www.loqkat-ks.com
Behuni Pjes E komunitetit Ton edhe Ne Facebook Facebook

https://www.facebook.com/urimefestat

Ju faliminderit.


Join the forum, it's quick and easy

www.loqkat-ks.com
Behuni Pjes E komunitetit Ton edhe Ne Facebook Facebook

https://www.facebook.com/urimefestat

Ju faliminderit.
www.loqkat-ks.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

KUR'ANI i SHENJTË

Shko poshtë

KUR'ANI i SHENJTË Empty KUR'ANI i SHENJTË

Mesazh nga Admini Fri May 08, 2009 6:04 pm

KUR'ANI i SHENJTË


2.Suretu Al-Bekare

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
1. Elif, Lam, Mim.
2. Ky është libri në të cilin nuk ka dyshim, udhëzues për ata që frikësohen (nga All-llahu).
3. Të cilët e besojnë të fshehtën , e kryejnë faljen dhe prej asaj që Ne i kemi furnizuar, japin .
4. Dhe ata të cilët e besojnë atë që t’u shpall Ty, dhe atë që është shpallur para teje, dhe të cilët për ahiretin (botën tjetër) janë të bindur.
5. Të tillët janë të udhëzuarit nga Zoti i tyre dhe të tillët janë të shpëtuarit.
6. E për ata që mohuan është njëlloj, ua tërhoqe vërejtjen apo nuk ua tërhoqe, ata nuk besojnë.
7. All-llahu vëndoi vulë në zemrat e tyre dhe vëshët e tyre, ndërsa në të pamurit e tyre ka një perde, e për ta ka dënim të madh.
8. Ka prej njerëzve që thonë: “Ne i besojmë All-llahut dhe jetës tjetër (ahiretit)”, por ata nuk janë besimtarë.
9. (Përpiqen ta) mashtrojnë All-llahun dhe ata që besuan, por nuk mashtrojnë tjetërkë pos vetes, dhe nuk e kuptojnë!
10. Në zemrat e tyre ka sëmundje, pra All-llahu ua shton sëmundjen, dhe pësojnë dënim të dhembshëm për shkak se përgënjenin .
11. E kur atyre u thuhet: “Mos bëni ç’rregullira në tokë”! Ata thonë: “Ne jemi vetëm paqësues!”
12. A nuk janë vërtet ata ç’rregulluesit?; Por nuk kuptojnë!
13. Dhe kur atyre u thuhet: Besoni sikurse besuan njerëzit! Ata thonë: “A të besojmë ashtu siç besuan mendjelehtit?” A nuk janë vërtet mu ata mendjelehtit?; Por nuk e dinë.
14. E kur i takojnë ata që besuan thonë: “Ne besojmë!” por kur veçohen me djajt e vet u thonë: “Ne jemi me ju, ne vetëm jemi tallur”.
15. All-llahu tallet me ta, dhe ua shton të këqiat duke i lënë të bredhin.
16. Të tillët janë ata që blenë lajthitjen me udhëzimin, pra nuk pati fitim tregëtia e tyre dhe ata nuk qenë të udhëzuar.
17. Shembulli i tyre është si shembulli i atij që ndezë një zjarr dhe posa ai ndriçon vendin përreth tij, All-llahu ua shuan dritën atyre dhe i lë në errësira, (dhe aty) nuk shohin.
18. (Janë) Të shurdhër, memecë dhe të verbër, ata nuk kthehen (nga rruga e shtrembër).
19. Ose (Shembulli i tyre është) si ndonjë shi i rreptë prej së larti me errësirë, me bubullimë e me vetëtimë, e prej frikës së vdekjes, nga rrufeja, ata vejnë gishtat në veshët e tyre. Po All-llahu është rrethues i mosbesimtarëve (atij nuk mund t’i shpëtojë askush).
20. Vetëtima gati ua merrë të pamurit dhe, saherë që ajo u bënë dritë atyre, ata ecin në te, e kur u errësohet mbesin aty. E sikur të donte All-llahu, do t’ua merrte të dëgjuarit (me krismën e bubullimës) dhe të pamurit (me shkëndijën e vetëtimës). Vërtetë, All-llahu është i plotëfuqishëm për çdo gjë.
21. U ju njerëz, adhuronie Zotin tuaj, i cili ju krijoi juve ashtu që të jeni të devotshëm (të shpëtuar).
22. Ai, i cili për ju bëri tokën shtrat, (vendbanim) e qiellin kulm, e prej qiellit ju lëshoi shi me të cilin ju siguroi lloje të frutave si ushqim për ju, pra mos i përshkruani All-llahut shokë, duke qenë se ju e dini (që Ai nuk ka shokë).
23. E në qoftë se jeni në dyshim në atë që Ne ia shpallëm gradualisht robit tonë, atëherë sillnie ju një kaptinë të ngjashme si ai (Kur’ani) dhe thirrni (për ndihmë) dëshmitarët tuaj (zotërat) pos All-llahut, nëse jeni të sinqert (në thëniet tuaja se Kur’ani nuk është prej Zotit).
24. E mos e paçit bërë (deri më tash), e as që do ta bëni kurrë (edhe në të ardhmën), atëherë ruajuni zjarrit, lëndë e të cilit janë njerëzit dhe gurët, që është i përgaditur për mosbesimtarët.
25. E, përgëzoi ata që besuan dhe bënë vepra të mira se ata do të jenë në Xhennete në të cilët rrjedhin lumenj. Saherë që u jepet ndonjë ushqim nga frutat e tij, ata thonë: “Ky është që me te u ushqyem edhe më parë”. Ngase, u sillet ushqim i ngjashëm (vetëm në formë, e jo edhe në shije). Aty do të kenë ata bashkëshorte të pastra dhe aty do të jenë përgjithmonë.
26. All-llahu nuk ngurron që të marrë çfarëdo shembulli, qoftë mushkonjë a diçka edhe më e imët se ajo. Sa u përket atyre që besuan, ata e dinë se është e vërtetë nga Zoti i tyre, ndërsa ata të cilët mohuan do të thonë: “Ç’deshi All-llahu me këtë shembull?” Ai me të lajthitë shumë, dhe udhëzon me të shumë (në rrugën e drejtë), por nuk lajthitë me të (tjetërkë), pos fasikët (mëkatarët e mëdhenj).
27. Ata që e thyejnë besën e dhënë All-llahut pasiqë është lidhur ajo, dhe e këpusin atë që All-llahu ka urdhëruar të jetë e kapur (sa i takon fesë së All-llahut, monoteizmit Islam, dhe të praktikohen ligjet e saj në tokë dhe gjithashtu sa i takon të mbajturit e lidhjeve të mira me farefisin dhe miqësinë ) e edhe bëjnë shkatërrimie në
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 585014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi