www.loqkat-ks.com
Behuni Pjes E komunitetit Ton edhe Ne Facebook Facebook

https://www.facebook.com/urimefestat

Ju faliminderit.


Join the forum, it's quick and easy

www.loqkat-ks.com
Behuni Pjes E komunitetit Ton edhe Ne Facebook Facebook

https://www.facebook.com/urimefestat

Ju faliminderit.
www.loqkat-ks.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lumturia dhe dhimbja , kaq prane

Shko poshtë

Lumturia dhe dhimbja , kaq prane Empty Lumturia dhe dhimbja , kaq prane

Mesazh nga WebMaster Thu Sep 29, 2011 8:04 pm

Te dua!... degjova keto fjale , ndersa ecja buze rruges . Ktheva koken pas dhe veshtrova.Dy pleq ne shi qe veshtroheshin si te rinj.Qesha pak dhe vazhdova me tutje, dy vajza te vogla qe po benin ski. Dritat e qytetit sepse ishin te fuqishme ate nate, ndoshta ngaqe po vinte viti i ri, dhe lokalet dhe rruget u gjalleruan perseri. Ngadale hapa deren e shtepise dhe hyra brenda saj. Nena me babain po prisnin dhe dukeshin si dy te pergjumur, sepse ishte bere pak vone dhe gjumi padashje u kishte trokitur . Ishin pak ne merak :_He moj vajze?__me thote babai , dhe me sheh plot dhimbsuri dhe dashuri. Me afrohet dhe me perqafon, kurse nena nxiton ne kuzhinen e vogel dhe me nxjerr per te ngrene. Ishte shume e lumtur ate dite nena por edhe babai, ndoshta nga atmosfera e ngrohte qe kishte mbeshtjelle gjithe qytezen tone te vogel. I mar te dy , i mbeshtjell me krahet e mi dhe u perkedhel sikur ti kem une dy femije te vegjel, dhe ndihem shume e lumtur prane tyre.Pas pak hame darke dhe degjoj zhurmat e shiut qe trokasin ne xham.Jashte dritares cdo gje hijeshon dhe xixellon dhe hijeshon nga dritat dhe zhurmat e njerezve qe bejne xhiron e zakonshmene rrugen e bukur, duke enderruar qe viti i ri qe eshte duke trokitur , tu sjelle dicka te bukur. Mengjesi erdhi i ftohte dhe me shi. U ngita heret dhe po nxitoja per te shkuar ne punen time te zakonshme. Niste nje dite e re. Piva kafene qe ma bente nena dhe dola . Nxitoja , puna ishte afer keshtu qe nuk merja autobusin por nxitoja ne kembe. Ecja ate mengjes dhe po mendoja kur degjoj nje ze te njohur:____ERA.... Ishte shoqja ime e feminise Bruna!! Sa mall kisha!!! Me ftoi per kafe . Folem gjate ate nate , sapo ishte kthyer nga nje udhetim pune dhe fati deshi qe ne te takoheshim dhe te kujtonim femijerine tone te bukur , plot kujtime rrodhen me shpejtesi .Bruna ishte shume gazmore , nuk kishte ndryshuar fare . U ndame duke qeshur me capkenlleqjet tona feminore me shpresen qe te takoheshim serish. Isha cuditerisht shume e lumtur ate dite. Shiu nuk me bente pershtypje dhe do te doja qe keshtu te me mbaronte kjo dite . Papritur nje telefonate me beri te ndryshoja komplet , trishtimi dhe dhimbja u bene shoqja ime , u pezmatova dhe mu prene fuqite kur mesova qe shoqja ime me e mire qe sapo isha ndare kishte pesuar nje aksident!! Se di pse e ndjeva veten ne faj , se di pse nuk e mbajta ate dite shoqen time te mire me mua!! se di pse...nuk dua te jem me e lumtur , sepse qenka edhe dhimbja shume afer lumturise!! Se di pse sa here kthehem nga puna shoh buze asaj rruge te qete po ata dy pleqte qe shohin njeri tjetrin si dy te rinj te dashuruar! Ata jane te lumtur ! dhe nuk e dine ndoshta qe shume afer kane edhe dhimbjen...

WebMaster
WebMaster
Administrator
Administrator

Postimet : 287
Points : 552268
Join date : 24/10/2009
Vendbanimi : Albanian,kosova

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi