www.loqkat-ks.com
Behuni Pjes E komunitetit Ton edhe Ne Facebook Facebook

https://www.facebook.com/urimefestat

Ju faliminderit.


Join the forum, it's quick and easy

www.loqkat-ks.com
Behuni Pjes E komunitetit Ton edhe Ne Facebook Facebook

https://www.facebook.com/urimefestat

Ju faliminderit.
www.loqkat-ks.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kuriozitete

Shko poshtë

Kuriozitete Empty Kuriozitete

Mesazh nga x.K!LL3R Thu Dec 31, 2009 4:58 pm

Vjedh paratë nga gjyshi për t’ua dhënë ato shokëve


Kuriozitete F.1224160453312_m
Një djalosh nga Indiana, i ka vjedhur gjyshit të tij 10.000 dollarë, për t’i ndarë më pas ato me shokët e tij të shkollës.
Djaloshi kishte vendosur që paratë t’ua jepte shokëve dhe shoqeve të tij me të cilët udhëtonte në autobus drejt shkollës. Megjithatë, ky rrëfim kishte arritur deri në veshët e mësuesve, të cilët më pas kanë vendosur të hulumtonin rastin.
Kështu, ata kishin thirrur policinë, e cila ka konstatuar se djaloshi i vogël i kishte vjedhur paratë nga një arkë e gjyshit të tij – të cilit pas intervenimit të policisë i është kthyer shuma e vjedhur.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete Empty Re: Kuriozitete

Mesazh nga x.K!LL3R Thu Dec 31, 2009 4:58 pm

Lakuriq në biçikleta, por jo pa helmeta


Kuriozitete F.1224145730870_mVozitja lakuriq e biçikletave në Zelandë të Re “është gjë e zakonshme”, mirëpo mund të dënoheni nga policia nëse në kokën tuaj nuk keni helmetë.
Kështu se paku u ka ngjarë dy çiklistëve, që ishin duke vozitur lakuriq biçikletat e tyre, por të cilët kanë marrë vërejtje nga policia se nuk lejohet vozitja pa helmeta në kokë.
Ngjarja ka ndodhur në pushimoren Whangama, bën të ditur agjencia NZPA.
Policja Cathy Duder, e cila i kishte ndaluar këta dy pushues, ka thënë se ata ishin turpëruar tej mase – mirëpo ajo ua kishte tërhequr vërejtjen për helmeta dhe jo për rroba.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete Empty Re: Kuriozitete

Mesazh nga x.K!LL3R Thu Dec 31, 2009 4:58 pm

Moskë, i ftohti ngrin bankomatet


Kuriozitete F.1218164949235_mI ftohti polar në Moskë ka arritur të ngrijë gjithçka, madje edhe bankomatet që nuk arrijnë të funksionojnë duke krijuar kaos në kryeqytetin rus.
Këto ditë, temperatura varion nga -20 deri ne -28 gradë dhe kjo ka bërë që mekanizmat e bankomateve të ngrijnë plotësisht.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete Empty Re: Kuriozitete

Mesazh nga x.K!LL3R Thu Dec 31, 2009 4:59 pm

Libri i kthehet bibliotekës pas 99 vjetësh


Kuriozitete F.1217140200906_mNjë libër që është kthyer këtë javë në bibliotekën e qytetit New Bredford, në Massachusetts, nuk ishte vonuar një javë, por plot 99 vjet, ndërsa dënimi për moskthimin e tij ka arritur shumën prej 361 dollarësh.
Megjithatë, trashëgimtarët e personit, i cili e kishte huazuar këtë libër, kanë vendosur ta kthejnë atë në bibliotekë.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete Empty Re: Kuriozitete

Mesazh nga x.K!LL3R Thu Dec 31, 2009 4:59 pm

18-vjeçarja shfaq gjoksin para motoristëve


Kuriozitete F.1216144054674_mNjë vajzë 18-vjeçare nga Invercargilli, kohë me parë kishte shkaktuar rrëmujë të vërtetë në komunikacion, pasi që para motoristëve që kalonin zbulonte gjoksin e saj të bëshëm.
Mirëpo, ky veprim i saj, ia kishte marrë mendtë një shoferi të veturës, i cili e kishte goditur atë – fatmirësisht pa i shkaktuar lëndime të rënda.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete Empty Re: Kuriozitete

Mesazh nga x.K!LL3R Thu Dec 31, 2009 4:59 pm

Mbi 9.000 dollarë për rrëmojcën e Dickensit


Kuriozitete F.1216144003753_mKruesja dhëmbësh e Charls Dickensit, e punuar nga eshtrat e elefantit dhe nga ari, është shitur në New York për 9.150 dollarë.
Ajo është vënë në ankand nga trashëgimtarët e Dickensit – ndërsa është pritur të arrijë një çmim deri në 5.000 dollarë.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete Empty Re: Kuriozitete

Mesazh nga x.K!LL3R Thu Dec 31, 2009 5:00 pm

Rritet shitja e suvenirit me të cilin është qëlluar Berlusconi


Kuriozitete F.1216143828864_mShitoret italiane të suvenirëve kanë shënuar rritje të shitjes së statujës të katedrales së Milanos, identike me atë me të cilën është sulmuar gjatë vikendit kryeministri italian, Silvio Berlusconi.
“Definitivisht, shitja është shtuar. Pas asaj ngjarjeje, njerëzit blejnë më të madhe këtë statujë për suvenir. Duket se ajo është bërë dhurata më e preferuar për Krishtlindje”, ka thënë pronari i një dyqani, para katedrales në Milano, i quajtur Mario.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete Empty Re: Kuriozitete

Mesazh nga x.K!LL3R Thu Dec 31, 2009 5:00 pm

Macja shfrytëzon nevojtoren e njerëzve


Kuriozitete F.1216131543929_mNjë mace është bërë një hit në Kinë, pasi që mund ta shfrytëzojë tualetin e njerëzve.
Pronari Fang Deng tregon se macja e tij Miao Mi, ka mësuar një truk të veçante dhe është e aftë ta përdorë WC-në e njerëzve.
“Nëse WC-ja është e zënë, ajo do të presë deri sat të lirohet dhe pastaj hy brenda. Pastaj ajo ulet në nevojtore- ashtu siç bëjmë ne- dhe kryen punën e saj”.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete Empty Re: Kuriozitete

Mesazh nga x.K!LL3R Thu Dec 31, 2009 5:00 pm

E tradhton teshtima


Kuriozitete F.1216130310561_mZyrtarët policorë në Poloni kanë zgjidhur më në fund një ‘rast të ftohtë’ pasi e kanë zënë një hajn në… frigorifer.
Hajni 48-vjeçar nga Bytom, ishte parë nga roja në vendin ku kishte vjedhur, mirëpo ai kishte arritur të ikte, para se të vinte policia.
Më pas policia kishin marrë një telefonatë se ai po fshihej në banesën e të dashurës së tij, mirëpo pas kontrollimit që kanë bërë nuk kishin gjetur asnjë gjurmë.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete Empty Re: Kuriozitete

Mesazh nga x.K!LL3R Thu Dec 31, 2009 5:00 pm

Një ‘gajbe’ birra për 800.000 funte


Kuriozitete F.1216125517637_mNjë punëtor supermarketi në Gateshead (Angli) është shpërblyer me një komplet birra- pasi ka kthyer 800.000 funte, të cilat i kishte marrë tepricë me rogat e tij.
Daily Telegraph njofton se Stephen Foster kishte kuptuar gabimin që ishte bërë, kur e dashura e tij kishte shikuar se sa e merrte rogën mujore.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete Empty Re: Kuriozitete

Mesazh nga x.K!LL3R Thu Dec 31, 2009 5:01 pm

Analiza laboratorike për tortëngrënësit


Kuriozitete F.1216124221229_mOrganizatorët e garës së famshme botore të ngrënies së tortës, janë detyruar që t’u bëjnë disa analiza pjesëmarrësve për mundësinë e përdorimin e barnave.
Kampionati Botëror i Ngrënies së Tortës në Wigan, i ndalon garuesit që të përdorin lëng si lubrifikues- njofton Sky News.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete Empty Re: Kuriozitete

Mesazh nga x.K!LL3R Thu Dec 31, 2009 5:01 pm

Ia pushkatojnë televizorin për shkak të bastit


Wayne Spring ishte aq i sigurt në fitoren e Redskinsve të Washingtonit ndaj Shenjtorëve të New Orleansit, sa që ka vënë një bast të çuditshëm me miqtë e tij nga Facebook.
Ai u ka ofruar atyre televizorin e tij, respektivisht mundësinë që të gjuajnë me armë në ekranin e televizorit. Dhe siç mund të shihni – ashtu edhe ndodhi.
Dhjetëra tifozë të ekipit New Orleans Saints kishin mbërritur në shtëpinë e tij, të armatosur me pushkë dhe birra, dhe pasi kishin vendosur televizorin gjigant HD në oborrin e shtëpisë, janë rreshtuar dhe kanë shtënë në drejtim të tij.


Televizori është gjetur “i vdekur”, pasi është qëlluar së paku dhjetë herë.
Spring ka thënë se pjesën e mbetur të kampionatit të ligës NFL, do ta ndjekë në një televizor bardh e zi. /Telegrafi/
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete Empty Re: Kuriozitete

Mesazh nga x.K!LL3R Thu Dec 31, 2009 5:06 pm

Një shpikje për gjumashët


Nëse keni telashe të ngriheni nga shtrati, dhe nuk arrijnë t’ju zgjojnë as familjarët tuaj, atëherë ka ilaç edhe për ju.
Së fundi, një person ka shpikur një mekanizëm – i cili garanton se patjetër se do t’ju zgjojë nga gjumi.


Jeff Saltzman ka shpikur mekanizmin, i cili fryhet nën dyshek të shtratit – duke e ngritur atë gradualisht, dhe nëse nuk zgjoheni me kohë, ju edhe do të bini nga shtrati. /Telegrafi/
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete Empty Re: Kuriozitete

Mesazh nga x.K!LL3R Thu Dec 31, 2009 5:07 pm

Nxënësi suspendohet për shkak të çipsit


Kuriozitete F.1214133000469_mNjë nxënës nga Liverpooli është suspenduar nga shkolla për shkak së ishte marrë me “kontrabandë” të çipsave, në shkollën ku nuk lejohen madje as pijet kalorike.
Nxënësi problematik 12-vjeçar, është zënë për herë të dytë duke shitur çipsa në shkollë, me një çmim prej 50 centë.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete Empty Re: Kuriozitete

Mesazh nga x.K!LL3R Thu Dec 31, 2009 5:08 pm

Polici me vallëzim rregullon komunikacionin


Kuriozitete F.1214133300386_mTony Lepore (62), polic në pension, po ashtu i njohur si “polici vallëzues”, sërish ka vallëzuar në rrugët e Providencet, në Rhode Island.
Pasi kishte dalë në pension, Lepore që nga vitit 1998 çdo vit kthehet në rrugë, dhe për dy javë rresht rregullon komunikacionin duke vallëzuar.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete Empty Re: Kuriozitete

Mesazh nga x.K!LL3R Thu Dec 31, 2009 5:09 pm

Hedh 10.000 funte nga dritarja


Kuriozitete F.1209151541805_mBertrand Bodson, shef i portalit Bragster.com, ka hedhur të martën rreth 10.000 funte në rrugët e Londrës. Në portalin e tij, njerëzit në të shumtën e rasteve lavdërohen për aventurat e ndryshme që kanë bërë.
Lexuesit e tij, e kishin sfiduar Bodsonin që t’u japë para, dhe ai edhe bëri ashtu. Nga dritarja e tij, në rrugën Carnaby, ai hodhi paratë, të cilat i kishte përzier me monedhat false 6 funtesh, “sa për t’u argëtuar”.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete Empty Re: Kuriozitete

Mesazh nga x.K!LL3R Thu Dec 31, 2009 5:09 pm

Shtrati më i shpejtë në botë


Kuriozitete F.1211154730462_mKompania Firebox ofron një mundësi ideale, që të bëni një xhiro me veturat më bizare në botë – në mesin e të cilave ndodhet edhe shtrati me katër rrota, ose tavolina e punës.
Nëse e dëshironi shtratin, atëherë ju mund të voziteni më të dhe të arrini shpejtësinë prej 140 km në orë. Për ta realizuar këtë ëndërr, nuk duhen shumë gjëra – pak kurajë dhe një palë syze.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete Empty Re: Kuriozitete

Mesazh nga x.K!LL3R Thu Dec 31, 2009 5:09 pm

Doktorët gjejnë tele-pilotin në prapanicën e një studenti


Kuriozitete F.1211155201732_mStudenti 19-vjeçar, Huang Chen i kishte hutuar mjekët, kur i dehur kishte shkuar në spital – ku është ankuar për dhembje të padurueshme në prapanicën e tij.
Derisa mjekët e ekzaminonin atë – studenti ishte rrotulluar në shtrat, dhe aty për aty, ishte ndërruar edhe kanali i një televizori të ndezur në spital.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete Empty Re: Kuriozitete

Mesazh nga x.K!LL3R Thu Dec 31, 2009 5:10 pm

Fustani i nusërisë i një ruseje hit në internet


Kuriozitete F.1203150327832_m
Një fustan nusërie tejet i hapur i një ruseje, është shndërruar në hit të vërtetë në internet, pas botimit të fotografive në ueb-faqen ‘Wedinarot”, e cila publikon fotografitë më të këqija nga dasmat anembanë botës.
Në fotografi shihet një grua e panjohur, për të cilën besohet se është ruse, se si del nga limuzina, ndërsa pjesa e epërme e fustanit mezi mbulon gjoksin e saj.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete Empty Re: Kuriozitete

Mesazh nga x.K!LL3R Thu Dec 31, 2009 5:10 pm

Në altar me nusen, dhëndri hyn në Facebook


Kuriozitete F.1204130627353_m
Ka momente në jetë, në të cilat fjalët “internet”, “celular”, “Facebook”,”Twitter” është mirë t’i harrojmë.
Ja çfarë i ka ndodhur një çifti në altar: Prifti sapo kishte kryer ritet në kishe dhe në përfundim “lejoi” dhëndrin të puthte nusen.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete Empty Re: Kuriozitete

Mesazh nga x.K!LL3R Thu Dec 31, 2009 5:11 pm

Arrestohet ‘Robin Hudja’ gjermane


Kuriozitete F.1125000326544_m
Një punëtore banke ka vjedhur paratë nga xhirollogaritë e të pasurve për t’ua transferuar ato njerëzve të varfër, atyre që kishin probleme financiare me llogaritë e tyre.
Bild njofton se ngjarja ka ndodhur në një vend në afërsi të Bonnit në Gjermani, me ç’rast e akuzuara, një grua 62-vjeçare, ishte drejtoreshë e një filiali të VR-Bank.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete Empty Re: Kuriozitete

Mesazh nga x.K!LL3R Thu Dec 31, 2009 5:11 pm

Kur i pasuri bëhet i varfër


Kuriozitete F.1125140932214_m
Një biznesmen britanik, i zhgënjyer nga jeta komerciale, ka vendosur të hedhë prapa karrierën e tij të suksesshme, dhe të jetojë në natyrë pa asnjë metelik.
Mark Boyle nga Bristoli, ka hequr dorë nga puna dhe paratë, dhe si një varfanjak ka vendosur të jetojë në një kamp-shtëpizë të vjetër.
Ky 30-vjeçar, madje ka vendosur që edhe gjërat elementare higjienike t’i marrë nga natyra, kështu letrën e tualetit e ka zëvendësuar me gazeta të vjetra, ndërsa detergjentin e ka prodhuar nga zierja e arrave.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete Empty Re: Kuriozitete

Mesazh nga x.K!LL3R Thu Dec 31, 2009 5:12 pm

SHBA: Çifti i paftuar hyri në Shtëpinë e Bardhë


Kuriozitete F.1126124533952_m
Një çift i pasur qartas është përvjedhur nëpër pjesëtarët e sigurisë, për të marrë pjesë në një darkë shtetërore në Shtëpinë e Bardhë këtë javë.
Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara ka konfirmuar se Tarik dhe Mishele Salahi u futën të paftuar në darkën e shtruar për kryeministrin e Indisë, Manmohan Singh.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete Empty Re: Kuriozitete

Mesazh nga x.K!LL3R Thu Dec 31, 2009 5:13 pm

Kanguri dërmon “dajak” një australian


Kuriozitete F.1123140302665_m
Një kangur ka sulmuar një australian në pronën e tij, në Arthur’s Creek, në shtetin Victoria, kur ai ishte përpjekur ta shpëtonte qenin e tij, që kishte qenë në dyluftim me kangurin.
Mjeku Michael Vasopressin u ka shpjeguar gazetarëve se, personi në fjalë ishte përpjekur të shpëtonte qenin e tij, të cilin kanguri sa nuk e kishte hedhur në një pellg uji.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete Empty Re: Kuriozitete

Mesazh nga x.K!LL3R Thu Dec 31, 2009 5:13 pm

Hapet supermarketi i parë i dashurisë


Kuriozitete F.1123134444214_m
Në Pekin të Kinës është hapur supermarketi i parë i dashurisë në botë. Në një reklamë thuhet se – artikulli i vetëm që ofrohet është “dashuria dhe vetëm dashuria”, ndërsa myshterinjtë aty mund ta gjejnë “partnerin e jetës”.
Në raftet e supermarketit nuk ka patate, vaj, e as detergjente, por zarfe të ndryshme me të dhënat për “partnerin e jetës” – ku shkruan për gjininë e tyre, moshën, emrin dhe natyrisht pagën që marrin.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete Empty Re: Kuriozitete

Mesazh nga x.K!LL3R Thu Dec 31, 2009 5:15 pm

Çifti plot epsh fiton procesin gjyqësor


Kuriozitete F.1123134352878_m
Një çift suedez ka fituar procesin gjyqësor ndaj fqinjëve – të cilët i kishin paditur ata për shkak të seksit të zhurmshëm.
Fqinjët kishin kërkuar nga gjyqi që të largonte nga ndërtesa e tyre, në Stokholm të Suedisë, çiftin Bjorn Forsberg, 28-vjeç, dhe Michelle Larsson, 26-vjeçe, sepse – sipas tyre – ata gjatë gjithë kohës bënin seks të zhurmshëm.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete Empty Re: Kuriozitete

Mesazh nga x.K!LL3R Thu Dec 31, 2009 5:15 pm

Zbulohen edhe në internet…


Kuriozitete F.1123134102160_m
Dymbëdhjetë çifte nga Irani janë arrestuar nga policia, pasi është zbuluar se ata qëndronin prapa një ueb-faqeje në internet, ku kërkonin partnerë për t’iu bashkuar në seks.
Sipas mediave iraniane, “çiftet svinger” kishin kërkuar të gjenin bashkëmendimtarët e tyre, në këtë vend ku marrëdhëniet seksuale jashtëmartesore janë të sanksionuara me ligj.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete Empty Re: Kuriozitete

Mesazh nga x.K!LL3R Thu Dec 31, 2009 5:15 pm

Kur të qethë policia


Kuriozitete F.1122155800418_m
Policia e Emirateve të Bashkuara Arabe ka vendosur që të rinjtë “rebelë” të këtij vendi, t’i sjellë në rrugën e Zotit – para se gjithash në aspektin e modës.
Nëpër qendrat e ndryshme tregtare të këtij vendi, policia ka intervenuar dhe i ka qethur disa të rinj, të cilët nuk i janë përmbajtur “kodit të mirësjelljes”.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete Empty Re: Kuriozitete

Mesazh nga x.K!LL3R Thu Dec 31, 2009 5:15 pm

FBI në kërkim plakushit bandit


Kuriozitete F.1121161525385_m
Zyrtarët e FBI-së kanë bërë të ditur, se një plak është përgjegjës për pesë plaçkitjet e fundit që kanë ndodhur në zonën e San Diegos – i njohur si “Plakushi bandit”.
Detektivët kanë thënë se i dyshuari është i moshës rreth 70-vjeçare, shëndetlig, dhe i thinjur, ndërsa kamerat e sigurisë e kanë xhiruar atë me kapele dhe syze të errëta.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete Empty Re: Kuriozitete

Mesazh nga x.K!LL3R Thu Dec 31, 2009 5:16 pm

Gurët që rrokullisen në shkretëtirë


Kuriozitete F.1121153758437_m
Disa gurë që rrokullisën nëpër shkretëtirë kanë intriguar shkencëtarët nga vende të ndryshme të botës.
Në një vend me qetësi absolute, ku temperatura arrin 50 gradë Celsius, në Luginën e vdekjes të Kalifornisë, këta gurë/shkëmbinj rrokullisen pa ndihmën e askujt.
Gurët, që peshojnë edhe mbi 100 kg, gjatë një viti rrokullisen deri në 350 metra.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete Empty Re: Kuriozitete

Mesazh nga x.K!LL3R Thu Dec 31, 2009 5:16 pm

Vinçi ndan shtëpinë në dysh


Kuriozitete F.1121152726724_m
Një çift nga Kalifornia është tmerruar, kur pas kthimin në shtëpi e ka parë shtëpinë e tyre të ndarë në dy pjesë.
Punëtorët e komunës ishin përpjekur të largonin një lis 150-vjeçar, që ishte në afërsi të shtëpisë së këtij çifti – mirëpo druri ishte tepër i rëndë për vinçin e përdorur – i cili pasi dështoi, ra mbi shtëpinë e çiftit të ri.
Fatmirësisht, në ato momente askush nuk kishte qenë në shtëpi, andaj askush nuk është lënduar.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete Empty Re: Kuriozitete

Mesazh nga x.K!LL3R Thu Dec 31, 2009 5:18 pm

Biblioteka Kombëtare, ndërtesa e nëntë më e shëmtuar në botë


Kuriozitete F.1120233850844_m
Një kullë, një teatër, një bibliotekë, disa muze- janë disa prej ndërtesave që janë përcaktuar si më të shëmtuarat e botës. Mes tyre është edhe Biblioteka Kombëtare në Prishtinë.
Klasifikimi është bërë për të dytin vit radhazi nga përdoruesit e faqes së internetit të Virtualtourist.com. Bëhet fjalë për vepra të cilësuara nga arkitektura botërore si inovative ose gjeniale, por e vërteta është se njerëzve nuk u pëlqejnë ose i konsiderojnë si të shëmtuara.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete Empty Re: Kuriozitete

Mesazh nga x.K!LL3R Thu Dec 31, 2009 5:18 pm

Babadimrat kërkojnë vaksina kundër gripit të derrit


Kuriozitete F.1120152249586_m
Një grup i cili i përfaqëson Babadimrat në SHBA (AORBS), kërkon që atyre t’u jepet prioritet për vaksinim kundër gripit të derrit.
Ata madje kanë mbajtur një seminar në lidhje me virusin A/H1N1 gjatë konferencës së Pleqve të Vitit të Ri në Philadelphia.
Metro njofton se AORBS është duke lobuar për anëtarët e vet që t’u kushtohet rëndësi më e madhe gjatë vaksinimit kundër gripit të derrit, ashtu që t’u jepet prioritet në listën e atyre që po vaksinohen.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete Empty Re: Kuriozitete

Mesazh nga x.K!LL3R Thu Dec 31, 2009 5:19 pm

Tigrat frikacakë


Kuriozitete F.1120150915356_m
Kujdestarët e një kopshti zoologjik në Kinë, thonë se tigrat e tyre janë zbutur aq shumë, saqë frikësohen nga pulat të cilat duhet t’i hanë.
Parku i kafshëve të egra në Chongqing ka pesë tigra të rrallë, të cilët janë trajnuar në mënyrë profesionale që të bëjnë ‘marifete’ të ndryshme para vizitorëve, njofton Chongqing Morning Post.
Kujdestarët janë munduar t’i inkurajojnë ata që të ndjekin instinktet e tyre natyrore duke iu hedhur pula të gjalla, mirëpo pa sukses.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete Empty Re: Kuriozitete

Mesazh nga x.K!LL3R Thu Dec 31, 2009 5:19 pm

Vajza e merr emrin e veturës


Kuriozitete F.1120145723627_m
Një çift e ka emëruar vajzën e tyre Kia- pasi që ajo ka lindur në ulësen e pasme të një automjeti Kia.
Tony Richardson dhe Samantha Smyth ishin duke shkuar drejt spitalit me veturën Kia të nënës së Samanthas, mirëpo ata nuk kishin arritur në spital me kohë.
Foshnja Kia lindi në ulësen e pasme të veturës, ndërsa çifti vendosi t’ia ndërrojë emrin për të cilin ishin përcaktuar më herët ‘Tilley’, në Kia, për ta shënuar mënyrën e pazakontë të lindjes.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete Empty Re: Kuriozitete

Mesazh nga x.K!LL3R Thu Dec 31, 2009 5:19 pm

Incizojnë veten gjatë plaçkitjes


Kuriozitete F.1119130700602_m
Dy tinejxherë hajna nga Filadelfia kanë incizuar veten gjatë plaçkitjes e incizimin e tyre e ka gjetur policia dhe i ka arrestuar këta delinkuentë.
Djemtë e moshave 15 e 16 vjeçare “kanë terrorizuar banorët e lagjeve të Filadelfias” duke ua vjedhur shtëpitë e tyre, gjersa ky tregim ka marrë një kthesë të madhe kur janë gjetur incizimet e tyre, ka thënë komandanti i policisë lokale.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete Empty Re: Kuriozitete

Mesazh nga x.K!LL3R Thu Dec 31, 2009 5:20 pm

Policia në vend të bombës gjen peshq


Kuriozitete F.1119130553583_m
Policia anti-terror në Gjermani ka bllokuar një terminal në Aeroportin e Hamburgut, duke ngatërruar një valixhe me peshk të freskët me bombë.
I gjithë pështjellimi kishte nisur, kur policia kishte menduar se dy valixhe të braktisura prej plastike, në terminalin e Aeroportit, janë bombë e kurdisur.
Mirëpo, shumë shpejt ishte kuptuar gabimi, pasi lëvizja e valixheve kishte ndikuar në përhapjen e erës së peshqve – e cila ishte përhapur me shpejtësi në terminalin e aeroportit.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete Empty Re: Kuriozitete

Mesazh nga x.K!LL3R Thu Dec 31, 2009 5:20 pm

Diamanti i gjelbër shitet për 2 milionë euro


Kuriozitete F.1119130346627_m
Diamanti i gjelbër prej 2.52 karatësh, është shitur në Gjenevë për 2.05 milionë euro, që është shumë rekorde për diamantet e këtij lloji.
Shtëpia e aksionit “Sotheby” nuk e ka zbuluar identitetin e blerësit – mirëpo ka bërë të ditur se ky diamant ishte më i madhi i këtij lloji që është hedhur ndonjëherë në ankand.
Në mesin e diamanteve me ngjyrë, më se paku ka diamante me ngjyrë të gjelbër ose të kuqe – ndërsa diamanti i fundit ngjyrë gjelbër që është shitur nga “Sotheby”, ishte ai i shitur në vitin 1999, që kishte arritur shumën prej 663.500 dollarë.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete Empty Re: Kuriozitete

Mesazh nga x.K!LL3R Thu Dec 31, 2009 5:21 pm

Shëron pasi të zhytet në baltë


Kuriozitete F.1103171516605_m
Një njeri i shenjtë indian thotë se ai arrin t’i shërojë njerëzit, pasi të zhytet në një basen përplot baltë.
31-vjeçari Avinash Tripathi thotë se balta pranë lumit Ganges, në Varanasi, i jep atij aftësi për t’i kuruar të tjerët.
“Vetëm duke u lidhur me vrazhdësinë e natyrës, njeriu mund të gjejë rrugën drejt shërimit”, ka shpjeguar Tripathi.
Sipas tij, çdo sëmundje mund të shërohet – kur njerëzit lejojnë që toka t’i prekë ata. /Telegrafi/
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete Empty Re: Kuriozitete

Mesazh nga x.K!LL3R Thu Dec 31, 2009 5:22 pm

Merr bursë për ndjekjen e fantazmave


Kuriozitete F.1103170932834_m
Një student i quajtur, Callum Cooper, ka fituar bursën unike në botë, me vlerë prej 1.800 funtesh, për ndjekjen e fantazmave dhe për komunikim me njerëzit e vdekur dhe dimensionet paralele.
Fondacioni Parapsikologjik i New Yorkut ka dhënë bursën e parë në historinë e njerëzimit për fenomenet anormale – dhe ajo i ka takuar këtij studenti të Universitetit Northampton.
Ndjekësi i fantazmave këtë bursë e ka fituar nëpërmjet shpërblimit Eileen J. Garrett, që iu ndihmon studentëve të gjejnë dëshmi shkencore për fenomenet e jashtëzakonshme.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete Empty Re: Kuriozitete

Mesazh nga x.K!LL3R Thu Dec 31, 2009 5:23 pm

Thërret policinë për t’i treguar se vozit në gjendje të dehur


Kuriozitete F.1103170758784_m
Një grua nga Neilsvill, në Wisconsin, e quajtur Mary Strey, e ka thirrur policinë në telefon, për t’i treguar se ajo vozitë veturën e saj në gjendje të dehur.
Kur nga stacioni i policisë e kishin pyetur, nëse personi i dehur gjendjet prapa apo pas saj, ajo ka thënë, “po unë jam ai person i dehur – dhe nuk dua ta lëndoj askënd”.
Pas kësaj, ajo kishte ndjekur udhëzimet që ia kishte dhënë polici kujdestar – e kishte parkuar veturën buzë rrugës dhe i kishte ndezur dritat sinjalizuese.
Strey kishte pasur dy herë më shumë alkool në gjak se sa lejohet me ligj, andaj do të paraqitet para gjyqit më 10 nëntor.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete Empty Re: Kuriozitete

Mesazh nga x.K!LL3R Thu Dec 31, 2009 5:32 pm

“Hëna blu” nuk është vetëm një frazë e marrë nga ndonjë tekst kënge, por kjo do të ndodhë vërtetë gjatë natës së ndërrimit të viteve.
Sateliti ynë natyror do të ndryshojë ngjyrë për një natë në vit dhe këtë herë ka zgjedhur pikërisht natën e Vitit të Ri. Një fenomen i tillë nuk ndodh që prej 20 vjetësh dhe sipas astronomëve të Universitetit të Groningen nuk bëhet fjalë për ngjyrën e Hënës, por për Hënën e dytë të plotë brenda një muaji, një fenomen i rrallë.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete Empty Re: Kuriozitete

Mesazh nga x.K!LL3R Thu Dec 31, 2009 5:33 pm

Katoliket kunder horoskopit ne TV









Kuriozitete Horoskopi-300x225Spektatoret katolike ne Itali jane shprehur kunder transmetimit ne televizion te horoskopit.Ata theksojne se hapesira kohore per parashikimin ditor te fatit, bie ndesh me parimet fetare duke i dhene keshtu ze supersticionit.
Megjithe zhurmen e ngritur vitin e shkuar pas protestave tona, edhe kete vit Raidue propozon nje emision te plote ne lidhje me kete teme.
Eshte e pabesueshme se si sherbimi publik i jep kredite supersticionit”, ka shkruar ne nje komunikate per mediat shoqeria e telespektatoreve katolike, “Aiart”.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete Empty Re: Kuriozitete

Mesazh nga x.K!LL3R Thu Dec 31, 2009 5:41 pm

Site amerikan Gossip TMZ ka pranuar se ne foton e publikuar me vajza nudo dhe me disa meshkuj, nuk ndodhet presidenti amerikan John Kennedy
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete Empty Re: Kuriozitete

Mesazh nga x.K!LL3R Thu Dec 31, 2009 5:42 pm

Vlore, zbulohet limoni 2.50 kilograme
Kuriozitete 1261645350-limoni-2.5.kilogramA ju ka shkuar ndonjehere ne mend se nje koker limoni arrin peshen e 2 kilogrameve? Nje limon i tille i nje mase te rralle eshte konstatuar ne Orikum. Limoni ka peshen e 2 kg e 50 grameve, me gjatesi 30 cm dhe diametar 49 cm. Edhe vete pronari i limonit eshte habitur nga madhesia dhe pesha e tij.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete Empty Re: Kuriozitete

Mesazh nga x.K!LL3R Thu Dec 31, 2009 5:42 pm

SHBA, nderron jete 'Njeriu i shiut'
Kuriozitete 1261563612-njeriu-shiutNderron jete ne moshen 58 vjecare nje nga njerezit me te vecante ne planet. Behet fjale per gjeniun Kim Peek, prej te cilit u krijua edhe personazhi i Dustin Hoffman ne filmin “Njeriu i shiut”. Peek nderroi jete ne spitalin e Salt Lake City. Sipas babait te tij, ai mund te lexonte nje liber vetem nje here dhe ta thoshte permendesh. Qe ne femijeri, Kim tregoi se ishte ndryshe nga te tjeret pasi deri ne moshen 4 vjecare nuk arinte te ecte, ndersa gjate gjithe jetes ka pasur shume veshtiresi per te komunikuar rrjedhshem.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete Empty Re: Kuriozitete

Mesazh nga x.K!LL3R Thu Dec 31, 2009 5:43 pm

Mjeket italiane shpetojne foshnjen shqiptare
Kuriozitete 1261476554-mjeket-italian-shpetojne-nje-foshnje-shqiptareMjeket italiane i kane shpetuar jeten nje te mituri 11 muajsh shqiptar, qe kishte gelltitur nje paramande. Fillimisht femija u dergua nga prinderit ne spitalet e vendit, por mjeket nuk i kane dhene shume shpresa, duke bere qe shoqata te ndryshme humanitare te interesohen per ta operuar ate jashte shtetit.
avatar
x.K!LL3R
Moderator
Moderator

Postimet : 3232
Points : 564496
Join date : 10/11/2009

http://wWw.Kdc-T3am.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete Empty Re: Kuriozitete

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi