www.loqkat-ks.com
Behuni Pjes E komunitetit Ton edhe Ne Facebook Facebook

https://www.facebook.com/urimefestat

Ju faliminderit.


Join the forum, it's quick and easy

www.loqkat-ks.com
Behuni Pjes E komunitetit Ton edhe Ne Facebook Facebook

https://www.facebook.com/urimefestat

Ju faliminderit.
www.loqkat-ks.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Show BIZ.:D

3 posters

Faqja 10 e 12 Previous  1, 2, 3 ... 9, 10, 11, 12  Next

Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 10 Empty Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 10:35 am

First topic message reminder :

Aktori nga Tetova, Blerim Destani, i cili pati një sukses të madh me filmin "Koha e kometës", është angazhuar në dy projekte filmike joshqiptare.

Destani aktualisht është i angazhuar në realizimin e filmit "Seperation City", xhirimet e të cilit zhvillohen në Zelandën e Re dhe në Gjermani, ndërsa do të dalë nëpër kinema në fund të vitit të ardhshëm.

Ndërkohë, kur të përfundojnë xhirimet e "Seperation City", Destani do të shfaqet në filmin me produksion gjerman, danez dhe australian, "At World’s End".

Në këto dy filma, Blerim Destani luan krahas aktorëve të njëhur të cilët kanë luajtur nëpër filmat hollivudianë, siç është Rhona Mitra (e cila ka luajtur në filmat “Lara Croft”, “Shooter”, “Nummer 23” etj.), Thomas Kretschmann (“King Kong”, “Wanted” etj.), Joel Edgerton (“Star Wars 2”, “Star Wars 3” etj.), Stephen Berkoff, ("Beverly Hills Cop", "James Bond Octopussy" etj).
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 567014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë


Show BIZ.:D - Faqe 10 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 6:17 pm

Winslet: Mezi i përballova skenat seksi

Aktorja Kate Winslet ka thënë se ajo mezi ka pritur që xhirimi i skenave seksi në filmin e ri me Leonardo DiCaprio të përfundojnë.

33-vjeçarja, e cila së pari luajti krahas aktorit në filmin e vitit 1997 “Titanic”, thotë se skenat e nxehta në filmin e ri “Revolutionary Road” ishin shumë “të çuditshme”

Sidoqoftë, nuk ka qenë druajtja nga turma e stafit që ka shikuar ajo e cila ka shqetësuar bionden, por ka qenë vetë burri i saj, regjisori i filmit Sam Mendes, i cili kishte dhënë instruksione nga prapa kamerave.

“Sam thoshte, ‘Ok Leo shtypi gishtat në anën djathtë të prapanicës së saj, fuqishëm. Kapi vithet e saj, Leo’. Gjithë çfarë mendoja ishte, ‘Të lutem le të mbarojë kjo’,”,ka thënë Winslet.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 567014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 10 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 6:18 pm

Olta punon videoklip të ri jashtë Shqipërisë

Fituesja e vitit të kaluar të Festivalit të Këngës në RTSH, Olta Boka, ka thënë se ajo po vepron me hapa të ngadaltë në karrierën e saj.

Olta nuk është pjesëmarrëse e edicionit të sivjetmë të festivalit që e bëri të famshme, ndërsa njofton se produksione të ndryshme në Shqipëri i kanë bërë asaj disa oferta për të incizuar një album, porse ajo i ka refuzuar për të punuar dalëngadalë.

Përfaqësuesja e Shqipërisë në “Eurovision” aktualisht është duke u përgatitur për videoklipin e ri të këngës “S’duhet të të dua”, i cili do të realizohet në Bullgari ose Rumani.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 567014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 10 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 6:18 pm

Këngë për Rugovën në albumin e Albëries

Këngëtarja Albërie Hadërgjonaj në albumin e ri të saj ka përfshirë edhe një këngë të cilën ia ka kushtuar Presidentit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Albumi do të del në shitje vitin që vjen, ndërsa këngëtarja ka thënë se ajo nuk ka preferenca politike, por e çmon lartë personalitetin e Rugovës dhe kjo është arsyeja që ia ka dedikuar një këngë.

Në albumin e Albëries do të përfshihet edhe kënga në bashkëpunim me Don Pizhin “E ndezim pak”, ndërsa mësohet se albumi do të përmbaje krejtësisht nëntë këngë.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 567014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 10 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 6:18 pm

Allen: Robbie do t’i shkatërronte Take That

Lily Allen mendon se grupi "Take That" do të shkatërroheshin po t’u bashkëngjitej sërish Robbie Williams.

Allen ka njoftuar se ajo dëshiron të incizojë një këngë të përbashkët me grupin britanik, ndërsa është shprehur e xhindosur sa i përket spekulimeve për ribashkimin e Robbiet me grupin.

“Kjo nuk do të ndodhë. A mendoni se ata do ta pranonin atë prapë? Kjo do t’i shkatërronte”, është shprehur Allen.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 567014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 10 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 6:18 pm

Winehouse del nga spitali

Këngëtarja problematike Amy Winehouse është lëshuar nga një spital në Londër, ku kaluar gati një muaj.

Këngëtarja e hitit “Back To Black” ishte pranuar në një klinikë ekskluzive të Londrës në fund të nëntorit ku ka qëndruar afër katër javë, pasi vuante “nga efektet anësore të barnave”.

Sipas gazetës britanike “Sunday Mirror” këngëtarja është lëshuar të mërkurën nga spitali me ç’rast mësohet se ajo ka udhëtuar menjëherë në drejtim të Karaibeve për t’i kaluar festat.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 567014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 10 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 6:18 pm

Britney mohon daljen me Benji Madden

Ylli i muzikës pop Britney Spears nuk ёshtё duke dalё me ish-tё dashurin e Paris Hilton, Benji Madden, pavarësisht se thashethemet thonё tё kundërtёn.

Magazina “In Touch” shkroi sё fundi se krijuesja e hitit “Toxic” dhe rokeri i bendit “Good Charlotte”, kishin njё varg takimesh sekrete.

Por, zёdhёnёsi i Spears, Holly Shakoor, ka hedhur poshtё kёto raporte duke i quajtur thjesht spekulime tё tabloideve.

“Thëniet e bёra nga ‘In Touch’ janë tёrёsisht tё pavёrteta. Nuk ka asgjë tё vërtetё nga ato që thuhen në revistë”, ka thёnё zёdhёnёsi.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 567014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 10 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 6:19 pm

David Beckham nё Big Brother Italia?

Futbollisti i ri i klubit italian Milan, David Beckham, ёshtё nё bisedime pёr t’u paraqitur nё versionin italian tё shout Big Brother.

Ylli anglez i futbollit, i cili ёshtё i martuar me ish-anёtaren e bendit Spice Girls, Victoria Beckham, do tё kalojё sё paku dhjetё janë nё Itali si huazim nga klubi amerikan LA Galaxy.

“Beckham ёshtё i njё profili shumё tё lartё dhe ta kesh atё nё Big Brother do tё ishte njё rritje e vlerës sё shout. Tё gjithё lojtarёt e mëdhenj janë nёn dritёn e emisioneve argëtuese gjatё sezonit”, ka bёrё tё ditur njё burim.

“Meqё Berlusconi ka nё pronё Milanin, Beckhami pritet tё jetё nё njërin prej emisioneve tё kompanisё sё tij Mediaset, dhe pothuajse sigurisht nё Grande Fratello (Big Brother)”, shton burimi.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 567014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 10 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 6:19 pm

Kejsi Tola fiton Festivalin në RTSH

Këngëtarja e re Kejsi Tola ka fituar edicionin e 47-të të Festivalit të Këngës në RTSH.

Kejsi, e cila është “produkt” i spektaklit për talentë “Ethet e të premtes mbrëma”, është prezantuar me një këngë të punuar me muzikë dhe orkestrim të Edmond Zhulalit dhe me tekst të Agim Doçit.

Në vendin e tretë të edicionit të sivjetmë të Festivalit në RTSH janë renditur grupi “West Side Family”, ndërsa vendin e dytë e kanë zënë dueti Juliana Pasha dhe Luiz Ejlli.

Kjo fitore e dërgon Kejsi Tolën në Moskë ku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision”.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 567014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 10 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 6:19 pm

T.I. do të festojë Vitin e Ri i rrethuar nga policia

Reperi T.I. do të shoqërohet nga rojet e sigurimit federal gjatë mbrëmjes së Vitit të Ri, disa muaj para vuajtjes së dënimit me burg.

Ylli i hitit “Whatever You Like”, emri i saktë i të cilit është Clifford Harris Jr., ishe dënuar me një vit burg, të cilin do të fillojë ta vuajë në mars të vitit të ardhshëm, pasi u shpall fajtor për posedim ilegal të tre armëve dhe dy zhurmëmbytësve gjatë arrestimit të tij në vitin 2007.

Dhe, reperi nuk lejohet të dalë nga shteti i tij Georgia, pa shoqërim të policisë, që do të thotë se ai do të duhet ta kalojë festën e Vitit të Ri në Miami i shoqëruar nga rojet e sigurimit federal.

Reperi do të performojë në Hotelin Gansevoort South në Miami.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 567014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 10 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 6:19 pm

Chante në rolin e Aaliyah

Këngëtarja kanadeze e muzikës r’n’b, Keshia Chante, është zgjedhur ta luajë rolin e këngëtares së ndjerë Aaliyah, në filmin mbi jetën tragjike të yllit të muzikës.

Aaliyah shiti mbi 32 milionë albume gjatë karrierës së saj dhe u nominua për pesë Grammy Awards para se të humbje jetën në një aksident me aeroplan në Bahama në vitin 2001 në moshën 22-vjeçare.

Filmi biografik, aktualisht ende i patitulluar, do të përshkruajë ngritjen e famës së yllit të ndjerë dhe vdekjen e saj të parakohshme.

Filmi pritet të lëshohet nëpër kinema gjatë vitit 2009.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 567014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 10 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 6:20 pm

Yes Man” merr kryesimin në box Office

Komedia e re e Jim Carreyt, “Yes Man”, ka marrë vendin e parë në top listën amerikane të filmave, duke fituar 18.2 milionë dollarë në vikendin e parë.

Filmi, ku luan edhe Zooey Deschanel, përshkruan karakterin e Carreyt i cili e sfidon veten duke thënë “po” për gjithçka gjatë vitit.

Will Smith dhe Rosario Dawson peshuan 16 milionë dollarë duke marrë vendin e dytë me dramën “Seven Pounds”, që po ashtu bëri debutimin këtë vikend. Numër tre ka debutuar edhe filmi i animuar “The Tale of Desperaux”, që ka grumbulluar 10.5 milionë dollarë.

Nga numri një në pozitën e katër ka zbritur filmi fantastiko-shkencor i Keanu Reeves ”The Day the Earth Stood Still”, i cili ka grumbulluar 10.2 milionë dollarë këtë vikend.

Top pesëshi mbyllet nga komedia festive e Krishtlindjeve, “Four Christmases”, ku luajë Reese Witherspoon dhe Vince Vaughn, që ka mbledhur 7.7 milionë dollarë gjatë këtij vikendi.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 567014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 10 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 6:20 pm

Yes Man” merr kryesimin në box Office

Komedia e re e Jim Carreyt, “Yes Man”, ka marrë vendin e parë në top listën amerikane të filmave, duke fituar 18.2 milionë dollarë në vikendin e parë.

Filmi, ku luan edhe Zooey Deschanel, përshkruan karakterin e Carreyt i cili e sfidon veten duke thënë “po” për gjithçka gjatë vitit.

Will Smith dhe Rosario Dawson peshuan 16 milionë dollarë duke marrë vendin e dytë me dramën “Seven Pounds”, që po ashtu bëri debutimin këtë vikend. Numër tre ka debutuar edhe filmi i animuar “The Tale of Desperaux”, që ka grumbulluar 10.5 milionë dollarë.

Nga numri një në pozitën e katër ka zbritur filmi fantastiko-shkencor i Keanu Reeves ”The Day the Earth Stood Still”, i cili ka grumbulluar 10.2 milionë dollarë këtë vikend.

Top pesëshi mbyllet nga komedia festive e Krishtlindjeve, “Four Christmases”, ku luajë Reese Witherspoon dhe Vince Vaughn, që ka mbledhur 7.7 milionë dollarë gjatë këtij vikendi.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 567014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 10 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 6:20 pm

Allen nuk mund të gjejë të dashur

Ylli britanik i muzikës pop, Lilly Allen, e ka të vështirë të gjejë të dashur, pasi ajo nuk “pëlqen” asnjë mashkull të famshëm dhe shton se preferon më shumë djemtë më të moshuar.

Krijuesja e hitit “Smile“ është e vendosur se nuk dëshiron të del me një i cili nuk është i famshëm, pasi do të kishte frikë se partneri do të shesë tregimin e tyre në shtyp.

Allen, e cila u nda nga DJ i Chemical Brothers, Ed Simons, më herët gjatë këtij viti, do të preferonte të del vetëm me një shoqërues i cili është fytyrë publike, por nuk mund të gjejë një që i shkon për shtati.

“Nëse takoj ndonjë i cili nuk është pjesë e industrisë së shoubizit, mendoj, ‘A duhet të fle me këtë person. A thua do të marrë menjëherë telefonin (për të kontaktuar mediat)’,”, thotë Allen.

“Mendoj se kjo është arsyeja se pse njerëzit e famshëm shkojnë me njerëz të famshëm, por unë nuk jam adhuruese e asnjërit. Mendoj se më pëlqejnë më shumë njerëzit e vjetër”, ka thënë këngëtarja.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 567014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 10 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 6:20 pm

Carey do të hidhet me brekë në borë për Krishtlindje

Ylli i muzikës Mariah Carey është duke planifikuar të veshë bikini dhe të rrotullohet nëpër borë për festat e Krishtlindjeve.

Këngëtarja e hitit “All I Want for Christmas”, e cila këtë vit u martua me reperin Nick Cannon, nuk mund të presë të festojë festat e fundvitit duke u veshur me brekë të pakta me ngjyrë të kuqe dhe duke iu bërë ballë temperaturave të ulëta.

“Ne do të ngrohemi në një vaskë të nxehtë të veshur në bikini të Krishtlindjeve, pastaj do të hidhemi në borë të freskët dhe sërish do të kthehemi në vaskë. Zakonisht për festa veshi bikini të kuqe me kësulë të baba-dimrit”, ka thënë këngëtarja.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 567014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 10 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 6:20 pm

Plant mohon prishjen me Led Zeppelin

Vokali i bendit Led Zeppelin, Robert Plant, ka mohuar se ai është në raporte jo të mira me ish-anëtarët e bendit, duke thënë se nuk ka asnjë mosmarrëveshje rreth vendimit të tij për të mos iu bashkuar atyre në turneun botëror.

Këngëtari u ribashkua me bendin për një koncert në Londër në dhjetorin e vitit të kaluar, por ka refuzuar të jetë pjesë e turneut rikthyes, duke i lënë rokerët tjerë të bendit të kërkojnë vokal zëvendësues.

“Unë po ja kaloj shumë mirë me Alison dhe kam kënaqësinë. Ende e shoh Jimmyn shumë shpesh dhe ai është shumë përkrahës në atë që unë bëj. Por ne jemi në vende të ndryshme tash dhe duhet të bëjmë gjëra të ndryshme”, ka thënë Plant.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 567014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 10 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 6:21 pm

Ronson hospitalizohet

E dashura e Lindsay Lohan, Samantha Ronson, është shtrirë në spital pasi që po vuan nga rraskapitja dhe depresioni.

Ronson të dielën i ka thirrur mjekët në shtëpinë e saj në Los Angeles, të cilët pastaj e kanë dërguar atë në qendrën mjekësore Cedars-Sinai.

“Ajo po vuante nga depresioni dhe nuk kishte ngrënë dhe nuk kishte fjetur. Lindsay Lohan i ka ndihmuar që ta kalojë këtë gjendje, pasi që edhe ajo vetë ka kaluar nëpër të njëjtën gjendje kohë më parë”, ka thënë një burim për revistën “Life and Style”.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 567014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 10 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 6:21 pm

Çilli dhe Ingridi tjetër duet

Kushdo që i pa bashkë këtë verë në klipin e tyre "Puçi-puçi", nuk la pa dhënë komentet pozitive dhe pëlqimin rreth këngës si dhe imazheve të tyre në xhirime. E duke qenë se bashkëpunimi i tyre rezultoi i suksesshëm, ato përsëri tentojnë bashkë.

Çiljeta dhe Ingridi kanë menduar të realizojnë një tjetër këngë së bashku. Deri tani vetëm kaq dihet, ndërsa dy këngëtaret janë në dilemën për të qenë bashkë në një baladë apo në një këngë ritmike. Gjithsesi, sipas Çiljetës, kjo e dyta ka më shumë mundësi.

Koha e gjatë që qëndrojnë së bashku, ka bërë që dy mikeshat të tentonin për një tjetër sukses, që pritet të realizohet në verë. Kompozitori i këngës do të jetë Flori Mumajesi, me të cilin Çiljeta po bashkëpunon së fundmi. /Bluetooth/
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 567014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 10 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 6:22 pm

Beyonce ka dëshirë të vishet si mashkull

Këngëtarja vesh rroba meshkujsh në mënyrë që të mund të ecë nëpër New York pa e treguar identitetin e saj të vërtetë.

Seksipilja 27-vjeçare Beyonce, ka thënë: "Më pëlqen mundësia që të mund të vrapojë nëpër Central Park. Vetëm unë dhe trajnuesi im. Vishem si mashkull dhe më pas askush nuk e di që jam unë. Unë vetëm vazhdoj të vrapoj”.

Për më shumë, edhe vet hiti i fundit i Beyonce”If I Were a Boy” (Sikur të isha djalë) detajon se çfarë do të donte ajo po të ishte e mundur ta ndërronte gjininë për një ditë.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 567014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 10 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 6:22 pm

Beckinsale ‘e sjellshme’ me paparacit

Aktorja Kate Beckinsale ka një mënyrë të përsosur për t’u kuptuar me paparacit, ajo thjeshtë i injoron ata.

Ylli i filmit “Underworld” jeton në Los Angeles me burrin dhe vajzën e saj, ndërsa atë e fotografojnë secilën herë që del në rrugë. Mirëpo aktorja britanike nuk nevrikoset kurrë me ata dhe vazhdon të kryejë obligimet e saja.

“Unë jam adaptuar me mentalitetin e ‘viktimës’ dhe e di se nuk mund të bëj asgjë për të përmirësuar diçka, kështu që do të ishte e paarsyeshme që të reagoj duke hedhur gjësende në drejtim të tyre. Ajo është pjesë e punës së tyre, prandaj thjeshtë i injoroj dhe nuk merrem me ta”, ka thënë aktorja.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 567014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 10 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 6:22 pm

Vedati: Dua tё zgjidhet çёshtja shqiptare

Aktori i treshes sё njohur humoristike “Stupcat”, Vedat Bajrami, ka thёnё pёr televizionin Alsat se dëshira e tij mё e madhe pёr Vitin e Ri ёshtё tё rregullohet njё herё e pёrgjithmonё çёshtja shqiptare.

Stupcat, treshja komike qё pёrbёhet nga Vedat Bajrami, Osman Azemi dhe Mensur Safçiu, ishin mysafirё nё emisionin Big Mama Shou, qё udhëhiqet nga kёngёtarja Big Mama.

Nё pyetjen se çfarë presin nga viti i ardhshëm, Vedati ka thёnё se mё sё shumti do tё dëshironte “punё dhe zhvillim” pёr popullin shqiptar.

“Çka presim nga Viti i Ri? Ka shumё gjёra pёr me folё, çka na duhet, çka kemi lёnё e çka na pret”, ka thёnё Vedati.

“Ishalla nё kёtё vit tё ri rregullohet para sё gjithash çёshtja shqiptare dhe rehatohemi njё herё e pёrgjithmonё. Na dhashë Zoti sa mё shumё punё e zhvillim”, ka shtuar aktori.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 567014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 10 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 6:22 pm

Hudson e mbushur me “energji seksuale”

Aktorja Kate Hudson, e cila është nënë e katërvjeçarit Ryder me ish-burrin Chris Robinson, thotë se njerëzit kanë në vete edhe “energji seksuale”.

“U futa në një diskutim kontrovers një herë. Isha e martuar dhe u pyeta, ‘A mendon se monogamia (të qenit me një person) është e mundshme?’. Dhe thash, ‘Jo, nuk mendoj se jemi monogamistë, jemi kafshë’,”, ka thënë aktorja.

“Nëse keni një personalitet të tillë, kurrë nuk do të arrini larg pasi nxiteni nga energjia e juaj seksuale”, ka shtuar Hudson.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 567014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 10 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 6:22 pm

Stewart dështon të përballet me famën


Aktorja e filmit “Twilight”, Kristen Stewart, është duke dështuar të përballet me famën e porsa-gjetur, pasi nuk din ende se si të sillet me fansat e saj në rrugë.

18-vjeçarja u bë e famshme me tregimin e dashurisë së Vampirit, në të cilin luan krahas aktorit Robert Pattinson.

“Vërtet nuk po arrij t’ia dal në këtë. Disa njerëz janë të shkëlqyeshëm kur përballen me famën. Kjo është si një aspekt tjetër i punës. Nuk mund të besoj se duhet të përballem edhe me këtë”, ka thënë aktorja.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 567014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 10 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 6:22 pm

E dashura e Lindsay Lohan fiton 3 milionë në vit

Ndoshta karriera e Lindsay Lohan është në një gjendje kritike, por e dashura e aktores, Samantha Ronson, po ia del shumë mirë.

Sipas raporteve nga mediat amerikane, DJ i njohur merr nga 1500 deri në 25 mijë dollarë për çdo paraqitje të saj në party, duke mbledhur gjatë vitit të kaluar jo më pak se 3 milionë dollarë.

“Ronson nuk ka nevojë për Lindsayn për të bërë para. Ajo gjithmonë ka pasur para. Në fakt Sam e ka bërë Lindsayn “të nxehtë” përsëri”, ka thënë një burim.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 567014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 10 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 6:23 pm

Mihrija me klip të ri

Këngëtarja e mirënjohur kosovare, Mihrije Braha, para disa ditësh e ka realizuar klipin më të ri të këngës "Ti nuk je shtëpia ime".

Mihrija është e shprehur shumë e kënaqur me videoklipin dhe me këngën, e cila është e punuar nga Armend Rexhepagiqi dhe Aida Baraku.

“Si kënga ashtu edhe videoklipi janë tërësisht produkt vendor. Tekstin e këngës e ka bërë Aida Baraku, ndërsa kompozimin Armend Rexhepegaqi. Videoklipi është xhiruar në Jabllanicë të Madhe nga produksioni gjilanas ‘Video Art’. Pa modesti them se kjo këngë është ndër këngët më të mira në karrierën time”, është shprehur Mihrija për të përditshmen “Zëri”.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 567014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 10 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 6:23 pm

Cox dhe problemet e famës

Courteney Cox mundohet të mbajë gjithnjë qëndrim të mirë kur është në publik, pasi që nuk dëshiron që kamerat dhe fotoaparatet ta kapin atë në disponim të keq.

Ish-aktorja e serialit “Friends” pranon se fama e ka përmirësuar atë edhe në aspektin personal edhe në atë profesional, mirëpo ajo është lodhur duke u munduar që gjithmonë të jetë e qeshur para publikut.

“E vetmja gjë që nuk më pëlqen te fama është se duhet të jesh në disponim të mirë sa herë që të dalësh diku, ndërsa nëse nuk je duhet të shtiresh dhe ky është momenti më i keq që përjetoj”, ka thënë aktorja.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 567014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 10 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 6:23 pm

Ish-të dashurat e Hefner së shpejti martohen

Njëra nga vajzat e 'reality' shout "Girls Next Door", Holly Madison, dëshiron të ndjekë hapat e shoqes së saj nga "Playboy", Kendra Wilkinson, dhe të fejohet me të dashurin e saj, iluzionistin Criss Angel.

Të dyja bukuroshet bionde kanë gjetur të dashur që nga ndarja me bosin e “Playboy”, Hugh Hefner, me të cilët kanë pretendime serioze.

Wilkinson do të martohet së shpejti me futbollistin amerikan, Hank Baskett , ndërsa edhe prezantuesja e dikurshme televizive, Madison, thotë se së shpejti do t’i kërkojë martesë të dashurit të saj.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 567014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 10 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 6:24 pm

Morina: Përveç “Familjes moderne” edhe një film

Aktori Armond Morina ka njoftuar se përveç rolit të tij në serialin komik “Familja moderne”, ai ka realizuar edhe një rol filmik, i cili do të jepet premierë në vitin 2009.

Aktori që luan rolin e Ardit në serial, gjatë verës ka realizuar një rol në filmin me metrazh të gjatë “Lufta mbaroi”, regjinë e të cilit e ka bërë maqedonasi, Mitko Panov.

“Gjatë verës kam realizuar një rol në filmin me metrazh të gjatë ‘Lufta mbaroi’, në regji të regjisorit maqedonas, Mitko Panov, premiera e të cilit do të jetë në Zvicër dhe në Maqedoni në fillim t vitit 2009”, është shprehur për aktori për “Infopress”.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 567014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 10 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 6:25 pm

Emërohen prezantuesit e Golden Globe

Aktorët Seth Rogen, Amy Poehler, Jennifer Lopez dhe Salma Hayek janë caktuar si prezantues të ndarjes së çmimeve Golden Globe 2009.

Ky grup aktorësh iu janë bashkangjitur prezantuesve të caktuar më herët, përfshirë aktoren Drew Barrymore dhe komikun Sacha Baron Cohen.

Ceremonia e 66-të e ndarjes së çmimeve Golden Globe do të mbahet me 11 janar të vitit të ardhshëm në Beverly Hilton të Kalifornisë.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 567014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 10 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 6:25 pm

Një rruge do ti vihet emri Elton John

Zyrtarët nga qyteti i lindjes i Sir Elton John dëshirojnë që ta emërojnë një rrugë me emrin e tij, pasi që kanë qenë të mahnitur nga koncertet e fundit të cilat i ka mbajtur britaniku në Las Vegas.

Disa zyrtarë të qytetit Harrow, i cili është i lokalizuar në veri të Londrës, pasi i kishin parë koncertet e këtij viti të cilat i ka mbajtur Elton John në Las Vegas, kanë mbajtur një mbledhje dhe kanë vendosur ta nderojnë kokëngëtarin duke emëruar një rrugë sipas tij.

“Nëse ke talent dhe e shfrytëzon atë, mund të bëhesh i famshëm si ai”, ka thënë Susan Hill, njëra nga delegatet në kuvendin komunal të Harrow. Në muajt e ardhshëm të vitit që vjen drejtuesit komunalë pritet të votojnë për ta nderuar Sir Elton Johnin.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 567014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 10 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 6:25 pm

Daniel Craig ‘nxënës’ i keq

Aktori britanik, i cili luan në rolin e James Bond në dy filmat e fundit mbi agjentin sekret, “Casino Royale” dhe “Quantum of Solace”, thotë se ai kishte pasur ankth kur kishte mësuar rusisht për rolin në filmin e tij të ri.

“Kisha ankth pasi jam nxënësi më i keq në botë. E kam lënë shkollën që në moshën gjashtëmbëdhjetëvjeçare”, ka thënë aktori.

“Më duhej ta bëj me fonetikë, ta mësoja dhe kuptoja. E kuptoja atë çfarë them, por gjuha ruse është një gjuhë e ndërlikuar për ta mësuar”, ka shtuar Craig.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 567014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 10 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 6:25 pm

Lily Allen: Unë jam një shembull i keq

Këngëtarja e muzikës pop, Lily Allen, mendon se ajo nuk është një shembull për role të mira për të rinjtë.

Krijuesja e hitit “Smile”, e cila kishte zbuluar se ka përdorur ekstazë që në moshën 14-vjeçare, thotë se njerëzit duhet të shohin më parë në anëtarët e familjes së tyre, se sa tek fytyrat e famshme të cilët kurrë nuk i kanë takuar.

“Mendoj se shembull për njerëzit duhet të jenë tezet dhe dajallarët, nënat dhe motrat dhe vëllezërit. Pse duhet ta marrin për shembull dikë për të cilin nuk dinë asgjë?”, ka thënë këngëtarja.

“Miqtë e mi janë në një vend krejt tjerët. Unë jam rritur shumë dhe ata ende po dalin për t’u argëtuar dhe marrin drogë. Unë dal me njerëz më të vjetër. Unë shkoj në darka në vende të shtresës së lartë dhe flas për art”, ka shtuar Allen, duke treguar se jeta e saj dallon shumë nga ajo e njerëzve të zakonshëm.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 567014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 10 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 6:26 pm

Sandler: Jam ende një dështak

Komiku i njohur Adam Sandler mund të jetë një yll Hollywoodi, por ai mendon se është një “dështak”.

Ylli i filmit “Big Daddy”, thotë se edhe pse ai po shijon një sukses në industrinë filmike, ende është duke vuajtur nga pasiguria.

“E di se kam arritur një sukses dhe kam ca para në bankë dhe disa gjëra. Por nuk është se nuk eci nëpër rrugë duke u ndjerë një i dështuar”, ka thënë aktori.

“Nëse jam me gruan time në veturë dhe shoh ndonjë djalosh duke ecur, mendoj ‘Tash, pse ai djalosh duket ashtu? Dhe unë dukem kështu?’. Ende i kam këto mendime”, shton Sandler.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 567014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 10 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 6:26 pm

Beckinsale dëshiron rolin e Catwoman

Aktorja britanike Kate Beckinsale do të dëshironte të luajë rolin e vajzës mace (Catwoman) në filmin e ardhshëm mbi njeriun lakuriq, “Batman”, pasi që ajo dëshiron më shumë role aksion.

Spekulimet janë shtuar së fundi se cila aktore do ta marrë rolin e vajzës problematike në filmin e ri që do të pasojë filmin e këtij viti “The Dark Knight”, ku mes tjerash si favorit përmendet edhe Angelina Jolie.

“Do ishte mrekulli. Do të më pëlqente të luaja atë rol”, ka thënë Beckinsale për MTV.

“Një gjë që e kam gabuar në karrierë është sepse nuk kam bërë një plan më afatgjatë për të. Kam qenë e befasuar pse nuk kam pasur dhe nuk i kam analizuar filmat aksion”, ka thënë aktorja.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 567014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 10 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 6:26 pm

Page në rolin e një lesbike

Aktorja e filmit “Juno”, Ellen Page, do të luaj edhe një tjetër rol kontroversal, ajo do ta luajë rolin e një lesbike në një film i cili bazohet në ngjarje të vërtetë.

Aktorja e filmit “Juno”, Ellen Page, do të luaj edhe një tjetër rol kontroversal, ajo do ta luajë rolin e një lesbike në një film i cili bazohet në ngjarje të vërtetë.

Page, e cila ka luajtur rolin një tinejxhere shtatzënë në filmin e vitit 2007, këtë radhë do të aktrojë në dramën e cila flet për një polic të New Jerseyt, Laurel Hester.

“Defamer” njofton se Page do ta luajë rolin e partneres së Hester, Stacie.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 567014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 10 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 6:26 pm

Luckett debuton në film

Ish-anëtarja e Destiny’s Child, LeToya Luckett, do të bëjë një debutim filmik në adaptimin e një mjuzikli ku ajo ka marrë pjesë më parë.

Producentët e studios filmike “Warner Premiere” kanë vendosur ta shndërrojnë në film shoun skenik të Lucket “Preacher's Kid”, i cili pritet të del kah vera e vitit të ardhshëm.

Këngëtarja e cila në vitin 2000 ishte zëvendësuar nga Michelle Williams në grupin e vajzave të muzikës R&B, do ta luajë rolin kryesor në film.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 567014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 10 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 6:27 pm

Qamili: Kam pasur tjetër ëndërr

Këngëtari i muzikës popullore, Bujar Qamili, i cili së fundmi është dekoruar me Urdhrin "Mjeshtër i Madh" nga presidenti i Shqipërisë Bamir Topi, ka thënë se ai ka pasur ëndërr të bëhet futbollist dhe jo këngëtar.

Qamili, i cili ka një karrierë tridhjetëvjeçare në kultivimin e këngës popullore, tash pas suksesit që ka arritur, pohon se kënga popullore është jeta e tij dhe nuk pendohet që ka zgjedhë këngën në vend të futbollit.

“Kam pasur ëndërr të bëhesha futbollist. Mirëpo kënga popullore është jeta ime. Nuk jam penduar për zgjedhjen që kam bërë”, është shprehur Qamili.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 567014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 10 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 6:27 pm

Qamili: Kam pasur tjetër ëndërr

Këngëtari i muzikës popullore, Bujar Qamili, i cili së fundmi është dekoruar me Urdhrin "Mjeshtër i Madh" nga presidenti i Shqipërisë Bamir Topi, ka thënë se ai ka pasur ëndërr të bëhet futbollist dhe jo këngëtar.

Qamili, i cili ka një karrierë tridhjetëvjeçare në kultivimin e këngës popullore, tash pas suksesit që ka arritur, pohon se kënga popullore është jeta e tij dhe nuk pendohet që ka zgjedhë këngën në vend të futbollit.

“Kam pasur ëndërr të bëhesha futbollist. Mirëpo kënga popullore është jeta ime. Nuk jam penduar për zgjedhjen që kam bërë”, është shprehur Qamili.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 567014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 10 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 6:27 pm

Kitara e Cobainit shitet për 100.000 dollarë

Një kitarë e thyer e cila dikur i ka takuar frontmenit legjendar të grupit "Nirvana", Kurt Cobain, është shitur për 100.000 dollarë në një ankand.

Kitara e firmës “Fender Mustang” është shitur të martën në ankandin e mbajtur nga Experience Music Project në Seattle.

Kitara kishte qenë pronë e rokerit të muzikës ‘punk’, Sluggo, nga grupi “The Grannies and Hullabaloo”, i cili kishte njoftuar se e kishte ndërruar kitarën e thyer të Cobanit me një kitarë funksionale në kohën kur legjendari e kishte thyer atë në skenë.

Kurt Cobain i dha fund jetës së tij në vitin 1994.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 567014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 10 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 6:27 pm

Winehouse planifikon të jetojë në Karaibe

Amy Winehouse është shprehur se dëshiron të shpërngulet në Karaibe, pas mikpritjes së ngrohtë që ia kanë bërë banorët lokalë në St Lucia këtë javë.

Këngëtarja problematike ka shkuar në pushime në ishull pas largimit nga një spital në Londër ku kishte qëndruar një muaj për shkak të efekteve anësore të disa barnave.

“Do të mund të jetoja më lehtë atje. Njerëzit janë të mahnitshëm, ndërsa skena muzikore lokale është frymëzuese”, ka thënë Amy.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 567014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 10 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 6:28 pm

Wilkinson nuk pozon më nudo

Ylli i shout "The Girls Next Door", Kendra Wilkinson, është betuar se kurrë nuk do të pozojë nudo me qëllim që të bëjë një jetë normale si një grua e ndershme.

Bukuroshja bionde e cila është bërë e famshme si njëra nga të dashurat e bosit të revistës “Playboy”, Hugh Hefner, ka njoftuar që në qershor të vitit që vjen do të martohet me të dashurin e saj, yllin e futbollit amerikan, Hank Baskett.

23-vjeçarja thotë se ceremonia martesore do të shënojë fundin e lakuriqësisë së saj. “Po heq dorë nga të gjitha gjërat që kanë të bëjnë me lakuriqësinë... Jam e gatshme që thjeshtë të martohem”, ka thënë Wilkinson.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 567014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 10 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 6:28 pm

Lohan: Unë dhe Britney kemi përjetuar shumë

Derisa të gjithë po bëhen gati për Krishtlindje, Lindsay Lohan, vazhdon të japë komente dhe dëshiron që të gjithë ta dinë mendimin e saj për ndonjë ngjarje ose person.

Aktorja e filmit “Mean Girls” ka shkruar në “My Space”, me ç’rast ka bërë një krahasim të saj dhe Britney Spearsit, duke thënë se ata kanë përjetuar shumëçka në syrin e publikut.

“Mendoj se Britney Spears ka një talent mahnitës dhe se ajo ka përjetuar shumë gjëra, ngjashëm si unë në sy të të gjithëve...dhe kjo nuk është domosdoshmërish një gjë e keqe...”, ka shkruar aktorja.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 567014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 10 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 6:28 pm

Depp: E kam helmuar veten me alkool

Hamshori hollivudian Johnny Depp e ka “helmuar” veten me alkool duke u munduar që ta përballojë famën.

Aktori, i cili flet shumë rrallë për veten, ka thënë se gjatë viteve të nëntëdhjeta kishte dalë nëpër ndeja të ndryshme duke u munduar që ta përballojë realitetin e ri që ia kishte sjellë fama.

“Kurrë nuk kam dashur të jem djaloshi të cilin njerëzit e shikojnë gjithandej ku shkon. Ndjehesha se jam vetvetja pos atëherë kur isha vetëm. E vetmja mënyrë që mund ta përballoja atë kohë ishte dehja”, ka thënë Depp.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 567014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 10 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 6:28 pm

Jayden Smith dëshiron veturë për Krishtlindje

Djali i aktorit Will Smith, Jayden, i cili është duke ndjekur hapat e babait, e din shumë mirë se çfarë do të dëshironte nga Babadimri për Krishtlindje.

10-vjeçari ka thënë se dëshiron një veturë dhe se nuk dëshiron të presë deri në moshën 16-vjeçare, kur edhe i lejohet ligjërisht të ngasë veturën.

I pyetur se çfarë do të dëshironte si dhuratë për Krishtlindje, aktori i ri është përgjigjur, “Hmmm, një veturë. Por, një të vërtetë ama”.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 567014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 10 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 6:29 pm

Watson në skijim për Krishtlindje

Aktorja Emma Watson do ta kalojë festën e Krishtlindjeve duke skijuar së bashku me familjen e saj.

Ylli i filmit “Harry Potter”, 18-vjeçare, thotë se ajo dhe familja e saj, për festën e Krishtlindjes nuk do ta ndotin shtëpinë, por do të udhëtojnë së bashku për skijim, sport i cili është i preferuari i aktores.

“Është një udhëtim familjar. Të gjithë do të shkojmë atje larg për Krishtlindje. Vërtet më pëlqen skijimi”, ka thënë aktorja.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 567014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 10 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 6:29 pm

Beyonce qeras veten me një muaj pushim

Ylli i muzikës, Beyonce Knowless, është duke planifikuar të pushojë trupin dhe trurin gjatë festave të fundvitit, duke vizituar Mesdheun.

“Po marr pushim për gjithë muajin, fundin e dhjetorit dhe javën e parë të janarit. Dua të udhëtoj, dua të shkoj në Jug të Francës”, ka thënë këngëtarja.

“Dua të relaksohem dhe ndoshta të shkoj në ngjitem në anie dhe të qëndroj larg kamerave. Atje ndjeheni sikur jeni në botën tuaj, ndjeni sikur jeni e mbrojtur nga çdo gjë dhe jeni në mes të oqeanit”.

“Është e vetmja kohë kur vërtet mund të relaksohem, pasi pastaj nuk kam justifikim. Duhet të kujdesem për veten dhe të ha ushqim të mirë... Nuk mund ta shmang këtë të fundit”, ka shtuar Beyonce.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 567014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 10 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 6:29 pm

Beyonce qeras veten me një muaj pushim

Ylli i muzikës, Beyonce Knowless, është duke planifikuar të pushojë trupin dhe trurin gjatë festave të fundvitit, duke vizituar Mesdheun.

“Po marr pushim për gjithë muajin, fundin e dhjetorit dhe javën e parë të janarit. Dua të udhëtoj, dua të shkoj në Jug të Francës”, ka thënë këngëtarja.

“Dua të relaksohem dhe ndoshta të shkoj në ngjitem në anie dhe të qëndroj larg kamerave. Atje ndjeheni sikur jeni në botën tuaj, ndjeni sikur jeni e mbrojtur nga çdo gjë dhe jeni në mes të oqeanit”.

“Është e vetmja kohë kur vërtet mund të relaksohem, pasi pastaj nuk kam justifikim. Duhet të kujdesem për veten dhe të ha ushqim të mirë... Nuk mund ta shmang këtë të fundit”, ka shtuar Beyonce.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 567014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 10 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 6:29 pm

Cruise dështon të luajë rolin e Babadimrit

Tentimi i Tom Cruise për të luajtur rolin e Babadimrit për tre fëmijët e tij, ka dështuar në mënyrë të tmerrshme, pasi ata kanë kuptuar se ishte mu ai që fshihej prapa maskës.

Aktori kishte siguruar një veshje të Babadimrit për të argëtuar fëmijët e tij të adoptuar, Isabella, 16-vjeçare, dhe Connor, 14-vjeçar, dhe vajzën biologjike Suri, 2-vjeçare.

“Eca nëpër oborrin me borë dhe akull në drejtim të shtëpisë. Trokita në derë dhe Kate po e mbante Surin në duar. Thash, ‘Ho ho ho! Tung Suri! Tung Bella, Connor’. Por Suri nuk u mashtrua. Ajo më shikoi dhe tha, ‘Jo, Babi, jo’.”, ka thënë aktori për People.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 567014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 10 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 6:29 pm

Carey dëshiron ta befasojë burrin duke gatuar për festa

Mariah Carey planifikon ta befasojë burrin e saj Nick Cannon me aftësitë e saja gatuese, kur dyshja do të darkojnë për të parën herë së bashku për Krishtlindje.

Vitin e kaluar dyshja madje as që ishin duke u takuar, por, pas një romance të flaktë, ata u martuan në muajin prill dhe tash Carey ka kënaqësinë e veçantë dhe rastin t’i tregojë burrit të saj se është një bashkëshorte e përkryer.

“Unë do të jem ajo që do të gatuaj për Krishtlindje. Recetën e kam marrë nga babai...”, ka thënë këngëtarja.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 567014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 10 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 6:29 pm

Gresa me këngë dhe videoklip në fillim të vitit 2oo9

Këngëtarja Gresa Behluli së shpejti do të paraqitet para publikut me një këngë të re, realizimin e të cilës e kanë vonuar angazhimet e saja për xhirimet e Vitit të Ri, njofton e përditshmja "Zëri".

“Këngën është duke e punuar Nexhat Mujovi- Virusi. Nuk jam duke u ngutur, sepse dua që kur të del kënga të jetë realizuar ashtu siç kam dëshirë unë”, është shprehur Gresa.

Gresa ka njoftuar se pas incizimit, këngës do t’ia realizojë edhe një videoklip, i cili pritet të transmetohet kah fundi i janarit.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 567014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 10 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 6:30 pm

Testimi i sekret i Prince

Prince ka bërë një ‘parapremierë’ të njërës nga këngët e albumit të ri në një faqe të fshehtë të internetit.

Këngëtari i hitit “Purple Rain” e ka testuar këngën e tij të re “”There Will Never Be Another 1 Like Me” në adresën www.mplssound.com, e cila aktualisht nuk është funksionale.

Kjo këngë do të përfshihet në albumin e ri i cili përmban këngë të tilla, si “Colonized Mind”, “Wall of Berlin”, “4ever”, si edhe një përpunim të këngës së Tommy James dhe “The Shondells”, “Crimson and Clover”.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 567014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 10 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 10 e 12 Previous  1, 2, 3 ... 9, 10, 11, 12  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi