luan krahas aktorëve të njëhur të cilët kanë luajtur nëpër filmat
hollivudianë, siç është Rhona Mitra (e cila ka luajtur në filmat “Lara
Croft”, “Shooter”, “Nummer 23” etj.), Thomas Kretschmann (“King Kong”,
“Wanted” etj.), Joel Edgerton (“Star Wars 2”, “Star Wars 3” etj.),
Stephen Berkoff, ("Beverly Hills Cop", "James Bond Octopussy" etj).
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 545296
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 5:32 pm

Këngëtarja dhe aktorja Jessica Simpson ka thënë se ajo dëshiron të rikthehet në kolegj dhe të studiojë teologjikë.

Bukuroshja,
e cila së fundi ka lëshuar në treg albumin e saj të ri, debutues
zhanrit muzikor country, dëshiron t’i kthehet shkollës, pasi është
inspiruar nga televizori.

“Kam menduar të marr një kurs kolegji
në religjion. Më pëlqen religjioni. Mban mend kur doli libri ‘The Da
Vinci Code’, Discovery Channel bëri një emision trepjesësh mbi të, të
cilën e ruajta dhe e kam parë tetë herë”, ka thënë Simpson.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 545296
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 5:32 pm

Dido merr kreun e top listës së albumeve

Këngëtarja Dido ka
dominuar në top listën evropiane të albumeve, pasi albumi i ri i saj
“Safe Trip Home”, ka shënuar numrin një që në javën e parë të lëshimit.

Albumi
i tretë i këngëtares britanike i ka thënë fund qëndrimit të AC/DC në
vendin e parë, dhe albumi i tyre “Black Ice” tash renditet numër dy,
pas katër javësh qëndrimi në krye.

Nickelback ka mbyllur top
pesëshin e albumeve më të shitura në Evropë, me albumin e ri “Dark
Horse”, duke qëndruar prapa Enya dhe albumit “And Winter Came” që
ndodhet në pozitën e tretë dhe Il Divo që mban vendin e katërt me
albumin “The Promise”.

Ndërkohë, në listën evropiane të
singleve, hiti i ri i Beyonce Knowles, “If I Were A Boy”, mban kreun,
duke zbritur Guru Josh Project dhe hitin “Infinity 2008” në vendin e
dytë. Katy Perry dhe kënga “Hot N Cold” mban vendin e tretë, derisa
Britney Spears me “Womanizer” dhe Pink me “So What” mbyllin pesëshen.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 545296
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 5:32 pm

Depp dhe Burton tjetër projekt të përbashkët

Johnny Depp dhe Tim
Burton do të bashkohen sërish për adaptimin filmik të operës së famshme
gotike "Dark Shadows", ka njoftuar producenti hollivudian Richard D.
Zanuck.

Gjatë një interviste, producenti Zanuck ka konfirmuar
spekulimet se dy bashkëpunëtorët, Depp dhe Burton, të cilët projektin e
tyre më të ri “Alice in Wonderland” do ta nxjerrin në kinema vitin e
ardhshëm, pritet që verën që vjen të fillojnë edhe projektin e tetë të
përbashkët.

“Verën e ardhshme do të punoj me Tim Burton dhe
Johnny Depp në realizimin e ‘Dark Shadoqws’ që është një operë e
famshme e viteve të shtatëdhjeta në SHBA”, ka njoftuar Zanuck.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 545296
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 5:32 pm

Judas Priest dëshirojnë një Grammy

Veteranët britanikë të
muzikës metal, "Judas Priest", luten që ta fitojnë çmimin e parë Grammy
në shkurt të vitit të ardhshëm që do të shënonte edhe 35 vjetorin e
grupit.

Hitbërësit e këngës “Breaking the Law” janë nominuar për
dy çmime Grammy: për performancën më të mirë Rok për këngën “Vision”
dhe performancën më të mirë Metal për këngën “Nostradamus”. Ndërsa
tash, më shumë se kurrë, ata po shpresojnë për një sukses, pas disa
vitesh zhgënjim.

“Ndjehemi shumë mirë që jemi të nominuar dhe
ndoshta këtë herë, pas 35 vitesh valimi të flamurit të metalit,
ndoshta, po them ndoshta do ta fitojmë një çmim”, ka thënë kitaristi i
grupit, Glen Tipton.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 545296
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 5:33 pm

Paltrow: Nuk jam më yll filmi

Gwyneth Paltrow edhe zyrtarisht ia
ka hequr vetes epitetin e “yllit filmik”, pasi që dëshiron që pjesën më
të madhe të kohës t’ua përkushtojë fëmijëve të saj.

Aktorja e
filmit “Shakespeare in Love” thotë se ka filluar të pushojë nga të
qenit “yll filmi” që në vitin 2004 kur kishte lindur fëmijën e saj të
parë, Apple, pasi që prioritetet në jetën e saj kishin ndryshuar.

Ndërsa
tani është e kënaqur me realizimin e vetëm një filmi në vit dhe po
mundohet të kalojë sa më shumë kohë me burrin, Chris Martin, me Apple
dhe me djalin dyvjeçar, Moses. Duke bërë që puna të jetë dytësore për
të.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 545296
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 5:33 pm

Beyonce më e pasura nga të rinjtë

Këngëtarja e muzikës R&B,
Beyonce Knowles, është më e pasura nga yjet nën moshën 30-vjeçare me
një xhirollogari bankare që ka vlerën prej 80 milionë dollarëve.

27-vjeçarja
ka kryesuar listën e të famshmëve të rinj dhe të pasur, e përpiluar nga
revista “Forbes”, vetëm disa javë pasi Beyonce dhe burri i saj Jay-Z
janë zgjedhur si çifti më i pasur i Hollywoodit.

Superylli i
muzikës pop Justin Timberlake, 27-vjeçar, zuri vendin e dytë (43
milionë dollarë), i ndjekur nga basketbollisti amerikan Kobe Bryant (39
milionë dollarë).

Top-dhjetë të famshmit e pasur nën moshën 30-vjeçare:

1. Beyonce Knowles – (80 milionë dollarë)
2. Justin Timberlake – (43 milionë dollarë)
3. Kobe Bryant – (39 milionë dollarë)
4. LeBron James – (38 milionë dollarë)
5. Roger Federer – (35.2 milionë dollarë)
6. Keira Knightley – (32.2 milionë dollarë)
7. Maria Sharapova – (26.1 milionë dollarë)
8. Daniel Radcliffe – (25.1 milionë dollarë)
9. Miley Cyrus – (25.1 milionë dollarë)
10. Mary-Kate dhe Ashley Olsen – (15 milionë dollarë)
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 545296
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 5:33 pm

Pamela dhe Tommy bashkë në natën e Vitit të Ri

Pamela Anderson planifikon të kalojë natën e Vitit të Ri së bashku me ish-burrin e saj Tommy Lee.

Ish-bukuroshja
e serialit “Baywatch”, e cila ka dy djem me rokerin e grupin “Motley
Crue”, planifikon të kalojë një natë romantike për festën e Vitit të Ri
së bashku me Lee.

“Do ta kalojmë natën e Vitit të Ri së bashku në Montreal. Sa romantike...”, ka shkruar Pammy në faqen e saj zyrtare.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 545296
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 5:34 pm

Realizohet film për Bon Scott

Jeta e frontmenit tragjik të grupit "AC/DC", Bon Scott, i cili vdiq në vitin 1980, do të realizohet në film.

Filmbërësi
Eddie Martin është duke i mbledhur momentet magjike të jetës së ikonës
së muzikës rok me ndihmën e familjes dhe miqve të tij.

Ndërkohë
që vazhdon të kërkojë njerëz të cilët e kanë njohur Scottin. Aktualisht
regjisori është duke e kërkuar një ish-të dashur të quajtur Silver.

“Ajo
është personi të cilin duhet ta gjejmë. Ajo ka jetuar me të në Londër
pasi Scott është ndarë me Irene (gruan e tij)”, ka thënë Martin.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 545296
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 5:34 pm

Bundchen martohet?

Supermodelja Gisele Bundchen planifikon të
martohet fshehurazi me të dashurin e saj, sportistin Tom Brady, në mars
të vitit të ardhshëm.

Çifti është në lidhje që nga viti 2006,
kur Brady ishte ndarë nga aktorja Bridget Moynihan, ndërsa tani revista
“In Touch” njofton se ata dëshirojnë që lidhjen tyre ta çojnë në një
nivel më të lartë.

“Nuk do të ketë fejesë, vetëm një martesë të
vogël kah mesi i marsit”, ka thënë një burimi i afërt me modelen, i
cili ka shtuar se ceremonia e martesës do të zhvillohet në Costa Rica.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 545296
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 5:34 pm

Katie Holmes shmang sajtet e thashethemeve

Aktorja Katie Holmes,
e cila është e martuar me Tom Cruise, thotë se ajo nuk lexon për veten
e vet në internet, dhe se i shmang sajtet e thashethemeve.

“Ka
një keqkuptim për mua se jam një person injorues, një femër e cila nuk
ka asnjë kontroll në jetën e saj”, ka thënë aktorja, duke iu referuar
spekulimeve online.

“Kjo është një mendim shumë i gabuar. Që nga
fillimi i jetës time, kam bërë disa zgjidhje në jetë, të cilat kanë
qenë shumë të fuqishme”, ka shtuar Holmes.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 545296
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 5:34 pm

Të ngrënit ngadalë, sekreti i formës së Heidi Klum

Supermodelja Heidi Klum ka zbuluar se sekreti i të qëndruarit e dobët, është të ngrënit ngadalë gjatë të ushqyerit.

Modelja
e cila është e martuar me këngëtarin Seal, thotë se ajo sheh mirë çfarë
han dhe kujdeset të mos e teprojë gjatë ushqimit.

“Sekreti nuk
është të mos hash. Por të hash ngadalë”, ka thënë modelja gjermane, e
cila së fundi zbuloi edhe se ajo nuk e ka problem të qëndrojë me brekë
para fëmijëve të saj.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 545296
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 5:34 pm

Reeves nuk merr pjesë në filmin "Speed"

Aktori hollivudian Keanu Reeves është i vendosur të mos e përsërisë rolin e tij në vazhdimin e mundshëm të filmit "Speed".

Kohëve
të fundit është thënë se producentët pranë 20th Century Fox dëshirojnë
që Reeves ta përsërisë rolin e Jack Traven, për vazhdimin e radhës të
filmit, pjesa e parë e të cilit doli në vitin 1994.

“Sinqerisht
nuk di asgjë për filmin. Nuk e di nëse dëshirojnë të bëjnë edhe një
pjesë. Mirëpo nëse ata vendosin edhe për një film, do të jetë pa
mua...”, është shprehur Reeves për “IGN Movies”.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 545296
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 5:35 pm

Kaltrina me "Copy Paste" për Vitin e Ri

Këngëtarja Kaltrina
Selimi sapo ka realizuar një këngë të re, që mban titullin "Copy
Paste", e cila pritet që shumë shpejtë t’i pushtojë zemrat e fansave të
saj. Kënga është e punuar me tekst të Avni Qahilit dhe me muzikë të
Virusit.

Gazeta “Zëri” shkruan se Kaltrina ka treguar se fabula
e këngës flet për zhgënjimet e një vajze në historitë e dashurisë së
saj që e kanë lënë të kuptojë se të gjithë meshkujt janë kopje e
njëri-tjetrit.

Kaltrina, po ashtu ka shtuar se këtë herë nuk do
të jetë pjesë e videokasetave të Vitit të Ri, porse me këtë këngë do të
jetë e pranishme nëpër programet festive të televizioneve shqiptare.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 545296
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 5:35 pm

West mohon të ketë hequr dorë nga repi

Reperi Kanye West ka
mohuar spekulimet e fundit kinse ka hequr dorë nga muzika rep, duke
thënë se ai gjithmonë do të jetë një këngëtar i muzikës rep.

Hitbërësi
i këngës “Stronger” ka kultivuar një zhanër tjetër në albumin e tij më
të ri “808s and Heartbreak”, ndërsa së fundmi është cituar të ketë
thënë se ka hequr dorë nga repi përgjithmonë, mirëpo West ka shpjeguar
se ato nuk janë fjalët e tij.
“Kurrë nuk kam thënë : ‘Hip-hopi ka
marrë fund!’ Unë këndoj hip-hop çdo ditë të jetës sime. Disa gazeta
britanike i kanë shpikur ato fjalë”, ka thënë West.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 545296
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 5:35 pm

Tre tenorët mbajnë koncertin tradicional

Koncerti "Tre tenorët",
i cili qe shtatë vite është njëri nga aktivitetet më të vlerësuara
muzikore në Shqipëri, do të shfaqet sërish për publikun shqiptar më 9
dhjetor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, njofton ATSH.

Koncerti,
i cili ka protagonistë Adrian Xhemën, Kastriot Tushën dhe Armando
Kllogjerin, këtë edicion do të ketë një program të ri dhe të larmishëm,
ku do të jenë të pranishëm si mysafirë, sopranoja Katia Ricarelli,
tenori Franchesco Zinigarellio dhe dirigjenti Leonardo Quardini.

Udhëheqës
artistik i koncertit do të jetë Artisti i Popullit, Ibrahim Madhi,
drejtor i orkestrës, Isak Shehu, ndërsa producent Edmond Tullumani.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 545296
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 5:35 pm

Britney: Dua gjinj më të vegjël

Britney Spears dëshiron gjoks më të reduktuar, pasi ajo nuk arrin t’i shtrëngojë ato në veshjet e saj të skenës.

Ylli
i hitit “Womanizer”, e cila më herët gjatë kësaj jave festoi
27-vjetorin e lindjes, ka thënë se dëshiron gjinj më të vegjel.

“Kam
një raport dashuri-urrejtje me gjinjtë e mi. Për momentin i urrej. Dua
t’i kem më të vogla. Nuk mund të veshi kostumet që më pëlqejnë, një të
kuqe për shembull të cilën e kam veshur në videon e këngës ‘Oops I Did
It Again’,”, ka thënë Spears.

“Jam e nxitur të bëj një reduktim
të gjinjve që të mund të dal me një veshje të mrekullueshme në skenë
për shou-paraqitjet e mia të ardhshme. E di se duken seksi, por
ndonjëherë dalin nga vendi”, ka shtuar Britney.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 545296
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 5:36 pm

Beckinsale ka frikë nga vozitja

Aktorja e famshme britanike Kate Beckinsale ende nuk e ka kaluar testin e vozitjes pasi ka frikë nga drejtimi i automjeteve.

Aktorja
është duke u mësuar të ngasë veturën për 18 vite, por kur vjen tek
testi ajo ka ankth dhe pagjumësi disa natë para ditës vendimtare.

“Po
tentoj të mësohem si të vozis, pasi i kam ato ëndrra që më shkaktojnë
ankth kur jam nën drejtimin e veturës në rrugë të hapur. Mendoj se ato
do të zhduken kur të mësoj të vozis. Kam drejtuar një karrocë golfi
gjatë festave dhe e bëra me dëshirë. Ky është fillimi”, ka thënë
Beckinsale.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 545296
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 5:36 pm

Katy Perry: Jam në mesin e të veshurave më keq

Këngëtarja Katy Perry nuk shqetësohet çfarë njerëzit mendojnë për shijen e saj të veshjes, pasi ajo po kënaqet në stilin e saj.

Ylli
i hitit “I Kissed a Girl”, e cila aktualisht është në lidhje me
frontmanin e bendit “Gym Class Heroes”, Travis McCoy, beson se ajo do
ta gjejë veten në listat e yjeve të veshura më keq.

“Definivisht
do të jem në listat e të veshurave më së keqi. Thjesht dua të kënaqem.
Nuk e marr jetën shumë seriozisht”, ka thënë këngëtarja.

“Edhe
pse jam e paturpshme dhe me plot opsione, në thelb e di se çfarë bëj.
Nuk e censuroj veten, por mendoj për çdo gjë. Dhje ndjej se kam një
kokë të mirë mbi kraharorin tim”, ka shtuar Perry.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 545296
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 5:36 pm

Kidman: Jam më e guximshme në këtë moshë

Aktorja australiane Nicole Kidman konsideron se tash pasi i ka prekur të katërdhjetat ndjehet më e guximshme se kurrë më parë.

Fituesja
e Oskarit mendon se të qenit femër e pjekur e ka ndihmuar atë të
përballet me situata ekstreme, prandaj thotë se me kalimin e moshës
shtohet edhe inkurajimi.

“Sa më shumë që plakem, ndjehem
gjithnjë e më e sigurt në vete... Jam shumë më e guximshme në këtë
moshë!”, ka thënë 41-vjeçarja.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 545296
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 5:36 pm

Akon do të bëhet aktor

Ylli i muzikës R&B, Akon, shpreson që suksesi në muzikë ta përcjellë edhe në aktrim.

Këngëtari
i hitit “Smack That” thotë se ai që tani planifikon ‘pensionimin’ nga
muzika dhe dëshiron të transferohet në industrinë filmike kur ta
përfundojë karrierën si këngëtar.

“Aktrimi është diçka me të
cilën do të merrem më vonë. Tani për tani merrem më shumë me gjërat
prapaskene, luaj rolin e producentit, bëj muzikën dhe dalëngadalë po e
gjej rrugën drejt aktrimit”, ka thënë Akon për “WENN”.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 545296
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 5:36 pm

Jolie aktorja mё e paguar e Hollywoodit

Angelina Jolie ёshtё emërtuar aktorja me tё ardhura tё mё larta nё Hollywood nё njё listё tё re.

Ylli
i filmit “Changeling”, ka kryesuar listёn e Top 100 Femrave mё tё
fuqishme tё magazinës Hollywood Reporter, qё i rendit fytyrat e famshme
nё bazё tё fitimeve tё parave.

Me mё shumё se 15 milionё dollarё
tё fituara nga filmi, 33-vjeçarja erdhi brenda ditёs nё listё, duke u
ngjitur mbi yjet tjera tё Hollywoodit, si Julia Roberts dhe Reese
Witherspoon.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 545296
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 5:37 pm

Twain i hakmerret ish-burrit të saj

Këngëtarja Shania Twain raportohet se është duke dalë me burrin e gruas, me të cilin ish-burri i saj ka pasur aferë.

Ylli i muzikës country është parë së bashku me njeriun misterioz derisa shoqërohej rrugëve të New Yorkut.

Twain
u nda nga burri Robert 'Mutt' Lang në muajin maj të këtij viti, pas
deklaratave të tij se ai kishte qenë në lidhje me sekretaren.

Dhe
së fundi duket se dy të lënduarit, Twain dhe burri i sekretares, kanë
krijuar një miqësi të afërt, pasi ai i është bashkuar këngëtares
kanadeze për një udhëtim në New York.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 545296
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 5:37 pm

Manson gjen muzën e tij

Marilyn Manson ka vazhduar jetën pas ndarjes nga aktorja Evan Rachel Wood dhe tashmë ka gjetur një tjetër femër 'të veçantë'.

Femra
e panjohur e quajtur Isani, kishte qenë bashkë më rokerin shokues në
një ndejë në Miami të Floridës të enjten mbrëma, ndërsa Manson ka
njoftuar se ajo është muza e tij për tre piktura të reja, të cilat po
ashtu i ka emërtuar “Isani”.

Manson më herët ka qenë i martuar
me Dita Von Teese, ndërsa në nëntor të këtij viti është ndarë nga e
dashura e tij e fundit Evan Rachel Wood me të cilën kishte qenë në
lidhje që nga dhjetori i vitit 2006.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 545296
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 5:37 pm

Çako do të punojë këngë të reja

Këngëtari Pirro Çako, i cili së
fundmi ka punuar disa këngë të reja, kryesisht për këngëtarët tjerë, ka
thënë se tashmë ka ardhur koha që t’i bëjë gati këngët për një album të
ri.

Pas konkurrimit në festivalin “Kënga Magjike”, me këngën
“Anjushka”, Pirro Çako dëshiron që t’i përkushtohet më shumë këngës së
tij dhe të krijojë disa këngë të reja të cilat do t’i përfshijë në
albumin e ri.

Këngëtari ka njoftuar se pjesë e albumit, përveç
këngëve të reja, do të jetë edhe kënga konkurruese në festivalin “Kënga
Magjike”, “Anjushka”, si edhe dueti me Elsa Lilën, “Diferenca je ti”.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 545296
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 5:37 pm

Genta dhe Zanfina nuk janë armike

Shoqëria mes motrave Ismaili
dhe këngëtares tjetër kosovare shumë të popullarizuar, Genta Ismajli,
nuk ka të ndalur, edhe pse një kohë u përfol për një zënkë mes të
lartpërmendurave. Si duket, situata kritike tashmë ka kaluar.

Kohë
më parë nëpër internet qarkullonin disa foto, ku protagoniste ishin
Adelina dhe Genta Ismajli, kurse këtë radhë për të gjithë ata që
besonin se Zanfina dhe Genta janë “rivale”, ja ku mund të vërtetojmë të
kundërtën me këtë foto.

Fotoja është shkëputur nga xhirimet e fundit për festat e fundvitit në një televizion kosovar. /Panorama/
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 545296
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 5:37 pm

Një yll për Sutherland

Kiefer Sutherland është aktori i radhës i cili do të nderohet me një yll në Hollywood Walk of Fame.

Ceremonia e zbulimit do të zhvillohet të martën, ndërsa ky do të jetë ylli me numrin rendor 2.377.


pranishëm në Bulevardin Hollywood për ta nderuar aktorin do të jenë
babai i tij Donald Sutherland dhe filmbërësi Joel Schumacher.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 545296
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 5:38 pm

Beyonce do të paraqitet te X Factor

Superylli i muzikës pop Beyonce Knowles këtë muaj do të shfaqet në shoun britanik për talentë, "The X Factor".

Këngëtarja
e hitit “Crazy In Love” do të performojë në finalen e shout më 13
dhjetor, pavarësisht se aty do të jetë i pranishëm ‘armiku i saj’,
Simon Cowell, i cili më herët kishte thënë se ajo “nuk është seksi’ dhe
“nuk është këngëtare e mirë”.

“Beyonce dhe Simon duhet t’i lënë
anash armiqësitë e tyre prej disa vitesh. Këndimi live i Beyonce do të
jetë diçka e veçantë dhe e shkëlqyer për shoun”, ka thënë një burim për
gazetën britanike “The Sun”.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 545296
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 5:38 pm

Akon: Takimi me Jackson kulmi i karrierës sime

Këngëtari i
muzikës R&B, Akon, mezi po pret të punojë sërish me Michael
Jackson, pasi që bashkëpunimin me superyllin e muzikës pop e konsideron
si "përvojën më të çuditshme" që ka pasur me ndonjë muzikant.

Dy
këngëtarët janë takuar për incizimin e këngës “Hold My Hand”, ndërsa
këngëtari i hitit “Smack That” dëshiron që sërish të bashkëpunojë me
legjendën e muzikës botërore, sepse takimi me Jackson ka qenë njëra nga
pikat më kulminante në karrierën e tij.

“Takimi ynë i parë ishte
sikur të njiheshim me vite. Ishte një eksperiencë e çuditshme, sepse ai
dinte shumëçka për mua, ndërsa unë dija gjithçka për të. Bashkëpunimi
me Michael ka qenë pika kulminante e karrierës sime, sa i përket
bashkëpunimeve”, ka thënë Akon për “WENN”.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 545296
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 5:38 pm

Beck kundër rikthimit të Led Zeppelin

Rokeri britanik Jeff Beck
ka kritikuar planet për rikthimin e legjendarëve të muzikës rok, "Led
Zeppelin", duke thënë se do të ishte e pakuptimtë nëse ata rikthehen në
skenë pa vokalistin, Robert Plant.

Beck ka lëvduar koncertin e
vitit të kaluar të legjendarëve në “O2 Arena” të Londrës, por mendon se
rikthimi i tyre pa vokalistin Robert Plant, i cili ka refuzuar të
bashkohet me grupin, do të ishte i pakuptimtë.

“Nuk mendoj se
është një ide e mirë për faktin që Robert nuk dëshiron të jetë pjesë e
grupit. Kam qenë i pranishëm në koncertin në ‘O2 Arena’ dhe ishte
fantastik. Por mendoj se duhet ta lënë me aq”, ka thënë 65-vjeçari.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 545296
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 5:38 pm

Rezarta edhe piktore

Rezarta Shkurta ka vazhduar me befasitë e
saja. Biondja e cila nga Missi u shndërrua në këngëtare, për të marrë
më vonë edhe rolin e dizajneres, ndërsa së fundmi ajo ka zbuluar një
tjetër talent, ajo është piktore.

Në mesin e javës që shkoi, Rezarta ka promovuar këngë e saj më të re “Në parajsën
time” me kompozim të Genti Lakos, por në të njëjtin eveniment ajo ka zbuluar edhe disa piktura të saja, ku dominonin portretet.

Ceremonia
e promovimit të këngës dhe pikturave është mbajtur në Durrës ku nuk
kanë munguar emra të njohur nga bota e muzikës, spektaklit dhe jetës
publike.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 545296
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 5:38 pm

Braxton operohet nga tumori

Vetëm shtatë muaj pas problemeve me
zemër, të cilat e detyruan të anulojë një varg koncertesh në Las Vegas,
ylli i muzikës 'soul' Toni Braxton i është nënshtruar një ndërhyrjeje
kirurgjike për të larguar një tumor nga gjiri.

Braxton ishte
diagnostikuar me një ‘ënjtje’ në gji pak kohë para se të ishte e
pranishme në shoun televiziv “Dancing With The Stars”, por kishte
pritur të përfundonte konkurrimin dhe pastaj t’i nënshtrohej mjekimit.

Sipas TMZ tumori kishte qenë i natyrës së mirë (beninj), ndërkohë që aktualisht këngëtarja është nën terapi dhe ndjehet më mirë.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 545296
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 5:39 pm

Robert Belushi pjesëmarrës në TIFF

Robert Belushi, djali i
aktorit hollivudian me prejardhje shqiptare Jim Belushi, është duke
qëndruar në Shqipëri për të marrë pjesë në TIFF, ku do të shfaqet me
rolin e tij në filmin "Perkedheljet e Zimit".

Robert është
shprehur i kënaqur me praninë e tij në Festivalin Ndërkombëtar për film
të shkurtër duke e konsideruar atë si një eveniment shumë të
rëndësishëm kulturor, pasi që “kinematografia është mjeti që përdor
gjuhën demokratike në të gjithë botën”.

Aktori me prejardhje
shqiptare ka folur edhe për babanë e tij, Jim, duke thënë se ai i flet
shumë për prejardhjen shqiptare të familjes së tij.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 545296
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 5:39 pm

Kate Beckinsale fanse e De Niros

Kate Beckinsale thotë se ka
qenё njё ndjenjё e pazakonshme rasti qё ajo punon me idhullin e saj,
aktorin e njohur Robert De Niro,

Ylli i filmit “Aviator”, ishte fanse e aktorit tё filmit “Goodfellas”, dhe kishte pasur posterё tё tij nё dhomё, si tinejxhere.

“Jam
plotësisht e frikësuar nga Robert De Niro, pasi jam mësuar tё kem foto
tё tij nё frigoriferin tim nё kolegj dhe kjo ishte njё ndjenjё vërtet e
pazakonshme”, ka thёnё aktorja.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 545296
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 5:39 pm

Richie ia kufizon ushqimin të dashurit

Nicole Richie e ka detyruar të dashurin e saj, Joel Madden, që të mbajë dietë.

Aktorja
27-vjeçare e cila ka vajzën dhjetëmujore, Harlow, me Joel, ia ka
ndaluar rokerit të grupit “Good Charlotte” që të konsumojë ushqime që
përmbajnë shumë kalori, dhe ka kërkuar nga ai që të humbë në peshë prej
momentit kur është bërë baba.

“Joel në fillim bënte shaka,
mirëpo Nicole ishte bërë shuam strikte. Ajo ia ka ndaluar ushqimet që
përmbajnë yndyra dhe shumicën e ëmbëlsirave. Kjo është periudha më e
vështirë për Joel, pasi që ai ka qenë ‘adhurues’ i ushqimit”, ka thënë
një burim i afërt me çiftin.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 545296
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 5:39 pm

Rihanna me vese rreth ushqimin

Ylli i hitit “Umbrella”, Rihanna,
e cila është në lidhje me këngëtarin Chris Brown, thotë se ajo është
shumë “zgjedhëse“ kur vjen puna tek ushqimi.

“Gjëja më e
vështirë e të qenit në udhëtim për mua është ajo se çfarë do të hamë?
Për të gjithë të tjerët nuk është problem, por për mua po. Më pëlqen
gjithçka që ka përzierje ushqimesh. Por ushqim japonez dhe meksikan ose
indian- JO”, ka thënë këngëtarja.

“Jam një person shumë zgjedhës
sa i takon ushqimeve. Jam rritur me një lloj ushqimi dhe e kam ngrënë
atë për 17 vite. Është vështirë për mua të provoj gjëra të reja”, ka
shtuar Rihanna.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 545296
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 5:39 pm

Burri i Winehouse kërkon 2 milionë dollarë për ndarje

Burri i
këngëtares Amy Winehouse, i cili është një i varur nga droga,
raportohet se kërkon marrëveshje divorci të vlefshme 2 milionë dollarë,
nga këngëtarja problematike.

Blake Fielder-Civil, i cili është
duke shërbyer burgun 27-mujor për agresion dhe thyerje të ligjeve,
javën e kaluar ka thënë se nuk është ‘i interesuar në paratë e Amyt’.

Por burime të afërta me Winehouse bëjnë të ditur se Blake është duke kërkuar para për të hequr dorë nga martesa.

“Blake
ka kërkuar nga menaxheri i Amyt një milionë funte (2 milionë dollarë)
për të hequr dorë nga martesa dhe të mos shkruajë ndonjë libër ku do të
zbulojë sekretet e tyre. Ai është shumë dyfytyrësh. Ai kërkon të
fitojë. Paraja është forca e tij drejtuese”, ka thënë një burim për The
News of The World.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 545296
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 5:39 pm

Madonna i ofron Ritchiet 64 milionë dollarë për divorc

Madonna i
ka ofruar t’i paguajë ish-burrit të saj Guy Ritchie një shumë divorci
prej 64 milionë dollarësh, me qëllim që ai të heqë dorë nga martesa pa
procedura të tjera.

Siç shkruan News of The World, Madonna, e
cila publikoi divorcin në muajin tetor, do t’i japë regjisorit një
shumë parash kesh prej 24 milionë dollarë dhe shtëpinë e saj të
vlefshme prej 40 milionë dollarë.

Ritchie po ashtu do ta mbajë
klubin e tij në Londër, dhe raportohet se ka nënshkruar heqjen dorë nga
pasura prej 600 milionë dollarësh e superyllit.

Dyshja do të ndajnë kujdesin e tyre ndaj fëmijëve Lourdes, 12-vjeçare, Rocco, 7-vjeçar dhe David Banda, 3-vjeçar.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 545296
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 5:40 pm

Biel dëshiron të jetë djalë (në film)

Aktorja Jessica Biel, e
cila është në lidhje me yllin e muzikës pop, Justin Timberlake, ka
thënë se ajo ëndërron një rol të ri, atë të një mashkulli.

Biel
beson se e vetmja mënyrë me të cilën ajo do të mund t’i japë një
shtytje karrierës së saj është të luajë mashkullin në një film, pasi
gjinia e kundërt ka tregime më të mira.

“Mendoj se po thuajse
është historike në Hollywood se nuk ka aq role të bukura për femra siç
ka për meshkuj. Mendoj se për aq kohë sa e luani një grua ose femër,
gjithmonë e luani violinën e dytë ndaj mashkullit”, ka shpjeguar
aktorja 26-vjeçare.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 545296
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 5:40 pm

“Four Christmases” kryeson në box-office

Komedia e Krishtlindjeve, “Four Christmases”, ka ruajtur kryesimin në top listën amerikane të filmave për të dytën javë radhazi.

Filmi ku në rolet kryesore i luajnë Reese Witherspoon dhe Vince Vaugh, ka mbledhur 18.2 milionë dollarë gjatë këtij vikendi.

“Twilight” ka mbledhur 13.2 milionë dollarë dhe është i ndjekur nga filmi i animuar i Disney, “Bolt”.

Filmi i ri mbi agjentin sekret James Bond, “Quantum of solace”, ka zbritur në vendin e pestë këtë vikend.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 545296
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 5:40 pm

Memli Krasniqi bëhet baba

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, njëherësh edhe deputet i PDK-së në Parlamentin e Kosovës, Memli Krasniqi është bërë baba.

Memli dhe gruaja e tij, Meliza, kanë një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Bora.

Memli
dhe Meliza janë martuar gjatë muajit korrik të këtij viti. Pak kohë
para dasmës, çifti ishte parë së bashku në promovimin e video-klipit
“Vetes” të këngëtares nga Shqipëria, Elvana Gjata. /KTV/
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 545296
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 5:40 pm

Smith merr këshilla erotike nga gruaja

Aktori dhe këngëtari Will Smith konsultohet me gruan e tij, Jada, për skenat seksuale nëpër filmat që luan.

Smith
ka pranuar se Jada, gruaja e tij prej 11 vitesh, i ka ndihmuar që ta
kalojë ‘turpin’ në skenën filmike me bashkaktoren e tij Rosario Dawson
në filmin “Seven Pounds”.

“Dëshiroj që femrat të ndjehen mirë
pranë meje dhe nuk dëshiroj të lë përshtypjen se po shfrytëzoj nga
rasti. I tillë jam krijuar. Prandaj nuk ndjehesha komod. Por Jada më
tha: ‘Dëgjo, e di se ndjehesh jo-këndshëm, por pres nga ti të mos më
koritësh. Kur ta bësh skenën e dashurisë duhet t’u tregosh se me kë ke
punë”, ka thënë Smith për “People”.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 545296
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 5:40 pm

Cheryl dëshiron fëmijë

Cheryl Cole ka vendosur që të qëndrojë me burrin saj, futbollistin e Chelseat Ashley Cole, dhe të fillojë familje.

Anëtarja e grupit “Girls Aloud” ka thënë se nuk do ta lejojë karrierën e saj për ta penguar në krijimin e familjes.

“Kam filluar të mendoj të kem fëmijë. ‘Girls Aloud’ nuk do të ndahen nëse unë lindë fëmijë”, ka thënë bukuroshja 25-vjeçare.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 545296
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 5:41 pm

Lidhja e Gentës nuk është në krizë

Seksi-këngëtarja nga Gjilani, Genta Ismajli, ka mohuar spekulimet se lidhja e saj me Milotin është në krizë.

“Gazeta
Shqiptare” njofton se këngëtarja kosovare ka thënë se gjithçka po shkon
mirë në lidhjen e saj dhe ajo nuk ka kurrfarë krize.

“Miloti është njeriu me të cilin ndihem më së miri në botë”, është cituar të ketë thënë Genta.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 545296
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 5:41 pm

Momenti i turpshëm i Lily Allen

Këngëtarja Lily Allen
aksidentalisht ia ka treguar gjinjtë, ish-frontmenit të grupit "Blur",
Damon Albarn, gjatë një seance të përbashkët incizuese jofrytdhënëse.

Dyshja
është dashur të incizonin një këngë të përbashkët në shkurt të këtij
viti, por pas një dite të lodhshme në studio, ata nuk kishin arritur të
sillnin ndonjë ide të re për këngë.

Ndërsa, Allen ka treguar se
seanca e incizimit ishte përkeqësuar edhe më shumë në momentin kur
kopsat e këmishës së saj ishin hapur dhe ajo ishte larguar nga studioja
duke “treguar gjinjtë e saj pa jelekë”.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 545296
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 5:41 pm

Perry ia ka shpëtuar jetën të dashurit të saj

Frontmeni i bendit
“Gym Class Heroes”, Travis McCoy, ia ka “veshur” të dashurës së tij,
yllit të këngës “I Kissed a Girl”, Kate Perry, meritën që ai ka
tejkaluar depresionin për t’iu rikthyer jetës normale.

“Vërtet
kishte një vrimë të zezë para dy vitesh, kur preka fundin... dhe e
thirra Kate, e cila ishte në Los Angeles asaj kohe dhe i thash, ‘A ta
merr mendja të vish dhe të më shoqërosh, nuk jam në një gjendje të mirë
të mendjes për momentin’,”, ka thënë Travis.

“Dhe sinqerisht
mendova se ajo nuk do të vijë, vërtetë nuk mendova se do të isha këtu
tash. Pa biseduar, ajo me dëgjoi. Besoj se vërtet kjo gjë më shpëtoi
jetën”, ka shtuar këngëtari.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 545296
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 5:42 pm

Mendes: Është seksi t’i takosh një mashkulli

Aktorja “e nxehtë”,
Eva Mendes, e cila është në lidhje me producentin George Gargurevich,
thotë se është “seksi” t’i takosh një mashkulli.

“Ana e kundërt
e kësaj gruaje me karrierë të fuqishme të cilën e shihni, është një
femër e cila pëlqen të jetë femra e mashkullit të saj. Është shumë
seksi t’i takosh një mashkulli”, ka thënë aktorja.

“Sigurisht ne
nuk i takojmë askujt tjetër përveç vetes, por është vërtet e
mërzitshme. Ka një pjesë në mua që thotë, ‘Të lutem kujdesu për mua’.
Është natyrale. Por nuk jam e sigurt se çdo femër e ka këtë”, ka shtuar
Mendes.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 545296
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 5:42 pm

Watson: Do të zhvishesha për Bertoluccin

Aktorja tinejxhere,
Emma Watson, ka lënë me gishta në gojë fansat e saj meshkuj, pasi ka
deklaruar se ajo me gjithë dëshirë do të zhvishej në një film, nëse
regjisori italian Bernardo Bertolucci i kërkon asaj.

Ylli i
”Harry Potter”, 18-vjeçare, nuk e ka përjashtuar heqjen e teshave për
një rol filmik, por do të pajtohet vetëm nëse kjo do t’i kërkohet nga
regjisori italian Bernardo Bertolucci.

“Do të zhvishesha, për
Bernardo Bertoluccin. Kjo varet. Nuk do t’i heq teshat së shpejti, por
kjo është pjesë e punës time. Jam në një moshë të frikshme. Nuk jam
grua ende, por nuk jam as vajzë”, ka thënë Watson.

“Kompanitë e
filmit thotë, ‘Oh, për disa vite do të jesh perfekte për këtë’. Unë
them, ‘Po, por dua të studioj gjuhën angleze në universitet, pastaj, do
të jetë vështirë të zgjedh mes dyjave’,” ka shtuar aktorja britanike e
lindur në Francë.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 545296
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 5:42 pm

Nicole Richie: Vajza ime, shoqja më e mirë

Ish-ylli i shout televiziv “Simple Life”, Nicole Richie, ka një mikeshë të re shumë të mirë, vajzën e saj.

Richie,
e cila lindi vajzën Harlow Winter Kate Madden në muajin janar të këtij
viti, thotë se asaj i pëlqen të qenit prind dhe ka një lidhje të
fuqishme me vogëlushen e saj.

“Më pëlqen të jem nënë. Është
gjëja më e mirë në botë. Harlow dhe unë jemi miq të mirë. Sa më shumë
rritet aq më shumë personalitet krijon”, ka thënë Nicole.

“Me
Joel ajo ka një lidhje tërësisht tjetër nga unë. Është shumë kënaqësi
ta shohësh”, ka shtuar vajza e adoptuar e yllit të muzikës, Lionel
Richie.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 545296
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 5:42 pm

Angelina Jolie: Teknikisht jam e lirë

Angelina Jolie thotë se ajo “teknikisht” është një “femër e lirë”, pasi ende nuk është e martuar me partnerin e saj Brad Pitt.

Superylli
i Hollywoodit, e cila është duke rritur gjashtë fëmijë me yllin filmit
“Fight Club, thotë se dyshja mund të martohen me qëllim të adoptojnë
edhe një fëmijë tjetër, pasi bashkëjetesa mund ta bëjë adoptimin edhe
më të vështirë.

“Brad dhe unë nuk jemi të martuar, andaj
teknikisht si femër e lirë, ka shumë vende nga të cilat nuk mund të
adoptoj. Dhe teknikisht si mashkull i lirë, shumica e vendeve nuk do
t’i lejonin Bradit të adoptojë”, ka thënë Jolie.

“Brad dhe unë
përpiqemi t’i balancojmë jetët tona, andaj ne jemi këtu për fëmijët
tanë dhe po ashtu përpiqemi të plotësojmë detyrimet si njerëz”, ka
shtuar bukuroshja.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 545296
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 1 e 11 1, 2, 3 ... 9, 10, 11  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi