www.loqkat-ks.com
Behuni Pjes E komunitetit Ton edhe Ne Facebook Facebook

https://www.facebook.com/urimefestat

Ju faliminderit.


Join the forum, it's quick and easy

www.loqkat-ks.com
Behuni Pjes E komunitetit Ton edhe Ne Facebook Facebook

https://www.facebook.com/urimefestat

Ju faliminderit.
www.loqkat-ks.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Show BIZ.:D

3 posters

Faqja 4 e 12 Previous  1, 2, 3, 4, 5 ... 10, 11, 12  Next

Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 4 Empty Show BIZ.:D

Mesazh nga Admini Tue Jan 05, 2010 10:35 am

First topic message reminder :

Aktori nga Tetova, Blerim Destani, i cili pati një sukses të madh me filmin "Koha e kometës", është angazhuar në dy projekte filmike joshqiptare.

Destani aktualisht është i angazhuar në realizimin e filmit "Seperation City", xhirimet e të cilit zhvillohen në Zelandën e Re dhe në Gjermani, ndërsa do të dalë nëpër kinema në fund të vitit të ardhshëm.

Ndërkohë, kur të përfundojnë xhirimet e "Seperation City", Destani do të shfaqet në filmin me produksion gjerman, danez dhe australian, "At World’s End".

Në këto dy filma, Blerim Destani luan krahas aktorëve të njëhur të cilët kanë luajtur nëpër filmat hollivudianë, siç është Rhona Mitra (e cila ka luajtur në filmat “Lara Croft”, “Shooter”, “Nummer 23” etj.), Thomas Kretschmann (“King Kong”, “Wanted” etj.), Joel Edgerton (“Star Wars 2”, “Star Wars 3” etj.), Stephen Berkoff, ("Beverly Hills Cop", "James Bond Octopussy" etj).
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 585014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë


Show BIZ.:D - Faqe 4 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 12:29 pm

Hathaway admirohet nga fjalët për çmimin Oscar

Aktorja seksipile Anne Hathaway thotë se thashethemet për nominimin e saj për çmimin Oscar të cilat po e përcjellin rreth performancës së saj në filmin “Rachel Getting Married” janë "jashtëzakonisht tronditëse".

Hathaway është një ndër favoritet e mundshme për nominimin Aktorja më e Mirë për portretizimin e motrës së një nuseje të varur nga alkooli dhe drogat.

Ylli i filmit “Devil Wears Prada” veçmë është kapluar nga shqetësimet për natën e ndarjes së çmimeve Oscar.

"Është jashtëzakonisht tronditëse. Jam e admiruar, por nuk tingëllon e vërtetë”, ka thënë ajo.

"Asnjëherë nuk kam qenë e spikatur për një çmim prandaj është me të vërtetë ‘cool’. Jam shumë krenare për këtë film, por jam paksa e frikësuar për këto muhabetet rreth çmimit Oscar".
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 4 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 12:30 pm

Cruise: Ali ishte heroi im i fëmijërisë

Aktori Tom Cruise thotë se ai e kishte plotësuar dëshirën e tij fëmijërore kur kishte takuar legjendën e boksit, Muhamed Ali, në një mbrëmje gala.

Cruise thotë se kampioni i trefishtë botërorë në kategorinë e rëndë në boks, ishte heroi i tij në moshën fëmijërore dhe ai ka qenë mjaft i emocionuar kur më në fund kishte pasur rastin ta takojë në një mbrëmje të organizuar nga Magazina Time në vitin 1998.

“Realizimi i dëshirës time ka qenë kur e kam takuar Muhammad Ali. Kam pasur rastin të ngre dolli me të. Ali ishte personi me të cilin jam rritur”, ka thënë Cruise.
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 4 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 12:30 pm

Williams së shpejti me album të ri

Robbie Williams është duke planifikuar albumin e tij të ardhshëm dhe thotë se do të rikthehet në studio në fillim të vitit të ri.

Ish-pjesëtari i grupit Take That thotë se ai është i etur të fillojë të punojë në këngë të reja, dhe do të ishte më i lumtur sikur të fillonte incizimin menjëherë, por orari në studio nuk e lejon të fillojë punën më herët.

“Do të rikthehem në studio në fund të muajit janar. Nëse do të mund ta realizoja më shpejt, do ta bëja. Këto gjëra marrim kohë dhe unë nuk jam shumë i mirë në pritje”, ka thënë Williams.
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 4 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 12:30 pm

Çifti Smith dhuron 1.3 milionë për bamirësi

Aktori Will Smith dhe bashkëshortja e tij Jada kanë dhuruar 1.3 milionë dollarë për bamirësi gjatë vitit të kaluar, përfshirë edhe 122 mijë dollarë për religjionin e mikut të tij të mirë Tom Cruise, “scientology”.

Kontributi më i madh ka qenë për organizatën nga Filadelfia, Yesha. Kjo organizatë ka pranuar 250 mijë dollarë. 200 mijë dollarë të tjera, Smith i ka dhuruar për organizatën tjetër kristiane, Living Waters.

Ndërkaq për “kishën” e Cruise, aktori ka dhuruar tre herë, së pari 67 mijë, pastaj 50 mijë, dhe së fundi 5 mijë dollarë.
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 4 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 12:30 pm

Coverdale: Zeppelin duhet të shfrytëzojnë disa vokalistë

Frontmeni i grupit "Whitesnake", David Coverdale, ka kërkuar nga kitaristi i bendit legjendar "Led Zeppelin", Jimmy Page, të incizojë një album të ri duke përdorur vokalistë të ndryshëm.

Hitbërësit e këngës “Kashmir”, Led Zeppelin, kanë paralajmëruar turneun e tyre të vitit 2009 pa vokalistin Robert Plant, i cili ka refuzuar të ribashkohet me anëtarët e tjerë. Për këtë arsye grupi ka hapur një audicion për të gjetur një vokalist të përshtatshëm, i cili do t’i këndonte këngët e tyre në koncerte, si edhe të ishte pjesë e albumit të mundshëm.

Nga ana tjetër ish-vokalisti i “Deep Purple”, këngëtari i hitit “Soldier Of Fortune, David Coverdale, ka thënë se ai i ka sugjeruar kitaristit Page që të shfrytëzojë vokalistë të ndryshëm, ndërsa vetë Coverdale dhe vokalisti i grupit “Def Leppard”, Joe Elliott, janë të gatshëm të bashkëpunojnë me legjendarët.

“Unë jam takuar me Page dhe i kam sugjeruar ta bëjë atë që bëri Carlos Santana me albumin ‘Supernatural’. Le të zgjedhë disa vokalistë. Joe Elliott dhe unë jemi të gatshëm të ndihmojmë, ndërsa njerëzve do t’u pëlqente të shohin se si do të dalim bashkë”, ka thënë Coverdale.
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 4 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 12:31 pm

Janet dhe Dupri janë ndarë

Tabloidët amerikanë njoftojnë se Janet Jackson është ndarë nga i dashuri i saj, producenti muzikor Jermaine Dupri.

Çifti ka qenë bashkë qe katër vite, ndërsa derisa spekulohej se planifikojnë të martohen dhe të krijojnë familje, tash thuhet se janë ndarë.

“Janet dhe Jermainë më në fund janë ndarë. Ata po ziheshin vazhdimisht për mënyrën se si ai e menaxhonte karrierën e saj. Në fund ata vendosën të ndahen”, ka thënë një burim i brendshëm për “National Enquirer”.
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 4 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 12:31 pm

Emma Watson: Nuk kam nevojë për para

Aktorja britanike, e cila luan rolin e Hermione Granger në filmin “Harry Potter”, Emma Watson, thotë se ajo nuk ka nevojë për para.

18-vjeçarja vlerësohet mbi 20 milionë euro, por ajo thotë se kurrë nuk do të pranonte të luajë në një film vetëm për përfitime financiare.

“Shqetësimet e pasurisë ende nuk më ka goditur pasi nuk kam nevojë për para në jetën time. Jeta ime nuk do të motivohet nga paratë. Kurrë nuk do të bëja një film për shkak se më paguajnë një sasi të caktuar të parave”, ka thënë aktorja.

“Kam një jetë më normale se sa mendojnë njerëzit. Kur udhëtoj me transport publik, njerëzit thonë, ‘Kjo vajza duket sikur ajo nga Harry Potter, por ajo nuk mund të jetë në tren’. Ndonjëherë ndalohem nga njerëzit, por është në rregull. Kurrë nuk do të doja të jem aq e famshme sa që të mos mund të jetoja një jetë normale”, ka shtuar Watson.
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 4 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 12:32 pm

Kidman: Nuk jam më aq e interesuar për aktrim

Aktorja australiane Nicole Kidman, thotë se ajo “nuk është aq e interesuar” të bëjë filma edhe më tej.

Kidman, filmi i fundit i të cilës “Australia” dështoi në box office, ka zbuluar planet për të hequr dorë nga Hollywoodi dhe për t’u pensionuar nga aktrimi.

“Duhet të them se nuk jam aq e interesuar të bëj filma më shumë. E di se nuk duhet ta them këtë, por kjo më ka mbetur tash. Jam në një pozitë në jetë ku kam shumë mundësi. Dhe mund të zgjedh të kem edhe më shumë fëmijë”, ka thënë Kidman
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 4 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 12:32 pm

Kidman: Nuk jam më aq e interesuar për aktrim

Aktorja australiane Nicole Kidman, thotë se ajo “nuk është aq e interesuar” të bëjë filma edhe më tej.

Kidman, filmi i fundit i të cilës “Australia” dështoi në box office, ka zbuluar planet për të hequr dorë nga Hollywoodi dhe për t’u pensionuar nga aktrimi.

“Duhet të them se nuk jam aq e interesuar të bëj filma më shumë. E di se nuk duhet ta them këtë, por kjo më ka mbetur tash. Jam në një pozitë në jetë ku kam shumë mundësi. Dhe mund të zgjedh të kem edhe më shumë fëmijë”, ka thënë Kidman
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 4 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 12:33 pm

Minatori: Jemi mё tё mirёt

Solisti i rok-bendit legjendar kosovar Minatori, Naser Gjinovci, ka thёnё nё njё intervistё pёr Radiotelevizionin e Kosovёs, se ai dhe bendi i tij pa dyshim janë mё tё mirёt nё stilin e tyre.

Gjinovci, dhe anëtari tjetër i bendit, kitaristi Mufail Limani, ishin mysafir tё emisionit Oksigjen, qё udhëhiqet nga humoristi Besim Dina. Tё pyetur me shaka nёse mendojnë se janë rokerёt mё tё mirё shqiptar, ata duke qeshur e kanё pohuar kёtё.

“Deri para nja gjashtë muajve, kam menduar dhe seriozisht kam pasur disa dilema, por tash vërtet mendoj se jam mё i miri”, ka thёnё Gjinovci.
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 4 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 12:33 pm

Çani: Ndjehem më shumë grek

Udhëheqësi i emisionit "Zonë e lirë", Arjan Çani, ka konfirmuar se ka prejardhje greke, ndërkohë është shprehur se ndjehet më shumë grek sesa shqiptar.

Këto komente Çani i ka bërë gjatë pjesëmarrjes në emisionin, “Deja vu”, ku ka thënë se nëna e tij është greke, ndërsa babanë e ka shqiptar, porse shpirti i tij grek është më dominues në raport me atë shqiptar.

“Unë kam nënën greke dhe deri në moshën pesëvjeçare më ka rritur gjyshja ime nga nëna, ndërsa gjuha e parë që kam mësuar ka qenë greqishtja. Më shumë se gjysma ime është greke”, është shprehur Çani.
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 4 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 12:33 pm

M.I.A. lëshon linjё tё modёs

Ylli i muzikës hip-hop, M.I.A., ka filluar tё punojё nё linjën e saj tё modёs, e inspiruar nga puna artistike nё kopertinat e albumeve tё mëhershme.

Krijuesja e hitit “Paper Planes”, emri i vërtetё i tё cilës ёshtё Mathangi Arulpragasam, ёshtё bashkuar me modelen Okley Leslie pёr t’u përpjekur tё fusë duart e saj nё dizajnin e veshjeve.

Koleksioni i saj do tё përfshijë bluza pa jakё, suita tё ngushta trupi dhe pantallona tё ngushta pёr femra.
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 4 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 12:33 pm

Britney takohet me ish-tё dashurin e Paris

Britney Spears mund tё jetё shqetësimi i Paris Hilton, pasi ylli i muzikës pop raportohet se ёshtё duke dalё me ish-tё dashurin e trashëgimtares sё hoteleve, Benji Madden.

Sipas raporteve, kёngёtarja ёshtё afruar me rokerin e Good Charlotte pasi ata janë prezantuar me njёri-tjetrin nga menaxheri i Spears, Larry Rudolph, menjёherё pas ndarjes sё Madden nga Hilton.

Sipas njё burimi, dyshja kanë darkuar sё bashku nё njё hotel nё Los Angeles dhe janë parё disa herё qё nga momenti i njoftimit.

“Ata kanё zhvilluar disa takime. Ajo duket se e pëlqen Benjin shumё dhe ai duket po ashtu si ajo”, ka thёnё burimi anonim.

Benji Madden u nda nga Paris Hilton nё muajin e kaluar, pas nёntё muajsh sё bashku.
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 4 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 12:34 pm

Parlamenti skocez nderon AC/DC

Rokerët legjendarë të grupit "AC/DC" do të marrin një çmim të pazakontë. Ata do të nderohen nga politikanët e parlamentit skocez.

Grupi me bazë në Australi ka lidhje të forta me Skocinë, pasi që themeluesit Angus dhe Malcolm Young janë lindur në Glasgou, ndërsa frontmeni tragjik Bon Scott vinte nga Kirriemuir.

Kështu Parlamenti skocez pritet t’ua ndajë rokerëve çmimin me titull “AC/DC, Ju përshëndesim”, për nder të punës së tyre dhe arritjeve të mëdha të grupit.
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 4 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 12:34 pm

Shpati me këngë të vjedhur me motive turke në Festivalin në RTSH

Ky Festival pa diskutim që do të sjellë këngë të bukura por nuk do të mundet të evitojë dot atë ves të keq të imitimit të të huajve që ne na është ngulitur prej kohësh në vena. Pa dashur që të krijohen paragjykime që në fillim për këngët pjesëmarrëse, ne këtë e konstatuam gjatë provave ku në fakt na rezultuan disa detaje që të vrisnin veshin apo syrin.

“Aromë Mediterane” është kënga me të cilën do të paraqitet Shpat Kasapi para publikut. Në fakt përveç ritmeve që nuk janë aspak shqiptare, por turke të pastra, teksti i këngës përmban shumë fjalë të huaja duke filluar nga italishtja, spanjishtja dhe greqishtja.

Kështu në fillim, del gjatë vargjeve fjala “cocinella”, pastaj “asta manana” më vonë me një greqishte të pastër vajza personazh i këngës i thotë djalit “sagapo”. Siç do mund ta dëgjoni gjatë netëve të festivalit, në shqip mbetet të këndohen vetëm “vargjet ndihmëse” të cilat gjithsesi nuk rimojnë dot në disa nga gjuhët e sipërpërmendura.

Pa dashur të paragjykohet zgjedhja e kësaj kënge për në Festival, duket se Shpat Kasapi vërtet ka sjellë një Mesdhe të tërë për publikun, por shumë pak Shqipëri, madje që në titull ai nuk vendos fjalën shqip “Mesdhe”, por preferon atë në italisht “Mediterano”.

Ndërkohë po ta dëgjoni me vëmendje, kënga ka ngjashmëri jo të vogël me një nga këngët shumë të njohura të këngëtarit të famshëm turk Tarkan.

Kënga “alla BE” që do të ngjitet në skenë, nuk mishëron aspak traditën muzikore shqiptare, atë që kërkohet me forcë sidomos në këtë festival ku këngët duhet të jenë më shumë shqiptare se asnjëherë tjetër. Gjithsesi kjo mbetet në dorën e jurisë dhe të profesionistëve për ta gjykuar, ne thjesht ndjejmë për detyrë të publikojmë konstatimet tona. /Panorama
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 4 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 12:35 pm

Tom Cruise: Familja është prioritet

Aktori Tom Cruise thotë se martesa me Katie Holmes e ka zbritur karrierën e tij filmike në prioritet sekondar.

Ylli i Hollywoodit, i cili ka vajzën 2-vjeçare Suri me bashkëshorten e tij, thotë se jeta familjare është më e rëndësishme se sa bërja e filmave.

“Sukses personal për mua tash është rritja e fëmijëve të mi, familja ime. Edhe pse i dua shumë filmat, ky është prioriteti im. Ndjehem i lumtur që familja ime është e shëndetshme dhe e lumtur dhe po ia del mirë. Kjo është gjëja më e rëndësishme”, ka thënë ylli i filmit “Top Gun”.
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 4 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 12:35 pm

Martesa e Lopez dhe Anthony stabile

Një zëdhënës i çiftit Jennifer Lopez dhe Marc Anthony ka mohuar thashethemet se martesa e tyre është e brishtë.

Këngëtarja dhe aktorja, Lopez, kishte nxitur spekulime se është në prag të ndarjes me burrin e saj, Marc Anthony, pasi javën e kaluar ishte fotografuar vetëm në premierën e filmit “The Curious Case of Benjamin Button” duke mos e mbajtur unazën e martesës.

“Këto janë tregime të prodhuara. Ata kishin vendosur të dilnin pa njëri-tjetrin atë mbrëmje dhe këtu nuk ka asgjë të keqe”, ka thënë zëdhënësi.
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 4 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 12:35 pm

Bar Rafaeli: Të jesh supermodele është gjë e lehtë

Bukuroshja izraelite, Bar Rafaeli, e cila është edhe e dashura e aktorit Leonardo DiCaprio, thotë se të qenit supermodele nuk është gjë e vështirë.

Supermodelja thotë se për të qenë një “copë” e nxehtë e Hollywoodit, i vetmi sekret është të dukesh mirë dhe të flesh dhe konsumosh shumë ujë.

“Sekreti im është gjumi i mirë, konsumimi i sasive të mëdha të ujit dhe të qenit e lumtur. Vërtet nuk ndjek ndonjë regjim të veçantë diete ose fitnesi”, thotë Rafaeli.

“Përpiqem të jem e shëndetshme dhe përpiqem të bëj gjithçka që mundem vetëm ta ruaj mirë veten dhe të ndjehem më mirë. Por jo si ndonjë metodë e humbjes në peshë, andaj nuk e bëj këtë gjithnjë”, ka thënë modelja.
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 4 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 12:35 pm

Winfrey nderohet nga PETA

Drejtuesja televizive Oprah Winfrey ka pranuar njё dhuratё tё hershme pёr Krishtlindje, ajo ёshtё zgjedhur Peroni i Vitit nga PETA (Njerёzit pёr Trajtim Etik tё Kafshёve).

Ylli televiziv ka pranuar kёtё mirënjohje pasi kishte shfrytëzuar emisionin e saj pёr tё ndriçuar rastet e mizorisë ndaj kafshёve dhe kishte promovuar ushqimin vegjetarian.

Presidenti i PETA, Ingrid E. Newkirk, thotë se Winfrey kishte shfrytëzuar “zёrin e saj tё fuqishëm pёr tё mbrojtur ato qё nuk kanё zё”.

Kёtё mirënjohje mё herët e kishin fituar edhe senatori amerikan Robert Byrd dhe themeluesit e kompanisё sё produkteve tё pastrimit, Method.
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 4 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 12:36 pm

Winslet: Mezi i përballova skenat seksi

Aktorja Kate Winslet ka thënë se ajo mezi ka pritur që xhirimi i skenave seksi në filmin e ri me Leonardo DiCaprio të përfundojnë.

33-vjeçarja, e cila së pari luajti krahas aktorit në filmin e vitit 1997 “Titanic”, thotë se skenat e nxehta në filmin e ri “Revolutionary Road” ishin shumë “të çuditshme”

Sidoqoftë, nuk ka qenë druajtja nga turma e stafit që ka shikuar ajo e cila ka shqetësuar bionden, por ka qenë vetë burri i saj, regjisori i filmit Sam Mendes, i cili kishte dhënë instruksione nga prapa kamerave.

“Sam thoshte, ‘Ok Leo shtypi gishtat në anën djathtë të prapanicës së saj, fuqishëm. Kapi vithet e saj, Leo’. Gjithë çfarë mendoja ishte, ‘Të lutem le të mbarojë kjo’,”,ka thënë Winslet.
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 4 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 12:36 pm

Winslet: Mezi i përballova skenat seksi

Aktorja Kate Winslet ka thënë se ajo mezi ka pritur që xhirimi i skenave seksi në filmin e ri me Leonardo DiCaprio të përfundojnë.

33-vjeçarja, e cila së pari luajti krahas aktorit në filmin e vitit 1997 “Titanic”, thotë se skenat e nxehta në filmin e ri “Revolutionary Road” ishin shumë “të çuditshme”

Sidoqoftë, nuk ka qenë druajtja nga turma e stafit që ka shikuar ajo e cila ka shqetësuar bionden, por ka qenë vetë burri i saj, regjisori i filmit Sam Mendes, i cili kishte dhënë instruksione nga prapa kamerave.

“Sam thoshte, ‘Ok Leo shtypi gishtat në anën djathtë të prapanicës së saj, fuqishëm. Kapi vithet e saj, Leo’. Gjithë çfarë mendoja ishte, ‘Të lutem le të mbarojë kjo’,”,ka thënë Winslet.
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 4 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 12:36 pm

Olta punon videoklip të ri jashtë Shqipërisë

Fituesja e vitit të kaluar të Festivalit të Këngës në RTSH, Olta Boka, ka thënë se ajo po vepron me hapa të ngadaltë në karrierën e saj.

Olta nuk është pjesëmarrëse e edicionit të sivjetmë të festivalit që e bëri të famshme, ndërsa njofton se produksione të ndryshme në Shqipëri i kanë bërë asaj disa oferta për të incizuar një album, porse ajo i ka refuzuar për të punuar dalëngadalë.

Përfaqësuesja e Shqipërisë në “Eurovision” aktualisht është duke u përgatitur për videoklipin e ri të këngës “S’duhet të të dua”, i cili do të realizohet në Bullgari ose Rumani.
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 4 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 12:36 pm

Këngë për Rugovën në albumin e Albëries

Këngëtarja Albërie Hadërgjonaj në albumin e ri të saj ka përfshirë edhe një këngë të cilën ia ka kushtuar Presidentit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Albumi do të del në shitje vitin që vjen, ndërsa këngëtarja ka thënë se ajo nuk ka preferenca politike, por e çmon lartë personalitetin e Rugovës dhe kjo është arsyeja që ia ka dedikuar një këngë.

Në albumin e Albëries do të përfshihet edhe kënga në bashkëpunim me Don Pizhin “E ndezim pak”, ndërsa mësohet se albumi do të përmbaje krejtësisht nëntë këngë.
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 4 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 12:37 pm

Allen: Robbie do t’i shkatërronte Take That

Lily Allen mendon se grupi "Take That" do të shkatërroheshin po t’u bashkëngjitej sërish Robbie Williams.

Allen ka njoftuar se ajo dëshiron të incizojë një këngë të përbashkët me grupin britanik, ndërsa është shprehur e xhindosur sa i përket spekulimeve për ribashkimin e Robbiet me grupin.

“Kjo nuk do të ndodhë. A mendoni se ata do ta pranonin atë prapë? Kjo do t’i shkatërronte”, është shprehur Allen.
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 4 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 12:37 pm

Winehouse del nga spitali

Këngëtarja problematike Amy Winehouse është lëshuar nga një spital në Londër, ku kaluar gati një muaj.

Këngëtarja e hitit “Back To Black” ishte pranuar në një klinikë ekskluzive të Londrës në fund të nëntorit ku ka qëndruar afër katër javë, pasi vuante “nga efektet anësore të barnave”.

Sipas gazetës britanike “Sunday Mirror” këngëtarja është lëshuar të mërkurën nga spitali me ç’rast mësohet se ajo ka udhëtuar menjëherë në drejtim të Karaibeve për t’i kaluar festat.
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 4 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 12:38 pm

Britney mohon daljen me Benji Madden

Ylli i muzikës pop Britney Spears nuk ёshtё duke dalё me ish-tё dashurin e Paris Hilton, Benji Madden, pavarësisht se thashethemet thonё tё kundërtёn.

Magazina “In Touch” shkroi sё fundi se krijuesja e hitit “Toxic” dhe rokeri i bendit “Good Charlotte”, kishin njё varg takimesh sekrete.

Por, zёdhёnёsi i Spears, Holly Shakoor, ka hedhur poshtё kёto raporte duke i quajtur thjesht spekulime tё tabloideve.

“Thëniet e bёra nga ‘In Touch’ janë tёrёsisht tё pavёrteta. Nuk ka asgjë tё vërtetё nga ato që thuhen në revistë”, ka thёnё zёdhёnёsi.
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 4 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 12:38 pm

David Beckham nё Big Brother Italia?

Futbollisti i ri i klubit italian Milan, David Beckham, ёshtё nё bisedime pёr t’u paraqitur nё versionin italian tё shout Big Brother.

Ylli anglez i futbollit, i cili ёshtё i martuar me ish-anёtaren e bendit Spice Girls, Victoria Beckham, do tё kalojё sё paku dhjetё janë nё Itali si huazim nga klubi amerikan LA Galaxy.

“Beckham ёshtё i njё profili shumё tё lartё dhe ta kesh atё nё Big Brother do tё ishte njё rritje e vlerës sё shout. Tё gjithё lojtarёt e mëdhenj janë nёn dritёn e emisioneve argëtuese gjatё sezonit”, ka bёrё tё ditur njё burim.

“Meqё Berlusconi ka nё pronё Milanin, Beckhami pritet tё jetё nё njërin prej emisioneve tё kompanisё sё tij Mediaset, dhe pothuajse sigurisht nё Grande Fratello (Big Brother)”, shton burimi.
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 4 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 12:38 pm

Kejsi Tola fiton Festivalin në RTSH

Këngëtarja e re Kejsi Tola ka fituar edicionin e 47-të të Festivalit të Këngës në RTSH.

Kejsi, e cila është “produkt” i spektaklit për talentë “Ethet e të premtes mbrëma”, është prezantuar me një këngë të punuar me muzikë dhe orkestrim të Edmond Zhulalit dhe me tekst të Agim Doçit.

Në vendin e tretë të edicionit të sivjetmë të Festivalit në RTSH janë renditur grupi “West Side Family”, ndërsa vendin e dytë e kanë zënë dueti Juliana Pasha dhe Luiz Ejlli.

Kjo fitore e dërgon Kejsi Tolën në Moskë ku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision”.
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 4 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 12:38 pm

T.I. do të festojë Vitin e Ri i rrethuar nga policia

Reperi T.I. do të shoqërohet nga rojet e sigurimit federal gjatë mbrëmjes së Vitit të Ri, disa muaj para vuajtjes së dënimit me burg.

Ylli i hitit “Whatever You Like”, emri i saktë i të cilit është Clifford Harris Jr., ishe dënuar me një vit burg, të cilin do të fillojë ta vuajë në mars të vitit të ardhshëm, pasi u shpall fajtor për posedim ilegal të tre armëve dhe dy zhurmëmbytësve gjatë arrestimit të tij në vitin 2007.

Dhe, reperi nuk lejohet të dalë nga shteti i tij Georgia, pa shoqërim të policisë, që do të thotë se ai do të duhet ta kalojë festën e Vitit të Ri në Miami i shoqëruar nga rojet e sigurimit federal.

Reperi do të performojë në Hotelin Gansevoort South në Miami.
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 4 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 12:39 pm

Chante në rolin e Aaliyah

Këngëtarja kanadeze e muzikës r’n’b, Keshia Chante, është zgjedhur ta luajë rolin e këngëtares së ndjerë Aaliyah, në filmin mbi jetën tragjike të yllit të muzikës.

Aaliyah shiti mbi 32 milionë albume gjatë karrierës së saj dhe u nominua për pesë Grammy Awards para se të humbje jetën në një aksident me aeroplan në Bahama në vitin 2001 në moshën 22-vjeçare.

Filmi biografik, aktualisht ende i patitulluar, do të përshkruajë ngritjen e famës së yllit të ndjerë dhe vdekjen e saj të parakohshme.

Filmi pritet të lëshohet nëpër kinema gjatë vitit 2009.
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 4 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 12:39 pm

Yes Man” merr kryesimin në box Office

Komedia e re e Jim Carreyt, “Yes Man”, ka marrë vendin e parë në top listën amerikane të filmave, duke fituar 18.2 milionë dollarë në vikendin e parë.

Filmi, ku luan edhe Zooey Deschanel, përshkruan karakterin e Carreyt i cili e sfidon veten duke thënë “po” për gjithçka gjatë vitit.

Will Smith dhe Rosario Dawson peshuan 16 milionë dollarë duke marrë vendin e dytë me dramën “Seven Pounds”, që po ashtu bëri debutimin këtë vikend. Numër tre ka debutuar edhe filmi i animuar “The Tale of Desperaux”, që ka grumbulluar 10.5 milionë dollarë.

Nga numri një në pozitën e katër ka zbritur filmi fantastiko-shkencor i Keanu Reeves ”The Day the Earth Stood Still”, i cili ka grumbulluar 10.2 milionë dollarë këtë vikend.

Top pesëshi mbyllet nga komedia festive e Krishtlindjeve, “Four Christmases”, ku luajë Reese Witherspoon dhe Vince Vaughn, që ka mbledhur 7.7 milionë dollarë gjatë këtij vikendi.
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 4 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 12:39 pm

Allen nuk mund të gjejë të dashur

Ylli britanik i muzikës pop, Lilly Allen, e ka të vështirë të gjejë të dashur, pasi ajo nuk “pëlqen” asnjë mashkull të famshëm dhe shton se preferon më shumë djemtë më të moshuar.

Krijuesja e hitit “Smile“ është e vendosur se nuk dëshiron të del me një i cili nuk është i famshëm, pasi do të kishte frikë se partneri do të shesë tregimin e tyre në shtyp.

Allen, e cila u nda nga DJ i Chemical Brothers, Ed Simons, më herët gjatë këtij viti, do të preferonte të del vetëm me një shoqërues i cili është fytyrë publike, por nuk mund të gjejë një që i shkon për shtati.

“Nëse takoj ndonjë i cili nuk është pjesë e industrisë së shoubizit, mendoj, ‘A duhet të fle me këtë person. A thua do të marrë menjëherë telefonin (për të kontaktuar mediat)’,”, thotë Allen.

“Mendoj se kjo është arsyeja se pse njerëzit e famshëm shkojnë me njerëz të famshëm, por unë nuk jam adhuruese e asnjërit. Mendoj se më pëlqejnë më shumë njerëzit e vjetër”, ka thënë këngëtarja.
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 4 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 12:40 pm

Carey do të hidhet me brekë në borë për Krishtlindje

Ylli i muzikës Mariah Carey është duke planifikuar të veshë bikini dhe të rrotullohet nëpër borë për festat e Krishtlindjeve.

Këngëtarja e hitit “All I Want for Christmas”, e cila këtë vit u martua me reperin Nick Cannon, nuk mund të presë të festojë festat e fundvitit duke u veshur me brekë të pakta me ngjyrë të kuqe dhe duke iu bërë ballë temperaturave të ulëta.

“Ne do të ngrohemi në një vaskë të nxehtë të veshur në bikini të Krishtlindjeve, pastaj do të hidhemi në borë të freskët dhe sërish do të kthehemi në vaskë. Zakonisht për festa veshi bikini të kuqe me kësulë të baba-dimrit”, ka thënë këngëtarja.
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 4 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 12:40 pm

Plant mohon prishjen me Led Zeppelin

Vokali i bendit Led Zeppelin, Robert Plant, ka mohuar se ai është në raporte jo të mira me ish-anëtarët e bendit, duke thënë se nuk ka asnjë mosmarrëveshje rreth vendimit të tij për të mos iu bashkuar atyre në turneun botëror.

Këngëtari u ribashkua me bendin për një koncert në Londër në dhjetorin e vitit të kaluar, por ka refuzuar të jetë pjesë e turneut rikthyes, duke i lënë rokerët tjerë të bendit të kërkojnë vokal zëvendësues.

“Unë po ja kaloj shumë mirë me Alison dhe kam kënaqësinë. Ende e shoh Jimmyn shumë shpesh dhe ai është shumë përkrahës në atë që unë bëj. Por ne jemi në vende të ndryshme tash dhe duhet të bëjmë gjëra të ndryshme”, ka thënë Plant.

_________________
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 4 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 12:40 pm

Ronson hospitalizohet

E dashura e Lindsay Lohan, Samantha Ronson, është shtrirë në spital pasi që po vuan nga rraskapitja dhe depresioni.

Ronson të dielën i ka thirrur mjekët në shtëpinë e saj në Los Angeles, të cilët pastaj e kanë dërguar atë në qendrën mjekësore Cedars-Sinai.

“Ajo po vuante nga depresioni dhe nuk kishte ngrënë dhe nuk kishte fjetur. Lindsay Lohan i ka ndihmuar që ta kalojë këtë gjendje, pasi që edhe ajo vetë ka kaluar nëpër të njëjtën gjendje kohë më parë”, ka thënë një burim për revistën “Life and Style”.
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 4 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 12:40 pm

Çilli dhe Ingridi tjetër duet

Kushdo që i pa bashkë këtë verë në klipin e tyre "Puçi-puçi", nuk la pa dhënë komentet pozitive dhe pëlqimin rreth këngës si dhe imazheve të tyre në xhirime. E duke qenë se bashkëpunimi i tyre rezultoi i suksesshëm, ato përsëri tentojnë bashkë.

Çiljeta dhe Ingridi kanë menduar të realizojnë një tjetër këngë së bashku. Deri tani vetëm kaq dihet, ndërsa dy këngëtaret janë në dilemën për të qenë bashkë në një baladë apo në një këngë ritmike. Gjithsesi, sipas Çiljetës, kjo e dyta ka më shumë mundësi.

Koha e gjatë që qëndrojnë së bashku, ka bërë që dy mikeshat të tentonin për një tjetër sukses, që pritet të realizohet në verë. Kompozitori i këngës do të jetë Flori Mumajesi, me të cilin Çiljeta po bashkëpunon së fundmi. /Bluetooth/
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 4 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 12:41 pm

Beyonce ka dëshirë të vishet si mashkull

Këngëtarja vesh rroba meshkujsh në mënyrë që të mund të ecë nëpër New York pa e treguar identitetin e saj të vërtetë.

Seksipilja 27-vjeçare Beyonce, ka thënë: "Më pëlqen mundësia që të mund të vrapojë nëpër Central Park. Vetëm unë dhe trajnuesi im. Vishem si mashkull dhe më pas askush nuk e di që jam unë. Unë vetëm vazhdoj të vrapoj”.

Për më shumë, edhe vet hiti i fundit i Beyonce”If I Were a Boy” (Sikur të isha djalë) detajon se çfarë do të donte ajo po të ishte e mundur ta ndërronte gjininë për një ditë.
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 4 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 12:43 pm

Beckinsale ‘e sjellshme’ me paparacit

Aktorja Kate Beckinsale ka një mënyrë të përsosur për t’u kuptuar me paparacit, ajo thjeshtë i injoron ata.

Ylli i filmit “Underworld” jeton në Los Angeles me burrin dhe vajzën e saj, ndërsa atë e fotografojnë secilën herë që del në rrugë. Mirëpo aktorja britanike nuk nevrikoset kurrë me ata dhe vazhdon të kryejë obligimet e saja.

“Unë jam adaptuar me mentalitetin e ‘viktimës’ dhe e di se nuk mund të bëj asgjë për të përmirësuar diçka, kështu që do të ishte e paarsyeshme që të reagoj duke hedhur gjësende në drejtim të tyre. Ajo është pjesë e punës së tyre, prandaj thjeshtë i injoroj dhe nuk merrem me ta”, ka thënë aktorja.
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 4 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 12:43 pm

Vedati: Dua tё zgjidhet çёshtja shqiptare

Aktori i treshes sё njohur humoristike “Stupcat”, Vedat Bajrami, ka thёnё pёr televizionin Alsat se dëshira e tij mё e madhe pёr Vitin e Ri ёshtё tё rregullohet njё herё e pёrgjithmonё çёshtja shqiptare.

Stupcat, treshja komike qё pёrbёhet nga Vedat Bajrami, Osman Azemi dhe Mensur Safçiu, ishin mysafirё nё emisionin Big Mama Shou, qё udhëhiqet nga kёngёtarja Big Mama.

Nё pyetjen se çfarë presin nga viti i ardhshëm, Vedati ka thёnё se mё sё shumti do tё dëshironte “punё dhe zhvillim” pёr popullin shqiptar.

“Çka presim nga Viti i Ri? Ka shumё gjёra pёr me folё, çka na duhet, çka kemi lёnё e çka na pret”, ka thёnё Vedati.

“Ishalla nё kёtё vit tё ri rregullohet para sё gjithash çёshtja shqiptare dhe rehatohemi njё herё e pёrgjithmonё. Na dhashë Zoti sa mё shumё punё e zhvillim”, ka shtuar aktori.
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 4 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 12:44 pm

Hudson e mbushur me “energji seksuale”

Aktorja Kate Hudson, e cila është nënë e katërvjeçarit Ryder me ish-burrin Chris Robinson, thotë se njerëzit kanë në vete edhe “energji seksuale”.

“U futa në një diskutim kontrovers një herë. Isha e martuar dhe u pyeta, ‘A mendon se monogamia (të qenit me një person) është e mundshme?’. Dhe thash, ‘Jo, nuk mendoj se jemi monogamistë, jemi kafshë’,”, ka thënë aktorja.

“Nëse keni një personalitet të tillë, kurrë nuk do të arrini larg pasi nxiteni nga energjia e juaj seksuale”, ka shtuar Hudson.
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 4 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 12:44 pm

Stewart dështon të përballet me famën


Aktorja e filmit “Twilight”, Kristen Stewart, është duke dështuar të përballet me famën e porsa-gjetur, pasi nuk din ende se si të sillet me fansat e saj në rrugë.

18-vjeçarja u bë e famshme me tregimin e dashurisë së Vampirit, në të cilin luan krahas aktorit Robert Pattinson.

“Vërtet nuk po arrij t’ia dal në këtë. Disa njerëz janë të shkëlqyeshëm kur përballen me famën. Kjo është si një aspekt tjetër i punës. Nuk mund të besoj se duhet të përballem edhe me këtë”, ka thënë aktorja.
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 4 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 12:44 pm

E dashura e Lindsay Lohan fiton 3 milionë në vit

Ndoshta karriera e Lindsay Lohan është në një gjendje kritike, por e dashura e aktores, Samantha Ronson, po ia del shumë mirë.

Sipas raporteve nga mediat amerikane, DJ i njohur merr nga 1500 deri në 25 mijë dollarë për çdo paraqitje të saj në party, duke mbledhur gjatë vitit të kaluar jo më pak se 3 milionë dollarë.

“Ronson nuk ka nevojë për Lindsayn për të bërë para. Ajo gjithmonë ka pasur para. Në fakt Sam e ka bërë Lindsayn “të nxehtë” përsëri”, ka thënë një burim.
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 4 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 12:45 pm

Blige dhe Jay-Z akuzohen për "vjedhje"

Jay-Z dhe Mary J. Blige janë paditur në gjyq për vjedhje të një kënge nga disa muzikantë, të cilët thonë se e kishin shkruar të parët këngën.

Jermaine Jumpp dhe Michael C. Adams akuzojnë këngëtaren Blige se e ka bërë plagjiat këngën e tyre të “On My Grind”, nga e cila ka huazuar motivet për këngën e vitit 2005 “Enough Cryin'”.

Në akuzë përfshihet edhe emri i reperit Jay-Z, i cili ka një pjesë të fajit pasi është bashkëkompozues i këngës.
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 4 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 12:45 pm

Mihrija me klip të ri

Këngëtarja e mirënjohur kosovare, Mihrije Braha, para disa ditësh e ka realizuar klipin më të ri të këngës "Ti nuk je shtëpia ime".

Mihrija është e shprehur shumë e kënaqur me videoklipin dhe me këngën, e cila është e punuar nga Armend Rexhepagiqi dhe Aida Baraku.

“Si kënga ashtu edhe videoklipi janë tërësisht produkt vendor. Tekstin e këngës e ka bërë Aida Baraku, ndërsa kompozimin Armend Rexhepegaqi. Videoklipi është xhiruar në Jabllanicë të Madhe nga produksioni gjilanas ‘Video Art’. Pa modesti them se kjo këngë është ndër këngët më të mira në karrierën time”, është shprehur Mihrija për të përditshmen “Zëri”.
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 4 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 12:45 pm

Cox dhe problemet e famës

Courteney Cox mundohet të mbajë gjithnjë qëndrim të mirë kur është në publik, pasi që nuk dëshiron që kamerat dhe fotoaparatet ta kapin atë në disponim të keq.

Ish-aktorja e serialit “Friends” pranon se fama e ka përmirësuar atë edhe në aspektin personal edhe në atë profesional, mirëpo ajo është lodhur duke u munduar që gjithmonë të jetë e qeshur para publikut.

“E vetmja gjë që nuk më pëlqen te fama është se duhet të jesh në disponim të mirë sa herë që të dalësh diku, ndërsa nëse nuk je duhet të shtiresh dhe ky është momenti më i keq që përjetoj”, ka thënë aktorja.
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 4 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 12:45 pm

Ish-të dashurat e Hefner së shpejti martohen

Njëra nga vajzat e 'reality' shout "Girls Next Door", Holly Madison, dëshiron të ndjekë hapat e shoqes së saj nga "Playboy", Kendra Wilkinson, dhe të fejohet me të dashurin e saj, iluzionistin Criss Angel.

Të dyja bukuroshet bionde kanë gjetur të dashur që nga ndarja me bosin e “Playboy”, Hugh Hefner, me të cilët kanë pretendime serioze.

Wilkinson do të martohet së shpejti me futbollistin amerikan, Hank Baskett , ndërsa edhe prezantuesja e dikurshme televizive, Madison, thotë se së shpejti do t’i kërkojë martesë të dashurit të saj.
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 4 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 12:46 pm

Morina: Përveç “Familjes moderne” edhe një film

Aktori Armond Morina ka njoftuar se përveç rolit të tij në serialin komik “Familja moderne”, ai ka realizuar edhe një rol filmik, i cili do të jepet premierë në vitin 2009.

Aktori që luan rolin e Ardit në serial, gjatë verës ka realizuar një rol në filmin me metrazh të gjatë “Lufta mbaroi”, regjinë e të cilit e ka bërë maqedonasi, Mitko Panov.

“Gjatë verës kam realizuar një rol në filmin me metrazh të gjatë ‘Lufta mbaroi’, në regji të regjisorit maqedonas, Mitko Panov, premiera e të cilit do të jetë në Zvicër dhe në Maqedoni në fillim t vitit 2009”, është shprehur për aktori për “Infopress”.
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 4 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 12:46 pm

Emërohen prezantuesit e Golden Globe

Aktorët Seth Rogen, Amy Poehler, Jennifer Lopez dhe Salma Hayek janë caktuar si prezantues të ndarjes së çmimeve Golden Globe 2009.

Ky grup aktorësh iu janë bashkangjitur prezantuesve të caktuar më herët, përfshirë aktoren Drew Barrymore dhe komikun Sacha Baron Cohen.

Ceremonia e 66-të e ndarjes së çmimeve Golden Globe do të mbahet me 11 janar të vitit të ardhshëm në Beverly Hilton të Kalifornisë.
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 4 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 12:46 pm

Një rruge do ti vihet emri Elton John

Zyrtarët nga qyteti i lindjes i Sir Elton John dëshirojnë që ta emërojnë një rrugë me emrin e tij, pasi që kanë qenë të mahnitur nga koncertet e fundit të cilat i ka mbajtur britaniku në Las Vegas.

Disa zyrtarë të qytetit Harrow, i cili është i lokalizuar në veri të Londrës, pasi i kishin parë koncertet e këtij viti të cilat i ka mbajtur Elton John në Las Vegas, kanë mbajtur një mbledhje dhe kanë vendosur ta nderojnë kokëngëtarin duke emëruar një rrugë sipas tij.

“Nëse ke talent dhe e shfrytëzon atë, mund të bëhesh i famshëm si ai”, ka thënë Susan Hill, njëra nga delegatet në kuvendin komunal të Harrow. Në muajt e ardhshëm të vitit që vjen drejtuesit komunalë pritet të votojnë për ta nderuar Sir Elton Johnin.
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 4 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Don! Tue Jan 05, 2010 12:46 pm

Daniel Craig ‘nxënës’ i keq

Aktori britanik, i cili luan në rolin e James Bond në dy filmat e fundit mbi agjentin sekret, “Casino Royale” dhe “Quantum of Solace”, thotë se ai kishte pasur ankth kur kishte mësuar rusisht për rolin në filmin e tij të ri.

“Kisha ankth pasi jam nxënësi më i keq në botë. E kam lënë shkollën që në moshën gjashtëmbëdhjetëvjeçare”, ka thënë aktori.

“Më duhej ta bëj me fonetikë, ta mësoja dhe kuptoja. E kuptoja atë çfarë them, por gjuha ruse është një gjuhë e ndërlikuar për ta mësuar”, ka shtuar Craig.
avatar
Don!

Postimet : 291
Points : 543408
Join date : 02/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Show BIZ.:D - Faqe 4 Empty Re: Show BIZ.:D

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 4 e 12 Previous  1, 2, 3, 4, 5 ... 10, 11, 12  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi