www.loqkat-ks.com
Behuni Pjes E komunitetit Ton edhe Ne Facebook Facebook

https://www.facebook.com/urimefestat

Ju faliminderit.

Join the forum, it's quick and easy

www.loqkat-ks.com
Behuni Pjes E komunitetit Ton edhe Ne Facebook Facebook

https://www.facebook.com/urimefestat

Ju faliminderit.
www.loqkat-ks.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Show BIZ.:D

3 posters

Faqja 2 e 12 Previous  1, 2, 3, ... 10, 11, 12  Next

Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 2 Empty Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 10:35 am

First topic message reminder :

Aktori nga Tetova, Blerim Destani, i cili pati një sukses të madh me filmin "Koha e kometës", është angazhuar në dy projekte filmike joshqiptare.

Destani aktualisht është i angazhuar në realizimin e filmit "Seperation City", xhirimet e të cilit zhvillohen në Zelandën e Re dhe në Gjermani, ndërsa do të dalë nëpër kinema në fund të vitit të ardhshëm.

Ndërkohë, kur të përfundojnë xhirimet e "Seperation City", Destani do të shfaqet në filmin me produksion gjerman, danez dhe australian, "At World’s End".

Në këto dy filma, Blerim Destani luan krahas aktorëve të njëhur të cilët kanë luajtur nëpër filmat hollivudianë, siç është Rhona Mitra (e cila ka luajtur në filmat “Lara Croft”, “Shooter”, “Nummer 23” etj.), Thomas Kretschmann (“King Kong”, “Wanted” etj.), Joel Edgerton (“Star Wars 2”, “Star Wars 3” etj.), Stephen Berkoff, ("Beverly Hills Cop", "James Bond Octopussy" etj).
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 585014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 2 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 10:47 am

Tennat detyrohet ta lë shfaqen

Ylli i serialit "Doctor Who", David Tennant, është detyruar të heqë dorë nga paraqitja te shfaqja "Hamlet" për shkak të lëndimit të shpinës.

Aktori 37-vjeçar aktualisht luan në shfaqjen që ka për bazë veprën e Shakespearet me të njëjtin emër, por ai ka munguar në shfaqjen e të hënës mbrëma në Teatrin Novello të Londrës, për shkak të problemeve me shpinën.

Ndërkohë, pritet rikthimi i tij në shfaqjen e mbrëmjes së sotme. “Presim që të na njoftojnë nëse do të jetë në gjendje të luajë”, ka thënë një zëdhënës i Royal Shakespeare Company.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 585014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 2 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 10:47 am

Geti: Bashkëpunimi me Elvanën nuk ka qenë si ai me Çiljetën

Në një intervistë për të përditshmen "Zëri", këngëtari i muzikës rep, Getoar Selimi, ka zbuluar të vërtetën në lidhje me raportet e tij me seksi-këngëtaren nga Shqipëria, Çiljeta Xhilaga.

“Tingulli 3nt” dhe Çiljeta kanë bashkëpunuar në realizmin e këngës “Dridhe”, ndërsa pasi filloi transmetimi i këngës ia nisën menjëherë spekulimet për një lidhje të mundshme ndërmjet Çillit dhe Getit.

Mirëpo, njeriu kryesor i njërit nga rep grupet më të njohura shqiptare, ka konfirmuar se ndërmjet tij dhe Çiljetës nuk ka pasur asgjë.

“Të them të drejtën unë me Çiljetën që nga fillimi kam pasur marrëdhënie shoqërore. Në fillim e ngacmoja pak, mirëpo kurrë nuk e kam pasur një vizion të caktuar për ta pasur një lidhje me të, dhe faktikisht, mes meje edhe Çiljetës nuk ka pasur asnjë lidhje, kjo është shumë e vërtetë”, ka thënë Geti për gazetën “Zëri”.

Sa i përket spekulimeve për lidhjen tjetër, ndërmjet tij dhe Elvana Gjatës, Geti shprehet me “diplomaci”: “Për të mos i detalizuar gjërat , për shkak se rrethi ku jetojmë është shumë problematik dhe është shumë prekëse, në këtë rast, mund të them që bashkëpunimi mes meje dhe Elvanës nuk ka qenë i njëjti si ai me Çiljetën. Vetëm kaq mund të them”, është shprehur këngëtari.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 585014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 2 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 10:48 am

Pussycat Dolls do të bashkëpunojnë me Britneyn

Grupi i vajzave seksi "Pussycat Dolls" planifikojnë të incizojnë një këngë të përbashkët me princeshën e muzikës pop, Britney Spears.

“Pussycat Dolls” kanë nënshkruar që të jenë pjesë e turneut të ardhshëm botëror të Britneyt, dhe vajzat mendojnë se kjo do t’ua japë një mundësi bashkëpunimi.

“Ajo është mbretëreshë e muzikës pop së bashku me Madonnën, dhe ne dëshirojmë të arrijmë suksesin e saj”, ka thënë njëra nga anëtaret e grupit, Melody Thornton, për MTV.

Ndërsa, liderja e grupit, Nicole Scherzinger, ka thënë se ato kanë në plan ta realizojnë një këngë me Britneyn, e cila siç duket i është kthyer pozitivitetit në jetën e saj.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 585014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 2 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 10:48 am

Baldwin lut fansat që ta përcjellin serialin në telashe

William Baldwin ka kërkuar nga fansat që ta shpëtojnë serialin televiziv "Dirty Sexy Money", pasi që ekziston frika që të ndërpritet transmetimi i tij.

Gjatë pjesëmarrjes në emisionin “Today”, aktori ka kërkuar nga fansat që ta përcjellin serialin, të cilin e transmeton rrjeti televiziv ABC, duke marrë parasysh se disa seriale tjera janë ndërprerë si shkak i problemeve ekonomike.

“ABC ka ndërprerë transmetimin e ‘Eli Stone’ dhe ‘Pushing Daisies’, ndërsa ky i fundit ka marrë 12 nominime Grammy... Edhe seriali ynë është në telashe. Nëse ju jeni një fans i tij kërkoj që ta përcillni atë në javët e ardhshme. Ju këshilloj që të shkoni në ABC.com dhe të klikoni te seriali ‘Dirty Sexy Money’”, është shprehur Baldwin.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 585014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 2 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 10:48 am

Hudson: Nuk e di nëse do të martohem për të dytën herë

Kate Hudson nuk pendohet që është martuar e re, por nuk është e sigurt nëse do të martohet sërish, pasi martesa e parë e saj përfundoi me divorc.

Hudson është martuar në moshën 20-vjeçare me frontmenin e grupit “Black Crows”, Chris Robinson, me të cilin ka një djalë, ndërsa u divorcuan në vitin 2007.

“Nuk e di nëse do të martohem sërish... Krejt varet se ku të çon jeta. Nuk pendohem aspak për martesën e parë. I falënderohem Zotit që e njoha Chris-in. Ai më ka ndihmuar që të bëhem kjo që jam. Kemi kaluar një kohë shumë të mirë së bashku, e duam njëri-tjetrin dhe kemi një djalë shumë të bukur”, ka thënë aktorja.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 585014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 2 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 10:48 am

Mendes nuk e duron xhelozinë

Aktorja seksi Eva Mendes urren xhelozinë tek meshkujt dhe do t’i jepte fund një lidhjeje nëse partneri i saj do të shfaqte ndonjë shenjë të zilisë.

“Xhelozia është një prej gjërave të cilën nuk mund ta toleroj tek mashkulli për shkak të karrierës time”, ka thënë aktorja 34-vjeçare.

“Çdo gjë tjetër mund të përmbahet, por nëse je xheloz, ti më mban mua nga prapa dhe unë nuk mund të bëj atë çfarë dua. Andaj kjo është thyerje e marrëveshjes”, ka shtuar Mendes.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 585014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 2 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 10:48 am

Smith-in e mundojnë skenat seksi

Aktori i filmit “Men in Black”, Will Smith, thotë se skenat filmike seksi e bëjnë atë të ndjehet në mënyrë të parehatshme.

Will Smith ka xhiruar skena të nxehta me aktoret si Eva Mendes dhe Charlize Theron, por thotë se është i shqetësuar kur ai duhet të aktrojë skena intime para kamerave.

“Ankthi im më i madh është që si aktor të... ndjehem sikur e shfrytëzoj këtë rast për të fituar një ndjenjë të shpejtë, një tradhti legale!”, ka thënë Smith.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 585014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 2 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 10:48 am

Coldplay hedh poshtë supozimet për plagjiaturë

Rokerët e grupit Coldplay kanë hedhur poshtë supozimet se singli i tyre “Viva La Vida” është shkëputur nga një melodi e kitaristit Joe Satriani, duke thënë se çfarëdo ngjashmërie është vetëm koincidencë.

Satriani kishte dërguar një akuzë në gjykatën federale të Los Angelesit, ku thuhet se rokerët kishin kopjuar segmente nga instrumentali i tij i vitit 2004, “If I Could Fly”, duke i shfrytëzuar ato në hitin e vitit 2008.

“Me respektin më të madh të mundshëm ndaj Joe Satrianit, e kemi parë të patjetërsueshme të përgjigjemi publikisht në supozimet e tij. Nëse ka ndonjë ngjashmëri në mes dy pjesëve të muzikës, janë tërësisht të rastësishme dhe kjo na befason neve sa edhe atë”, thuhet në komunikatën e bendit.

“Joe Satriani është një muzikant i madh, por ai nuk e ka shkruar këngën “Viva La Vida”. Ne kërkojmë nga ai që me shumë respekt ta pranojë këtë, dhe i dëshirojmë atij çdo të mirë në përpjekjet e ardhshme. Coldplay”, përfundon deklarata.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 585014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 2 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 10:49 am

Biel zhvishet në filmin e radhës

E dashura e Justin Timberlake, aktorja 26-vjeçare Jessica Biel, paraqitjet në disa skena të nxehta në filmin e ardhshëm “Powder Blue”.

Pas komedisë “Easy Virtue”, e cila u prezantua një muaj më parë në Festivalin e Filmit në Romë, Biel tani vjen në rolin e një striptisteje.

Në internet janë shpërndarë edhe pamjet e para të filmit “Powder Blue”, ku Jessica shfaqet tërësisht nudo. Ky film flet për historinë e katër personazheve, të cilët takohen në Los Angeles në prag Krishtlindjeve.

Biel luan rolin e një vajze, e cila takohet me ish-të dashurin e saj, pas 25 vitesh qëndrimi burg të tij. Në film luajnë edhe Forest Whitaker, Kris Kristofferson dhe Patrick Swayze
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 585014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 2 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 10:49 am

Pattison i pëlqen femrat “e çmendura”

Ylli i filmit “Twilight”, Robert Pattinson, thotë se atë e tërheqin femrat të cilat janë lehtësisht të çmendura.

Aktori, i cili është aktual me filmin e ri që flet rreth romancës së vampirit, thotë se ai pëlqen “një lloj çmendurie” tek femrat, por thotë edhe se ka dëshirë që ato ta urrejnë në fillim të lidhjes.

“Gjithmonë më kanë pëlqyer një lloj çmendurie tek femra, dhe kur ato vërtetë janë shumë të fuqishme. Por më pëlqen edhe kur ato më urrejnë që në fillim”, ka thënë aktori.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 585014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 2 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 10:49 am

Jennifer Hudson i kthehet punës

Jennifer Hudson i është kthyer punës nga mungesa e saj për shkak të tragjedisë familjare, me ç’rast ia vranë nënën, vëllanë dhe nipin.

Këngëtarja/aktorja do të fillojë xhirimin e kripit të ri për këngën “If It Isn't Love” javën e ardhshme në Los Angeles.

27-vjeçarja është dashur të fillojë xhirimet e këngës më herët, por në atë kohë u gjetën të vrarë nëna e saj, Hudson Donerson dhe vëllai Jason Hudson në shtëpinë e tyre në Chicago, ndërsa tre ditë më vonë u gjet trupi i nipit shtatëvjeçar Julian King në një pjesë tjetër të Chicagos.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 585014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 2 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 10:49 am

Brad Pitt kryeson listën dëshirave

Një anketim ka treguar se femrat ëndërrojnë që Babadimri këtë vit t’ua sjellë dhuratë Brad Pittin.

Hamshori hollivudian ka kryesuar listën e personave të famshëm, të cilët femrat do të dëshironin t’i pranojnë si dhuratë për Vitin e Ri.

Pas tij janë renditur aktori britanik Orlando Bloom dhe këngëtari Justin Timberlake.

Fatkeqësisht të tre këta meshkuj janë të dashuruar marrëzisht, prandaj shanset për t’i fituar ata këtë vit janë shumë të vogla.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 585014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 2 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 10:49 am

Diellza së shpejti bëhet nënë

Viti 2008 për bukuroshen kosovare, Diellza Bunjaku, është viti më i lumtur i jetës së saj, pasi që pas martesës me Virtyt Spahiun (në korrik), ajo është në pritje të fëmijës së saj të parë.

“Nuk e di si ta përshkruaj ndjenjën që më ka kapluar. Gjatë gjithë periudhës sa jam shtatzënë jam ndier shumë e lumtur”, ka thënë Diellza për gazetën “Zëri”.

Mësohet se modelja është në pritje të një vajze, të cilën dëshiron ta lindë në Kosovë dhe pastaj do të udhëtojë për në Angli, ndërkohë që ende nuk ka vendosur se si do t’ia vë emrin.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 585014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 2 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 10:50 am

Adelina konkurron në Festivalin e Këngës në RTSH

Këngëtarja kosovare Adelina Thaçi do të marrë pjesë në Festivalin e Këngës në RTSH, fituesi i të cilit përfaqëson Shqipërinë në Festivalin Evropian të Këngës, "Eurovision".

Adelina Thaçi do të konkurrojë në mesin e njëzet këngëtarëve me një këngë të kompozuar nga Alfred Kaçinari, ndërsa përveç saj nga Kosova do të garojë edhe Vedat Ademi.

Festivali i Këngës në RTSH do të mbahet në Pallatin e Kongreseve në Tiranë dhe do të ketë dy gjysmëfinale (me 19 dhe 20 dhjetor), ndërsa finalja do të mbahet më 21 dhjetor.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 585014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 2 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 10:50 am

Lohan dhe Penn film të përbashkët?

Mediat amerikane njoftojnë se Lindsay Lohan dhe Sean Penn janë në bisedime për të bërë një film të përbashkët.

Aktorja e filmit “Mean Girls” vitet e fundit është shfaqur në disa filma të dështuar, ndërsa së fundmi është bërë ‘e famshme’ me romancën e saj lesbike me DJ Samantha Ronson.

Duke shikuar në dështimet e saja të fundit, aktorja dëshiron ta rigjallërojë karrierën e saj duke luajtur në një film krahas legjendës hollivudiane, Sean Penn.

“Lindsay dhe Sean kanë biseduar për të bërë një film të përbashkët. Dukej se Lindsayt i pëlqente shumë kjo ide”, ka thënë një burim për “PageSix”.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 585014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 2 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 10:50 am

Brown: Nuk e kam goditur Whitneyn

Bobby Brown ka mohuar zërat se ai ka qenë i dhunshëm ndaj ish-gruas së tij, Whitney Houston, në kohën kur ata ishin të martuar.

Martesa 25-vjeçare e çiftit, e cila përfundoi në vitin 2007, ka qenë përplot zënka, ‘skena’, thirrje të policisë...

Pavarësisht se Brown ka pranuar se nganjëherë e humb temperamentin, ai ka thënë se kurrë nuk e ka goditur këngëtaren.

“Jam fajtor që jam bërë nervoz dhe kam gjuajtur gjësende, kam përplasur ndonjë shishe për muri ose diçka... gjëra për të cilat pendohem. Mirëpo tregimet në media më kanë bërë mua agresor, gjë që nuk është e vërtetë. Nuk kam karakter të tillë”, ka thënë Brown.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 585014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 2 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 10:50 am

Jackson refuzon terapinë grupore

Aktori i aksionit Samuel L. Jackson refuzon të kërkojë ndihmë profesionale për problemet e tij me alkoolin dhe drogën, pasi që "terapitë grupore, të cilat realizohen pranë shtëpisë së tij në Los Angeles janë të çuditshme".

Ylli i filmit “Pulp Fiction” qe një kohë të gjatë ka probleme me alkoolin dhe drogën. Ai madje është shtruar në rehabilitim në vitin 1990 me ç’rast kishte arritur të shmangej nga këto shprehi të këqija, dhe tash e 18 vite nuk i përdor më ato.

Por për të qenë më i sigurt se nuk do t’u kthehet shprehive të vjetra, ai duhet të vazhdojë me terapinë psikike, mirëpo Jacksonit nuk i pëlqejnë terapitë grupore të alkoolikëve.

“Është shumë e çuditshme. Dëgjon tregime që të bëjnë të ndjehesh keq. Thjeshtë nuk më pëlqen të jem në grupe të tilla”, ka thënë aktori
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 585014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 2 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 10:50 am

Victoria: David më pëlqen natyrale

Victoria Beckham thotë se ajo shumë rrallë grimohet, pasi burri i saj, David Beckham, e pëlqen kur ajo është natyrale.

“Rallë vendosi grim në shtëpi. Mendoj se meshkujt i duan femrat më natyrale se që mendojmë ne. David gjithmonë thotë se ai më dëshiron pa grim”, ka thënë Victoria.

Ish-anëtarja e Spice Girls ka tri djem me futbollistin e LA Galaxy, ndërsa më herët ka thënë se ata dëshirojnë ta zgjerojnë edhe më tej familjen e tyre.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 585014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 2 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 10:50 am

Aniston: Mayer është i rrallë

Jennifer Aniston ka lëshuar një varg lëvdatash mbi të dashurin e saj John Mayer dhe thotë se ajo pëlqen ta shohë atë duke performuar.

Ish-aktorja e serisë “Friends” dhe ylli i hitit “No Such Thing”, ringjallën lidhjen e tyre në tetor, pas një ndarje të shkurtë. Dhe Aniston tash thotë se ajo është krenare me bukuroshin e saj.

“Ai është një i rrallë. Është i jashtëzakonshëm dhe është mrekulli ta shikosh atë. Mënyra se si punon truri i tij dhe mënyra se si ai mendon... është bukur”, ka thënë aktorja.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 585014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 2 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 10:51 am

Ashlee: Të qenit nënë është fantastike

Ashlee Simpson ka shkruar në blogun e saj në internet se të qenit nënë është përvoja më e veçantë që ka jetuar ajo.

Këngëtarja në nëntor lindi djalin e parë me burrin e saj Pete Wentz, të cilin e emërtoi Bronx Mowgli.

“Të qenit nënë është përvoja më fantastike të cilën e kam përjetuar. Bronx më bën që qeshi çdo ditë”, ka thënë Ashlee.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 585014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 2 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 10:51 am

Knightley blen apartament 5 milionë dollarë

Keira Knightley nuk e ka përfillur rënien aktuale ekonomike, duke harxhuar 5 milionë dollarë në apartamentin e saj të ri.

Aktorja britanike, e cila raportohet se ka fituar hiç më pak se 32 milionë euro në vitin 2007, raportohet se ka blerë pronën në Londër së bashku me të dashurin e saj, aktorin Rupert Friend.

Dyshja kanë harxhuar edhe 400 mijë dollarë në renovim, dhe tash janë të gatshëm të zhvendosen në të.

“Ajo dëshiron të zhvendoset në një vend më bohem dhe më artistik. Ajo ka rënë në dashuri me shtëpinë dhe nuk mund të presë të zhvillojë ndeja atje”, ka bërë të ditur një burim.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 585014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 2 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 10:51 am

Wilson në presion nga Aniston

Aktori Owen Wilson thotë se kishte ndjerë presion shtesë gjatë angazhimit të përbashkët me Jennifer Aniston në komedinë e ardhshme “Marley & Me”.

Wilson thotë se ai ishte shqetësuar se ndoshta aktorja nuk do ta pëlqente atë dhe punën me të.

“Kam ndjerë presion shtesë që kemi punuar së bashku. Kisha shumë miq që kishin punuar me të dhe secili fliste të njëjtat gjëra, se sa shumë e kishin pëlqyer punën me të. Nuk doja të isha personi që ajo do të më urrente!”, ka thënë Wilson.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 585014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 2 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 10:51 am

Paris Hilton: Jam shumë inteligjente

Paris Hilton thotë se ajo është “shumë inteligjente” dhe se është “dëshmi e gjallë” se biondinat nuk janë budallaqe.

Pronarja e hoteleve të famshme, e cila së fundi është ndarë nga rokeri i bendit “Good Charlotte”, Benji Madden, është e bindur se karakteri i saj në shoun Simple Life ka qenë vetëm një rol.

“Jam shumë inteligjente. Jam e aftë t’i bëj ballë çdo sfide. Kam dy albume, kam lansuar një parfum, dhe dua të krijoj zinxhirin tim të hoteleve. Jam një dëshmi e gjallë se biondet nuk janë budallaqe”, ka thënë Hilton
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 585014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 2 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 10:51 am

Rikthehet Xuxi me këngë të re

Naim Bunjaku, i njohur tek audienca si Xuxi, ka kohë që mungon dhe nuk është prezantuar në radiotelevizione me ndonjë këngë ose ndonjë videoklip të ri, ndërsa kjo ka ndodhur "si pasoje e rrethanave të krijuara në tregun muzikor që nuk është në rregull".

Megjithatë, KTV njofton se këngëtari tashmë e ka një këngë të re, subjekti i të cilës flet për një vajzë e cila kalon kufijtë me lirinë e tepruar.

Xuxi ka njoftuar se planifikon që këngës t’ia realizojë edhe një videoklip, i cili “do të jetë jokomercial”.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 585014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 2 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 10:52 am

Noizy me album të ri

Noizy, boksieri nga Shqipëria i cili është shndërruar në këngëtar, ka njoftuar se është në përgatitje të albumit të ri, i cili do të përmbaje ritme të ndryshme muzikore, si underground, rap, reggae, komercial, sreet life, talk, bashment” etj., si edhe befasi të shumta për fansat e tij.

Noizy është bërë i njohur për audiencën Shqiptare me këngën “Fly” të cilën e ka realizuar me Rozana Radin.

Reperi ka jetuar në Londër ku ka ushtruar profesionin e boksierit, ndërsa ka vendosur të kthehet në Shqipëri që të merret me muzikë
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 585014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 2 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 10:52 am

Jessica Simpson dëshiron familje

Jessica Simpson dëshiron që këtë verë të martohet në Teksas dhe pas martesës të mbetet shtatzënë dhe të fillojë familje.

Këngëtarja 28-vjeçare, e cila aktualisht është në lidhje me futbollistin amerikan, Tony Romo, ka dëshirë të madhe që të martohet dhe të fillojë familjen e saj, sidomos pasi motra e saj, Ashlee, ka lindur djalë muajin e kaluar.

“Jessica dëshiron të martohet dhe pastaj të lindë fëmijë. Ajo është më tradicionale se Ashlee. Dëshiron të martohet verën që vjen në Teksas”, ka thënë një shoqe e këngëtares për revistën “Touch Weekly”.

Houston nuk do të martohet me Bobbyn

Whitney Houston ka mohuar spekulimet se ajo planifikon të rimartohet me ish-burrin e saj, Bobby Brown.

Çifti është ndarë në vitin 2007, pas pesëmbëdhjetë vitesh martesë, ndërsa ditë më parë është spekuluar për një ribashkim të mundshëm, pasi ishin fotografuar së bashku në Georgia.

Mirëpo një zëdhënës i këngëtares ka mohuar thashethemet e mediave duke thënë se ata nuk do të martohen sërish, ndërsa interesi i tyre i përbashkët, është vajza 15-vjeçare, Bobbi Kristina, dhe se kjo është arsyeja pse ata ende takohen.

Streep: Frika është miku yt

Ylli hollivudian Meryl Streep ende është e pasigurt dhe ka emocione kur pranon ndonjë rol të ri.

Aktorja veterane është nominuar 14 herë për Oskar dhe ka luajtur në më shumë se 45 filma gjatë karrierës së saj 31-vjeçare, mirëpo, ajo ende ka emocione dhe ndjen frikë kur zgjedh të luajë një karakter të ri.

“Frika është gjë pozitive. Frika është miku yt. Gjithçka që ta kërcënon baraspeshën mund të të ndihmojë. Këtë gjë na kanë mësuar në shkollë. Shumica e aktorëve në një shkallë janë të pasigurt. Kjo është diçka thuajse e domosdoshme”, ka thënë Streep.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 585014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 2 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 10:53 am

Carrey ka mësuar gjuhën koreane

Komiku i famshëm hollivudian, Jim Carrey, ka mësuar gjuhën bazike koreane për filmin e tij të ri, "Yes Man".

Ylli i filmit “The Mask” në një skenë të filmit të ri duhet të flasë gjuhën koreane me një femër, dhe e ka shfrytëzuar këtë rast si një mundësi për të mësuar bazën e gjuhës koreane, për të cilën qe një kohë të gjatë ka qenë i interesuar.

“Çdo ditë, për katër javë të tëra e kam mësuar vetëm fonetikën. Ishte shumë vështirë. Ka qenë njëra nga gjërat më të vështira që kam bërë në jetë”, ka shpjeguar aktori.

50 Cent: Jam i varur nga suksesi

Reperi 50 Cent thotë se ai është i varur nga dëshira për të arritur sukses dhe për t’u bërë mogul i muzikës.

Hitbërësi i këngës “In Da Club” ka treguar aftësitë e tija në këndim, aktrim, krijimin e linjës së modës, pjesëmarrjen në video-lojëra, madje ka edhe pijen e vetë vitaminoze.

“Kam pasur shumë sukses dhe planifikoj të kem edhe më shumë. Ndjej se përparoj në punë, dhe të jem i sinqertë unë jam një i varur nga suksesi. Po të ekzistonte ndonjë qendër rehabilitimi për të varurit nga suksesi, unë do të përfundoja aty”, ka thënë reperi
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 585014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 2 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 10:53 am

Rihanna dhe Kelly e mësojnë Richien si të këndojë

Aktorja Nicole Richie dëshiron të fillojë karrierë në muzikë, ndërsa për albumin debutues të saj do të kërkojë ndihmë nga Rihanna dhe Kelly Osbourne.
Vajza e adoptuar e këngëtarit legjendar Lionel Richie, në vitin 2004 ka qenë anëtare e rok grupit “Darling”, ndërsa tash dëshiron t’i përvetësojë aftësitë e saja muzikore për të incizuar një album.
Ndërsa mësohet se ‘mësuese’ të Richiet janë hitbërësja e këngës “Umbrella” dhe vajza e legjendarit të rokut Ozzy Osbourne.
“Rihanna dhe Kelly po mbajnë leksione për Nicole, dhe i japin këshilla se si të performojë”, ka thënë një burim për “New York Daily News”.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 585014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 2 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 10:53 am

Aniston pozon lakuriq

Jennifer Aniston ka treguar se ajo ende duket seksi pavarësisht se është duke i mbushur 40 vjet, pasi ka pozuar nudo për ballinën e revistës amerikane "GQ".
Ish-aktorja e serialit “Friends” ka pozuar krejt lakuriq duke mbajtur vetëm një kravatë dhe duke i mbuluar gjinjtë, për numrin e janarit të revistës për meshkuj “GQ”, ndërsa një muaj pas (11 shkurt) ajo i mbush 40 vjet.
Në këto fotografi aktorja duket së paku dhjetë vite më e re sesa mosha që ka.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 585014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 2 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 10:53 am

Paris Hilton: Jam shumë inteligjente

Paris Hilton thotë se ajo është “shumë inteligjente” dhe se është “dëshmi e gjallë” se biondinat nuk janë budallaqe.
Pronarja e hoteleve të famshme, e cila së fundi është ndarë nga rokeri i bendit “Good Charlotte”, Benji Madden, është e bindur se karakteri i saj në shoun Simple Life ka qenë vetëm një rol.
“Jam shumë inteligjente. Jam e aftë t’i bëj ballë çdo sfide. Kam dy albume, kam lansuar një parfum, dhe dua të krijoj zinxhirin tim të hoteleve. Jam një dëshmi e gjallë se biondet nuk janë budallaqe”, ka thënë Hilton.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 585014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 2 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 10:54 am

Rikthehet Xuxi me këngë të re

Naim Bunjaku, i njohur tek audienca si Xuxi, ka kohë që mungon dhe nuk është prezantuar në radiotelevizione me ndonjë këngë ose ndonjë videoklip të ri, ndërsa kjo ka ndodhur "si pasoje e rrethanave të krijuara në tregun muzikor që nuk është në rregull".

Megjithatë, KTV njofton se këngëtari tashmë e ka një këngë të re, subjekti i të cilës flet për një vajzë e cila kalon kufijtë me lirinë e tepruar.

Xuxi ka njoftuar se planifikon që këngës t’ia realizojë edhe një videoklip, i cili “do të jetë jokomercial”.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 585014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 2 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 10:54 am

Noizy me album të ri

Noizy, boksieri nga Shqipëria i cili është shndërruar në këngëtar, ka njoftuar se është në përgatitje të albumit të ri, i cili do të përmbaje ritme të ndryshme muzikore, si underground, rap, reggae, komercial, sreet life, talk, bashment” etj., si edhe befasi të shumta për fansat e tij.

Noizy është bërë i njohur për audiencën Shqiptare me këngën “Fly” të cilën e ka realizuar me Rozana Radin.

Reperi ka jetuar në Londër ku ka ushtruar profesionin e boksierit, ndërsa ka vendosur të kthehet në Shqipëri që të merret me muzikë.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 585014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 2 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 10:58 am

Jessica Simpson dëshiron familje

Jessica Simpson dëshiron që këtë verë të martohet në Teksas dhe pas martesës të mbetet shtatzënë dhe të fillojë familje.

Këngëtarja 28-vjeçare, e cila aktualisht është në lidhje me futbollistin amerikan, Tony Romo, ka dëshirë të madhe që të martohet dhe të fillojë familjen e saj, sidomos pasi motra e saj, Ashlee, ka lindur djalë muajin e kaluar.

“Jessica dëshiron të martohet dhe pastaj të lindë fëmijë. Ajo është më tradicionale se Ashlee. Dëshiron të martohet verën që vjen në Teksas”, ka thënë një shoqe e këngëtares për revistën “Touch Weekly”.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 585014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 2 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 10:58 am

Houston nuk do të martohet me Bobbyn

Whitney Houston ka mohuar spekulimet se ajo planifikon të rimartohet me ish-burrin e saj, Bobby Brown.

Çifti është ndarë në vitin 2007, pas pesëmbëdhjetë vitesh martesë, ndërsa ditë më parë është spekuluar për një ribashkim të mundshëm, pasi ishin fotografuar së bashku në Georgia.

Mirëpo një zëdhënës i këngëtares ka mohuar thashethemet e mediave duke thënë se ata nuk do të martohen sërish, ndërsa interesi i tyre i përbashkët, është vajza 15-vjeçare, Bobbi Kristina, dhe se kjo është arsyeja pse ata ende takohen.
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 585014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 2 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 11:00 am

Houston nuk do të martohet me Bobbyn

Whitney Houston ka mohuar spekulimet se ajo planifikon të rimartohet me ish-burrin e saj, Bobby Brown.

Çifti është ndarë në vitin 2007, pas pesëmbëdhjetë vitesh martesë, ndërsa ditë më parë është spekuluar për një ribashkim të mundshëm, pasi ishin fotografuar së bashku në Georgia.

Mirëpo një zëdhënës i këngëtares ka mohuar thashethemet e mediave duke thënë se ata nuk do të martohen sërish, ndërsa interesi i tyre i përbashkët, është vajza 15-vjeçare, Bobbi Kristina, dhe se kjo është arsyeja pse ata ende takohen.
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 2 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 11:00 am

Streep: Frika është miku yt

Ylli hollivudian Meryl Streep ende është e pasigurt dhe ka emocione kur pranon ndonjë rol të ri.

Aktorja veterane është nominuar 14 herë për Oskar dhe ka luajtur në më shumë se 45 filma gjatë karrierës së saj 31-vjeçare, mirëpo, ajo ende ka emocione dhe ndjen frikë kur zgjedh të luajë një karakter të ri.

“Frika është gjë pozitive. Frika është miku yt. Gjithçka që ta kërcënon baraspeshën mund të të ndihmojë. Këtë gjë na kanë mësuar në shkollë. Shumica e aktorëve në një shkallë janë të pasigurt. Kjo është diçka thuajse e domosdoshme”, ka thënë Streep.
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 2 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 11:01 am

Carrey ka mësuar gjuhën koreane

Komiku i famshëm hollivudian, Jim Carrey, ka mësuar gjuhën bazike koreane për filmin e tij të ri, "Yes Man".

Ylli i filmit “The Mask” në një skenë të filmit të ri duhet të flasë gjuhën koreane me një femër, dhe e ka shfrytëzuar këtë rast si një mundësi për të mësuar bazën e gjuhës koreane, për të cilën qe një kohë të gjatë ka qenë i interesuar.

“Çdo ditë, për katër javë të tëra e kam mësuar vetëm fonetikën. Ishte shumë vështirë. Ka qenë njëra nga gjërat më të vështira që kam bërë në jetë”, ka shpjeguar aktori.
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 2 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 11:01 am

50 Cent: Jam i varur nga suksesi

Reperi 50 Cent thotë se ai është i varur nga dëshira për të arritur sukses dhe për t’u bërë mogul i muzikës.

Hitbërësi i këngës “In Da Club” ka treguar aftësitë e tija në këndim, aktrim, krijimin e linjës së modës, pjesëmarrjen në video-lojëra, madje ka edhe pijen e vetë vitaminoze.

“Kam pasur shumë sukses dhe planifikoj të kem edhe më shumë. Ndjej se përparoj në punë, dhe të jem i sinqertë unë jam një i varur nga suksesi. Po të ekzistonte ndonjë qendër rehabilitimi për të varurit nga suksesi, unë do të përfundoja aty”, ka thënë reperi.[u]
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 2 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 11:01 am

Aniston pozon lakuriq

Jennifer Aniston ka treguar se ajo ende duket seksi pavarësisht se është duke i mbushur 40 vjet, pasi ka pozuar nudo për ballinën e revistës amerikane "GQ".

Ish-aktorja e serialit “Friends” ka pozuar krejt lakuriq duke mbajtur vetëm një kravatë dhe duke i mbuluar gjinjtë, për numrin e janarit të revistës për meshkuj “GQ”, ndërsa një muaj pas (11 shkurt) ajo i mbush 40 vjet.

Në këto fotografi aktorja duket së paku dhjetë vite më e re sesa mosha që ka.
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 2 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 11:01 am

Blur: Ribashkimi jo për para

Anëtarët e grupit të ribashkuar britanik, "Blur", kanë mohuar se ata janë bashkuar për të mbajtur disa koncerte të cilat do t’u sjellin para për t’i larë borxhet e tyre.

Pionierët e zhanrit ‘britpop’ të martën njoftuan ribashkimin e tyre pas gjashtë vitesh, dhe njëkohësisht kanë njoftuar se do të mbajnë një koncert të madh në Hyde Park të Londrës, pritet të marrin pjesë në festivalin Glastonbury, si edhe do të mbajnë disa koncerte gjatë verës që vjen.

“Ribashkimi është diçka për të cilën kemi menduar qe një kohë dhe jemi bashkuar sërish pasi Graham (kitaristi) dhe unë jemi pajtuar”, ka thënë frontmeni Damon Albarn.
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 2 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 11:01 am

Kate Moss kërkon nxitje për seks

Kate Moss është parë çuar në shtëpi një lloj "droge të seksit", të quajtur amyl nitrat.

Të mërkurën mbrëma supermodelja britanike kishte arritur në shtëpinë e saj në Londrën Veriore duke mbajtur dy shishe të vogla plastike me substancë potente, e cila njihet si “sustë për ta nxitur seksin”.

Bari legal, amyl nitrat, është shumë i popullarizuar dhe zakonisht përdoret në kombinim me drogat e tjera.
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 2 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 11:01 am

DVD-ja “Dark Knight” ka thyer rekordin

“The Dark Knight” ka thyer rekord të ri pasi shitja e DVD-së ka arritur po thuajse 3 milionë kopje në SHBA, Kanada dhe Britani, tre ditë pas lëshimit në shitje.

Filmi mbi Batmanin, ku luajnë Christian Bale dhe i ndjeri Heath Ledger, filloi paraqitjet në kinema në muajin korrik, dhe ka mbledhur më shumë se 996 milionë dollarë.

Pronarët e studios Warner kanë zbuluar së fundi se planifikojnë ta rilëshojnë filmin në SHBA që nga 23 janari, një ditë pas zbulimit të nominimeve për çmimin Oskar. Rilëshimi pritet ta çojë fitimin në mbi 1 miliardë dollarë.
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 2 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 11:02 am

Singli i Beyonce Knowless, “Single Ladies”, është emërtuar Singli më i Mirë i Vitit 2008 në një votim të ri të magazinës Rolling Stone.

Singli i cili arriti numrin një në Billboard Hot 100 gjatë javës së kaluar, ka mposhtur dy hitet, atë të Rihannas, “Disturbia” dhe atë të Katy Perryt, “I Kissed A Girl”, për të marrë kryesimin e hitlistës së magazinës së famshme.

Edhe burri i Beyonce, Jay-Z, po ashtu ka lënë gjurmët e tij në këtë votim, pasi kënga e tij “Swagga Like Us”, një bashkëpunim me reperin T.I., ëshë renditur e 22-ta nga 100 këngët e vitit.

Top 10 është ky:
1. Beyonce Knowles - Single Ladies (Put A Ring On It)
2. Santogold - LES Artistes
3. MGMT - Time To Pretend
4. Blitzen Trapper - Furr
5. Lil Wayne - Lollipop
6. Beck - Gamma Ray
7. Estelle feat
. Kanye West - American Boy
8. My Morning Jacket - I'm Amazed
9. Coldplay - Viva la Vida
10. T.I. - No Matter What
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 2 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 11:02 am

Jolie dhe Pitt nominime të dyfishta në Golden Globe

Brad Pitt dhe Angelina Jolie kanë çfarë të festojnë këtë fundviti, pasi dyshja që të dy kanë fituar nominime në kategoritë për aktorin/en më të mirë në Golden Globe Award.

Çifti i Holie dhe Pitt nominime të dyfishta në Golden Globe
Brad Pitt dhe Angelina Jolie kanë çfarë të festojnë këtë fundviti, pasi dyshja që të dy kanë fituar nominime në kategoritë për aktorin/en më të mirë në Golden Globe Award.
ollywoodit që të dy janë të nominuar, Angelina në kategorinë aktorja më e mirë në dramë për rolin në filmin “Changeling” dhe Pitt ka fituar nominim në kategorinë e aktorit më të mirë për paraqitjen në filmn “The Curious Case Of Benjamin Button”.

Jolie do të garojë me aktoret Anne Hathaway, Meryl Streep, Kristin Scott Thomas dhe Kate Winslet.

“Jam e nderuar që jam dominuar nga Hollywood Foreign Press në një kategori me aq shumë femra të jashtëzakonshme. Është një përvojë e mrekullueshme, që kam pasur mundësi të punoj me Clint Eastwood”, ka thënë Jolie.

Ndërkaq, Pitt do të luftojë për çmimin me Leonardo DiCaprio, Frank Langella, Sean Penn dhe Mickey Rourke.
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 2 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 11:02 am

West zhvendoset në Londër?

Reperi Kanye West planifikon të zhvendoset në Londër me qëllim që të realizojë dëshiron e tij për modën.

Ylli i hitit “Stronger” raportohet se është i gatshëm të zhvendoset në kryeqytetin britanik për të ndjekur një praktikë në një shtëpi të modës, për të mësuar bazat e mjeshtërisë.

Këngëtari, i cili momentalisht është duke dizajnuar linjën e tij të quajtur Pastelle, thuhet se do të aplikojë për të marrë përvojë në firmat më të mëdha të modës nëpër Evropë, përfshirë Louis Vuitton.
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 2 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 11:03 am

Howard: Ledger meriton të fitojë Golden Globe

Ylli i filmave, Terrence Howard, thotë se aktori i ndjerë Heath Ledger duhet të fitojë një çmim Golden Globe, pavarësisht cilin.

Ledger është nominuar në kategorinë e aktorit më të mirë në rol dytësor, për portretizimin e Jokerit në filmin “The Dark Knight”, ndërsa Howard është i sigurt se ai do të fitojë.

“Jam i sigurt se ai do ta fitojë. Edhe nëse dikush tjetër fiton në atë kategori, e edhe nëse unë do të kisha fituar, do t’ia jepja atë familjes së tij, pasi ai vërtet e ka pasur paraqitjen më të mirë”, ka thënë Howard.

“Ai ka dhënë më shumë se cilido aktor tjetër që kam parë unë, ai ka sjellë një dritë të re. Si mund të hyni në këpucët e Jack Nicholson? Ai e ka bërë këtë”, ka shtuar aktori.
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 2 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 11:03 am

Johansson: Liderët duhet ta dëgjojnë Ahtisarin

Scarlett Johansson ka kërkuar nga liderët botërorë që t'i dëgjojnë këshillat e fituesit të sivjetmë të çmimit Nobel për paqe, Martii Ahtisari, në zgjidhjen e problemeve nëpër bote.

Aktorja ka qenë e pranishme në koncertin, i cili është mbajtur në Oslo të enjten, për nder të ndarjes së çmimit Nobel për paqe, dhe është shprehur se udhëheqësit botërorë duhet t’i dëgjojnë fjalët e ish-presidentit finlandez për zgjidhjen e problemeve të ndryshme.

“Është me rëndësi që t’u themi të rinjve se vetëm paqja është fitorja e vërtetë”, ka thënë Johansson e cila ka qenë prezantuese e koncertit së bashku me Michael Caine.
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 2 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Sponsored content

Sponsored content

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 12 Previous  1, 2, 3, ... 10, 11, 12  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi