www.loqkat-ks.com
Behuni Pjes E komunitetit Ton edhe Ne Facebook Facebook

https://www.facebook.com/urimefestat

Ju faliminderit.


Join the forum, it's quick and easy

www.loqkat-ks.com
Behuni Pjes E komunitetit Ton edhe Ne Facebook Facebook

https://www.facebook.com/urimefestat

Ju faliminderit.
www.loqkat-ks.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Falni gabimet e paqëllimta të partneres

Shko poshtë

Falni gabimet e paqëllimta të partneres  Empty Falni gabimet e paqëllimta të partneres

Mesazh nga WebMaster Thu Sep 29, 2011 8:11 pm

A jeni gjithmonë të mërzitur me partneren apo gruan tuaj dhe u mërzitin edhe gjërat më të imta që i bën ajo përditë? Erdhi koha t'ua falni disa shprehi që i bëjnë paqëllim dhe jo që t'ju mërzitin dhe zemërojnë juve.
Dje vendosëm t'i mësojmë femrat se cilat gabime duhet t'ua falin partnerëve të tyre. Sot e kanë radhën meshkujt. Përgjigje e listës së djeshme për gabimet e vogla që i bëjnë meshkujt është lista e sotme e mbushur me gjërat që çdo ditë i bëjnë femrat. Përsëri bëhet fjalë për gabime të rastësishme dhe të paqëllimshme që i irritojnë partnerët, por ata duhet të dinë të mos mërziten nga këto gabime të vogla. Ja disa prej tyre:

1. Vonohet në takim, sepse duhet të ndryshojë veshjen në minutën e fundit.
2. Gjatë periudhës së PMS është nervoze dhe gjithmonë ju thotë diçka që nuk e mendon.
3. Nuk dëshiron të vijë me ju në takimin tuaj familjar, prandaj shpik arsyetime të ndryshme.
4. Ndonjëherë është pasive dhe agresive.
5. Ju merr veshje pa lejë.
6. Lexon libër në shtrat, kurse ju dëshironi të flini me dritë fikur.
7. E përdor shkumën tuaj për t'u rrojtur.
8. E kontrollon emrin e ish të dashurës tuaj në "Google", sepse dëshiron të dijë gjithçka për të.
9. Insiston ta shikoni serinë e saj të preferuar në vend të ndeshjes.
10. Ndonjëherë ankohet ndaj sjelljes së shokëve tuaj.
11. Insiston të hani ushqim të shëndetshëm si ajo.
12. Para jush thotë se e adhuron Brad Pitt-in.
13. Ju thotë se asnjëherë nuk bëni diçka argëtuese.
14. Nuk dëshiron të eksperimentojë në seks.
15. Këmbëngul të përdorni xhelin e saj për të bërë dush sepse ka aromë jasemini.
16. I hedh veshjet tuaja të vjetra, por më të adhuruara pa ju pyetur.
17. Pas banjës flokët e saj janë gjithandej.

Megjithatë kuptohet se kjo ju çmend, por bisedoni me partneren me siguri do të gjeni mirëkuptim. Vetëm kujdes se mos bisedoni në ndonjë prej "atyre" ditëve të muajit.


WebMaster
WebMaster
Administrator
Administrator

Postimet : 287
Points : 552268
Join date : 24/10/2009
Vendbanimi : Albanian,kosova

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi