Të dehurit janë të vetëdijshëm për sjelljen
Faqja 1 e 1
Të dehurit janë të vetëdijshëm për sjelljen
Njerëzit e dehur janë të vetëdijshëm për sjelljen e tyre jo të mirë, por thjeshtë nuk shqetësohen për të- zbulon një studim i Universitetit Missouri.
Në momentin kur gabojnë, aktiviteti i pjesës së trurit që është përgjegjëse për përcjelljen e sjelljes rritet. Sinjalet alarmuese shtrihen në pjesët tjera trunore duke treguar se diçka nuk është në rregull.
Megjithatë, te njerëzit e dehur këto sinjale janë dobët të shprehura, për çka ata vazhdojnë të jenë të vetëdijshëm për sjelljen e tyre të keqe, por nuk shqetësohen për pasojat.
“Në rrethana të caktuara zvogëlimi i alarmeve trunore mund të jetë gjë e mirë, sepse disa njerëz, siç janë ata anksiozë dhe të prirë ndaj ankthit, janë më të ndjeshëm ndaj gjërave që po shkojnë keq. Tek ata, një sasi e vogël e alkoolit mund ta zvogëlojë këtë ndjenjë, që dukshëm mund t’ua ndryshojë jetën”, ka thënë udhëheqësi i studimit, Bruce Bartholow.
WebMaster- Administrator
- Postimet : 287
Points : 552268
Join date : 24/10/2009
Vendbanimi : Albanian,kosova
Kdc-Team
KDC: KDC
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi