www.loqkat-ks.com
Behuni Pjes E komunitetit Ton edhe Ne Facebook Facebook

https://www.facebook.com/urimefestat

Ju faliminderit.


Join the forum, it's quick and easy

www.loqkat-ks.com
Behuni Pjes E komunitetit Ton edhe Ne Facebook Facebook

https://www.facebook.com/urimefestat

Ju faliminderit.
www.loqkat-ks.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Show Biz :P

2 posters

Faqja 9 e 11 Previous  1, 2, 3 ... 8, 9, 10, 11  Next

Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 9 Empty Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 5:32 pm

First topic message reminder :

Aktori nga Tetova, Blerim Destani, i cili pati një sukses të madh me
filmin "Koha e kometës", është angazhuar në dy projekte filmike
joshqiptare.

Destani aktualisht është i angazhuar në realizimin
e filmit "Seperation City", xhirimet e të cilit zhvillohen në Zelandën
e Re dhe në Gjermani, ndërsa do të dalë nëpër kinema në fund të vitit
të ardhshëm.

Ndërkohë, kur të përfundojnë xhirimet e "Seperation
City", Destani do të shfaqet në filmin me produksion gjerman, danez dhe
australian, "At World’s End".

Në këto dy filma, Blerim Destani
luan krahas aktorëve të njëhur të cilët kanë luajtur nëpër filmat
hollivudianë, siç është Rhona Mitra (e cila ka luajtur në filmat “Lara
Croft”, “Shooter”, “Nummer 23” etj.), Thomas Kretschmann (“King Kong”,
“Wanted” etj.), Joel Edgerton (“Star Wars 2”, “Star Wars 3” etj.),
Stephen Berkoff, ("Beverly Hills Cop", "James Bond Octopussy" etj).
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 546496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë


Show Biz :P - Faqe 9 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 8:48 pm

Yllka: Nuk jam shtatzënë

Aktorja kosovare Yllka Gashi ka mohuar spekulimet e mediave duke thënë se arsyeja e martesës së saj me Albion Gagicën është thjeshtë burim i dashurisë së tyre, dhe jo siç është spekuluar kinse ajo është martuar pasi është shtatzënë.

Këto komente aktorja e serialit “Familja moderne” i ka bërë gjatë një emisioni festiv të KTV-së, me ç’rast ka mohuar gjithçka që është përfolur në lidhje me atë se është duke pritur fëmijën e parë me, tashmë, burrin e saj, me të cilin është në lidhje qe më shumë se shtatë vite.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 567014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 9 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 8:48 pm

Çani me shou teatral

Arian Çani ka vendosur të krijojë një
"Zonë të lirë" vetëm për veten. Nuk ka kamera, nuk ka të ftuar, por një
publik, që do paguajë biletën, për të dëgjuar atë.

Prej pak
ditësh, në qendër të Tiranës janë vendosur disa postera të mëdhenj. Ai,
që gjatë gjithë kohës tenton që të mos lërë gjë të fshehtë, u kërkon të
tjerëve të mbajnë një sekret, i cili në të vërtetë do të zbulohet vetëm
pas pak ditësh. Është lajmërimi për një spektakël të veçantë, e një
sprove të radhës.

"One man show" është spektakli teatror, që
gazetari i njohur Arian Çani ofron për publikun në skenën e re të
Teatrit të Metropolit. Është një zhanër, i panjohur për skenën
shqiptare, që Çani e eksperimenton për herë të parë, duke filluar nga
data 17 maj.

Histori dhe situata plot humor të zi do ta
shoqërojnë publikun gjatë gjithë shfaqjes. "Ej, mos i thuaj njeriu!",
kështu ka vendosur ta quajë spektaklin teatral, Çani. Për ata që janë
mësuar ta shohin brenda kuadratit të televizionit, çdo të premte në
emisionin "Zonë e lirë", ajo çka gazetari do të ofrojë në "One man
show", është krejtësisht ndryshe.

Nuk është aktori tipik, por
rrëfimtari, i cili qëndron i vetëm në skenë. Nuk do të jetë i rrethuar
nga politikanë, njerëz të shoqërisë civile, artistë të njohur dhe ata
që tentojnë të jenë, këngëtare me minifunde, apo njerëz që nuk i njeh
askush, por që gjithsesi, kanë diçka për të thënë.

Gjithçka që
Çani nuk ka rrëfyer dot nga ekrani, do ta ofrojë në një skenë teatri,
ku kësaj here është ai që flet, pa e ndërprerë kush, është ai që
rrëfehet dhe i përçon publikut, duke e parë në sy, perceptimin e tij
mbi botën, mbi njeriun, mbi fenomene e gjëra të përditshmërisë.

Thelbi
i këtij shou teatral është çmitizimi i disa fenomeneve moderne të jetës
sonë të përditshme. Një këndvështrim shumë interesant, provokues,
origjinal dhe subjektiv. Një komunikim i drejtpërdrejtë, interaktiv që
tenton të sjellë në vëmendje ngjarje, situata dhe rrethana, të cilat i
përjetojmë çdo ditë në forma të ngjashme. /Panorama/Telegrafi/
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 546496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 9 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 8:48 pm

Ritchie tashmë ndihet i vetmuar

Filmbërësi Guy Ritchie e ka kaluar vetë natën e Vitit të Ri në Wiltshire në Angli, pasi që fëmijët dhe tashmë më ish-gruaja e tij, Madonna, kishin qenë larg tij për festë.

Divorci i regjisorit dhe këngëtares është finalizuar këtë të shtune, ndërsa të afërmit e Ritchiet thonë se ai do ta ketë vështirë të përballet me faktin që duhet të jetojë vetëm.

“Guy nuk është ndier mirë gjatë natës së Vitit të Ri. Ai ka kërkuar të qëndrojë vetëm, të mendojë. Ka shikuar TV, ka pirë dhe e ka mbaruar shumë herët festën”, ka thënë një burim për tabloidin britanik “The People”.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 567014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 9 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 8:48 pm

Rihanna e 'sulmon' Brownin në këngë

Njoftohet se këngëtarja
Rihanna e ka 'sulmuar' ish-të dashurin e saj Chris Brown në një këngë
të re, të cilën e ka postuar në internet reperi Kanye West.

Rihanna
dhe Brown janë ndarë si pasojë e një zënke, e cila kishte përfunduar me
sulm të dhunshëm të 19-vjeçarit kundrejt këngëtares, dhe tani reperi po
përballet me gjykim për veprimet e tij.

Sido që të jetë,
njoftohet se kënga e titulluar “Silly Boy”, e cila është në bashkëpunim
me Lady GaGa, i është dedikuar pikërisht ish-të dashurit të saj, Brown,
nga i cili kërkon të largohet nga jeta e saj dhe nuk e pranon t’i
kthehet më.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 546496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 9 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 8:48 pm

Arjani jashtë finales së Big Brother

Arjani
është konkurrenti i radhës që është larguar nga shtëpia e famshme “Big
Brother”, në shoun e zhvilluar sonte (të martën mbrëma).

Me
Bjordin që kaloi drejtpërdrejtë në finale, pasi mori më shumë vota nga
nënat, të cilat kësaj here zgjodhën të nominuarit, ishte Arjani ai që u
përzgjodh në mesin e katër të tjerëve nga publiku për t’u larguar nga
shtëpia.

Kështu, katër finalistët që do të konkurrojnë për çmimin prej 70 mijë eurosh, janë Qetsori, Adela, Adi dhe Bjordi.

Bashkë
me Arjanin, nga shtëpia janë larguar edhe nënat, të cilat shijuan
spektaklin për disa ditë. Fituesi i shout Big Brother do të zbulohet në
spektaklin e të shtunës.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 546496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 9 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 8:49 pm

Victoria: Syzat e mëdha mi mbulojnë të metat

Ish-anëtarja e bendit Spice Girls, Victoria Beckham, e cila është e martuar me yllin e futbollit David Beckham, thotë se ajo duket si “pleh” në mëngjes.

“Dukem si pleh (në mëngjes). Kam tre fëmijë. Kurrë nuk vendosi grim ose të vishem në shtëpi. Kjo është arsyeja se pse mbaj syze të mëdha. Ata mbulojnë të metat e shumta”, ka thënë Victoria.

Victoria po ashtu thotë se nuk mund të kuptojë pse ajo dhe David, 33-vjeçar, ndiqen nga paparacit në LA, duke shtuar se “ka njerëz shumë më shumë interesantë në Hollywood se ata”.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 567014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 9 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 8:49 pm

Albani fituesi i madh i Video Festit 2009

Këngëtari
i famshëm nga Shqipëria, Alban Skenderaj, ka dalë fituesi kryesor në
ndarjen e çmimeve të edicionit të sivjetmë të Video Festit Muzikor.

Albani
ka fituar çmimin kryesor të Festivalit i cili u kushtohet videoklipeve-
çmimin për “Videospotin më të mirë” me këngën “Larg dhe afër”. Përveç
këtij çmimi, Albani ka fituar edhe dy çmime tjera: në konkurrencën e
meshkujve me këngën “Një herë në jetë” dhe çmimin për kamerën më të
mirë për këngën “Larg dhe afër”.

Çmimin e artistit të ri më të
mirë e fitoi Shpat Deda me këngën “Ëndërroj”, ndërsa i njëjti këngëtar
fitoi edhe çmimin për regjinë më të mirë për klipin e këngës “A thu?”

Dy
çmime ka fituar edhe NRG Band, njërin për performancën më të mirë me
këngën “Urgjentisht” dhe tjetrin për videospotin më të mirë të muzikës
R&B, me këngën “Nina”.

Rokerët e grupit Troja u nderuan me
çmimin për grupin më të mirë me hit-këngën e tyre “Amaneti i Clownit”,
klip i cili fitoi edhe çmimin e publikut.

Hana Cakuli ka fituar çmimin e ‘stajlingut’ dhe çmimin për videospotin më të mirë të zhanrit pop, me këngën “Simbol”.

Video Spoti më i mirë në konkurrencën e Femrave i takoi Elvana Gjatës për këngën “Nuk janë më”.

Capital
T ft. 2 po 2ft. Duffy’e morën çmimin për videospotin më të promovuar
nëpër televizionet tona për këngën “Nalt”, ndërkohë që klipi “Ti nuk je
shtëpia ime” i Mihrije Brahës u vlerësua si më i miri në zhanrin
pop-folk.

Edhe reperi Da Ghost dhe grupi Skillz u nderuan me
nga një çmim. I pari për postproduksionin më të mirë të spotit “Kceni
kr8”, ndërsa hiti i grupit “Skillz”, “Wuuu, ca po shoh”, u vlerësua për
montazhin më të mirë.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 546496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 9 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 8:49 pm

Hudgens e hapur ndaj roleve nudo
Ylli i Disneyt, Vanessa Hudgens,
mohon se do t’ia kufizojë vetes rolet që kërkojnë lakuriqësi, pasi ajo
do ta bënte nëse filmi “e kërkon” këtë.

Aktorja e “High School
Musical”, 20-vjeçare, thotë se ajo nuk ka dyshime për t’u zhveshur në
rol filmik, por kjo do të jetë dikur më vonë.

“Do të tregoj
nudizëm në film kur të vijë koha. Tash jo, nuk do të ndjehesha e qetë
po ta bëja, por nëse është një film i mrekullueshëm pas të cilit vërtet
do të jem e pasionuar dhe i cili do ta kërkojë atë nga unë, atëherë do
të shohim”, thotë aktorja.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 546496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 9 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 8:49 pm

Pitt: Angelina Jolie është e ndershme

Aktori Brad Pitt urren kur partnerja e saj, aktorja Angelina Jolie, kritikohet nga shtypi.

Ylli i filmit “Fight Club”, është duke rritur gjashtë fëmijë me yllin e filmit “Changeling” dhe Brad, 44-vjeçar, thotë se shkrimet e fundit të cilat e kanë akuzuar partneren e tij si mjeshtre e kontrolleve të shtypit, e kanë bërë Jolien të duket “manipuluese”.

“Po dal në mbrojtje. Ata nuk flasin vetëm për të vetmen grua që unë e dua, por një prej njerëzve në planetë për të cilët kam respektin më të madh. Mendoj se ajo është më e ndershme se kushdo që kam takuar ndonjëherë”, ka thënë Pitt.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 567014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 9 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 8:49 pm

Mandy Moore - aktiviste afrikane
Këngëtarja
dhe aktorja Mandy Moore është bërë fytyra e famshme e fundit e cila do
të japë kohë dhe para për të ndihmuar popullatën në vendin e prekur nga
lufta në Afrikë, Sudan.

Ylli i filmit “Saved”, sapo është
rikthyer nga udhëtimi i saj i parë në Afrikë dhe thotë se përvoja e
fundit ka pasur ndikim të madh në të dhe ajo mezi pret të rikthehet
atje të ndihmojë njerëzit me malarie.

“Ishte një udhëtim
humanitar në Sudanin jugor dhe kurrë nuk kish qenë më herët në Afrikë
dhe u dashurova. Mendova, ‘Dua ta shoh gjithë kontinentin’. Edhe pse
Sudani nuk është vend pushimi, u dashurova me njerëzit dhe shpirtin e
tyre”, ka thënë aktorja.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 546496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 9 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 8:49 pm

Pitt i telefon i dehur Jennifer Anistonit?

Brad Pitt raportohet
se i ka bërë disa telefonata të dehura ish-gruas së tij Jennifer
Aniston, duke ia ka hapur zemrën asaj rreth lidhjes së tij të tmerrshme
me Angelina Jolien.

“Ai dukej i dehur dhe ndjente keqardhje për
veten. Ai i ka thënë asaj se i mungon dhe se ndjen keqardhje për
çfarëdo dhimbje të shkaktuar”, ka thënë një burim për revistën Now.

“Jen,
si Jen që është, menjëherë i ka thënë atij se ajo kurrë nuk ka pasur
armiqësi me të dhe do ta mirëpriste miqësinë sërish, për aq kohë sa ajo
nuk duhet të jetë mike me Angelinën. Ai është pajtuar”, shton burimi.

Brad Pitt u martua me Jennifer Aniston në vitin 2000, dhe u nda nga ajo në vitin 2005, kur filloi romancën me Angelina Jolien.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 546496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 9 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 8:49 pm

Nuk do tё ketë turne tё Led Zeppelin!

Planet pёr Jimmy Page dhe John Paul Jones pёr tё zhvilluar turne me bendin e tyre Led Zeppelin gjatё vitit 2009 kanё pёsuar njё goditje, pasi rokerёt nuk mund tё gjejnë njё kёngёtar i cili do tё zёvendёsonte Robert Plant, qё nuk dëshiron t’i bashkohet grupit.

“Led Zeppelin kanё përfunduar! Nёse nuk i keni parё nё vitin 2007 keni humbur rastin t’i shihni mё. Ka mbaruar. Nuk mund tё jem mё i qartё se kaq...”, ka thёnё Peter Mensch, zёdhёnёs i kompanisё qё menaxhon kitaristin Jimmy Page.

“Absolutisht nuk ka plane pёr ta pёr tё vazhduar. Zero. Dua qё çdokush tё ndalojё tё flasё pёr kёtё”, ka shtuar Mensch, i cili ditё mё parё tha tё kundërtёn.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 567014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 9 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 8:49 pm

Megan Fox: Jam biseksuale

Njëra prej femrave më të bukura të Hollywoodit, Megan Fox, ka zbuluar se ajo është me prirje biseksuale.

Aktorja,
e cila aktualisht është në lidhje me ish-aktorin e serisë ”Beverly
Hills, 90210”, Brian Austin Green, thotë se ajo me kënaqësi do të ishte
në lidhje edhe me një numër personash të gjinisë së njëjtë.

Por,
ajo ka thënë se kurrë nuk do të pranonte të dilte me një femër tjetër
biseksuale, pasi nuk dëshiron mbeturinat ‘e pista’ të meshkujve.

“Nuk
kam dyshime në mendjen time rreth të qenit biseksuale. Por jam po ashtu
hipokrite: Kurrë nuk do të dilja me një vajzë biseksuale, pasi kjo do
të thotë se ajo fle po ashtu edhe me një mashkull dhe meshkujt janë aq
të pistë sa kurrë nuk do të doja të fle me një femër e cila ka fjetur
me një mashkull”, thotë Fox.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 546496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 9 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 8:49 pm

Amy shmang drogën por jo edhe alkoolin

Babai i Amy Winehouse
është krenar që vajza e tij e ka mposhtur vartësinë nga droga, mirëpo
është shprehur i shqetësuar për pamundësinë e saj për ta shmangur
alkoolin.

Këngëtarja e hitit “Back to Black” është duke qëndruar
në ishujt Karaibe për shkak të problemeve të shumta shëndetësore,
ndërsa babai i saj Mitch është shprehur i kënaqur me efektin e
pushimeve, pasi që Amy ka mundur të heqë dorë nga droga gjatë kësaj
periudhe.

Mirëpo, Mitch ka pranuar se vajza e tij ende pi
alkool dhe ai është i shqetësuar që ajo nuk do ta ketë shumë të
vështirë të heqë dorë nga pija.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 546496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 9 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 8:49 pm

Schreiber: Vodka na mbajti ngrohtë

Ylli i filmave James Bond, Daniel Craig dhe aktori Live Schreiber, kanё konsumuar vodka me qёllim qё tё ruajnë tё ftohtin gjatё xhirimit tё filmit tё ri tё luftës, “Defiance”.

Dy aktorёt dёshtuan tё nxehen gjatё xhirimeve tё fundit nё Lituani, andaj edhe kanё pirё nё tentim pёr tё mposhtur dridhmat.

“Sekreti ynё i qëndrimit ngrohtё ishte vodka. Kishim shumё vodka tё mirё lituaneze. Ishte shumё e mirё, dhe kemi pirё shumё”, ka thёnё Shreiber.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 567014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 9 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 8:50 pm

Eminem i përkushtohet sërish muzikës

Këngëtari i muzikës rep
Eminem ka dëshmuar përkushtimin e tij për muzikën duke nënshkruar një
marrëveshje të re me shtëpinë incizuese, Universal Music Publishing
Group.

Reperi është tërhequr nga skena muzikore pas lansimit të
albumit “Encore” në vitin 2004, ndërsa me lëshimin e albumit me hitet e
tij më të mëdha në vitin 2005, u mendua që ai kishte hequr dorë nga
muzika.

Mirëpo, hitbërësi i këngës “Stan” ka paralajmëruar
rikthimin e tij me këngën “We Made You”, ndërsa gjatë këtij muaji
pritet edhe lansimi i albumit të tij “Relapse”. Dhe për t’i siguruar
fansat se ai nuk do të zhduket sërish, Eminem ka nënshkruar një
kontratë disavjeçare me shtëpinë incizuese UMPG.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 546496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 9 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 8:50 pm

Lidhja Adela-Bjordi nuk do të ekzistojë jashtë?

Njëri nga
komentuesit e spektaklit “Big Brother 2”, Virusi, është shprehur
skeptik për vazhdimin e lidhjes ndërmjet Adelës dhe Bjordit edhe pas
përfundimit të shout.



Adela dhe Bjordi tashmë
konsiderohen një çift me një lodhje ‘të qëndrueshme’, mirëpo duke u
bazuar në reagimin e nënës së Bjordit, Antonetës, e cila gjatë
qëndrimit në shtëpi kishte thënë se ata dy ishin “vetëm tani për tani
bashkë”, Virusi shprehet në dyshim që kjo lidhje do të vazhdojë edhe
pas përfundimit të “Big Brother”.

“...nuk dua të them atë që
po mendoj, por sido që të jetë, le ta jetojnë, qoftë edhe dy ditë të
vetme lidhjen e tyre jashtë shtëpisë”, është shprehur Virusi në një
intervistë për gazetën “Shekull
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 546496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 9 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 8:50 pm

Hathaway e turpëruar nga prindërit

Aktorja Anne Hathaway ka mbetur e skuqur nga prindërit e saj, pasi ata i kishin thёnё njё reporteri tё thashethemeve se “seksi i mrekullueshëm” ёshtё sekreti i martesës sё tyre tё gjatё.

Attorney Jerry Hathaway dhe ish-gruaja e tij Kate ishin prindër krenar nё qilimin e kuq, nё premierёn e New Yorkut tё filmit tё fundit tё vajzës sё tyre “Bride Wars” kёtё javё.

Ata ishin tё lumtur tё zbulojnë edhe se martesa e tyre 28-vjeçare kishte qenё rezultat i seksit tё vazhdueshëm, komente qё kanё turpëruar vajzën e tyre.

“Oh, ju lutem. Duhet tё harroj qё ata kanё folur pёr seks tё mrekullueshëm. Preferoj tё mendoj se ata vetëm kanё komentuar me njёri tjetrin dhe kam qenё vërtet e turpëruar”, ka thёnё aktorja.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 567014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 9 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 8:50 pm

Gahan hospitalizohet në Athinë

Vokalisti i grupit “Depeche
Mode”, Dave Gahan, është hospitalizuar në Athinë dhe është detyruar ta
anulojë koncertin e paraparë të mbahej atje.

Gahan është dërguar
në spital vetëm disa minuta para se të fillonte koncerti i paraparë të
mbahej në kryeqytetin grek, ndërsa dyshohet se ai po vuan nga
gastroenteriti (inflamacion i traktit tretës).

“Depeche Mode”
e ka filluar turneun e tyre botëror javën e kaluar për promovimin e
albumit “Sounds of the Universe”, ndërsa ende nuk dihet nëse Gahan do
të jetë në gjendje për mbajtjen e koncertit në Stamboll të paraparë për
të enjten.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 546496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 9 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 8:50 pm

Electra pëlqen seks shopingun

Ish-ylli i serisё “Baywatch”, aktorja Carmen Electra, thotë se hobi i saj ёshtё koleksionimi i veglave tё seksit.

Nё njё intervistё tё saj tё fundit, Carmen Electra, ka bёrё tё ditur njё dёshirё tё saj tё pazakonshme, tё bёjё shoping nё shitore tё seksit.

“Mё pëlqen tё shkoj nё ‘seks shop’ kur shёtis nёpёr botё dhe koleksionoj prangat mё interesante dhe veshjet intime qё mё tёrheqin. Janё shumё ngacmuese”, ka deklaruar aktorja.[b]
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 567014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 9 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 8:50 pm

Simpson nuk është shtatzënë

Këngëtarja Jessica Simpson ka
mohuar spekulimet se është duke pritur fëmijë me të dashurin e saj,
yllin e futbollit amerikan Tony Romo.

Paparacët kanë ekspozuar
një fotografi të këngëtares nga paraqitja e saj në Festivalin San
Antonio Bud & Beer, ku ajo vërehet me bark të fryrë, dhe mediat nuk
kanë hezituar të spekulojnë se Simpson është shtatzënë.

Mirëpo,
përfaqësuesja e saj Lauren Auslander i ka mohuar këto spekulime duke i
thënë faqes TheCelebrityTruth.com se këngëtarja nuk është shtatzënë.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 546496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 9 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 8:50 pm

Turqia ne krye të finalistëve të natës së parë

Kënga
përfaqësuese e Turqisë në festivalin evropian "Eurovision 2009" ndodhet
në krye të dhjetë këngëve të përzgjedhura në natën e parë gjysmëfinale
për të marrë pjesë në finalen e festivalit evropian të këtij viti, që
zhvillohet në Moskë.

Së bashku me këngën përfaqësuese të Turqisë
u kualifikuan edhe këngët e prezantuara nga Suedia, Izraeli,
Portugalia, Malta, Finlanda, Bosnjë-Hercegovina, Rumania, Armenia dhe
Islanda, pas një televotimi të spektatorëve dhe jurive të vendeve
pjesëmarrëse.

Kënga me titull "Dum Tek Tek", e interpretuar
nga këngëtarja e mirënjohur turke Hadise, mund të jetë pretendentja
kryesore për të marrë çmimin e madh të natës finale, që do të
zhvillohet mbrëmjen e së shtunës.

Deri tani njihen 15 nga 25
finalistët, ku Rusia, Franca, Gjermania, Britania e Madhe dhe Spanja
janë shtetet që kalojnë direkt në natën finale, ndërkohë që 10
finalistët e tjerë do të përzgjidhen në natën e dytë gjysmëfinale që
zhvillohet të enjten.

Tetë vende u eliminuan gjatë
gjysmëfinales së parë të "Eurovizion" dhe ato janë Andora, Bjellorusia,
Belgjika, Bullgaria, Republika Çeke, Maqedonia, Mali i Zi dhe Zvicra.
/bw/telegrafi/
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 546496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 9 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 8:50 pm

Drenusha: Dashuria vjen me kohë

Këngëtarja Drenusha Latifi ka qenë shumë e suksesshme në vitin që lamë pas sa i përket karrierës së saj muzikore, mirëpo nuk ka ndodhur kështu edhe në sferën e dashurisë.

Drenusha ka realizuar dy videoklipe, të cilat janë mirëpritur nga publiku, ndërsa së fundi ka lansuar edhe këngën e re “Ato ditë”. Mirëpo suksesi nuk e ka përcjellë në jetën private. Së paku kështu shprehet vetë bukuroshja.

“Sa i përket këngës, nuk kam pasur dështime, por vetëm suksese. Të paktën kështu thonë të tjerët. Ndërsa në aspektin privat, sidomos në planin e dashurisë, nuk kam pasur ndonjë mrekulli, por shpresoj se edhe kjo do të ndodhë një ditë, sepse edhe dashuria vjen me kohë”, ka thënë Drenusha për të përditshmen “Kosova Sot”.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 567014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 9 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 8:50 pm

Bullock bën shaka me trupin e Reynolds

Sandra Bullock dhe
Scarlett Johansson ndajnë një sekret seksi – të dyja kanë parë aktorin
Ruan Reynolds të zhveshur muajve të fundit.

Johansson është e
martuar me aktorin e filmit “X-Men Origins: Wolverine”, ndërsa Bullock
dhe aktori janë zhveshur që të dy në komedinë romantike “The Proposal”.

Derisa
Scarlett refuzon të flasë për jetën e saj personale, Bullock bën shaka
duke thënë se ajo aspak nuk ishte e impresionuar me trupin e
bashkë-aktorit të saj.

“Trupi kirurgjikisht i rritur, tepër i
nxirë dhe ca i butë rreth belit, dhe qimet e tij në pjesën e pasme,
ishin ca si shumë për t’u përballur. Do t’i jepja atij notën 4, nëse
vlerësimi është nga 1 deri në 10”, ka thënë Bullock
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 546496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 9 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 8:50 pm

Lohan dhe Palin, ‘vjehrrat’ më të këqija

Nëna
e Lindsay Lohan dhe ish-kandidatja për zëvendëspresidente të SHBA-ve,
Sarah Palin, janë votuar vjehrrat më të këqija të mundshme në një
sondazh të ri.

Asnjëra prej figurave publike nuk kanë fëmijë që janë të martuar, por megjithatë kanë kryesuar listën.

Ndërkohë, në një sondazh tjetër, Britney Spears është votuar Mikja e Fundit e Dëshirueshme në Facebook.

Sondazhi
ka qenë pozitiv për prindërit Ben Affleck dhe Jennifer Garner, vajza e
të cilëve, Violet, së bashku me vajzat e Barack Obama, Sasha dhe Malia,
janë votuar Fëmijët më të Popullarizuar, ndërsa djali i Will Smith,
Jayden, është votuar si fëmija Më i Prirë të Ndjekë Hapat e Prindërve
të Famshëm
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 546496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 9 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 8:51 pm

Lohan: Shtypi luan lojëra të ndyta

Lindsay Lohan thotë se gazetarët po luajë lojëra të ndyta, sidomos me spekulimet e fundit kinse ajo është ndarë nga e dashura e saj, Samantha Ronson.

Aktorja e filmit “Mean Girls” dhe e dashura e saj lesbike kanë qenë vazhdimisht pjesë e spekulimeve, ndërsa në fillim të kësaj jave u tha se ato nuk janë më bashkë. Kjo ka bërë që Lohan disa ditë resht t’i akuzojë gazetarët për lojërat e ndyta që luajnë.

“Tabloidët dhe gazetat luajnë lojëra të ndyta me të gjithë...apo nuk është kështu? Të gjithë luajnë lojëra, mirëpo nganjëherë duhet t'ia arrijnë cakut...”, shkruan Lohan në faqen e saj në MySpace.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 567014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 9 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 8:51 pm

Bale: Terminatori do të jetë argëtues

Christian Bale thotë se filmi i tij i ri, “Terminator: Salvation” do të jetë ‘argëtues’ për t’u parë.

Aktori, i cili luan rolin e John Connor në filmin e ri, thotë se projekti ka gjithçka që i duhet publikut për ta parë atë.

“Terminator
është një film ndriçues. Nuk është si ‘Apocalypse Now’. Ne synojmë që
njerëzit të kënaqen, dhe do të jetë një film i mirë vere. Pavarësisht
sa të egër dhe të zi dëshironi ta bëni, ai thjesht është një film që
sjell argëtim”, ka thënë aktori.

“Terminator: Salvation”, ku po
ashtu luajnë edhe yjet si Helena Bonham Carter dhe Bryce Dallas Howard,
do të fillojë të shfaqet në kinematë amerikanë në muajin e ardhshëm.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 546496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 9 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 8:51 pm

Babai i Luz aprovon lidhjen me Madonnan

Babai i modelit Jesus
Luz ka folur hapur për lidhjen e djalit të tij me Madonnan, duke thënë
se dyshja janë ‘skajshmërisht të lumtur’, por nuk do të ecin para
altarit edhe për një kohë.

Ylli i “Material Girl” është në
lidhje me 22-vjeçarin që nga fillimii këtij viti, pasi e takoi atë
gjatë serisë së fotografive për revistën “W”.

Dyshja thuhet se
planifikojnë një ceremoni premtimi për dashurinë e tyre në qendrën
Kabbalah, por babai i tyre thotë se ndoshta ceremonia religjioze mund
të ndodhë, por jo edhe martesa.

“Ceremonia Kabbalah, e cila do
ta lidh djalin tim Jesus Luz dhe Madonnan, vetëm se konfirmon se ai
është skajshmërisht i lumtur. Nuk e di nëse në fakt do të ketë një
martesë reali në mes të Madonnas dhe djalit tim. Do jetë një lloj
rituali, por nuk e di nëse ajo do të ketë vlerë legale”, thotë babai i
modelit.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 546496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 9 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 8:51 pm

Johansson: Me punë arrihet gjithçka

Aktorja joshëse Scarlett Johansson thotë se sekreti i saj për suksesin që ka arritur është puna, por duke ia shtuar edhe një dozë të fatit.

Ylli i filmit “Lost In Translation” ka filluar karrierën ‘e madhe’ në moshë 13-vjeçare në filmin e vitit 1998, “The Horse Whisperer”, dhe nga ajo kohë ka arritur të bëjë emër në disa filma mjaft të suksesshëm.

“Kam dashur të luaj në filma që në moshë trevjeçare, prandaj suksesi që kam arritur është si rezultat i ambicieve të mia dhe punës së vazhdueshme që kam bërë. Por duke mos lënë anash edhe fatin, pasi që ka plot njerëz më të talentuar se unë, të cilët nuk e kanë fatin të jenë të suksesshëm”, ka thënë aktorja.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 567014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 9 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 8:51 pm

Amy Adams ‘e detyruar’ të tregojë pjesën e pasme

Amy Adams
thotë se asaj i është kërkuar të veshë pantallona të ngushta me të
vetmin qëllim ‘të tregojë prapanicën’ në filmin e saj të ri.

Aktorja
thotë se nuk ka qenë fort e shqetësuar kur disenjatori i veshjes për
filmin “Night at the Museum 2”, i ka thënë asaj të veshë veshje të
ngushtë për ta nxjerrë në pah ‘pasurinë’ e saj.

“Nuk isha e
shqetësuar shumë për të. Vetëm se e dija se do të veshja pantallona të
ngushta të cilat do të tregonin prapanicën time. Gjë të cilën nuk e bëj
normalisht. Ishin tepër të ngushta...”, ka thënë 34-vjeçarja.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 546496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 9 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Wed Jan 06, 2010 9:33 am

Minogue drejt martesës

Ylli australian i muzikës pop, Kylie
Minogue, raportohet se është në rrugë për t’u kurorëzuar me të dashurin
e saj, spanjollin Andes Velencoso, pasi dyshja tashmë janë fejuar.

Modeli spanjoll i ka propozuar këngëtares gjatë një udhëtimi për në New York.

“Ajo
nuk mund të besonte dhe u pushtua nga gëzimi një kohë të gjatë. Në
fillim ai i tha se dëshiron të zgjohet çdo mëngjes pranë saj. Kylie e
pyeti nëse e kishte idenë për atë që po i thoshte, por ai u
kundërpërgjigj duke i kërkuar të martohen. U gëzua shumë nga kjo gjë”,
thotë një burim mi afërt me spanjollin.

Bukuroshja australiane është 41-vjeçare, 11 më shumë se i dashuri i saj.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 546496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 9 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Wed Jan 06, 2010 9:33 am

Kidman mohon spekulimet e shtatzënisë

Aktorja australiane Nicole Kidman ka hedhur poshtë thashethemet se ajo është shtatzënë me fëmijën e saj të dytë.

Kidman,
e cila ka edhe dy fëmijë të adoptuar me ish-burrin e saj Tom Cruise,
vitin e kaluar lindi fëmijën e parë biologjik, me burrin aktual Keith
Urban.

Por, aktorja së fundi nxiti spekulimet se ishte shtatzënë sërish, duke u shfaqur në publik me pjesën e përparme të fryrë.

Por, zëdhënësi i Kidman ka mohuar spekulimet duke thënë për Page Six: “Ajo nuk është (shtatzënë) sa kam njohuri unë”.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 546496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 9 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Wed Jan 06, 2010 9:33 am

Spector shpallet fajtor për vrasjen e Clarkson

Phil
Spector, i cili kishte punuar me yje si Beatles e Rolling Stones, do të
vuajë 15 vite burg për vrasje të shkallës së dytë dhe katër vite për
shfrytëzim personal të armës.

Producenti ishte akuzuar për vrasjen e aktores Lana Clarkson, gjashtë vite më herët.

Clarkson
vdiq nga vrasja me armë në gojë e marrë në hollin e shtëpisë së
Spector, në Alhambra, Kaliforni, në vitin 2003. Dyshja ishin takuar
disa orë më herët në një klub në Hollywood.

Në fillim të
rastit, në të cilin Spector nuk kishte dhënë dëshmi, mbrojtja tha se
aktorja kishte bërë vetëvrasje. Edhe pse Spector kishte mohuar se ka
vrarë viktimën, ish-vozitësi i tij kishte dëshmuar se ai e kishte parë
atë duke mbajtur pistoletë menjëherë pas vrasjes së Clarkson, dhe duke
thënë “Sapo vrava dikë”.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 546496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 9 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Wed Jan 06, 2010 9:33 am

Ami dhe Ermali dasmë të veçantë

Çifti i famshëm shqiptar,
Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi, vazhdojnë të mbajnë sekret planet e tyre
për martesë, ndërsa kanë pohuar se dasma e tyre nuk do të jetë
tradicionale dhe se do të ftojnë shumë mysafirë në ditën më të
rëndësishme të jetës së tyre.

Për më shumë, çifti ka një biznes
në Shqipëri ku merren pikërisht me organizimin e dasmave, ndërsa për
dasmën e tyre ata i mbajnë sekret detajet, por theksojnë se do të bëjnë
një dasmë të pazakontë me shumë të ftuar.

“Është surprizë. Do
të jenë shumë njerëz dhe nuk do të jetë tradicionale. Kaq!”, ka thënë
Ermali në një intervistë për “Shekulli”.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 546496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 9 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Wed Jan 06, 2010 9:34 am

Kruger ka vuajtur për ish-të dashurit

Diane Kruger ka menduar se do të çmendej pas ndarjeve të shumta nga ish-të dashurit e saj në të kaluarën.

Ylli
i filmit “Inglourious Basterds”, e cila aktualisht është në lidhje me
Joshua Jackson, nuk kishte mundur ta ngushëllonte veten pas ndarjeve të
njëpasnjëshme, saqë kishte planifikuar të mbyllej në shtëpi dhe të
qëndronte larg botës.

“Kur isha më e re mendoja se do të
çmendem. Ka pasur momente në jetën time kur më është thyer zemra aq keq
saqë nuk mund të dilja nga shtëpia me javë të tëra. Shoqet më dëgjonin
për një kohë, mirëpo pastaj thoshin: ‘Mos vajto më, harroje!’. Por
nganjëherë është vështirë të harrosh diçka”, ka shpjeguar aktorja.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 546496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 9 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Wed Jan 06, 2010 9:34 am

Lady Gaga: Nuk i ofendoj mësueset e mia

Lady GaGa thotë se murgeshat të cilat e kanë mësuar atë e aprovojnë mënyrën e saj të ekspozimit.

Këngëtarja
e hitit “Poker Face”, e cila është e njohur për zhveshjet e saja në
skenë, nuk mendon se mësueset e saj në shkollën katolike të New Yorkut
(ku ajo ka qenë si fëmijë) ofendohen për shkak të paraqitjeve të saj.

“Nuk
më ka ardhur asnjë reagim nga murgeshat. Por është interesante, sepse
të gjithë mendojnë se i ofendoj ato, pasi që unë kam shkuar në një
shkollë religjioze dhe njerëzit mendojnë se mësuesve të mia nuk iu
pëlqen kjo që bëj. Mirëpo, është krejtësisht e kundërta”, ka thënë
këngëtarja.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 546496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 9 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Wed Jan 06, 2010 9:34 am

Cheryl Cole në rolin e mesites

Cheryl Cole kryeson listën për
t’u caktuar si nikoqire e një shou televiziv i cili ka për qëllim
takimin e çifteve dhe krijimin e lidhjeve.

Këngëtarja e grupit
“Girls Aloud” është favorite për të qenë prezantuese në një seri
emisionesh televizive të hit shout britanik të takimeve “Blind Date”.

“Cheryl
do të ishte një nikoqire ideale, ajo është e re dhe e bukur, dhe
pëlqehet edhe nga meshkujt edhe nga femrat”, ka thënë një burim.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 546496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 9 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Wed Jan 06, 2010 9:34 am

Lauper akuzohet për tërheqje nga marrëveshja

Këngëtarja e hitit
"Girls Just Wanna Have Fun", Cyndi Lauper, po përballet me një padi për
shkak të tërheqjes nga marrëveshja për mbajtjen e disa koncerteve në
Gjermani.

“Moderne Welt” njofton se këngëtarja kishte nënshkruar
një kontratë për t’u paraqitur në shtatë koncerte në Gjermani të
caktuara të mbahen në korrik të këtij viti, ndërsa një javë pas ajo
është tërhequr nga marrëveshja.

Kompania gjermane me të cilën
Lauper kishte bërë marrëveshje kërkon dëmshpërblim prej 800.000
dollarësh, pasi që veç kishte filluar reklamimi kur agjenti i
këngëtares i kishte thirrur drejtuesit e kompanisë për t’u thënë se
Lauper është tërhequr nga koncertet.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 546496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 9 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Wed Jan 06, 2010 9:34 am

Jackson nuk do të këndojë drejtpërdrejtë

Këngëtari i muzikës
R&B, Akon, i ka dëshpëruar fansat e Michael Jackson, të cilët kanë
blerë bileta për koncertet e shumëpritura të tij, duke thënë se Mbreti
i muzikës pop nuk do të këndojë live.

Akon, i cili më herët ka
bashkëpunuar me Jacksonin, është shprehur se legjenda e muzikës
botërore nuk do ta shfaq vokalin e tij gjatë turneut “This Is It”, i
cili do të mbahet në O2 Arena në Londër duke filluar nga korriku.

“Nuk mendoj se Michael do të këndojë. Ai do të performojë por nuk do të këndojë”, ka thënë Akon.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 546496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 9 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Wed Jan 06, 2010 9:34 am

Leona refuzon ftesën e Obamas

Leona Lewis e ka refuzuar
mundësinë për t’u takuar me Presidentin amerikan Barack Obama, pasi që
është shumë e zënë duke punuar në albumine saj të dytë.

Këngëtarja
britanike aktualisht është duke qëndruar në Los Angeles për përgatitjen
e albumit të saj të dytë, dhe është aq e përkushtuar në realizimin e
këtij albumi, saqë e ka refuzuar ftesën për ta vizituar Shtëpinë e
Bardhë.

“Leona ka qenë e ngazëllyer për ftesën për darkë që ia
ka bërë Obama. Ajo vërtet ka dashur ta takojë atë dhe gruan e tij
Michelle. Mirëpo, fatkeqësisht ajo nuk mund të shkonte pasi që është e
angazhuar shumë me realizimin e albumit të saj të dytë”, ka thënë një
burim për “Daily Mirror”.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 546496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 9 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Wed Jan 06, 2010 9:35 am

Susan Boyle humb në finalen e konkursit “Britania ka talent”

Skocezja
48-vjeçare, Susan Boyle, e cila me zërin e saj u bë papritur e njohur
në të gjithë botën, humbi në finalen e konkursit televiziv “Britania ka
talent”.

Boyle, e cila jeton e vetme me macen e saj, fitoi
famë muajin e kaluar, kur imazhet me këngën e kënduar prej saj arritën
të bëhen një ndër klipet më të shikuara në historinë e ueb-faqes të
videoklipeve YouTube.

Fillimisht njerëzit u habitën nga
dëshira e Boyle për të konkuruar në garën televizive për shkak të
pamjes së saj të jashtme mjaft të shkujdesur që ishte në kontrast të
madh me stilin e shumë konkurrentëve të tjerë. Por nuk kaloi shumë dhe
zëri i saj i bëri për vete të gjithë.

Të shtunën, Boyle hyri
në finalen e konkursit si një ndër favoritet për të fituar por zuri
vendin e dytë pas një trupe kërcimi të quajtur “Diversity”. Grupi
fitues u shpërblye me 160,000 dollarë si dhe me mundësinë për të
interpretuar përpara Mbretëreshës Elizabet.

Në finale, Boyle këndoi pjesën “I Dreamed a Dream”, të njëjtën këngë që i dha asaj famën e fillimit. /VoA/
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 546496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 9 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Wed Jan 06, 2010 9:35 am

Streep shpëtimtarja e Ryder

Winona Ryder ka menduar se për të qenë një aktore e suksesshme duhet të jetë depresive.

Ylli
i filmit “The Private Lives of Pippa Lee” ka deklaruar se gjatë
bashkëpunimit me veteranen Meryl Streep në vitin 1993, ajo kishte
kuptuar se ajo edhe mund të ishte e lumtur edhe të siguronte role
filmike.

“Gjithmonë kam menduar se aktorët duhet të jenë të
depresionuar, pa humor dhe të vuajtur për të qenë të suksesshëm. Mirëpo
ajo (Streep) po ia kalonte shumë mirë, kishte familjen e saj, vinte në
punë dhe bënte punë të shkëlqyer duke u argëtuar”.

“Ai
bashkëpunim ka qenë shumë i rëndësishëm për mua, sepse kuptova që mund
të isha e lumtur dhe e suksesshme në të njëjtën kohë”, ka shpjeguar
aktorja.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 546496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 9 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Wed Jan 06, 2010 9:35 am

Young do ta lë duhanin për shëndetin e tij

Këngëtari britanik
Will Young është duke u munduar të heqë dorë nga duhani në tentativë
për ta mbrojtur shëndetin dhe zërin e tij.

Këngëtari i hitit
“Chenges” së fundmi i ka larguar bajamet dhe derisa njofton se kordat
vokale i ka mirë, thotë se një pako cigare, të cilat i pi në ditë mund
t’i shkaktojnë dëm zërit të tij.

“Sinqerisht, jam përmirësuar
dhe po ndjehem mirë. Mirëpo e kam shumë të vështirë (të heq dorë nga
cigarja), ndërsa e di që duhanpirja është një shprehi e keqe dhe më
krijon shumë presion”, ka thënë këngëtari.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 546496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 9 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Wed Jan 06, 2010 9:35 am

Clooney dhe Hanks pro kontratës së re të SAG

George Clooney dhe
Tom Hanks kanë kërkuar nga anëtarët e unionit të Actors Guild (SAG) që
të votojnë për një marrëveshje të re me studiot e mëdha hollivudiane.


premten, Clooney, Hanks dhe afër 500 aktorë të tjerë, kanë nënshkruar
një deklaratë, me të cilën kërkojnë që 120.000 anëtarët e SAG-ut të
votojnë pro kontratës së re, e cila besohet se ka më shumë leverdi për
aktorët.

Që nga qershori i vitit të kaluar, SAG dhe studiot
kryesore të Hollywoodit janë në bisedime për pagat e aktorëve, duke
arritur kështu një marrëveshje në prill të këtij viti, mirëpo tani
aktorët në krye me Clooneyn dhe Hanksin, kërkojnë marrëveshje të re,
derisa rezultatet e votimeve priten të merren në qershor.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 546496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 9 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Wed Jan 06, 2010 9:35 am

Victoria përgatitet për tërmet

Victoria Beckham është duke mbajtur një kurs gjatë të cilit mëson se si të gjendet në rast tërmeti.

Anëtarja
e dikurshme e grupit “Spice Girls” është shumë e shqetësuar për
dridhjet e shpeshta që ndodhin në afërsi të shtëpisë së saj në Los
Angeles, prandaj dëshiron që të jetë e përgatitur që të mos iu ndodhë
asgjë e keqe djemve të saj.

Një burim i afërt me Victorian ka
treguar se ajo është stërvitur në një simulues tërmeti, ndërsa ajo
është e frikësuar për shkak të dridhjeve të shpeshta, prandaj
planifikon të largohet nga L.A.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 546496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 9 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Wed Jan 06, 2010 9:35 am

Eli Fara koncert recital në Tiranë

Këngëtarja e njohur Eli Fara
po përgatitet për një koncert recital në fillim të vjeshtës në Tiranë.
Për këtë ajo do të bashkëpunojë me Ansamblin e Këngëve dhe Valleve
Popullore, ku nga këngëtaret e njohura që vazhdojnë të këndojnë në këtë
trupë janë Irini Qirjako dhe Sabahet Vishnja.

Ideja për këtë
bashkëpunim i ka lindur këngëtares, pasi nisur nga koncertet që jep
brenda dhe jashtë Shqipërisë, ka bërë një lloj testimi të publikut që i
dëgjon dhe i pëlqen këngët e saj.

Nga ana tjetër ky do të jetë
dhe një pohim i vërtetë i këngëtares për publikun se ajo është kthyer
në Shqipëri pas disa vite qëndrimi në Amerikë. Eli Fara ka pohuar se
tashmë që ka marrë nënshtetësi amerikane, SHBA do mbetet një vend që
ajo vetëm do ta vizitojë dhe do japë koncerte. /PamoramaPlus/
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 546496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 9 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Wed Jan 06, 2010 9:36 am

Videoklipi i këngës "Let Me Die With You"

Dy këngëtarët
shqiptarë, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani, kanë publikuar klipin e
tyre të përbashkët të këngës "Let Me Die With You".

Albani dhe
Miriami tashmë e kanë bërë publike lidhjen e tyre të dashurisë, ndërsa
të shpresojmë që kjo këngë të përhapet jashtë trevave shqiptare.

Videoklipi i këngës “Let Me Die With You”:
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 546496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 9 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Wed Jan 06, 2010 9:36 am

Performancë e shkëlqyer e Eminem në MTV Movie Awards

Rikthimi i
Eminemit në skenë është kompletuar. Reperi i bëri të gjithë për vete në
spektaklin e MTV Movie Awards të dielën mbrëma duke kënduar disa hite
të tij.

Hitbërësi i këngës “Stan”, në ceremoninë e Los Angelesit
këndoi këngët “We Made You” dhe “Crack A Bottle” gjatë 30 minutave të
performancës së tij, ndërkohë ka pranuar se kjo është paraqitja e tij e
parë e kompletuar në skenë që nga tërheqja nga muzika për të luftuar
abuzimin e drogës dhe alkoolit, gjë që e mundon me vite.

Ndërsa
më vonë reperi është larguar nga evenimenti, pasi që komiku Sacha Baron
Cohen i ishte ulur në prehër gjysmë i zhveshur, gjë që e kishte
irrituar Eminemin.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 546496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 9 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Wed Jan 06, 2010 9:36 am

Twilight filmi më i mirë në MTV Movie Awards

Filmi "Twilight"
është fituesi i madh në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të MTV-së, MTV
Movie Awards, duke rrëmbyer pesë çmime, përfshirë edhe çmimin e filmit
më të mirë.

Filmi me vampirë, i cili ka një subjekt dashurie, ku
luajnë Robert Pattinson dhe Kristen Stewart, fitoi çmimet Breakthrough
Performance (Male), Best Female, Best Kiss, Best Fight, si dhe çmimin e
përmendur, Best Film.

Njëri nga filmat fitues të dielën mbrëma
ishte edhe “High School Musical 3: Senior Year”, ndërkohë filmi fitues
i shumë Oskarëve, Slumdog Millionaire”, përkundër se pati gjashtë
nominime, nuk fitoi asgjë.

Lista e fituesve:

Breakthrough Performance (Female) - Ashley Tisdale (High School Musical 3: Senior Year)
Best Fight - Cam Gigandet & Robert Pattinson (Twilight)
Breakthrough Performance (Male) - Robert Pattinson (Twilight)
Best Male Performance - Zac Efron (High School Musical 3: Senior Year)
Best Kiss - Robert Pattinson & Kristen Stewart (Twilight)
Best WTF Moment - Amy Poehler (Baby Mama)
Best Song From A Movie - The Climb by Miley Cyrus (Hannah Montana: The Movie)
MTV Generation Award - Ben Stiller
Best Female Performance - Kristen Stewart (Twilight)
Best Comedic Performance - Jim Carrey (Yes Man)
Best Movie Villain - Heath Ledger (The Dark Knight)
Best Movie - Twilight
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 546496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 9 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga x.K!LL3R Wed Jan 06, 2010 9:37 am

Boyle shtrihet në spital

Sensacioni skocez i muzikës, Susan
Boyle, është dërguar në spital pas dramës së vërtetë në finalen e shout
britanik për talentë- "Britain's Got Talent".

Ndihmësit e
finalistes kishin thirrur një ambulancë pasi Boyle kishte pasur një
“dobësim emocional”, si pasojë e paraqitjes së saj në spektakël.

Boyle,
e cila ishte favorite për ta fituar garën, kishte pasur sjellje shumë
emotive që kishin qenë bazë për sëmurjen e saj, shkruan gazeta
britanike “The Sun”.

Edhe pse Boyle nuk doli fituese e
spektaklit, ajo ka siguruar fansa nga mbarë bota me paraqitjet e saja
në skenë, duke bërë që më shumë se 100 milionë njerëz të shohin
performancat e saj në internet.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 546496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show Biz :P - Faqe 9 Empty Re: Show Biz :P

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 9 e 11 Previous  1, 2, 3 ... 8, 9, 10, 11  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi