Ekonomia..
Faqja 1 e 1
Ekonomia..
Kosovë dhe Maqedonia synohet hidorcentral me liqe akumulimi
Sot në Ministrinë e Ekonomisë të Republikës së Maqedonisë në Shkup është mbajt takimi mes Ministres të Energjisë dhe Minierave të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, dhe Ministrit te Ekonomisë se Maqedonisë, Fatmir Besimi
Gjatë këtij takimi, Ministri Besimi dhe Ministrja Pula paraqiten ekspozetë e tyre dhe problematikat e punës dhe aktiviteteve të ministrisë që ata drejtojnë.
Ministrja vuri theksin në nevojën për institucionalizim e një bashkëpunimi të gjërë me interes reciprok për të dy vendet, duke propozuar kështu që në një periudhe të afërt të ketë një marrëveshje dypalëshe bashkëpunimi ndërshtetëror në nivel tëe dy ministrive përkatëse për sektorin energjetik, propozim të cilin Ministri Besimi e priti me kënaqësi.
Ministrja Pula i paraqiti Ministrit Besimi edhe një propozim për përmbajtjen e kësaj marrëveshje.
“Kemi edhe iniciativa për projekte të përbashkëta në hidroenergji, konkretisht
për një hidrocentral me një liqe akumulimi të përbashkët. Për këtë projekt që tani është në fazën e identifikimit të potencialit të mundshëm hidrik do të themelojmë grup të përbashkët punues për avancimin e kësaj iniciative”.
Në anën tjetër, Ministri Besimi, shprehu gatishmërinë e tij si ministër për të shtuar ndjeshëm bashkëpunimin dhe shkëmbimet midis Maqedonisë dhe Kosovës në fushën e energjisë. Ai ofroi gatishmërinë e ministrisë qe ai drejton për të vënë në dispozicion të MEM-it eksperiencën e Maqedonisë ne reformimin e sektorit energjetik dhe tërheqjen e investimeve private.
Ndër çështjet kryesore të diskutuara ne takim ishin ato lidhur me ecurinë e reformave të sektorit energjetik në secilin vend dhe nevoja për shkëmbim te ndërsjelle me të shtuara të informacionit dhe eksperiencës, ecuria e procesit të angazhimit të sektorit privat me investime ne këtë sektor, zhvillimi i mëtejshëm i lidhjeve interkonektuese të energjisë elektrike midis dy vendeve, si dhe shtimi i bashkëpunimit sa i përket përshpejtimit të procesit të integrimeve Evropiane dhe plotësimit sa më të mirë të obligimeve që rrjedhin nga Traktati për Komunitetin e Energjisë.
Në takim u diskutua edhe për fushën e burimeve te ripërtëritshme të energjisë dhe efiçiencen e energjisë mund të bashkëpunojmë, sepse pak a shume i kemi të ngjashme problemet, por edhe qasjen për trajtimin e tyre.
Në përfundim të takimit u ra dakord që sapo të arrihet marrëveshja e bashkëpunimit midis dy vendeve për sektorin e energjisë, të aktivizohen edhe grupet teknike punuese për zbatimin me sukses të saj. /Telegrafi/

luck- Postimet : 313
Points : 545889
Join date : 16/12/2009
Re: Ekonomia..
Kriza globale, humbje që kapin 50 trilion dollarë
Presidenti i bankës, Haruhiko Kuroda tha dje se kriza e tanishme është më seriozja që ka parë bota që nga Depresioni i Madh. Zoti Kuroda beson se Azia do të jetë një ndër rajonet e para që do të dalin nga kriza dhe do të jetë më e fortë se më parë.
Një tjetër notë alarmi u dha nga investuesi miliarder Uoren Bafit, i cili tha se ekonomia amerikane ka rënë në humnerë. Zoti Bafit i bëri thirrje Kongresit amerikan të bashkohet rreth Presidentit Barak Obama, duke e krahasuar krizën e tanishme me një konflikt ushtarak që ka nevojë për një komandant suprem.
Por kreu i Bankës Qendrore Europiane, Zhan Klod Trishe dha një vlerësim më optimist. Ai tha se shikon shenja që ekonomia globale po i afrohet pikës ku mund të fillojë ngritja.
Trishe tha se investitorët skeptikë nuk po u kushtojnë rëndësinë e duhur ndryshimeve që mund t’i japin shtytje aktivitetit ekonomik, si për shembull rënia e çmimeve të mallrave të konsumit, paketa qeveritare e stimulimit dhe shkurtimet e shumta të interesit.
Nga ana e saj, Banka Botërore thotë se ekonomia botërore mund të tkurret në vitin 2009, për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Në një studim të publikuar të dielën, Banka tha po ashtu se pritet që tregtia botërore të pësojë rënien më të madhe në 80 vjetët e fundit. /voa/

Wall Street mbyllet në rënie
Mbyllen në terren negativ kontraktimet e mbrëmshme në bursën e New York-ut. Treguesi “Dow Jones” ka rënë me 1.21 për qind duke shkuar në 6547.05 pikë.
Me keq ka rezultuar për “Nasdaq” i cili ka arritur nivelin me të ulët që prej 2002-shit, duke humbur 1.95 për qind në kuotën e 1268.64 pikëve.
Në rënie ka qenë edhe “S&P500” që ka humbur 6.85 për qind duke u vlerësuar me 676.53 pikë.
Në bursën e valutave, në New York, një euro është shkëmbyer me 1.2598 dollarë.

FMN: Ekonomia globale, në recesionin e madh
Ekonomia botërore po hyn ne atë që quhet recesioni i madh, paralajmëron Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN). Për herë të parë që nga fundi i Luftës së Dytë do të shënohet rënie e Prodhimit të Brendshëm Bruto në nivel global.
Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i përgjithshëm i FMN-së, Dominique Strauss-Kahn, gjatë një fjalimi në Dar es Salaam të Tanzanise.
Aty janë mbledhur ministrat e Financave dhe guvernatorët e bankave qendrore të 53 vendeve afrikane, për gjetjen e strategjisë antikrizë për kontinentin.
“Bota ka hyre në recesion”, ka thënë Strauss-Kahn. Sipas tij, FMN pret që rritja ekonomike të zvogëlohet nën zero këtë vit, ç’ka përbën edhe situatën më të vështirë.
“Përkeqësimi i situatës financiare globale, e kombinuar me rënien e konsumeve dhe të besimit tek ndërmarrjet, kanë ulur kërkesën globale.
FMN paralajmëron edhe se bankat rrezikojnë të përballen me humbje të tjera, pasi nuk janë zbuluar ende të gjitha aktivitetet që ndodhen në rrezik. Shume vende, mes të cilave ato anëtare të BE-së, kanë kërkuar dyfishimin e fondit të FMN-së për krizën, duke e rritur nga 250 me 500 miliardë dollarë. /tch/

KEK hedh poshtë akuzat për diskriminimin e serbëve
Korporata Energjetike e Kosovës hodhi poshtë dje akuzat e përfaqësuesve të komunitetit serb për diskriminim etnik gjatë furnizimit me energji elektrike.
Akuzat u bënë pas protestave të banorëve serbë në rajonin e Gjilanit, që për ditë me radhë janë pa energji elektrike.
Zyrtarë të Korporatës Energjetike thanë se mungesa e energjisë është pasojë e defekteve dhe është politikë e kësaj korporate që të mos riparohen ato nëse nuk paguhen faturat e energjisë elektrike.
Njësoj, thonë ata, është duke u vepruar edhe në zona me shumicë shqiptare.
Nga protestat e dy ditëve më parë pati përleshje mes protestuesve dhe policisë, ku si pasojë dhjetra protestues morën plagë të lehta, kurse 5 policë përfunduan në spital.

Rënie e inflacionit në Shqipëri
Inflacioni në Shqipëri në muajin shkurt paraqiste 1,9 për qind, duke vërejtur rënie për 1,7 për qind në krahasim me muajin e njëjtë të vitit 2008, tregojnë të dhënat e shërbimit shtetëror statistikor shqiptar, transmetojnë gazetat e sotme në Tiranë.
Punonjësit shqiptarë të statistikave, megjithatë, paralajmërojnë se edhe krahas kësaj rënie të inflacionit, jeta në vend është më e shtrenjtë, sepse në muajin shkurt çmimet e produkteve ushqimore janë rritur për 1,6 për qind në krahasim me janarin e vitit 2009.
Vlerësimi është se rritja e çmimeve është mbi nivelin normal dhe se fuqia blerëse e shqiptarëve është pakësuar.
Në Shqipëri po ndodh mu e kundërta nga vendet e tjera, në të cilat fuqia e pakësuar blerëse për shkak të krizës ekonomike çon deri te zbritja e çmimeve, mendojnë punonjësit e statistikave në Tiranë. /mia/

Bursat në Azi shënojnë rritje
Aksionet në bursat aziatike janë rritur, kurse vetëm në Japoni shënuan rritje për 4%.
Rritja e tregjeve në Azi pasoi rritjen në Wall Street.
Vlera e akcioneve filloi të rritet pas njoftimit të befasishëm të gjigantit bankar amerikan City Group se në janar dhe shkurt ka punuar me profit, duke bërë që ky tremujor të jetë më i miri që nga tremujori i tretë i vitit 2007. /rel/

Madoff mund të dënohet deri ne 150 vjet burg
Prokurorët federalë publikuan dje 11 akuzat kundër tij gjatë një séance dëgjimore në Nju Jork.
Prokurorët e akuzojnë zotin Madoff se nga vitet 80 e deri në arrestimin e tij në dhjetor të vitit të kaluar, ai përdori një skemë për t’i grabitur klientët duke u marrë atyre miliarda dollarë nën pretendime të rreme.
Ata thonë se financieri i Uoll Stritit operonte një skemë piramidale gjigante përmes së cilës përvetësoheshin paratë e klientëve ndërkohë që u jepte atyre përshtypjen se ky ishte një biznes i ligjshëm.
Prokurori Lev Dassin tha se "përmasat e mashtrimit të zotit Madoff janë të papara.”
Avokati i zotit Madoff tha se se pret që të enjten, klienti i tij ta pranojë fajësinë që lidhet me akuzat për mashtrim, shkelje të betimit para gjykatës dhe pastrim parash. /voa/

Teheran: Filloi samiti ekonomik i rajonit
Në kryeqytetin e Iranit u hap samiti i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik, që do të diskutojë krizën financiare globale.
Në fjalimin e hapjes, presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinejad i akuzoi Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë tjera botërore për krijimin e një rendi ekonomik "të padrejtë", i cili sipas zij, ka nxitur krizën finansiare globale.
Grupi u formua në vitin 1985 nga Irani, Pakistani, Azerbejxhani, Taxhikistani, Turkmenistani, Kazakistani, Kirgistani, kurse më vonë iu bashkangjit edhe Uzbekistani. /rel/

Fillon panairi i Berlinit, duartrokitet pjesëmarrja e Kosovës
Vet presidenti i njërit prej panaireve më të mëdha në botë, të turizmit Messe Berlin, Riaumn Hosch, ka përshëndetur praninë e Kosovës për herë të parë në këtë panairi ndërsa është duartrokitur nga përfaqësuesit e 187 shteteve pjesëmarrëse.
“Është nder për ne që çdo metër i panairit është i mbushur me prezencën e shteteve de kompanive. Po ashtu është e veçantë ta prezantojmë që edhe Republika e Kosovës përfaqësohet në këtë panair”, ka deklaruar në ceremoninë madhështore të hapjes së panairit Raiumn Hosch, president i Messe Berlin.
Kjo përshëndetje është vlerësuar nga ana e ambasadorit të Kosovës në Berlin, Vilson Mirdita.
Sipas tij, ishte një ndjenjë e veçantë përshëndetja nga ana e presidentit të panairit të Berlinit, sepse janë më shumë se 187 shtete pjesëmarrës.
“Ishte një arenë shumë e mirë ta përfaqësojmë Kosovën përmes turizmit de kulturës“, tha Mirdita.
Gjatë ditë së sotme ambasadori Mirdita do të mbajë një konferencë për shtyp së bashku më zëvendësministrin e Tregtisë dhe Industrisë, pasi ka një kërkesë të madhe të medieve gjermane.
Ndërsa ditën e premte do të ketë një takim me ministrinë e Ekonomisë së Republikës Federale Gjermane.
Kosova në këtë panair përfaqësohet në një stendë me hapësirë prej 20 metrash katrorë, ku së bashku me ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, janë edhe 20 agjenci turistike përfshirë dhe Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.
Agron Mustafa, drejtor menaxhues ne ANP, pohoi se panairi Ndërkombëtar i Turizmit që po mbahet këto ditë në Berlin, është një mundësi e mirë për të promovuar kompaninë që ai drejton.
“Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës së bashku me zyrtarët tjerë që përfaqësojnë republikën e Kosovës, marrin pjesë për herë të parë së bashku me 187 shtete tjera në këtë panair ndërkombëtar të turizmit”.
Sipas Mustafës, ky panair paraqet një vend shumë të mirë për të promovuar aktivitetet dhe mundësitë e ANP-së në përkrahjen e zhvillimit të turizmit në Kosovë.
“ANP-ja është ura lidhëse më e shpejtë në mes Kosovës dhe botës”, tha Mustafa.
Ndërkaq pronari i kompanisë “Eurokoha”, Remzi Ejupi, tha se është shumë me rëndësi që Kosova merr pjesë në këtë panair.
“Kosova për herë të parë merr pjesë si shtet dhe është pritur shumë mirë dhe ka peshë të madhe si politikisht ashtu edhe nga ana e marketingut. Besoj që djemtë që janë marrë me këtë kanë bërë një pjesë të madhe për një kohë të shkurtë dhe viteve të ardhshme do të jetë edhe më e mirë”.
Sipas tij, Kosova ka potenciale sidomos për zhvillimin e turizmit natyral-malor, i cili mungon në shumë vende dhe mund të përfaqësohet në këtë drejtim. /Telegrafi

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi