www.loqkat-ks.com
Behuni Pjes E komunitetit Ton edhe Ne Facebook Facebook

https://www.facebook.com/urimefestat

Ju faliminderit.


Join the forum, it's quick and easy

www.loqkat-ks.com
Behuni Pjes E komunitetit Ton edhe Ne Facebook Facebook

https://www.facebook.com/urimefestat

Ju faliminderit.
www.loqkat-ks.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Show BIZ.:D

3 posters

Faqja 3 e 12 Previous  1, 2, 3, 4 ... 10, 11, 12  Next

Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 3 Empty Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 10:35 am

First topic message reminder :

Aktori nga Tetova, Blerim Destani, i cili pati një sukses të madh me filmin "Koha e kometës", është angazhuar në dy projekte filmike joshqiptare.

Destani aktualisht është i angazhuar në realizimin e filmit "Seperation City", xhirimet e të cilit zhvillohen në Zelandën e Re dhe në Gjermani, ndërsa do të dalë nëpër kinema në fund të vitit të ardhshëm.

Ndërkohë, kur të përfundojnë xhirimet e "Seperation City", Destani do të shfaqet në filmin me produksion gjerman, danez dhe australian, "At World’s End".

Në këto dy filma, Blerim Destani luan krahas aktorëve të njëhur të cilët kanë luajtur nëpër filmat hollivudianë, siç është Rhona Mitra (e cila ka luajtur në filmat “Lara Croft”, “Shooter”, “Nummer 23” etj.), Thomas Kretschmann (“King Kong”, “Wanted” etj.), Joel Edgerton (“Star Wars 2”, “Star Wars 3” etj.), Stephen Berkoff, ("Beverly Hills Cop", "James Bond Octopussy" etj).
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 585014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë


Show BIZ.:D - Faqe 3 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 11:03 am

Johansson: Liderët duhet ta dëgjojnë Ahtisarin

Scarlett Johansson ka kërkuar nga liderët botërorë që t'i dëgjojnë këshillat e fituesit të sivjetmë të çmimit Nobel për paqe, Martii Ahtisari, në zgjidhjen e problemeve nëpër bote.

Aktorja ka qenë e pranishme në koncertin, i cili është mbajtur në Oslo të enjten, për nder të ndarjes së çmimit Nobel për paqe, dhe është shprehur se udhëheqësit botërorë duhet t’i dëgjojnë fjalët e ish-presidentit finlandez për zgjidhjen e problemeve të ndryshme.

“Është me rëndësi që t’u themi të rinjve se vetëm paqja është fitorja e vërtetë”, ka thënë Johansson e cila ka qenë prezantuese e koncertit së bashku me Michael Caine.
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 3 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 11:03 am

Rihanna dhe Kelly e mësojnë Richien si të këndojë

Aktorja Nicole Richie dëshiron të fillojë karrierë në muzikë, ndërsa për albumin debutues të saj do të kërkojë ndihmë nga Rihanna dhe Kelly Osbourne.

Vajza e adoptuar e këngëtarit legjendar Lionel Richie, në vitin 2004 ka qenë anëtare e rok grupit “Darling”, ndërsa tash dëshiron t’i përvetësojë aftësitë e saja muzikore për të incizuar një album.

Ndërsa mësohet se ‘mësuese’ të Richiet janë hitbërësja e këngës “Umbrella” dhe vajza e legjendarit të rokut Ozzy Osbourne.

“Rihanna dhe Kelly po mbajnë leksione për Nicole, dhe i japin këshilla se si të performojë”, ka thënë një burim për “New York Daily News”.
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 3 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 11:04 am

Costello dhe Sting në koncertin inaugurues të Obamës

Elvis Costello, Sting dhe Seal do të paraqiten në një koncert në Washington për të festuar inaugurimin e presidentit të zgjedhur amerikan, Barack Obama, më 20 janar të viti të ardhshëm.

Këngëtarët britanikë do të jenë të shoqëruar nga një numër i madh artistësh amerikanë për mbajtjen e koncertit jozyrtar në inaugurimin historik të presidentit të parë afro-amerikan.

Anne Hathaway, Susan Sarandon, Marcia Cross dhe regjisorët, Spike Lee dhe Ron Howard, do të jenë ndërmjet të pranishmëve në koncertin, për të cilin tashmë janë shitur të gjitha biletat, ndërsa paratë e grumbulluara do të jepen për bamirësi.
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 3 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 11:04 am

DiCaprio: Winslet aktorja më e mirë e kohës së re

Leonardo DiCaprio e ka lëvduar bashkaktoren e tij nga filmi “Titanic”, Kate Winslet, duke thënë se ajo është aktorja më e mirë e gjeneratës së re.

Dy aktorët të cilët kanë luajtur në hit-filmin e vitit 1997, “Titanic”, janë bashkuar sërish për të luajtur në filmin e ri “Revolutionary Road”, ngjarja e të cilit vendoset në Amerikën e viteve të pesëdhjeta, ndërsa DiCaprio ka qenë plot fjalë miradije për aktoren.

“Pse të mos punoja sërish me aktoren më të mirë të gjeneratës së saj? Mendoj se të dy kemi dashur të punojmë sërish në një projekt në të ardhmen, mirëpo e kam pasur vështirë të vendos të luaj përballë saj, pasi që ajo është një aktore shumë më e mirë se unë”, ka thënë DiCaprio për “Entertainment Weekly”, duke iu referuar bashkëpunimit të tyre më të ri.
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 3 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 11:04 am

Zana Krasniqi pozon me Ryan Loche

Ai është njëri nga sportistet më të preferuar në Amerikë, jo vetëm sepse është fitues olimpik dhe thyes i disa rekordeve botërore në not,por dhe sepse ka një pamje tërheqëse që shume shpejt flitet se do te jete imazhi i ri i Calvin Klein.

E ndërsa ky lajm është përhapur në mediat amerikane, një prej fotografive me të cilën shoqërohet lajmi tregon sportistin duke pozuar me kë tjetër se…Zana Krasniqin. /albaniac/
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 3 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 11:04 am

Lista e këngëtarëve konkurrues në Festivalin e Këngës në RTSH

Festivali i sivjetmë i këngës në RTSH ka pësuar disa ndryshime. Njëri prej tyre është se një kompozitor mund të konkurrojë me vetëm një këngë. Po ashtu është ngushtuar edhe numri i këngëve konkurruese në njëzet.

Nga artistët kosovarë do të konkurrojnë vetëm tre. Armend Rexhepagiqi do të konkurrojë në rolin e kompozitorit me një këngë e cila do të performohet nga Rovena Dilo dhe Gent Bushpepa. Ndërkaq si këngëtarë do të konkurrojnë Adelina Thaçi dhe Vedat Ademi.

Lista e këngëtarëve konkurrues (në kllapa është shënuar emri i kompozitorit):

1. Rovena Dilo dhe Gent Bushpepa (Armend Rexhepagiqi)
2. West Side Family (Dr. Flori)
3. Endri dhe Stefi (Josif Minga)
4. Juliana Pasha and Luiz Ejlli (Shpëtim Saraçi)
5. Soni Malaj (Florian Mumajesi)
6. Kejsi Tola (Edmond Zhulali)
7. Dorina Garuci (Dorian Nini)
8. Marjeta Billo (Adrian Hila)
9. Evis Mula (Luan Zhegu)
10. Kujtim Prodani (Kujtim Prodani)
11. Era Rusi (Arsen Nasi dhe Bledar Skënderi)
12. Julian Lekoçaj (Julian Lekoçaj)
13. Besa Kokëdhima (Alban Male)
14. Agim Poshka (Agim Poshka)
15. Burn (Burn)
16. Vedat Ademi (Kledi Bahiti)
17. Bledi Polena (Sokol Marsi)
18. Shpat Kasapi (Gent Myftaraj)
19. Erga Halili (Kristi Popa)
20. Adelina Thaçi (Alfred Kaçinari)
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 3 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 11:04 am

Reeves xhelozon Hugh Jackmanin

Aktori hollivudian Keanu Reeves është xheloz ndaj aktorit australian Hugh Jackman, pasi ia ka rrëmbyer rolin e ëndrrave të tij për filmin "X-Men".

Reeves ka qenë fans i flaktë i librit komik dhe do të kishte pasur dëshirë të madhe ta luante rolin e Wolverine, i cili i është caktuar Jackmanit në seritë filmike.

“Ia kam pasur zili Hugh Jackmanit kur iu caktua ta luante rolin e Wolverine. Mirëpo unë e respektoj atë, sepse më pëlqen qëndrimi i tij dhe ndershmëria”, ka thënë Reeves.
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 3 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 11:05 am

Bruni padit një kompani

Zonja e Parë e Francës, Carla Bruni, ka bërë një padi gjyqësore për ta ndaluar një kompani veshjesh e cila shpërndan çanta të cilat mbajnë të shtypur fotografinë e saj lakuriq.

Modelja e dikurshme, e cila para se të martohej me Presidentin Nicolas Sarkozy ka qenë në lidhje dashurie me muzikantët, Sir Mick Jagger dhe Eric Clapton, ka thënë se ajo ka të drejtën ekskluzive për atë fotografi e cila është bërë në vitin 1993, në kohën kur Bruni ishte modele.

Bruni kërkon dëmshpërblim prej 163.000 dollarësh nga kompania franceze e cila është e lokalizuar në ishullin La Reunion. Gjykata e La Reunion të hënën do ta dëgjojë rastin.
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 3 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 11:05 am

Rose uron West për suksesin

Frontmeni i "Guns N’ Roses", Axl Rose, ka njoftuar se ai nuk ka qenë i zhgënjyer pasi që albumi i ri i grupit, "Chinese Democracy", është 'mposhtur' në toplista nga albumi i ri i Kanye West.

Albumi i shumëpritur i rokerëve legjendarë arriti vetëm vendin e tretë në Billboarde, në fillim të këtij muaji duke shitur 261.000 kopje. Ndërkohë që albumi i ri i West, “808s & Heartbreak” ka kryesuar top-listat e albumeve në javën e parë të lansimit të tij duke shitur 450.000 kopje.

Ndërsa Rose ka deklaruar se atij nuk i pengon që albumi i grupit të tij ka mbetur nën hijen e West, pasi që vetë Rose është fans i rep këngëtarit.

“Jam takuar me Kanye në ndarjen e çmimeve të Versacet. Ai ishte shumë i këndshëm. Unë jam fans i performancës së tij në skenë”, ka thënë i vetmi anëtar i mbetur nga themeluesit e “Guns N’ Roses”.
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 3 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 11:05 am

Jackman do të udhëheqë Oskarin

Aktori australian, i cili luan krahas Nicole Kidman në filmin e ri “Australia”, është zgjedhur të qëndrojë në ballë të ceremonisë së 81-të vjetore të ndarjes së çmimeve më prestigjioze të filmit.

Ceremonia e ndarje së çmimeve Oskar (më 22 shkurt në Los Angeles) këtë vit do të drejtohet nga procentë të ri, grup i ri regjisorësh dhe drejtor të ri të muzikës.

“Duam që ceremonia të jetë argëtuese. Hugh mund ta mbajë ekranin dhe mund ta mbajë skenën. Ai duket mrekullueshëm i veshur në smoking (veshje të mbrëmjes)”, thotë Laurence Mark, producent i transmetimit.
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 3 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 11:05 am

Martohet Tommy Hilfiger

Moguli i modës Tommy Hilfiger është martuar për të dytën herë në një ceremoni private të premten.

Hilfiger, 57-vjeçar, dhe e dashura e tij prej 3 vitesh, ish-modelja Dee Ocleppo, i kanë thënë po njëri tjetrin në një ceremoni në Greenwich.

“Ne deshëm ta bëjmë këtë para krishtlindjeve”, kishte thënë dizajneri ditë më parë për New York Post. Ata kishin planifikuar të martohet gjatë verës, por kjo u shty për shkaqe personale.

Ocleppo ka dy fëmijë jashtëmartesor, ndërsa edhe Hilfiger po ashtu ka katër fëmijë nga lidhja e kaluar e tij me Susie Hilfiger, martesë e cila përfundoi në vitin 2005.

Dyshja do të kalojnë muajin e mjaltit në ishullin privat West Indies në Mustique ku edhe planifikojnë të presin edhe Vitin e Ri me miq.
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 3 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 11:06 am

Bono fiton çmimin “Man of Peace”

Lideri i bendit U2, Bono, është nderuar me çmimin vjetor “Nobel Man of Peace” për kontributin e tij në luftën kundër varfërisë, borxheve dhe sëmundjeve në Afrikë.

Kryetari i Parisit, Bertrand Delanoe, ishte nikoqir i ceremonisë në kryeqytetin francez, duke e nderuar këngëtarin irlandez për kampanjën e tij globale për të bindur vendet e pasura të ndihmojnë kontinentin e varfër.

“Ky është një çmim shumë i madh për mua. Jam një i mbiçmuar, një yll roku i mbishërblyer. Ju jeni njerëzit të cilët e bëni gjënë e duhur. Andaj jam shumë, shumë i kënaqur të jem në një shoqëri kaq të nderur”, ka thënë Bono, pra turmës, e cila ka pasur disa fitues të çmimit Nobel.

Man of Peace është një çmim që ndahet nga viti 1999 dhe zgjidhet nga fituesit e Çmimit Nobel për Paqe.
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 3 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 11:06 am

Aniston të luajë sërish në "30 Rock"

Jennifer Aniston është duke planifikuar ta mbajë një rol të rregullt serialin "30 Rock", ku ka luajtur krahas aktorit Alec Baldwin.

Ish-aktroja e serialit “Friends”, e cila ka qenë e ftuar speciale të aktrojë në hit serialin “30 Rock”, është duke analizuar mundësinë për ta vazhduar rolin e saj në shoun televiziv amerikan.

“Për mua do të ishte një punë ideale. Aktorët janë të shkëlqyer dhe është në New York. Nëse vijnë dhe më kërkojnë sërish do të mendohem”, ka thënë Aniston.
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 3 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 11:06 am

Johansson e lumtur me “dashurinё e vërtetё”

Aktorja Scarlett Johansson ёshtё e ngazëllyer qё mё nё fund ka gjetur dashurinё e saj tek Ryan Reynolds, pas njё varg lidhjesh tё dështuara.

Bukuroshja e filmit “Lost In Translation”, 24-vjeçare, u martua me tё dashurin e saj 31-vjeçar nё njё ceremoni sekrete nё muajin shtator, nё vendlindjen e Ryan, Kanada.

Por, aktorja ka bёrё tё ditur se ajo gjithmonë ka qenё e pafat nё dashuri para se ta takojё bashkëshortin e tashëm.

“Nuk e takoni gjithmonë personin e duhur nё kohёn e duhur dhe mendoj se ёshtё e rёndёsishme qё njerëzit tё kuptojnë jetёn e tyre para se tё përfshihen me dikё tjetër. Është mirë tё matësh ku je dhe sa arrin tё zgjedhësh problemet tuaja”, ka thёnё aktorja.
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 3 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 11:07 am

Nicole dëshiron fёmijё me Lewis

Ylli i Pussycat Dolls, Nicole Scherzinger, dëshiron tё fillojё familje me tё dashurin e saj, ngasësin e Formula 1, Lewis Hamilton.

Kёngёtarja 30-vjeçare ёshtё nё lidhje me kampionin e Formula 1, 23-vjeçar, qё nga viti i kaluar dhe ka shprehur haptas se ajo ёshtё e gatshme tё ‘rehatohet’ me yllin britanik.

“Jam mё e lumtur se qё kam qenё ndonjёherё. Do tё dëshironim tё kishim foshnja tё bukura sё bashku. Do t’ua kёndojmё kёngёn ‘Don’t Cha’ nё barkun tim. Lewis i din tё gjitha fjalët e kёngёs”, ka thёnё kёngёtarja.

“Jam e dhёnё pas tij dhe sa romantik ёshtё ai. Kur tё martohem dua tё kjo tё jetё e përjetshme. Ëndrra ime ёshtё tё jetojmë nё Hawaii”, ka shtuar Nicole.
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 3 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 11:07 am

DeNiro: Aktorёt duhet ta kalojnë dimrin nё New York

Robert DeNiro ёshtё duke i inkurajuar kolegёt e tij tё famshëm tё heqin dorё nga Hollywoodi pёr tu zhvendosur nё New Yokun e freskët.

Ylli i filmit “Meet the Fockers”, thotë se ai ёshtё i habitur se pse aq shumё aktorё tё klasit vendosen nё Los Angeles kur mund tё kenё njё jetё mё tё mirё nё New York.

“Los Angelesi ёshtё qytet i firmave. Nё New York ka ndryshim stinёsh, ka njerëz nё rrugё, mund tё ecёsh rreth e rrotull. Mund tё bёsh jetё. Njerёzit nuk ju shikojnë gjithё kohës”, ka thёnё De Niro.
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 3 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 11:07 am

Beyonce braktis ushqimin e rёndё

Kёngёtarja Beyonce Knowles i ёshtё rikthyer ushqimit tё shёndetshёm dhe vallёzimit, pёr tё ndihmuar veten tё zbresё nё peshё.

Ylli i hitit “Crazy in Love”, e cila ёshtё e martuar me reperin Jay-Z nё njё ceremoni sekrete mё herët gjatё këtij viti, thotë se ajo i ka braktisur ushqimet e rёnda dhe han vetëm tё shëndetshme me qёllim qё tё rikthehet nё madhёsinё e zakonshme tё fustaneve.

“Shtova nё peshё pёr tё luajtur rolin e Etta James dhe tash ёshtё vështirё tё rikthehem sёrish nё formё. Veçanёrisht nё festat e fundvitit, pasi ha shumё”, ka thёnё Beyonce.

“Por, kam vallëzuar dhe qëndruar larg nga ushqimi qё ishte jo i mirё pёr mua. Bёj tё njëjtat gjёra qё bёn çdokush, i cili dëshiron tё humbё nё peshё”, shton ajo.
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 3 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 11:07 am

Aguilera: Vazhdoj tё jem e fokusuar nё qëllimet e mia

Ylli i muzikës pop, Christina Aguilera, thotë se ajo vazhdon t’i mbajё kёmbёt nё tokё duke e bindur veten se nuk ёshtё mjaft e mirё.

Krijuesja e hitit “Dirrty”, e cila lindi fёmijёn e parё tё saj mё herët gjatё këtij viti, thotë se duke vazhduar qëllimet e saj nё karrierё, ajo e ka penguar veten nga dalja prej binarёve.

“Pёrpiqem vetëm tё qëndroj e fokusuar nё qëllimet e mia. Nuk mё pëlqen tё ndjehem shumё komforte. Njё herё kur fillon tё ndjehesh komforte me suksesin tuaj, atёherё ai mund tё fillojë tё largohet nga ju”, ka thёnё Aguilera.

“Mendoj se ёshtё e rёndёsishme njeriu tё vazhdojё t’i nxjerrё qëllime vetes. Pёr mua kam shumё gjёra pёr tё bёrё”, ka shtuar kёngёtarja
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 3 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 11:08 am

Klum ka ambicie të vallëzimit

Heidi Klum dëshiron të konkurrojë në garën televizive për talentë të rinj "Dancing With The Stars".

Supermodelja e cila është e martuar me këngëtarin Seal, dëshiron ta provojë veten dhe aftësitë e saja të vallëzimin në shoun televiziv amerikan.

“Më pëlqen vallëzimi. Është shumë elegant dhe fustanet janë shumë të bukur. Do të kisha pasur dëshirë të merrja pjesë në shoun 'Dancing With the Stars'”, është shprehur bukuroshja.
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 3 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 11:08 am

Del Toro i shqetësuar për filmin e Che Guevaras

Gjatë xhirimit të filmit "Che", aktori Benicio Del Toro ka qenë i frikësuar se filmi mund të dështojë totalisht.

Aktori me prejardhje portorikane ka qenë i bindur se roli i tij në portretizimin e komandantit revolucionar Che Guevara, dhe realizimi i filmit në përgjithësi ishte një punë e cila vështirë se do të përfundonte mbarë.

“Jam shumë i kënaqur me realizimin e filmit. Në një moment kam menduar se do të ishte një dështim i madh dhe nuk do të bëhej kurrë ky film”, ka thënë Del Toro, i cili veç rolit kryesor është edhe producent i filmit.
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 3 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 11:08 am

Katy Perry urren të ftohtin

Ylli i muzikës, Katy Perry, thotë se ajo nuk e pëlqen të ftohtin dhe se është një vajzë “kaliforniane” dhe nuk është krijuar për mot të ftohtë.

Krijuesja e hitit “I Kissed a Girl”, e cila aktualisht është në lidhje me liderin e bendit “Gym Class Heroes”, Travis McCoy, nuk është e mësuar me mot të ftohtë andaj urren të udhëtojë në vendet me klimë të ftohtë.

“Kurrë nuk jam e gatshme për mot të ftohtë. Jam një vajzë nga Kalifornia. Nuk jam e ndërtuar për mot të ftohtë. Por jam duke u mësuar gjatë kohës sa udhëtoj”, thotë Kate.
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 3 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 11:08 am

Madonna dhe Ritchie kalojnë Krishtlindjet së bashku?

Madonna dhe ish-burri i saj Guy Ritchie, planifikojnë t’i kalojnë festat e fundvitit së bashku në pronën e tyre në Angli, për hir të fëmijëve të tyre.

Dyshja që nga divorci i tyre në muajin e kaluar, janë grindur rreth kujdesit për tre fëmijët e tyre, djalin Rocco, 8, djalin e adoptuar David, 3, vajzën e Madonnas, Lourdes, 12-vjeçare.

Por ata kanë vendosur të bëjnë paqe gjatë periudhës së Krishtlindjes dhe do t’i kalojnë festat së bashku në shtëpinë e tyre 15 milionë dollarëshe, Ashcombe House në Wiltshire, Angli.

“Madonna dhe Guy dëshirojnë më të mirën për fëmijët e tyre, andaj ajo ka vendosur të vijë në Britani që ata të mund të jenë me babanë. Madonna do të arrijë në Angli më 23 dhjetor dhe planifikon të qëndrojë për Krishtlindje”, ka bërë të ditur një burim i afërt me yllin e muzikës.
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 3 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 11:08 am

Watts bëhet nënë për së dyti herë

Aktorja Naomi Watts ka sjellë në jetë fëmijën të dytë me burrin e saj, aktorin Liev Schreiber.

Watts, 40-vjeçare, dhe Schreiber, 41-vjeçar, mirëpritën djalin e tyre të dytë gjatë të shtunës në New York.

“Mund të konfirmoj se ajo ka lindur një foshnjë djalë, gjatë ditës së djeshme”, ka konfirmuar zëdhënësi i çiftit.

Çifti ka edhe një djalë, Alexander, i cili u lind në vitin 2007 në Los Angeles.
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 3 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 11:09 am

Scherzinger nuk do të tolerojë tradhtinë

Anëtarja e bendit Pussycat dolli, Nicole Scherzinger, është zotuar se do të prishë lidhjen me ngasësin e Formula 1, Lewis Hamilton, nëse ai e tradhton ndonjëherë.

30-vjeçarja është e sigurt se ajo nuk do të tolerojë “kurvarllëkun” dhe, edhe pse e dashuron 23-vjeçarin, ajo do të ndahej menjëherë nëse kjo ndodh rastësisht.

“Ne vërtet i besojmë njëri-tjetrit, por unë do t’i jepja vizë nëse ai më tradhton. Secila femër me respekt dhe e cila e çmon veten nuk do ta toleronte këtë”, ka thënë këngëtarja.
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 3 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 11:09 am

Knowless është ‘e pistë’ nëpër shtëpi

Ylli i muzikës r’n’b, Beyonce Knowless, thotë se ndjehet më seksi për burrin e saj Jay-Z kur sillet vërdallë nëpër shtëpi me këmbë të zbathura dhe me flotë të prishura.

27-vjeçarja rrallë shihet në publik pa ndonjë veshje glamuroze dhe thotë se është e dhënë pas takave të larta. Por, ajo është ndryshe në jetën e saj në shtëpi.

“Ndjehem shumë seksi kur eci nëpër shtëpi këmbëzbathur dhe me flokë të çrregulluara. Lidhja jonë është shumë e lirë. Ne e respektojmë njëri-tjetrin. E dini, dikush ju do me mënyrën se si ju trajton. Ndonjëherë mendoj si mashkull. Nëse bëj diçka keq, nuk emocionohem”, ka thënë Beyonce.
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 3 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 11:09 am

Inva Mula shtyn koncertin në Spanjë

Sopranoja shqiptare Inva Mula është dashur ta anulojë një koncert të paraparë të mbahej në një qytet spanjoll për shkak të problemeve shëndetësore.

Organizatorët e koncertit i cili duhej të mbahej në qytetin Las Palmas de Gran Canaria kanë njoftuar se koncerti i parapatë për 9 dhjetor në Teatrin Perez Galdos, nuk do të mbahet në datën e caktuar.

Në njoftim thuhet se sopranoja e mirënjohur në Evropë këtë koncert do ta mbajë në sezonin e ardhshëm.
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 3 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 11:10 am

Adelina këngëtarja më e mirë e vitit

Në qytetin e Gjakovës është mbajtur Festivali i pestë i Radiove Kosovare, "Radio Fest 2008".

Festivali ka karakter garues, ndërsa konkurrimi bëhet në të gjitha radiot kosovare për tre çmimet e para në të dy kategoritë, atë të ''radio reportazhit'' dhe të ''radio reklamës'' më të mirë.

"Panorama" njofton se sivjet është zgjedhur edhe këngëtari më i mirë dhe kënga më e mirë të vitit. Për këtë kanë votuar dëgjuesit, të cilët kanë dhënë preferencat e tyre.

Votimet nxorën këtë renditje

1. Adelina Ismaili
2. Nora Istrefi
3. Genta Ismaili
4. Tingulli 3NT
5. Alban Skenderaj

Adelina Ismaili ka fituar çmimin e parë për këngëtaren e vitit, ndërkaq kënga më e mirë për vitin 2008 është vlerësuar hiti i Tunes, “Inati”.
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 3 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 11:10 am

Kylie do t’ i kthehet aktrimit

Këngëtarja e muzikës pop, Kylie Minogue, dëshiron që dikur më vonë në jetën e saj t’i rikthehet karrierës filmike, pasi që vazhdimisht mendon se s’i do të ishte po të mos kishte filluar të merrej me këndim.

Minogue e ka filluar karrierën si aktore në telenovelën australiane të viteve të tetëdhjeta, “Neighbours”, para se të bëhej këngëtare e famshme, ndërkohë që tani dëshiron që t’i kthehet sërish aktrimit.

“Jam përqendruar aq shumë te muzika saqë nganjëherë harroj se hapat e parë në karrierë i kam bërë si aktore. Shpesh pyes veten si do të ishte po të kisha vazhduar me aktrim dhe të mos isha marrë me muzikë. Planifikoj që në të ardhmen të paraqitem në ndonjë film ose ndonjë shfaqje skenike”, ka thënë këngëtarja australiane.
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 3 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 11:10 am

Coolio do të marrë pjesë në Big Brother

Këngëtari i muzikës rep, Coolio, ka vendosur të marrë pjesë në shoun real britanik "Celebrity Big Brother".

Këngëtari i hitit “Gangsta's Paradise” do t’u bashkëngjitet një grupi konkurruesish të famshëm të cilët do ta sfidojnë njëri-tjetrin brenda shtëpisë së Big Brother duke mos pasur kontakt me ambientin e jashtëm.

Sipas AllHipHop.com, pjesëmarrës në shoun, i cili do të fillojë na janarin e vitit që vjen, do të jetë edhe aktori Verne Troyer.
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 3 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 11:11 am

Take That dhe Girls Aloud këngë të përbashkët?

Anëtari i grupit "Take That", Gary Barlow, dëshiron që grupi i tij të bëjë një këngë të përbashkët me vajzat grupit britanik, "Girls Aloud".

Barlow është takuar me anëtaren e “Girls Aloud”, Cheryl Cole, gjatë kohës kur luante rolin e mentorit në shoun britanik për talentë, “The X Factor”, ku Cole ishte në juri.

“Ata po këndojnë shumë mirë dhe do të ishte mahnitëse po të punonim bashkë”, ka thënë Barlow
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 3 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 11:11 am

Britney e dëshiron Madonnën në turne

Britney Spears dëshiron që shoqja e saj, syperylli i muzikës pop Madonna, te jetë mysafire speciale në turneun e saj, i cili planifikohet të fillojë vitin e ardhshëm.

Britney ka qenë mysafire e Madonnës në koncertin e Los Angelesit në muajin nëntor, si pjese e turneut të Mbretëreshës së muzikës pop, “Sticky & Sweet”, ndërsa tani ajo dëshiron që Madonna t’ia kthejë borxhin dhe të shfaqet në New Orleans në mars të vitit 2009.

“Ekzistojnë plane që Madonna të paraqitet në koncert. Aktualisht jemi duke punuar në orare dhe caktimin e datave”, ka thënë koreografi Wade Robson.
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 3 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 11:12 am

Ne-Yo bashkëpunon me Manson

Rokeri shokues, Marilyn Manson, do të bëjë një bashkëpunim befasues për albumin e tij të ri me yllin e muzikës R&B, Ne-Yo.

Schaffer Smith, emri i vërtetë i Ne-Yo, është më së miri i njohur për këngët të cilat i ka punuar për këngëtaret, si Whitney Houston, Celine Dion dhe Britney Spears, si edhe për këngët që i ka kënduar vetë.

“Do të bëj disa këngë me Marilyn Manson për albumin e tij të ri. Unë nuk kam paragjykime për mënyrën se si shfaqet ai në publik ose si vishet, por unë jam i interesuar në muzikën që bën”, ka thënë Ne-Yo.
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 3 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 11:12 am

Ritchie fiton afër 100 milionë dollarë

Zëdhënësja e Madonnës ka njoftuar se këngëtarja do t’ia japë afër 100 milionë dollarë, tashmë ish- burrit të saj, Guy Ritchie, për t’i dhënë fund martesës së tyre.

Liz Rosenberg, përfaqësuesja e Madonnës prej kohësh, të hënën ka njoftuar se është arritur marrëveshja për divorc, ndërsa regjisori Ritchie do të fitojë ndërmjet 76 dhe 92 milionë dollarë nga kjo martesë.

“Kjo është pagesa më e madhe që është bërë ndonjëherë për një marrëveshje divorci”, ka thënë Rosenberg.
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 3 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 11:12 am

Mayer: Aniston mund të bëjë karrierë muzikore

I dashuri i Jennifer Aniston, John Mayer, thotë se aktores i pëlqen shumë këndimi dhe mund të ketë karrierë të suksesshme në muzikë.

Ylli i serialit “Friends” ka turp të këndojë, ndërsa këtë e bën vetëm kur mendon se është vetë. Mirëpo, Mayer është mahnitur nga talenti dhe vokali i Aniston dhe thotë se ajo shumë lehtë mund të bëhet këngëtare.

“A e dini se ajo mund të këndojë...? Ajo këndon kur mendon se askush nuk e përcjell. Mendoj se ajo duhet të fillojë të këndojë”, ka thënë Mayer për revistën “OK!”.
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 3 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 11:12 am

Richie nuk bashkëpunon me Rihannan

Nicole Richie ka mohuar spekulimet se ajo është duke punuar në një album të përbashkët me Rihannan.

Së fundmi mediat kanë njoftuar se Rihanna dhe Kelly Osbourne janë duke i ndihmuar Richiet në realizmin e një solo albumi.

Mirëpo një zëdhënës i aktores ka thënë se Richie nuk është duke përgatitur album dhe nuk është duke punuar me Rihannan, pavarësisht se ajo ka respekt për këngëtaren.
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 3 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 12:25 pm

Smith dëshiron të bëhet gjysh

Ylli i filmit “Men in Black”, i cili është i martuar me aktoren Jada Pinkett Smith, thotë se dyshja nuk kanë synim të shtojnë edhe më tej familjen e tyre, pasi kjo nuk bën pjesë në planet e tyre të të 40-tave.
Will ka dy fëmijë me Jada Smith, Jaden dhe Willow, si edhe djalin Willard me ish gruan Sheree Zampino.

“Jada dhe unë ulemi dhe pyesim, ‘Ku e shohim veten?’. Jemi 40-vjeçarë prej tash. E shohim veten në një vend tjetër ku ka stinë... Mendojmë një vend ku ka male. Mendojmë të jetojmë në një shesh golfi. Nuk duam të kemi më shumë fëmijë. Duam të jemi nipa dhe mbesa”, ka thënë aktori.
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 3 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 12:25 pm

DiCaprio pëlqen të shikojë DVD

Zemërthyesi Leonardo DiCaprio pëlqen të mbajë për qafe të dashurën e tij Bar Rafaeli në krevat duke shikuar DVD.
Aktori, i cili luan krahas Kate Winslet edhe në filmin e ri “Revolutionary Road”, thotë se ai më shumë pëlqen t’i shohë filmat në TV se sa në kinema shtëpiake me projektim.

“Shikoj shumë filma klasik. Por nuk i projektoj. Kam një televizor me ekran të madh, në vend të projektorit. Dhe një DVD player. Më pëlqen”, ka thënë aktori.
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 3 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 12:25 pm

Kidman: Nuk pendohem për filmat e dështuar

Aktorja australiane Nicole Kidman, refuzon të kërkojë falje për filmat e saj të cilët vazhdimisht dështojnë.
Aktorja luan krahas Hught Jackman në filmin e ri “Australia”, i cili ende nuk po len dëshmohet sa është pritur në box office (listën e filmave më të shikuar).

“Nuk do të kërkoj falje. Kam një shije të pazakonshme dhe ndonjëherë kjo është dirigjues imi, por shumicën e kohës nuk është. Kam kaluar nëpër shumë përvoja gjatë jetës time”, thotë Kidman.

“Mendoj se si aktor, puna më e mirë vjen kur mendon se keni realizuar gjënë, nga përvoja, andaj jeni më të prirë ta dëshmoni veten. Dhe me kalimin e kohës duhet të jepni edhe më shumë”, ka shtuar bukuroshja australiane.
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 3 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 12:26 pm

Russell Crowe mund të jetë Bill Clinton
Aktori Russell Crowe është afër marrëveshjes për të interpretuar rolin e ish-presidentit amerikan Bill Clinton në filmin "The Special Relationship".
Pjesëmarrja apo jo e aktorit australian në këtë film do të konfirmohet vetëm në janar, por një burim i afërt me producentët ka thënë për revistën britanike “Daily Express”, se Crowe është aktori favorit për të interpretuar Clintonin, edhe pse në vështrim të parë kjo nuk duket si zgjedhja ideale.

Filmi do të trajtojë raportet mes Clintonit dhe ish-kryeministrit britanik, Tony Blair. Rolin e Blair do ta interpretojë aktori Michael Sheen, që ka përcjellë të njëjtin personazh në filmin “The Queen”, prodhim i vitit 2006.
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 3 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 12:26 pm

Edhe Alba luan te The Office

Edhe aktorja simpatike Jessica Alba do të jetë pjesë e serialit televiziv "The Office", në të njëjtin episod ku do të paraqitet komiku Jack Black.
Bukuroshja e filmit “Fantastic Four” do të paraqitet në episodin, i cili është planifikuar të lansohet në shkurt të vitit që vjen.

Episodi mban titullin “Stress Relief”, ndërsa pjesëmarrja e Jack Black dhe Jessica Alba, tregon se do të jetë e domosdoshme përcjellja e këtij episodi.
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 3 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 12:26 pm

Allen kritikon shoun e saj

Lily Allen e ka etiketuar shoun e saj si një dështim, mirëpo ka thënë se ka fituar shumë para nga ai.
Emisioni i saj bisedues, “Lily Allen and Friends”, i shfaqur nga BBC, është kritikuar shumë, ndërsa vetë këngëtarja e ka konsideruar si njërin nga shout më të dështuar.

“Ishte periudha kur unë vendosa të mos këndoj dhe të mos shkoj në turne, por vendosa të bëj një emision, dhe të them të drejtën kam fituar shumë para nga ai emision”, është shprehur këngëtarja.
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 3 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 12:27 pm

Hudson: Do të ri vetëm

Kate Hudson e do aq shumë jetën e pavarur, saqë është betuar se do të qëndrojë vetëm sa më gjatë që mundet.
Aktorja e filmit “Almost Famous”, ishte martuar me frontmenin e grupit “Black Crows”, Chris Robinson, kur ishte vetëm 20-vjeçare, ndërsa është ndarë me të në vitin 2007 dhe prej atëherë ndjehet shumë mirë me pavarësinë e saj dhe gjendjen mendore, kështu që nuk planifikon të hyjë në ndonjë lidhje serioze në një të ardhme të afërt.

“Jam duke u kënaqur shumë me faktin që jam vetëm. Kënaqem shumë edhe kur kam ndonjë lidhje, mirëpo shumë më mirë ndjehem kur nuk jam e ‘obliguar’ ndaj dikujt. Prandaj kam vendosur të mos martohem sa më gjatë që do të mundem”, ka thënë aktorja për revistën britanike “In Style”.
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 3 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 12:27 pm

Urgjentisht" videoklipi i vitit sipas "Zhurma Shou"

Mbrëmë në hotelin "Victory" është mbajtur mbrëmja e ndarjes së çmimeve të spektaklit "Zhurma Shou", ku janë ndarë disa çmime për këngëtarët më të suksesshëm të vitit 2008, njofton "Kosova Sot". Disa nga çmimet për videoklipet më të mira janë shënuar më poshtë.

Çmimet për klipin më të mirë R&B dhe Hip-Hop, prej këngëtareve e ka fituar Ryva Kajtazi për këngën “Më Pëlqen”, ndërsa prej meshkujve grupi “Skillz” për këngën “Wu q’a po shoh”.

Pop&Rock videoklipi më i mirë femër është zgjedhur “Njëherë në vit” nga Genta, ndërsa Shpat Kasapi me këngën “Vetes nuk ia fali”, ka fituar në këtë kategori prej meshkujve.

Videoklipi më i mirë i viti është zgjedhur klipi i këngës “Urgjentisht” nga “NRG Band
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 3 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 12:27 pm

Penn mbron lidhjet me liderët amerikanojugorë

Sean Penn i ka mbrojtur lidhjet e tija me liderët amerikanojugorë, Hugo Chavez dhe Raul Castro, pasi një gazetar e kishte akuzuar se po e zhvlerëson punën e tij bamirëse duke i mbështetur këta politikanë.

Penn është mbështetës prej kohësh i diktatorit venezuelas, Chavez, dhe udhëheqësit kubanez, Castro, ndërsa një gazetar në revistën amerikane “The Advocate” ka shkruar se veprat e mira të aktorit zhvlerësohen nga kjo lidhshmëri me dy politikanët, të cilët konsiderohen si shkelësit kryesorë të të drejtave njerëzore.

“Komentet e gazetarit nuk përkojnë me veprat e Sean Penn. Ai bashkëpunon me këta politikanë për t’i bindur ata në përmirësimin e shumë gjërave në shoqërinë e tyre”, ka thënë zëdhënësja e aktorit, Mara Buxbaum.
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 3 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 12:28 pm

Aniston: Ta bëjmë filmin "Friends"

Ish-aktorja e serialit "Friends", Jennifer Aniston, ka kërkuar nga producentit që të nguten në krijimin e versionit filmik të serialit.

Spekulimet për rifillimin e serive të reja, si edhe për krijimin e versionit filmik të serialit “Friends”, ekzistojnë që nga koha kur lansimi i hit-serialit komik përfundoi në vitin 2004.

Ndërsa tani, Aniston është e bindur se gjashtë aktorët kryesorë do t’i luanin karakteret e tyre nëse do të realizohej versioni filmik.

“Ne e dimë se shumë njerëz e dëshirojnë këtë film, dhe ne do ta bënim këtë gjë nëse realizohet mirë. Mirëpo, unë do të thosha ta bëjmë para se të plakemi”, ka thënë aktorja për revistën “People”.
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 3 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 12:28 pm

Heidi Klum: Seal është gjithmonë seksi

Supermodelja gjermane Heidi Klum thotë se burri i saj, këngëtari britanik i muzikës soul, Seal, është “gjithmonë seksi”.

Nikoqirja e shout televiziv “Project Runway” thotë se bashkëshorti i saj kurrë nuk dështon t’ia kthejë disponimin e asaj.

“Mendoj vetëm për burrin tim. E veshur, e zhveshur, në banjë, kudo qoftë. Ai është gjithmonë seksi. Ai gjithmonë më bën të ndjehem seksi. Ai shpërndan ndjesinë e seksit. Jam vërtetë e lumtur!”, ka thënë modelja.
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 3 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 12:28 pm

Fqinjët kërkojnë nga Michael të luftojë krimin

Fqinjët e yllit të muzikës pop, George Michael, kërkojnë nga ai që të luftojë krimin me thika në zonën ku ata banojnë.

Ylli i “Careless Whisper” jeton në lagjen Highgate, në Londrën veriore së bashku me partnerin e tij Kenny Goss.

Një grup fqinjësh në këtë lagje, i kanë shkruar atij letër duke i kërkuar përkrahje në inkurajimin që fëmijët të merren me muzikë, në vend të zënkave.

“Në favor të dekurajimit të krimit me thika, një grup fqinjësh në Highgate i kanë shkruar George për t’i kërkuar atij ndihmë. Ata përpiqen t’i nxisin fëmijët të fokusohen në sfidat me të cilat përballen në zonën ku jetojnë dhe të shprehin atë në muzikë në vend të dhunës. Ata kanë kërkuar nga George të shfrytëzojë kontaktet e tij ideale në organizimin e garave të muzikës në shkolla”, bën të ditur një burim.

45-vjeçari George Michael ende nuk i është përgjigjur kërkesës.
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 3 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 12:28 pm

Hilton ka klub nate në shtëpinë e saj

Trashëgimtarja e hoteleve të famshme Hilton, Paris Hilton, ka një klub nate në shtëpinë e saj.

Bukuroshja e cila së fundi nxiti thashethemet se është rikthyer me ish-të dashurin e saj Benji Madden, thotë se meqë ajo ka një klub të sajin, nuk ka nevojë të dalë jashtë për t’u zbavitur.

“Gjëja më e mirë që ndonjëherë kam blerë me para është shtëpia. E quaj Paris Palace. Është e bukur. Çdo dhomë llambadarë të bukur të kristaltë dhe zbukurime mahnitëse nga Italia”, ka thënë Paris.

“Të kesh klub nate në shtëpi vërtet të ndihmon të bësh ndeja, pasi atëherë nuk ke nevojë të dalësh jashtë”, ka shtuar biondina
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 3 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 12:29 pm

Martesa e J-Lo afër fundit

Martesa e Jennifer Lopez dhe Marc Anthonyt është në “kulmin e prishjes”, bëjnë të ditur spekulimet e fundit në lidhje me çiftin.

Dyshja, të cilët janë të martuar për katër vite dhe përsëritën zotimet e tyre në muajin tetor, lindën dy binjakë, Max dhe Emme, më herët gjatë këtij viti. Por, pavarësisht të gjithë lumturisë, Us Weekly shkruan se martesa e tyre është afër prishjes.

“Ai është shumë, shumë komandues i saj. Fundet e saj nuk janë më aq të shkurtë. Ju më nuk shihni shumë nga vithet e saj. Jennifer fajëson Marc për rënien e karrierës”, ka thënë një burim.

”Ajo sheh rrotull dhe thotë, ‘Kjo është jeta ime tash? Jam një grua shtëpie nga Long Island?’. Ajo nuk mund të pranojë se gjithçka çfarë ka bërë ka rënë poshtë”, ka shtuar burimi.
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 3 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 12:29 pm

Daniel Craig: Unë nuk jam diva

Daniel Craig këmbëngulë se ai nuk e ndjen veten aspak si një diva.

Aktori i njohur britanik i cili luan në rolin e agjentit James Bond 007 në filmat “Casino Royale” dhe “Quantum of Solace”, thotë se më me dëshirë do të kalonte kohë me ekipin e tij të xhirimit sesa të del para kamerave si një yll i rëndësishëm filmash.

Craig ka “hedhur gurë” mbi yjet të cilët mendojnë se janë tepër të rëndësishëm për tu përzier me kolegët e tyre.

"Unë nuk kalojë shumë kohë në makinën time, edhe pse ndoshta është e madhe sa të duash. Vendi i fundit që do të doja të jem është në një karavan i cili kundërmon“, ka thënë Craig.

"Ajo që dua të them është se më me qejf do të doja të jem duke kryer punë dhe duke kaluar kohë me kolegët e mi. Secili duhet ta bëj këtë", ka përfunduar Craig.
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 3 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 3 e 12 Previous  1, 2, 3, 4 ... 10, 11, 12  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi