www.loqkat-ks.com
Behuni Pjes E komunitetit Ton edhe Ne Facebook Facebook

https://www.facebook.com/urimefestat

Ju faliminderit.


Join the forum, it's quick and easy

www.loqkat-ks.com
Behuni Pjes E komunitetit Ton edhe Ne Facebook Facebook

https://www.facebook.com/urimefestat

Ju faliminderit.
www.loqkat-ks.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Show Biz :P

2 posters

Faqja 11 e 11 Previous  1, 2, 3 ... 9, 10, 11

Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 11 Empty Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 5:32 pm

First topic message reminder :

Aktori nga Tetova, Blerim Destani, i cili pati një sukses të madh me
filmin "Koha e kometës", është angazhuar në dy projekte filmike
joshqiptare.

Destani aktualisht është i angazhuar në realizimin
e filmit "Seperation City", xhirimet e të cilit zhvillohen në Zelandën
e Re dhe në Gjermani, ndërsa do të dalë nëpër kinema në fund të vitit
të ardhshëm.

Ndërkohë, kur të përfundojnë xhirimet e "Seperation
City", Destani do të shfaqet në filmin me produksion gjerman, danez dhe
australian, "At World’s End".

Në këto dy filma, Blerim Destani
luan krahas aktorëve të njëhur të cilët kanë luajtur nëpër filmat
hollivudianë, siç është Rhona Mitra (e cila ka luajtur në filmat “Lara
Croft”, “Shooter”, “Nummer 23” etj.), Thomas Kretschmann (“King Kong”,
“Wanted” etj.), Joel Edgerton (“Star Wars 2”, “Star Wars 3” etj.),
Stephen Berkoff, ("Beverly Hills Cop", "James Bond Octopussy" etj).
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë


Show Biz :P - Faqe 11 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Wed Jan 06, 2010 9:50 am

Manson zbukuron të dashurën

Marilyn Manson ka rruar qimet pubike të të dashurës së tij të re me pamjen e "swastika-s" (shenjës së nazistëve).

Rokeri
kontrovers është në lidhje me aktoren e serboskoceze të filmave
pornografik, Stoya, e cila e lejon atë që t’ia zbukurojë vendet intime
të saj.

Në një intervistë për “The Times”, 40-vjeçari ka
treguar se pas heqjes së qimeve e kishte ngjyrosur me një laps të
kaltër për sy.

Ndërkohë lidhja e tij me 22-vjeçaren duket të
mos jetë serioze: “A kam të dashur? Po. Jo. Megjithatë jam vetë”, kanë
qenë fjalët e pakuptueshme të Manson.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 11 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Wed Jan 06, 2010 9:51 am

Gjërat që i urren Megan Fox

Bukuroshja
hollivudiane Megan Fox mendon se lajmet janë diçka e pamend për t’u
shfaqur në TV, ndërsa ajo është kundër komedive dhe famën e konsideron
si të parëndësishme.

Ylli i filmit “Transformers” nuk është e
interesuar që të shohë se çfarë ndodh në botë dhe është kundër dramave
kostumografike dhe filmave komik.

“’Sex And The City: The
Movie’ ishte shumë tragjik. Dramat kostumografike më mërzisin, ndërsa
komeditë hollivudiane janë të pavlera dhe aspak për të qeshur. Fama nuk
do të thotë asgjë, sepse të gjithë mund të bëhen të famshëm, ndërsa
lajmet televizive janë gjepura pamend”, ka thënë 23-vjeçarja për
revistën britanike “GQ”.

Ndërkohë bukuroshja, e cila edhe më herët ka deklaruar se i pëlqen shumë marihuana është pro-legalizimit të kësaj droge.

“Shpresoj
që ta legalizojnë. Dhe kur ta bëjnë këtë unë do të jem e para në rend
për ta blerë pakon time me marihuanë”, ka shtuar njëra nga femrat më
seksi në botë.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 11 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Wed Jan 06, 2010 9:51 am

Ashley Tisdale pëlqen trupin e Jessica Alba

Ylli i filmave
“High School Musical”, Ashley Tisdale, ka zbuluar se ajo pëlqen vajzat
me vijë të theksuar të trupit dhe do të pëlqente të kishte trupin si
Jessica Alba.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 11 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Wed Jan 06, 2010 9:51 am

Lady Gaga me dy hite në top 10

Lady Gaga ka dyfishuar suksesin
e saj në top listën e singleve në Amerikë, duke qenë e pranishme me dy
hite në top dhjetëshin e Billboard, por megjithatë nuk ka mundur ta
rrëzojë nga kreu grupin Black Eyed Peas.

Singli i ri i
këngëtares, “LoveGame”, ka marrë pozitën e 10-të, duke iu bashkuar
hitit “Poker Face”, në mesin e singleve më të shitura, që megjithatë ka
mbetur në pozitën e dytë prapa hitit të Black Eyed Peas, “Boom Boom
Pow”, që shënon javën e nëntë në krye të top listës.

Pitbull
me “I Know You Want Me (Calle Ocho)”, Jeremih me “Birthday Sex” dhe
Jamie Foxx me “Blame It” mbyllin top pesëshin në Billboard.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 11 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Wed Jan 06, 2010 9:51 am

De Niro shqetësohet nga një femër

Të premten është ftuar
policia në vendxhirimin e filmit të ri të Robert De Niros në Michigan,
pasi që një fanse e dehur i ishte afruar aktorit.

Ylli i filmit
“Heat” aktualisht është duke xhiruar filmin “Stone” së bashku me Edward
Norton, mirëpo gjatë xhirimeve ai ishte shqetësuar nga një femër e
dehur, e cila kishte arritur t’i shmangej policisë.

TMZ.com
njofton se gruaja me emrin Carlyn Campbell, i ishte afruar aktorit,
ndërsa është dashur të ndërhynte policia për ta larguar atë nga vendi i
xhirimeve.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 11 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Wed Jan 06, 2010 9:51 am

Jonida si kompozitore

Këngëtarja e suksesshme nga Shqipëria,
Jonida Maliqi, në një intervistë për shtojcën "Summer Pages", ka
njoftuar se së shpejti do të vijë me një këngë të re, ku do ta ketë
edhe rolin e kompozitores.

“Së shpejti do të dal në skenë me një
këngë, që është e para ku unë do të prezantohem si kantautore. Do të
realizoj edhe një videoklip, është një rok-baladë, e kam shkruar dhe
kam bërë vetë muzikën dhe orkestrimin e ka bërë Darko Dimitrov. Pas
eksperiencës së fundit që pata me produksionin e tij, ku unë me të
vërtetë fitova çmimin e parë, doja pikërisht që të ishte ai që ta
orkestronte këtë këngë.

“Ndihem shumë krenare, pasi qenka
shumë bukur kur krijon vetë këngën dhe kjo krijesë është pjesë e jotja.
Besoj që edhe mesazhin që kam, ta përcjell sa më mirë te publiku. Kënga
do të dalë së shpejti, por nuk po vendos një afat sepse gjithmonë ka
barriera që dalin përpara dhe më pas jam unë përsëri që bëhem pishman
se përse nuk u realizua në kohën e duhur”, ka thënë Jonida.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 11 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Wed Jan 06, 2010 9:51 am

Hueyda prezantuese e Festivalit për Fëmijë në Shkodër

Për herë
të parë, Festivali Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë realizuar në
Shkodër, po drejtohet nga një prezantuese ndryshe- Hueyda El Saied, e
cila ka marrë përsipër të drejtojë këtë festival, i cili realizohet për
herë të 47-të.

Të gjithë e kujtojnë Hueydën në moshën 16-
vjeçare duke kërcyer në spektaklet e organizuara në Shqipëri. Ngjyra
çokollatë e lëkurës, floku "tmerrësisht" kaçurrel, mënyra e ëmbël e të
shprehurit, e bënë atë një nga personazhet më të pëlqyera televizive.

Në një intervistë për “Sh2”, Hueyda, tashmë 34-vjeçare, ka rrëfyer kënaqësinë drejtimit të këtij festivali.

“Është
një eksperiencë shumë interesante. Aq më tepër që, kur kam qenë fëmijë,
ky festival me ka bërë të ëndërroja. Me pak fjalë, po realizoj në një
farë mënyre, një ëndërr të hershme”, ka thënë Hueyda.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 11 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Wed Jan 06, 2010 9:51 am

Adela dhe Bjordi bashkëjetojnë, një fanse ua paguan qiranë

Çifti
i famshëm nga shou televiziv "Big Brother 2", Adela dhe Bjordi, janë
duke bashkëjetuar në Tiranë, shkruan shtojca "Panorama Plus".

Njoftohet
se një fanse e çiftit, një tregtare perdesh, iu ka marrë atyre një
shtëpi me qira në kryeqytet, që çifti të jetojë aty për një vit, duke
ia paguar të gjitha shpenzimet.

Fakti që Bjordi me Adelën
tashmë kanë braktisur jetën e tyre të vjetër, njëri në Itali dhe tjetra
në Kavajë, tregon se për ata ka filluar një kapitull i ri jete falë
suksesit që u dha ku shou televiziv.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 11 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Wed Jan 06, 2010 9:52 am

Meta ft Zizo këngë për LSI-në

Edhe Kastro Zizo do të përfshihet
në këtë fushatë parazgjedhore duke realizuar një këngë bashkë me
udhëheqësin e LSI-së, Ilir Meta, me ç’rast pritet të realizojnë një
këngë të fuqishme.

Aktualisht, ata janë duke dhënë disa ide se
si të realizojnë një këngë të fortë që do t’i sfidojë këngët që iu
kushtohen kundërshtarëve tjerë politikë.

Përkundër se fushata
ka nisur për këngën do punohet në mënyrë intensive, që të jetë gati dhe
të jetë bërë e njohur deri në atmosferën festive të mbylljes së
fushatës.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 11 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Wed Jan 06, 2010 11:37 am

Robin Hood-i nuk është në krizë

Producentët ekzekutivë, të cilët qëndrojnë pas filmit të ri të Russell Crowe, "Robin Hood", kanë mohuar spekulimet se xhirimi i filmit është në krizë.

Filmi me rol kryesor të Crowe dhe me regji të Ridley Scott, është shoqëruar me një numër të madh ndryshimesh në ekipin e aktorëve, ndërsa së fundmi kanë ekzistuar edhe spekulime për një zënkë ndërmjet Crowe dhe Scott, gjë e cila është mohuar nga producentët.

Njëri nga drejtuesit e Universal Pictures, Marc Shmuger, thotë se xhirimet e filmit nuk janë në krizë dhe se aktori kryesor dhe regjisori nuk kanë armiqësi me njëri-tjetrin.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 11 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Wed Jan 06, 2010 11:38 am

Minogue planifikon linjë veshjesh për golf

Kylie Minogue do ta çojë obsesionin e saj për golfin në një nivel tjetër, ajo dëshiron të dizajnojë një linjë të veshjeve të bukura të veçanta për këtë lojë.

Këngëtarja australiane ka rënë në dashuri me sportin që kur ka filluar të luajë me të dashurin e saj Andres Velencoso më herët gjatë këtij viti.

Minogue thotë se kjo e ka zgjeruar rrethin e saj të miqve, pasi ajo vazhdon t’i takojë yjet tjera të çmendur pas golfit.

“Kurrë as edhe brenda një milionë vitesh nuk do të ëndërroja se do të përfundoj duke luajtur golf, por është vërtet shumë kënaqësi. Është një sfidë dhe kam ndjekur shumë kurse. Por, është edhe varësi”, ka thënë Kylie.

“Ndoshta do të duhet të futem në dizajnin e veshjeve për golf pasi, të ju tregoj të drejtën, nuk është lehtë të dukesh mirë në kurs të golfit”, ka shtuar këngëtarja, e cila tashmë ka linjën e saj të parfumeve dhe gjësendeve shtëpiake.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 11 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Wed Jan 06, 2010 11:38 am

Martohet Mike Tyson

Legjenda e pensionuar e boksit, Mike Tyson, është martuar me të dashurën e tij Lakiha Spicer, në një ceremoni sekrete në Las Vegas, bëjnë të ditur mediat amerikane.

Radar Online shkruan se Tyson dhe Spicer janë kurorëzuar gjatë të shtunës në Las Vegas. Spicer ndihmoi Tyson të përballojë aksidentin tragjik të vdekjes së vajzës së tij katër-vjeçare, Exodus, vetëm dy javë më parë.

Tyson ka edhe dy fëmijë me gruan e dytë Monica Turner, ndërsa pesë të tjerë nga lidhjet e tij të mëhershme.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 11 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Wed Jan 06, 2010 11:38 am

Bleona këngëtarja më seksi e vitit

Në bazë të votave të grumbulluara, revista "Albaniac" e ka shpallur këngëtaren Bleona Qereti si "Këngëtaren më Seksi në Shqipe 2009".

“Do doja të falënderoja shumë të gjithë ata që më kanë votuar. Të jesh 15 vjet në skenë dhe të jesh akoma këngëtarja më seksi është goxha vlerësim! Gjithsesi unë i kushtoj kujdes të veçantë pamjes fizike dhe shpresoj të vazhdoj të mos i zhgënjej fansat në çdo aspekt”, ka thënë Bleona në një intervistë me këtë revistë.

Ndërkohë, për të qenë një femër seksi, sipas Bleonës, duhet t’i thotë JO duhanit dhe alkoolit, të flejë tetë orë në ditë, dhe të merret me aktivitet fizik dhe joga.

Më herët titullin e këngëtares më seksi ndër shqiptare e kanë fituar Adelina Ismaili, Zanfina Ismaili dhe Elvana Gjata.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 11 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Wed Jan 06, 2010 11:38 am

Jonas dhe Cyrus incizojnë këngë për ndarjen

Yjet e tinejxherëve, Nick Jonas dhe Miley Cyrys, kanë pohuar se ata kanë incizuar një këngë për ndarjen e tyre.

Jonas ka konfirmuar se dy yjet, të cilët u ndanë vitin e kaluar, pas një romance të gjatë tinejxhere, janë ribashkuar për të realizuar një melodi për zemrat e thyera, të quajtur “Before the Storm”.

Kënga është lëshuar në internet gjatë vikendit të fundit, megjithëse fansat ende nuk besojnë se dy ish-të dashurit kanë incizuar së bashku.

“Janë dy versione të këngës, një e cila është shkruar vetëm për incizimet tona, të cilën e kemi kënduar në origjinal. Dhe pastaj e kam kënduar për Miley dhe kuptuam se nëse e ndryshojmë ca tekstin, do të mund të bënim një tregim tonin. Dhe e bëmë”, ka thënë Nick.

“Ajo erdhi dhe ne u ulëm në piano dhe vetëm punuar në tekst ca, e rregulluam ca dhe doli e shkëlqyeshme”, ka shtuar anëtari i bendit Jonas Brothers.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 11 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Wed Jan 06, 2010 11:39 am

Lidhja e DiCaprio dhe Rafaeli në krizë

Aktori Leonardo DiCaprio dhe supermodelja Bar Rafaeli raportohet se janë afër ndarjes, me disa thashetheme që thonë se ata tashmë i kanë dhënë fund lidhjes së tyre trevjeçare.

Burimet thonë se dyshja është pajtuar të ecë rrugëve të ndryshme, pasi ka dështuar të gjejë zgjidhje për të ardhmen e romancës së tyre.

Supermodelja izraelite është lodhur me ngurrimin e DiCaprios për ta kurorëzuar lidhjen e tyre, dhe ka vendosur t’i japë fund kësaj.

“Ajo dëshironte të ecë më shpejt se ai, ajo dëshironte të kurorëzoheshin”, ka thënë burimi për revistën People.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 11 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Wed Jan 06, 2010 11:39 am

Martin: Solo vetëm nëse ndahem nga Paltrow

Lideri i bendit Coldplay, Chris Martin, thotë se ai nuk ka plane për t’u larguar nga bendi me qëllim që të fillojë karrierë si solist.

Ylli i muzikës rok thotë se kjo mund të ndodhë vetëm nëse ai ndahet nga gruaja e tij, aktorja e Hollywoodit, Gwyneth Paltrow.

I pyetur nëse do të krijojë ndonjë album solo, ai është përgjigjur: “Kjo mbase do të thoshte të ndahem nga gruaja dhe të kem nevojë të madhe për para”.

Chris, i cili ka dy fëmijë me Paltrow, Apple, pesëvjeçare dhe Moses, trevjeçar, dëshiron të jetë më argëtues me albumin e ardhshëm të grupit, pasi mendon se është mjaft i pjekur për të ofruar muzikë më të mençur.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 11 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Wed Jan 06, 2010 11:39 am

Brintey në lidhje me agjentin e saj

Britney Spears duket se vërtet është në lidhje me agjentin e saj, Jason Trawick, shkruajnë mediat britanike.

Krijuesja e hitit “Womanizer”, 27-vjeçare, e cila më herët kishte pasur lidhje edhe me paparacin Adnan Ghalib dhe me një valltar tjetër, thuhet se ka gjetur dashurinë e re te agjenti i saj.

“Ata përfundimisht janë në lidhje. Babai i saj e pëlqen atë. Ai është gjëja më e mirë që i ka ndodhur së fundi asaj”, ka thënë burimi.

Britney, e cila ka dy fëmijë, Sean Preston, trevjeçar, dhe Jayden James, dyvjeçar, me ish-burrin Kevin Federline, është fotografuar disa herë me Trawick muajve të fundit.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 11 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Wed Jan 06, 2010 11:39 am

Swinton gati për ‘shtëpinë e qelqtë’

Aktorja Tilda Swinton dëshiron të qëndrojë në një kuti të qelqtë për një javë.

Në vitin 1995, fituesja e Oskarit ka fjetur në një kontejner të qelqtë shtatë ditë nga tetë orë, si pjesë e një ekspozite në Serpentine Gallery, me ç’rast kishte fituar herpes, megjithatë ajo dëshiron ta përsërisë sërish këtë gjë.

“Dëshiroj ta përsëris të njëjtën gjë. Kam qenë e sëmurë pesë muaj pasi e bëra për herë të parë. Dhe mendoj se ka qenë pasojë e përballimit me shikimet e 22.000 njerëzve gjatë javës”, ka shpjeguar aktorja.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 11 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 11 e 11 Previous  1, 2, 3 ... 9, 10, 11

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi