www.loqkat-ks.com
Behuni Pjes E komunitetit Ton edhe Ne Facebook Facebook

https://www.facebook.com/urimefestat

Ju faliminderit.


Join the forum, it's quick and easy

www.loqkat-ks.com
Behuni Pjes E komunitetit Ton edhe Ne Facebook Facebook

https://www.facebook.com/urimefestat

Ju faliminderit.
www.loqkat-ks.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Show BIZ.:D

3 posters

Faqja 12 e 12 Previous  1, 2, 3 ... 10, 11, 12

Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 12 Empty Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 10:35 am

First topic message reminder :

Aktori nga Tetova, Blerim Destani, i cili pati një sukses të madh me filmin "Koha e kometës", është angazhuar në dy projekte filmike joshqiptare.

Destani aktualisht është i angazhuar në realizimin e filmit "Seperation City", xhirimet e të cilit zhvillohen në Zelandën e Re dhe në Gjermani, ndërsa do të dalë nëpër kinema në fund të vitit të ardhshëm.

Ndërkohë, kur të përfundojnë xhirimet e "Seperation City", Destani do të shfaqet në filmin me produksion gjerman, danez dhe australian, "At World’s End".

Në këto dy filma, Blerim Destani luan krahas aktorëve të njëhur të cilët kanë luajtur nëpër filmat hollivudianë, siç është Rhona Mitra (e cila ka luajtur në filmat “Lara Croft”, “Shooter”, “Nummer 23” etj.), Thomas Kretschmann (“King Kong”, “Wanted” etj.), Joel Edgerton (“Star Wars 2”, “Star Wars 3” etj.), Stephen Berkoff, ("Beverly Hills Cop", "James Bond Octopussy" etj).
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 585014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë


Show BIZ.:D - Faqe 12 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 8:57 pm

Një fans i shpëton sigurimit të Beyonces

Truprojat e Beyonce
Knowles janë vënë në panik pasi një fans kishte arritur t’u ikte dhe
kishte dashur t’i afrohej këngëtares dhe burrit të saj Jay-Z, gjatë
koncertit në Londër.

Këngëtarja e muzikës R&B aktualisht
është duke mbajtur një varg koncertesh në Britani të Madhe si pjesë e
turneut të saj “I Am...”

Ndërsa, derisa po përgatitej për të
filluar koncertin në O2 Arena të hënën, një fans kishte arritur t’i
shpëtojë sigurimit dhe t’i afrohej asaj derisa këngëtarja i drejtohej
skenës.

“The London Paper” tregon se fansi i kishte hapur krahët
dhe kishte bërtitur emrin e saj duke qarë, para se ekipi i sigurimit ta
kthente atë prapa.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 12 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 8:57 pm

Babai i Britneyt kërkon zgjatjen e turneut

Njoftohet se Britney
Spears do të mbajë edhe një varg koncertesh në Britani të Madhe, pasi
që babai i saj, Jamie, ka kërkuar zgjatjen e turneut “Circus”.

Princesha
e muzikës pop mund të mbajë më shumë koncerte saqë ishte planifikuar në
fillim, pasi që babai i saj mendon se këngëtarja e ka rikthyer
popullaritetin dhe pikërisht tani është mundësia më e mirë për të
grumbulluar fansa nëpër koncerte.

Megjithatë, Britney është
kundër kësaj ideje pasi që ndjen se është shumë e angazhuar dhe nuk
mund ta plotësojë orarin nëse zgjatet turneu.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 12 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 8:57 pm

Berry ka bërë miq në internet për t’u ndier normale

Halle Berry
konsideron se fama e bën shumë të vetmuar, dhe për këtë arsye në të
kaluarën ajo e ka shfrytëzuar internetin për të bërë miq.

Aktorja
fituese e Oskarit pranon se në të kaluarën e ka shfrytëzuar internetin
për të njohur njerëz dhe për të bërë biseda ‘normale’ larg jetës
sipërfaqësore të Hollywoodit.

“Kam hyrë online dhe jam shtirur
si dikush tjetër dhe jam munduar disa herë për të pasur një bisedë
normale, e cila nuk ishte pjesë e të famshmëve. Arsyeja që e bëja këtë
ka qenë që të kujtoj se si është të kesh një bisedë të vërtetë, të
sinqertë me dikë dhe të kesh një raport normal me njerëzit”, ka
shpjeguar aktorja.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 12 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 8:57 pm

Diaz nuk e lëshon ujin e tualetit

Edhe pse ka buzëqeshjen më të këndshme në Hollywood, duket se prapa saj fshihet një karakter krejt tjerët.

Cameron Diaz raportohet se është një e pakujdesshme sa i takon higjienës.

Duke respektuar kërkesat e ekologëve ajo nuk pranon të lëshojë ujin e banjës së saj, secilën herë që kryen nevojat.

Sipas
aktores, nëse ujë lëshohet shpesh, kjo do ta harxhonte së tepërmi atë.
Prandaj ajo ka vendosur të kursejë ujin duke mos e pastruar tualetin
pasi e përdor.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 12 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 8:57 pm

Plaçkitet shtëpia e Monica Bellucci

Disa persona ende të panjohur kanë plaçkitur shtëpinë në Paris të aktores italiane Monica Bellucci.

Plaçkitësit
kanë shfrytëzuar largimin e çiftit për ceremoninë e ndarjes së çmimeve
në Festivalin e Kanës, për të hyrë në apartamentin e Belluccit dhe
Vincent Cassel në Paris.

Ata kanë hyrë përmes tarracës në shtëpi
dhe kanë marrë bizhuteri dhe gjësende personale. Shifra e grabitjes
është llogaritur 80 mijë euro. Bashkë me bizhuteritë është zhdukur edhe
pasaporta e aktores, që këto ditë do të nisej për xhirime në SHBA.

Nga
apartamenti që gjendet në bulevardin Ménilmontant në lindje të
kryeqytetit, mungojnë edhe dy kompjuterë. Nuk ka ende asnjë gjurmë nga
grabitësit.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 12 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 8:58 pm

Sienna Miller e tradhtuar nga i dashuri

Sienna Miller e ka parë
veten të tradhtuar nga i njëjti mashkull që tradhtoi bashkëshorten e
vet për të nisur një histori dashurie me aktoren.

33-vjeçari
Balthazar Getty, yll i filmit “Brothers and Sisters” është ndarë nga
Miller për t’u ribashkuar me ish bashkëshorten dhe vajzën Grace.


tre kanë udhëtuar drejt Disneyland për të festuar ditëlindjen e së
bijës dhe aktori ka lejuar fotografët të kapin me aparate momentet e
lumtura që po kalon në gjirin e familjes.

Që nga muaji maj i
vitit 2008, kur Balthazar nisi historinë me Miller, mediat e akuzonin
aktoren si një “shkatërruese familjesh”.

Por mesa duket historia
e tyre nuk ka zgjatur më shumë se një vit, pasi 33-vjeçari ka ndier
mungesën e familjes edhe pse të dyja palët konfirmojnë se tashmë kanë
ngelur miq të mirë.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 12 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 8:58 pm

-
Nxirret në ankand fotoja nudo e Carla Brunit

Një
foto nudo e Zonjës së Parë të Francës, e titulluar “Carla Bruni në
shtrat”, pritet të tërheqë shumë njerëz në ankandin që do të zhvillohet
javën e ardhshme.

Fotoja intime e Carlës së zhveshur, gruas së
Presidentit 41-vjeçar të Francës, Nikolas Sarkozy, do të shkojë nën
vigjilencë të plotë në një vend ankandi në Berlin.

Shkrepja
seksi e bërë nga fotografja e njohur amerikane, Pamela Hanson, tregon
supermodelen të shtrirë në shtrat dhe trupi i saj është pjesërisht i
mbuluar nga një çarçaf i bardhë.

Në atë kohë, Zonja e Parë, të
cilën tani e shohim shumë serioze në veshjen e saj, ishte vetëm 26 vjeç
dhe shoqërohej me legjendën e rokut Mick Jagger.

Carla është
një nga gratë më të fotografuara të botës dhe ankandet për shitjen e
fotove të saj janë të shumta. Vitin e kaluar një foto portret i Carlës
u shit në ankand për një shumë prej 68 mijë eurosh.

Një skicim
nudo i brunes bukuroshe gjithashtu është shitur në Paris muajin e
kaluar, si pjesë e një ekzibicioni të vajzave të modës, të quajtura
"Pin-Up".

Presidenti Nikolas Sarkozi thuhet se nuk e ka pasur
problem për imazhet e gruas së tij të bëra publike. Një burim nga
pallati Elize thotë: "Ai e ka bërë të qartë se nuk ka probleme me këto
gjëra, pasi ai e di që këto imazhe të gruas së tij janë bërë në mënyrë
artistike. Disa mund të jenë dhe nudo, por ajo është një grua e bukur,
e cila ka qenë modele dhe ka bërë foto, të cilat kanë vlera artistike".

Fotoja
do të shitet në vilën e ankandeve Grisebach, në Berlin, më 4 qershor,
pjesë e një ankandi të bërë për fotografët modernë dhe bashkëkohorë, me
një çmim fillestar 3.500 euro.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 12 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 8:58 pm

Turneu familjar i Britneyt

Britney Spears ka marrë këshilla
prindërore nga Madonna, e cila i ka thënë që t’i merr fëmijët me vete
kur të shkojë nëpër turne.

Këngëtarja e hitit “Toxic”, e cila ka
rikthyer famën e saj me turneun “Circus”, ka njoftuar se ajo është
konsultuar me idhullin e saj kur është dashur të vendosë nëse t’i merr
me vete ose jo djemtë e saj.

“Madonna i ka dhënë Britneyt
këshilla të mira për fëmijët e saj. Ajo i ka thënë që t’i mbajë ata
afër vetes kur të niset për rrugë dhe t’i merr me vete nëpër turne,
sepse të njëjtën gjë e ka bërë edhe Madonna”, ka thënë një burim i
afërt me këngëtaren.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 12 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 8:58 pm

Ish-anëtari i East 17 në solo turne

Ish-anëtari i grupit "East 17", Tony Mortimer, do të rikthehet në skenë pa anëtarët e dikurshëm të grupit.

Grupi
i njohur i viteve të nëntëdhjeta kishte njoftuar për një rikthim para
tre vitesh, mirëpo ribashkimi i tyre kishte marrë fund pas një koncerti
të vetëm.

Ndërsa tani, Mortimer ka vendosur që të fillojë një solo-turne.

“Është
një punë e madhe për mua, sepse kam kënduar vetëm njëherë brenda dhjetë
viteve të fundit. Kam kënduar në studio, mirëpo jam i emocionuar dhe
njëkohësisht i ngazëllyer që do të dal sërish para publikut”, ka thënë
Mortimer.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 12 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 8:58 pm

Katy ngacmon të dashurin

Katy Perry ka rrezikuar për ta
nevrikosur të dashurin e saj Travis McCoy, pasi ka deklaruar se do të
martohej me mikun e tij më të mirë Pete Wentz, dhe se do të shkonte në
shtrat me John Mayer.

Këngëtarja e cila është ribashkuar me
frontmenin e grupit “Gym Class Heroes” në prill të këtij viti, në një
intervistë për një radio australiane është dashur të zbuloje se cilët
meshkuj nga të famshmit i pëlqejnë.

Katy ka thënë për radion
“2Day FM” se nuk do të martohej me John Mayer, sepse do të ishte një
lidhje me shumë presion, por padyshim se do të shkonte në shtrat me të.


Ndërsa njeriu i duhur për martesë, sipas saj, është Pete Wentz,
miku më i mirë i të dashurit të saj, pasi që Wentz “duket të jetë baba
i mirë”.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 12 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 8:59 pm

Vdes vajza e Mike Tyson

Boksieri i
pensionuar Mike Tyson është në vuajtje, pasi që vajza e tij
katërvjeçare, Little Exodus, ka vdekur të martën pas një aksidenti.


hënën, vajza e legjendës së boksit ishte dërguar në spitalin St. Joseph
në Arizona, pasi ishte gjetur pa vetëdije në shtëpinë e nënës së saj
pasi ishte mbytur aksidentalisht me një kabllo të pajisjeve
gjimnastike.


Një ditë pas, ajo ka vdekur. Gjatë kohës së
aksidentit, Tyson ishte në Las Vegas, por ai është kthyer menjëherë për
të qenë pranë vajzës së tij.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 12 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 8:59 pm

Taylor në gjendje të mirë shëndetësore

Elizabeth Taylor ka shkruar në faqen Twitter.com për t’i siguruar fansat e saj se ndjehet shumë mirë pas largimit nga spitali.

Aktorja
77-vjeçare u ka treguar dashamirëve të saj se është kthyer në shtëpi
pas një vizite rutine në spital dhe i ka falënderuar ata për mesazhet
dashamirëse që ia kanë dërguar.

“Jam kthyer nga spitali në
shtëpi dhe ndjehem për mrekulli. Falemnderit të gjithëve për dashurinë
dhe mbështetjen”, shkruan aktorja.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 12 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 8:59 pm

Rihanna nuk ka të dashur

Këngëtarja Rihanna, për të cilën që
nga ndarja me Chris Brown, është spekuluar për disa lidhje romantike
duke përfshirë Kanye West dhe Aubrey Graham, dëshiron të përqendrohet
në karrierën e saj dhe aktualisht nuk është e përfshirë në romancë me
ndonjë mashkull.

“Rihanna ka nevojë të fokusohet në karrierën e
saj, dhe jo në lidhjet romantike në jetën e saj private. Ajo nuk
dëshiron që asgjë tjetër të hedh hije mbi karrierën e saj”.

“Kanye
është duke punuar në albumin e Rihannas dhe nuk ka lidhje personale me
të. Ajo ndjen diçka për Aubreyn, mirëpo dëshiron t’i marrë gjërat
ngadalë”, ka thënë një burim i afërt me këngëtaren e hitit “Umbrella”.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 12 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 8:59 pm

Minogue këndon për Afrikën

Këngëtarja australiane Kylie Minogue
e ka kënaqur publikun me një performancë të jashtëzakonshme në një
koncert bamirës gjatë Festivalit të Filmit në Kanë.

Minogue, e
cila të enjten mbush 41 vjet, ka kënduar disa hite të saja në koncertin
bamirës “Miracle Africa International Fundraiser”, që ka për qëllim
ngritjen e fondeve për ta luftuar malarien në shtetet Afrikane.

Veç të tjerëve, fansa të Kyliet në këtë eveniment ishin edhe Hayden Panettiere, Peaches Geldof dhe James Blunt.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 12 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 9:00 pm

Babai i Lohan në gjykatë

Babai i Lindsay Lohan, Michael, është
duke u përballur me akuza gjyqësore pasi e ka kërcënuar me vrasje të
fejuarën e tij Erin Mueller.

Muajin e kaluar, Michael Lohan
është arrestuar me dyshimin se e kishte thirrur partneren e tij në
telefon dhe i kishte thënë se do ta vriste nëse ajo ndahet nga ai.

Ndërkohë,
“New York Post” njofton se të martën ai është paraqitur në gjykatë në
Long Island, por nuk ka dhënë asnjë koment dhe ka ikur nga gazetarët
porsa i ka parë ata.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 12 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 9:00 pm

Christian Bale fle në xhirime

Ylli i filmit Batman, Christian Bale, në një intervistë për revistën GQ, thotë se ai fle në xhirime, gjithë kohën.

“E
kam bërë këtë në mes të skenave, kur ata është dashur të më shkundin
pasi kisha harruar të përgjigjem në sinjal. Në Batman Begins, në skenën
e parë që e kisha me Michael Caine dhe Morgan Freeman, rrash në gjumë”,
ka shpjeguar Bale

“Në skenë, duhej të zgjohesha, por unë u
shtriva dhe fjeta. Dhe nuk e dëgjova ‘aksion’. Michael dhe Morgan
filluan të flasin, dhe unë duhej t’u bashkohesha me ta. Por u zgjova
vetëm kur Michael Caine më goditi”, ka shtuar aktori.

Bale
rikthehet në ekranin e madh në javën e ardhshme, me edhe një film
tjetër me buxhet të madh pas dominimit të “The Dark Knight” në
box-office, kësaj here me “Terminator Salvation”.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 12 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 9:00 pm

Heigl nuk ka kërkuar shumë para për "Valentine's Day"

Një
përfaqësues i Katherine Heigl ka mohuar spekulimet se aktorja është
përjashtuar nga lista e aktoreve të famshme për realizimin e një
komedie romantike për shkak të pagës së saj të lartë.

Aktorja e
serialit “Grey's Anatomy” pritej t’i bashkëngjitet superyjeve të
Hollywoodit, si Julia Roberts, Jennifer Garner dhe Anne Hathaway, për
t’u paraqitur në komedinë “Valentine's Day”, e cila do të xhirohet në
vitin 2011.

Mirëpo, sipas mediave elektronike, aktorja është
përjashtuar nga lista e aktorëve, pasi ka kërkuar tre milionë dollarë
për vetëm 14 ditë xhirime.

Sido që të jetë, përfaqësuesi i
Heigl i ka mohuar këto spekulime duke thënë se vendimin për të mos u
paraqitur në këtë film e ka marrë vetë aktorja për arsye të shumta.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 12 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 9:00 pm

Depp i befasuar me suksesin

Ylli i filmit “The Pirates of The Caribbean”, Johnny Depp, nuk mund të besojë në suksesin që ka arritur.

“Kurrë
nuk kam ëndërruar se do të mund të arrij kaq larg dhe të qëndroj për aq
gjatë. Në fakt gjithmonë jam shqetësuar se kur do të pësoj një
goditje”, ka thënë Depp, i cili bëri debutimin e tij si aktor 25 vite
më parë me filmin “A Nightmare on Elm Street”.

“Kjo mund të
ndodhë nesër, andaj thjesht u jam thellësisht, thellësisht mirënjohës
punëve që fitoj. Kush e di. Ndoshta ende mund të përfundoj duke i rënë
kitarës në ndonjë klub. Ose duke mbushur benzinë? Sinqerisht besoj se
është mrekulli që ende gjej punë”, ka shtuar aktori.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 12 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 9:00 pm

Clapton: Kurrë nuk do të heqë dorë nga muzika

Eric
Clapton ka siguruar fansat e tij se fjalët e kohëpaskohshme për
pensionim, nuk janë asgjë më shumë se sa një shqetësim për shkak të
mungesës së gjumit në turne.

Kantautori thotë se ai kurrë nuk do
të largohet nga incizimet dhe performimet, edhe pse i urren turnetë
koncertal, kur është në mes të tyre.

“Heq dorë nga muzika në
fund të çdo turneu. Kur jam në rrugë, i shtrëngoj dhëmbët dhe ngjitem
nëpër hotele, humbas gjumin dhe çrregulloj barkun”, thotë Clapton.

“Por
kur nuk jam në rrugë, të nisem sërish më duket një ide magjike sërish.
Ende nuk e kam realizuar atë që e konsideroj albumin më të mirë timin”,
ka shtuar këngëtari.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 12 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 9:00 pm

Johansson fytyrë e re e Mangos

Scarlett Johansson, do të pasojë
bashkë-aktoren e saj te filmi “Vicky Cristina Barcelona”, Penelope
Cruz, si fytyrë e re e markës spanjolle të veshjeve Mango.

Aktorja
do të jetë në ballë të kampanjës së firmës për sezonin vjeshtë/dimër
2009. Menaxherët e kompanisë thonë se aktorja e filmit “Lost In
Translation”, personifikon kualitetet “elegante, e pavarur dhe
kozmopolite” të vajzës Mango.

Scarlet Johansson do ta
zëvendësojë aktoren spanjolle Penelope Cruz e cila së fundi ka qenë
fytyra e kësaj linje të veshjeve për femra.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 12 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 9:01 pm

Knowless dëshiron të punojë me Bono

Ylli i muzikës r’n’b, Beyonce Knowless, ka thënë se ajo ka dëshirë të punojë në të ardhmen me liderin e bendit U2, Bono.

“Ka shumë njerëz të mirë, njerëz që i adhuroj. Kam shumë miq të mirë, me të cilën ndaj mendimet e mira”, ka thënë Beyonce.

“Bono
është një, ai ka një zemër të madhe dhe ai është shumë i prekshëm, i
hapur dhe i përgjegjshëm në shoqëri. Në fakt, ne duam të bëjmë diçka së
bashku në të ardhmen”, ka shtuar këngëtarja.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 12 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 9:01 pm

Linkin Park: Do të sjellim një tingull të ri

Grupi Linkin Park
është i vendosur të bëjë një album i cili do të tingëllojë në mënyrë të
veçantë, që asnjë muzicient më herët nuk e ka bërë.

Rokerët
thonë se albumi i tyre i ardhshëm do të jetë një ‘ushqim i ri’ për
veshin, tërësisht ndryshe nga ndonjë incizim, duke sjellë kështu një
zhanër të ri muzikor.

“Njerëzit hanë ushqime të mbetura. Ata
duan ta flakin tej ushqimin e vjetër muzikor, që i bën të lodhur dhe të
trashë. McDonalds është një ushqim i mrekullueshëm, në kohët moderne.
Ta hash at çdo ditë, kjo të bën llom. Ne ndjejmë të njëjtën gjë për
muzikën. Dëshirojmë të krijojmë një muzikë më substanciale”, ka thënë
anëtari i bendit, Mike Shinoda.

“Dua që ky incizim të ketë
identitet të vetin, dhe të mos lidhet me asnjë zhanër tjetër. Do të
jetë si një ushqim i huaj për ju, diçka që nuk është bërë më parë”, ka
shtuar rokeri.

Albumi pritet të del në shitje vitin e ardhshëm.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 12 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 9:01 pm

Kënga e Vesës nuk është huazuar, por është blerë

Revista
"Albaniac" njofton se versioni bullgar i këngës së Vesa Lumës, "Jemi
dhe s’jemi", për të cilin më herët ishte thënë se është ‘vjedhur’, në
fakt i është shitur këngëtares Djina Stoeva, që do të thotë se
bullgarja nuk e ka huazuar këngën porse ka blerë të drejtat muzikore të
saj.

Revista në fjalë ka kontaktuar me kompozitorin Flori
Mumajesi, i cili ka njoftuar se qe disa muaj bashkëpunon me MTV-në
bullgare, kështu që veç këngës “Jemi dhe s’jemi”, bullgarët kanë blerë
të drejtat muzikore edhe të disa këngëve të tjera të Florit, të cilat
këndohen edhe në shqip, siç është p.sh. kënga “Zemrën ndeze” që e
këndon Joana, apo “Fluturimi 420”, versionin shqip të të cilës e
këndojnë Soni dhe Flori.

Dëgjoni versionin bullgar-“Zasrami se”- Djina Stoeva:
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 12 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 9:01 pm

Stone nuk ka dëgjuar për Azerbajxhanin

Aktorja Sharon Stone, e
cila vikendin e kaluar ka qenë në Turqi në hapjen e një pushimoreje
luksoze në Antalya, i ka habitur të pranishmit me fjalimin e saj duke
mos ditur ta shqiptojë emrin e Azerbajxhanit, pasi që aktorja nuk
kishte dëgjuar kurë për këtë vend.

Ylli i filmit “Basic
Instinct” është paguar 1.5 milion dollarë për të qenë e pranishme në
ceremoninë e hapjes së Mardan Palace në Antalya- pushimores më të
shtrenjtë dhe më luksoze në Evropë.

Mirëpo, përkundër çekut me
shumë zero, Stone ka dështuar t’u lë përshtypje nikoqirëve turq, duke
mos mundur ta prononcojë emrin e shtetit fqinj, Azerbajxhan.

“Azerbajxhan? Çka është kjo? Nuk mund ta shqiptoj këtë!”, ka bërtitur aktorja para të pranishmëve gjatë fjalimit të saj.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 12 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 9:01 pm

Penn dhe Robin Wright sërish bashkë

Martesa labile e Sean Penn
me Robin Wright Penn duket të jetë sërish "në formë", pasi çifti është
parë së bashku në një ndejë, vetëm disa ditë pasi aktori e kishte
tërhequr kërkesën për divorc.

Muajin e kaluar fituesi i Oskarit
kishte kërkuar ndarje gjyqësore nga gruaja e tij, pas 13 vitesh
martesë, mirëpo gjatë këtij muaji aktori e ka tërhequr kërkesën e tij
për divorc për t’i dhënë edhe një shans martesës së tyre.


hënën ata janë parë së bashku në një ndejë në shtëpinë e producentit
Joel Silver, në Malibu, ku e kishin kaluar mbrëmjen me Tom Hanks dhe
Robert Downey, Jr.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 12 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 9:01 pm

N-Dubz dëshiron duet me Lady GaGa

Treshja e grupit N-Dubz
shpresojnë të bashkëpunojnë me Lady Gaga gjatë paraqitjes së tyre të
përbashkët në evenimentin "Orange RockCorps" në qytetin e Mançesterit
në muajin korrik.

Grupi i cili së fundmi kryesoi top-listat
britanike me këngën në bashkëpunim me Tinchy Strider, “Number 1”,
planifikon të bëjë një këngë të përbashkët me këngëtaren e famshme.

“Lady GaGa po ka mjaft sukses dhe do të ishte shumë mirë po të bashkëpunonim me të”, ka thënë reperi Fazer.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 12 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 9:01 pm

Adela: Kisha shumë ankth brenda

Banorja më e famshme e
edicionit të sivjetmë të shout real “Big Brother Albania”, Adeljada, e
cila përfundoi e dyta në garën për të fituar 70.000 euro, është
shprehur se kishte pasur shumë frikë për ditën kur do të dalë nga
shtëpia më e famshme në Shqipëri.

“Kisha shumë ankth. Për
puthjen që njerëzit kishin parë, për Adelën që ishte aty brenda, nga
dita e parë deri kur dola. Nuk e dija si do më prisnin. Nuk e dija nëse
pëlqehesha unë jashtë si njeri, apo gjykohesha nga të tjerët. Fakti që
kalonin javë dhe kuptoja që njerëzit më donin aty brenda më bënte të
kuptoja diçka. Vetëm ne që kemi jetuar aty brenda e dimë se aty është
një pasiguri e madhe për gjërat që ndodhin dhe nuk e ke idenë se si
mund të duken”, është shprehur Adela në emisionin “Top Show”.

Ndërkohë,
Adela ka zbuluar se Qetsori ka fituar me vetëm 100 vota më tepër
kundrejt saj: “Pjesa më e madhe e publikut më ka votuar dhe më ka
mbështetur. Janë vetëm 100 (votues) më shumë që e kanë votuar Qetsorin”.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 12 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 9:01 pm

Operohet vokalisti i Depeche Mode

Frontmeni i grupit “Depeche
Mode”, Dave Gahan, i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjike për ta
larguar një tumor malinj nga fshikëza e urinës.

Turneu evropian
i grupit ishte trazuar më 12 maj kur Gahan kishte pasur shqetësime
gastrointestinale para koncertit në Athinë, ndërsa nga ajo datë rokerët
kanë anuluar nëntë koncerte për të mundësuar shërimin e vokalistit të
tyre.

Mirëpo, gjatë qëndrimit në spital mjekët kanë zbuluar
një tumor malinj me ç’rast Gahan i është nënshtruar menjëherë
operacionit.

Grupi ka njoftuar se do të kthehet në koncertin e paraparë të mbahet në Lajpcig të Gjermanisë më 8 qershor.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 12 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 9:02 pm

I dashuri i Miley Cyrus dëshiron të jetë qen

Modeli i veshjeve
të brendshme, Justin Gaston, i cili ka të realizuar ëndrrën e shumë
tinejxherëve, pasi ka të dashur këngëtaren/aktoren Miley Cyrus, në fakt
dëshiron diçka krejtësisht tjetër – të jetë qen.

“Nëse do të
mund, do të isha një prej atyre qenushëve të cilët llastohen tërë
ditën. E dini, ata zgjohen, ushqehen, marrin vëmendjen. Më pëlqen
vëmendja. Do të doja të isha një prej atyre qenve të vogël. A është e
çuditshme”, ka thënë Gatson.

Justin, 20-vjeçar, po ashtu ka
thënë se ai nuk po arrin të përballet me vëmendjen e vazhdueshme të
mediave, që kur ai ka filluar lidhjen me 16-vjeçaren Miley Cyrus.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 12 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 9:02 pm

Swift nuk dëshiron të ketë të dashur

Këngëtarja 19-vjeçare,
Taylor Swift, nuk dëshiron të gjejë të dashur, pasi është e bindur se
romanca do ta godasë atë kur ajo më së paku e pret.

“Nuk jam
duke kërkuar të dashur. Vërtet nuk jam duke u kujdesur se me kë dal,
por mendoj se dashuria vjen atëherë kur nuk e kërkon, dhe kur të vijë,
nuk do të jem ajo që do të mendoj”, ka thënë këngëtarja.

Krijuesja
e hitit “Love Story”, po ashtu ka thënë se ajo nuk shqetësohet se çfarë
bëjnë partnerët e saj të mundshëm, ose nëse kjo do të mund të ndikojë
në karrierën e saj, pasi ajo nuk do ta shfrytëzonte kurrë lidhjen për
publicitet.

Taylor Swift më herët ka qenë në lidhje me anëtarin e bendit Jonas Brothers, Joe Jenas.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 12 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 9:02 pm

Cruise dhe Diaz ribashkohen në komedi të re

Yjet e filmit
“Vanilla Sky”, Tom Cruise dhe Cameron Diaz, do të ribashkohen kësaj
here për komedinë e ardhshme të regjisorit James Mangold.

Cruise
është afër për të nënshkruar për filmin “Wichita”, në të cilin ai do ta
luajë rolin e të dashurit të Diaz, që në realitet është një spiun
ndërkombëtar.

Burime kanë thënë për Daily Variety se Cruise dhe
Diaz janë pajtuar me skenarin, dhe se marrëveshjet e tyre janë në
negociata të avancuara.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 12 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 9:02 pm

Jolie planifikon të zhvendoset në Portugali

Angelina Jolie
raportohet se dëshiron t’i rritë fëmijët e saj në Portugali dhe është
duke kërkuar një pronë në afërsi të plazhit, në këtë vend.

Ylli
i filmit “Changeling”, e cila rrit gjashtë fëmijë me Brad Pitt, është e
lodhur nga jeta plot ethe në Amerikë dhe dëshiron të fillojë një jetë
më të qetë.

“Asaj i pëlqen Portugalia dhe dëshiron të rritë
fëmijët atje. Ajo dëshiron të zhvendoset atje sa më shpejt që është e
mundur”, ka thënë burimi.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 12 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 9:02 pm

Nicole: Lady GaGa është e jashtëzakonshme

Ylli i Pussycat
Dolls, Nicole Scherzinger, ka lëshuar një mori lëvdatash në këngëtaren
Lady GaGa, duke e etiketuar atë si ‘të jashtëzakonshme’.

Krijuesja
e hitit “Poker Face”, e cila është në turne me Pussycat Dolls, ka
befasuar vajzat e bendit me pamjen dhe talentin e saj.

“Ajo
është mahnitshme. Dhe më e habitshmja në këtë është se ajo ka qenë e
tillë edhe para famës. Ne dalim me flokë të rregulluara, ndërsa ajo
vjen me rrjetë peshkimi, asgjë tjetër”, ka thënë Scherzinger.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 12 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 9:02 pm

Richie nuk është e gatshme të martohet

Nicole Richie dhe rokeri
i grupit “Good Charlotte”, Joel Madden, nuk janë duke bërë plane të
martohen, edhe pse ata tashmë kanë një vajzë 15-muajshe dhe një foshnjë
tjetër në pritje.

“Kur isha vajzë e vogël, ëndërroja të martohem dhe kjo vazhdon të jetë një ëndërr për mua”, ka thënë Nicole Richie.

“Por
për momentin, vërtet jemi të fokusuar në familjen, jemi të fokusuar në
fondacionin tonë dhe tashmë ndjehemi të afërt me njëri-tjetrin”, ka
shtuar bukuroshja, e cila bëri famë me shoun ‘Simple Life’.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 12 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 9:03 pm

"Mos e le për pak" fiton në Netët e Klipit Shqiptar

Videospoti
i këngës së interpretuar nga Hekuran Kransiqi dhe Blinera, "Mos e le
për pak" është zgjedhur si fitues i edicionit të shtatë të festivalit
tashmë tradicional, "Netët e Klipit Shqiptar" në regji të Petri Bozos.

Ky
festival është zhvilluar në tetë javë me radhë, ku çdo të shtune
konkurruan artistë dhe studio të ndryshme muzikore me klipet e tyre nga
Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia, deri në natën finale.

Klipi
"Mos e le për pak" është lansuar në media shqiptare në nëntor të vitit
2008. Muzikën dhe orkestrimin e kësaj kënge e ka bërë Hekuran Krasniqi,
tekstin Granit Gashi ndërsa klipi i këngës është realizuar nga
produksioni Video Art - Gjilan.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 12 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 9:03 pm

"Mos e le për pak" fiton në Netët e Klipit Shqiptar

Videospoti
i këngës së interpretuar nga Hekuran Kransiqi dhe Blinera, "Mos e le
për pak" është zgjedhur si fitues i edicionit të shtatë të festivalit
tashmë tradicional, "Netët e Klipit Shqiptar" në regji të Petri Bozos.

Ky
festival është zhvilluar në tetë javë me radhë, ku çdo të shtune
konkurruan artistë dhe studio të ndryshme muzikore me klipet e tyre nga
Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia, deri në natën finale.

Klipi
"Mos e le për pak" është lansuar në media shqiptare në nëntor të vitit
2008. Muzikën dhe orkestrimin e kësaj kënge e ka bërë Hekuran Krasniqi,
tekstin Granit Gashi ndërsa klipi i këngës është realizuar nga
produksioni Video Art - Gjilan.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 12 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 9:03 pm

Bundchen modelja më e paguar

Gisele Bundchen është modelja e
cila fiton më së shumti para në botë, pasi edhe këtë vit ka kryeson
listën si modelja më e paguar.

Bukuroshja braziliane kryeson
listën e Forbes.com për modelet të cilat fitojnë më shumë para, për të
tretin vit radhazi, duke grumbulluar 25 milionë dollarë nga qershori i
vitit 2008 deri në qershor të vitit 2009.

Përkundër se ka
kryesuar listën e modeleve më të paguara, Bunchen këtë vit ka fituar 10
milionë më pak se vitin e kaluar, dhe kjo si pasojë e krizës
financiare.

Heidi Klum ka zënë vendin e dytë me 16 milionë
dollarë, dy milionë më shumë se vitin e kaluar. Ndërsa në vendin e
tretë është renditur Kate Moss me 8.5 milionë dollarë.

Top-dhjetë modelet më të paguara në botë:

1. Gisele Bundchen - 25 milionë dollarë
2. Heidi Klum - 16 milionë dollarë
3. Kate Moss - 8.5 milionë dollarë
4. Adriana Lima - 8 milionë dollarë
5. Doutzen Kroes - 6 milionë dollarë
6. Alessandra Ambrosio - 6 milionë dollarë
7. Natalia Vodianova - 5.5 milionë dollarë
8. Daria Werbowy - 4.5 milionë dollarë
9. Miranda Kerr - 3 milionë dollarë
10. Carolyn Murphy - 3 milionë dollarë
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 12 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 9:03 pm

Diaz: Më mirë vetë se e palumtur

Cameron Diaz thotë se pëlqen që më mirë të qëndrojë vetë sesa të jetë në një lidhje të palumtur.

Aktorja e bukur nuk ka frikë që t’i japë fund një lidhjeje të pasuksesshme, kur e di se më mirë do t’ia kalojë vetë.

“Në
momente të caktuar të jetës e gjen një person me të cilin të është
shkruar që të jesh, mirëpo në një tjetër kohë të caktuar duhet të
largohesh nga ai person, sepse kështu shkojnë gjërat. Personalisht,
mendoj se nuk ka asgjë të keqe në vendimet e këtilla”, ka thënë
37-vjeçarja.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 12 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 9:03 pm

Kidman sërish shtatzënë ?

Njoftohet se aktorja australiane Nicole Kidman është sërish shtatzënë.

Thuhet
se fituesja e Oskarit, e cila në qershor të vitit të kaluar lindi
vajzën Sunday Rose, është duke pritur një tjetër fëmijë me burrin e saj
Keith Urban.

Megjithatë përfaqësuesi i 41-vjeçares, ka thënë se nuk di gjë nëse ish-gruaja e Tom Cruise është duke pritur një fëmijë tjetër.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 12 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 9:04 pm

Duet i Estelle dhe Mr Hudson

Ylli i muzikës hip-hop, Kanye West, është i vendosur që ta shohë Mr Hudson në krye të top-listave muzikorë.

West,
i cili është producent i albumit të dytë të Mr Hudson, “Straight No
Chaser”, e ka bashkuar atë me këngëtaren Estelle për të realizuar një
duet, i cili pritet të jetë shumë i suksesshëm.

“Do ta bëjmë
një duet me Estelle dhe është e jashtëzakonshme. Jam duke i ndihmuar
(West-it) në shkrimin e muzikës time dhe produksionin e disa këngëve.
Do të më pëlqente që në të ardhmen të bashkëpunoj edhe me Mariah
Careyn”, ka thënë Mr Hudson, i cili është i ngazëllyer që West po i
ndihmon drejt suksesit të tij.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 12 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 9:04 pm

Pussycat Dolls nuk po ndahen

Liderja e grupit "Pussycat Dolls",
Nicole Scherzinger, ka mohuar spekulimet për ndonjë mosmarrëveshje
ndërmjet anëtareve të grupit duke shtuar se ato nuk do të ndahen.


fundmi është spekuluar se janë rritur tensionet ndërmjet këngëtareve të
hitit “Don't Cha”, derisa faqet e thashethemeve kanë shkruar se
Scherzinger ka vendosur të braktisë grupin porsa të përfundojë turneu i
tyre aktual (në gusht të këtij viti).

Thashethemet për ndarjen
e mundshme të grupit ishin shtuar pasi dy këngët e fundit janë lansuar
si bashkëpunim i “Pussycat Dolls” dhe Nicole Scherzinger.

“Nuk
është e vërtetë. Ne po ia kalojmë shumë mirë dhe nuk do të ndahemi,
janë vetëm thashetheme. Nuk do të ishim në turne botëror tani po të
ndaheshim”, ka thënë Scherzinger.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 12 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 9:04 pm

Rihanna do të dëshmojë kundër Brown

Këngëtarja e muzikës R&B, Rihanna, do të ftohet në gjykatë për të dëshmuar kundër ish-të dashurit të saj, Chris Brown.

Hitbërësja
e këngës “Umbrella”, e cila në shkurt ishte lënduar fizikisht nga
asokohe i dashuri i saj Brown, më 22 qershor do të paraqitet në gjykatë
për të dëshmuar për rastin.

“Rihanna po e kalon mirë këtë
situatë. Ajo po e monitoron nga afër rrjedhën e rastit. Ndërkohë, ajo
po vazhdon me karrierën dhe jetën e saj”, ka thënë avokati i
këngëtares, Donald Etra.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 12 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 9:04 pm

"Single Ladies" mallkimi i Beyonce

Hiti i Beyonce, "Single
Ladies (Put A Ring On It)" është shndërruar në një 'mallkim' për
këngëtaren e muzikës R&B, pasi që diva e muzikës vallëzon sa herë
që e dëgjon këtë këngë.

Beyonce pohon se zakonisht e ndërron
kanalin kur lëshohet ndonjë këngë e saj, mirëpo ndryshe ndodh me këngën
“Single Ladies”, me ç’rast ajo nuk mund ta ndalojë veten të mos
vallëzojë kur e dëgjon atë.

“Porsa e lëshojnë këngën, këmba
ime fillon të lëvizë. Është e turpshme. Nuk dëshiroj që njerëzit të
mendojnë se po kërcej me këngët e mia, mirëpo nuk mund të bëj
asgjë...”, ka shpjeguar këngëtarja.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 12 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 9:04 pm

Albumi i Green Day kryeson në Evropë

Rokerët e bendit Green Day
kanë triumfuar ndaj Eminemit në top listën evropiane të albumeve pasi
“21st Century Breakdown” ka mposhtur albumin e ri të reperit,
“Relapse”, për të marrë kreun.

Albumi i fundit i bendit debutoi
prapa atij të Depeche Mode javën e kaluar, por ata kanë marrë pozitën e
parë këtë javë duke ia marrë kreun Eminemit.

“Relapse” është renditur në pozitën e dytë, derisa Depeche Mode me “Sounds of the Universe” ka rënë në pozitën e tretë.

Ndërkohë,
Lady GaGa vazhdon të pushtojë listën e singleve në kontinentin e
vjetër, pasi “Poker Face” vazhdon të qëndrojë në pozitën e parë për të
14-tën javë radhazi.

Hiti i Black Eyed Peas, “Boom Boom Pow”,
qëndron në pozitën e dytë, derisa Alexander Rybak me “Fairytale” na
fluturuar në top listë, nga vendi i 52-të në të tretin.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 12 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga x.K!LL3R Tue Jan 05, 2010 9:04 pm

Albumi i Green Day kryeson në Evropë

Rokerët e bendit Green Day
kanë triumfuar ndaj Eminemit në top listën evropiane të albumeve pasi
“21st Century Breakdown” ka mposhtur albumin e ri të reperit,
“Relapse”, për të marrë kreun.

Albumi i fundit i bendit debutoi
prapa atij të Depeche Mode javën e kaluar, por ata kanë marrë pozitën e
parë këtë javë duke ia marrë kreun Eminemit.

“Relapse” është renditur në pozitën e dytë, derisa Depeche Mode me “Sounds of the Universe” ka rënë në pozitën e tretë.

Ndërkohë,
Lady GaGa vazhdon të pushtojë listën e singleve në kontinentin e
vjetër, pasi “Poker Face” vazhdon të qëndrojë në pozitën e parë për të
14-tën javë radhazi.

Hiti i Black Eyed Peas, “Boom Boom Pow”,
qëndron në pozitën e dytë, derisa Alexander Rybak me “Fairytale” na
fluturuar në top listë, nga vendi i 52-të në të tretin.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 12 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 12 e 12 Previous  1, 2, 3 ... 10, 11, 12

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi