www.loqkat-ks.com
Behuni Pjes E komunitetit Ton edhe Ne Facebook Facebook

https://www.facebook.com/urimefestat

Ju faliminderit.


Join the forum, it's quick and easy

www.loqkat-ks.com
Behuni Pjes E komunitetit Ton edhe Ne Facebook Facebook

https://www.facebook.com/urimefestat

Ju faliminderit.
www.loqkat-ks.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

2PO2 Fiton sinqertë

Shko poshtë

2PO2 Fiton sinqertë Empty 2PO2 Fiton sinqertë

Mesazh nga WebMaster Tue Sep 27, 2011 9:05 pm

Mbizotëroi heshtje. Një kohë të gjatë nuk u shfaqën në skenë dhe papritmas... vijnë më autentikë se kurrë. Është truri i repit shqiptar, Besnik Canolli, i njohur si 2po2, ai që ka lënë të shtangur të gjithë kolegët e tij – jo me sulme, por me rekorde…Pa dyshim, rikthim i jashtëzakonshëm në skenë për reperin e “2 High Records”.

Intervistoi: Arnolld Korenica

Kjo intervistë është e para pas lansimit të albumit “Authentic” dhe është ekskluzive për portalin Telegrafi. Intervista është realizuar nga distanca, pasi Besniku jeton në Francë. Falënderojmë Besnikun për sinqeritetin në përgjigjet e dhëna.

Besnik, pse Authentic?

Besnik a.k.a 2po2: Asgjë s’është më e vlefshme se fjala ‘Autentik’. Ti mund ta quash veten me të gjithë emrat e botës, por nëse nuk je autentik atëherë të mungon legjitimiteti. Jemi deshmitarë në politiken tonë çfarë të bën legjitimiteti.

Ku është punuar albumi dhe a do te ketë edhe ndonjë videoklip pos këngës “Thuj Mirdita Djalit T’Keq” dhe “Vibe”?

Besnik a.k.a 2po2: Albumi është punuar pjesërisht në Kosovë në studion e Enis Preshevës, por pjesa më e madhe e albumit është punuar në një studio me renome dhe me inxhinierë profesionistë të zërit në Francë.


Çfarë pret nga albumi “Authentic” dhe cili është qëllimi i tij?

Besnik a.k.a 2po2: Kam pritur shumë prej albumeve të mëhershme kur isha më i ri, sepse ka 16 vite që merrem me hip hop, kurse nga “Authentic” pres ta autentifikoj veten si artist i vërtetë duke iu ofruar fansave të mi muzikë dhe mesazhe që mund t’i shfrytezojnë për të përmirsuar jetën e tyre , duke marrë shembuj nga eksperienca e jetës që kam shpalosur ne tekstet e mia.

Kush e ka punuar kopertinën e albumit dhe pse ai simbol me duart, e rastësishme apo…?

Besnik a.k.a 2po2: Kopertinën e ka punuar miku im Granit Limani konkretisht Entermedia, dhe puna e simbolit edhe pse kam menduar te jetë ‘mister’ duke i pasur parasysh komentet që janë perhapur nga njerëzit, dua t’i siguroj ata se nuk ka të bëjë me atë çfarë mendojnë ata, por nëse studioni pak, dy gishtat e ngritur dhe simbolin që fshihet prapa, mund ta kishit kuptuar se mbas qka fshihet demokracia e këtij shekulli ne botë.

Cila për ju është kënga më preferuar e albumit, ende pa u dëgjuar mirë nga publiku?

Besnik a.k.a 2po2: Secilën këngë në këtë album e kam punuar deri në maksimum, por përsëri kënga “Letër 1999” është e preferuara e imja, sepse ka të bëjë me diqka jashtëzakonisht personale dhe të drejt përdrejtë.

Videoklipi i këngës “Thuj Mirdita Djalit T’Keq” është realizuar në Monaco, pse pikërisht në Monaco dhe pse me Entermedian?

Besnik a.k.a 2po2: Në Monaco sepse ia vlente ta kishim nëpër televizionet tona atë vend irealist për kushtet e jetesës në Kosovë dhe për t'iu treguar pak a shumë reperëve që po flasin për LEK ne secilën këngë të tyre , që thjeshtë lekët nuk janë në Kosovë. Na duhet shumë punë e madhe të arrijmë pak standarde evropiane. E kam realizuar me Entermedian sepse kemi vizione dhe mendime të përafërta.



Vetëm një ditë pasi e lansuat zyrtarisht albumin “Authentic”, kënga në bashkëpunim me Unikkatilin, “Fitore e Sinqertë” është duke thyer rekorde të Youtube. Çfarë mendon për këtë?

Besnik a.k.a 2po2: Mendoj se kjo është diqka jashtëzakonisht e mirë dhe transparente për njerëzit që t'u jipet rasti edhe dy artistëve shqiptarë, njëri me banim në Francë dhe tjetri në Amerikë që të komunikojnë drejtpërdrejt me njerëzit që degjojnë këtë zhanër muzikor. Është e jashtëzakonshme që gjejmë një mbështetje aq të madhe, por në të njëjtën kohë është vetë emri i këngës ai që definon edhe këtë sukses, nuk ka si të jetë ndryshe - FITORE E SINQERTË.

Momentalisht ky është rekord shqiptar në YouTube dhe nëse vazhdon me këtë trend, pritet të prekë edhe rekordet ndërkombëtare, a ke menduar që ta bësh klipin e kësaj kënge?

Besnik a.k.a 2po2: Kemi menduar për klipin, por vendosëm që fillimisht të lansojmë këngën dhe më vonë të ridiskutojmë diçka që se kemi për momentin.



Kur dhe ku është punuar kjo këngë dhe si arrite që ta bindësh Unikkatilin të kthehet në skenë pas një kohe të gjatë? A e ke inçizuar këngën së bashku në një studio me Rebelin?

Besnik a.k.a 2po2: Kënga është punuar në Francë, fillimisht unë e kam bërë muzikën, pastaj edhe Viktori ka shtuar disa melodi dhe në fund është performuar ‘live’ me instrumente në studio. Është kënga e fundit e realizuar në këtë album, d.m.th është realizuar katër ditë para publikimit të “Authentic”. Nuk kam pasur nevoj që ta bindi Viktorin sepse ai është njeri shumë i bindur dhe i vendosur. Ne vetëm komunikuam dhe hartuam një plan për punët e përbashkëta në afat të shkurtër kohor dhe u futëm në studio.

A do të jetë 2po2 mysafir në albumin e ri të Unikkatilit?

Besnik a.k.a 2po2: Befasirat janë më të këndshme për publikun…



Keni edhe disa bashkëpunime tjera në këtë album, sikurse që janë ato me nipin tuaj Capital T, ashtu sikur me Mc Kreshën dhe Lyrical Son, kënga “n’Mahallen Tem”. A jeni ithtar i bashkëpunimeve dhe a keni pasur nevojë që albumit t’i shtoni famë me këto bashkëpunime, apo i ke realizuar thjeshtë për dëshirë?

Besnik a.k.a 2po2: Jam i ithtar i bashkëpunimeve, por ato ndodhin gjithmonë në inspirime momenti gjatë një kompozimi të ndonjë kënge. Seriozisht, fama nuk më pëlqen, prandaj edhe jetoj në Francë. Këtu nuk jam i famshëm dhe kështu jam rehat. Mua më pëlqen arti dhe mendoj se njerëzit e talentuar nuk janë vetëm ata që përfundojnë akademinë muzikore, por pikërisht kohëve të fundit po dëshmohet se më të talentuarit janë ata që e kanë shkolluar veten, sepse arti iu fle në shpirt.

Çfarë mund të presim në të ardhmen nga 2po2?

Besnik a.k.a 2po2: Po…ky rekord nuk është i pari që po e thyej që nga fillimi i karrierës time. Hitet dhe bashkëpunimet e mia kanë pasur shumë sukses. Për momentin kam në plan fillimin e turneut tim të koncerteve duke filluar nga data 3 qershor në Llausanne të Zvicrës, ndërsa më pas shpresoj të jemi shëndoshë e mirë për të vazhduar me rekorde tjera.

Një mesazh për fansat tuaj…

Besnik a.k.a 2po2: Mendoj se të gjitha mesazhet e mia për ta i kam në albumin “Authentic”.
WebMaster
WebMaster
Administrator
Administrator

Postimet : 287
Points : 552268
Join date : 24/10/2009
Vendbanimi : Albanian,kosova

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi