www.loqkat-ks.com
Behuni Pjes E komunitetit Ton edhe Ne Facebook Facebook

https://www.facebook.com/urimefestat

Ju faliminderit.


Join the forum, it's quick and easy

www.loqkat-ks.com
Behuni Pjes E komunitetit Ton edhe Ne Facebook Facebook

https://www.facebook.com/urimefestat

Ju faliminderit.
www.loqkat-ks.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bandilli (Nga Ardian Elezi)

Shko poshtë

Bandilli (Nga Ardian Elezi) Empty Bandilli (Nga Ardian Elezi)

Mesazh nga Admini Tue May 26, 2009 1:21 pm

Bandilli (Nga Ardian Elezi)

Njoni, tu hec m'rrugët, pa njonën qi kishte dalë m'dallapt' (= penxhere)

ene po ia bojte me sy e me lloj lloj isharetesh e nozesh. Burri huj hypi

nolt tu iu morë shpirti pri vrapit ene ajo e shtjeu mrena. Sa kishin myllë

derën e u bonë hazër për t'iu vu punvet, u nigju e ramja derës ene, si

përherë m'ksi rastesh, u nigju ene gruaja qi tha: "qyqa, burri!" Robi huj

s'dite çere me bo e ka me hy, po gruaja, ksaj rradhe, nryshe ka herët qera,

nuk e futi as m'dallap, as poshtë minerit, po u tregu mo e qut ene i tha:

"Kap shpejt at' hekër e bo sikur po hekuros kto lëvere!" Ai nuk e zgjati,

po kapi hekrin e iu vu punës tu hekuros. Kur burri hyni mrena, pa rob'n e

huj ene pyti: "Kush o ky, mi gru?" "E kom mor una me m'hekuros lëveret,

se m'ra bretku e s'kom takatë me ia dalë punëve vetëm". E hongri Zavalli.

Nërkohë robi huj, masi i boni lëveret palë, lo hekrin ene thyu xëverkun e

dul përjashta. Rrugës për shpi shef i shok'n e vet ene i kallxoi se ç'i kishte bo vaki. Shoku vet vu dorën m'ballë e i tha: "Cere thu ti, mër jahu! Po ti paske hekuros ato qi lava u' gje(=dje)!"



Fut Zeqir qit Sotir! (Nga Ardian Elezi)

Shkoi Zeqiri m'Greqi me punu ke Vasili me Vasiliqinë, qi ishin i çift greknish ka ato qi nuk i rrjedh çesmja (=nuk pjellin). Vasili i tha se pa u bo kaurr e pa nërru emnin nuk kishte për ta morë m'punë. Kshuqi Zeqiri, gjithë siklet, shkoi ke qisha me u pagzu. E kapi prifti, e xhëveshi n'mes t'miletit ene e zhyti tre herë mei kazon me ujë "të beku" tu i thonë për çdo herë: "Fut Zeqir, qit Sotir! Fut Zeqir, qit Sotir! Fut Zeqir, qit Sotir!" Masi u bo Zeqiri Sotir, filloi punë ke Vasiliqija ne ke Vasili.

Erdh' kreshmja ene, simas adeteve t'kaurrve, Sotiri nuk duhet t'hajte mish. Po a mun rrite "Sotiri" pa mish?! Kshu qi, boni ç'boni e u nrejt notën e poqi i pulë t'modhe. Mirpo erdh' era deri nolt ke Vasiliqija, qi u nre e fugoi për m'guzhinët. E kapi "Sotirin" gjallë ene i tha: "Sotiiir! Po mëkaton, more i paudhë! C'është ajo pulë që ke vënë në zjarr?!" "Po nuk o pulë, mi, se o pras!" Vasiliqija u shkëly sysh: "Uëëë, more mavri, po ç'thua, mo?" "Pras, mi, pras!" njulte komë "Sotiri". "Me kë tallesh, more malukat?! Si u bëka pula presh?" "Po bohet, mi zoje, bohet! E shtje tre herë n'ujë ene i thu: fut pulë, qit pras, fut pulë, qit pras, fut pulë, qit pras..."



Punët e beut (Nga Ardian Elezi)

Ca gazetarë shkun ke beu me bo i anketim, ene e pysin: çere osht seksi, qef apo punë? - Punë, - i dha xhevap beu. Masnej gazetarët shkun ke argati ene e pytën ene ate: çere osht seksi, qef apo punë? - Qef mre qef! Tha argati. Po no beu na tha qi o punë. - Heee, - vazhdoi argati, - po t'kishte pas qenë punë ma jepte mu beu, nuk e bojte vetë.



Bileta (Nga Ardian Elezi)

Dy çifutën ishin ul m'tren përballë dy kaurrve. Kaurrit u shkëlyn sysh kur panë se çifutnit kishin të dy bashkë veç nji biletë ene i pytën:

- Po ju, mre, çere kini n'men me bo? Pse kini veç 'i biletë?

- Eeeeee, - ia kthynë çifutnit, - puna jonë punë çifuti! Nuk harxhojmë pare kot no.

- Po çere kini n'men me bo, mër lonetën? -pytën kaurrit.

- Nji, kini për ta pa - thanë çifutnit tu u zgërdhi me njoni-qetrin.



Mas içike hyni faturino m'vagont. Çifutnit ia mathën vrapit e shkunë e hynë (me ner) m'hale. Erdh faturino, i mur biletat kaurrve, masnej shkoi e i ra derës hales. Dera hales u çel içikë fare ne dul veç 'i dorë me i biletë. Faturino mur biletën ene hiku. Masnej dulën çifutnit pri halje ene i thonë kaurrve: "Ho, mre, a e patë zybën si e hongri e?!"

"Qyqa! -thirrën kaurrit,- A bofshit hajër ju, mër çifutën, ç'paskshit pas qenë! Ene no neserejt kshu kina për ta bo."



T'nesmen, simas llafes, vinë kaurrit të dy me 'i biletë, kur ç'me pa! Po na vishin çifutnit pa biletë hiç.

"Qyqe! Po sod, mre, si kini për t'ia bo?"

"Sod kina 'i stil ene mo t'mirë!" - i kthyn xhevap çifutnit. Kaurrit fërkun durët pri qefit ene mezi po pritshin me msu stil'n e ri. Hala pa hy mirë m'derët faturino, ia mathën kaurrit vrapit e hynë m'hale. Mas atyne fugunë ene çifutnit për mrapa, i ranë derës hales ene, sa u çel dera e dul dora, ia murën biletën ene fugunë e hynë m'halet qetër.

Skeda fituese

Një grua shkon në shtëpi plot varëse, byzylykë dhe unaza floriri:

- Mos u çudit! - i thotë të shoqit. Fitova në një llotari sportive.

Pas një jave, ajo shkon në shtëpi me një peliçe shumë të shtrenjtë veshur.

- Po kjo?- e paet i shoqi.

- Prap fituese e skedinës unë. Fitova dhe lloton e dytë, po e di ç'ke ti?, çohu e më bëj gati vasken, se do të lahem.

- Jo! - bërtiti i shoqi. -Mos do që të lagësh skedën fituese?!





Vonesa (nga Evis Mecolli)

Ishte njëhere një burrë që punonte ne nje kantier, mirepo cdo dite shkonte me vonese ne pune. Drejtori e shikon qe ky vjen perdite me vonese dhe vendos t'ja thote.

- Kam marre vesh qe perdite vjen me vonese ne pune. Po erdhe edhe njehere me vonese, do te te pushoj.

- Mire shef i thote ky,- por prape te nesermen vjen me vonese. Drejtori i del perpara edhe i thote: - Ik ne shtepi je i pushuar,

- Po aman o shef, te lutem se kam femije, kam grua, me se do t'i ushqej?

- S'ka c'me duhet, i thote ike.

Pas shume lutjesh nga ai, drejtori e pranon perseri ne pune, por me nje kusht qe ti tregonte perse vonoheshe kur vinte ne pune... dhe ai nisi t'ja tregoje:

- Po ja, i tha - krevati ku fle une me gruan eshte ngjitur me murin.

- Po,- i thote drejtori shume mire

- Edhe une fle nga ana e murit,

- Po shume mire, - i thote drejtori

- Po qe te ngrihem ne mengjes, vazhdon ai, duhet te zgjoj gruan...

- Po ti mos e zgjo,- i thote drejtori, kapercehe!

- Po aty vonohem une o shoku drejtor....



Kush e vodhi molekulen? (albstudent2000)

Ne Shqiperi del ligji qe te gjithe policat duhej te ishin me shkolle te mesme, mirepo nje polic nuk kishte shkolle te mesme, keshtu qe shefi vete edhe i thote ketij te fundit:

- duhet te besh nje shkolle te mesme,- i thote -se ndryshe do te pushojne.

- mire, - i thote ky polici,- do bej si do bej do ta bej te mesmen. Vazhdon shkollen e mesme polici, mirepo gjithe naten bente sherbimin dhe kur vinte ne shkolle vetem gjume flinte. Nje dite mesuesi i kimise po shpjegonte rreth shperberjes se molekulave edhe po shpjegonte se 3 molekula kaluan ne Nacl edhe 2 ne sulfir...

- Po dy te tjerat kush i mori?,- pyeti mesuesi me qellim qe nxenesit te gjenin problemin.

Polici e degjon, nxjerr shkopin edhe fillon t'i rrahe nje nga nje te gjithe.

- Nxirrni molekulen, kush e mori molekulen se e vrava! Kot jemi polica ne, mos kapim dot kush i mori dy molekulat?

Profesori i kimise vendos qe t'i thote shefit rreth asaj qe ndodhi:

- Ore po mire o ai polici tend le qe tere diten fle gjume ne klase po dje u ngrit edhe i rrahu te gjithe qe te gjente kush i kishte mare dy molekulat...

- oh lere se i ka vjedhur vete ai qe ben keshtu, - pergjigjet shefi...



Kangjellat (OT2K)

Nje dite, plaku me plaken kishin dale shetitje nga nje vend qe nuk kishin qene per nje kohe te gjate. Papritur, plaka i thote plakut:

- O plak, a i sheh ato kangjellat aty?"

- Po,- i thote plaku

- A e mban mend se ç'kemi bere ne aty?

- Jo,- ja kthen plaku

. - Aty, para 50 vjetesh kemi bere dashuri per here te pare,- i pergjigjet plaka.

- Epo, kohe e gjate e nuk mbaj mend,- ja kthen plaku.

- Mire, mire,- i thote plaka,- po hajt e bejme edhe nje here aty, te kujtojme kohet e para.

- Jo,- i thote plaku i habitur,- ku na ka lezet, se jemi edhe pleq pale.

- Jo, o,- i thote plaka,- do e bejme se s'ben.

Pa, ç'pa plaku, plaken para e duart te kangjellat e ja fillon punes me mire se nje 20-vjecar. Kur mbarojne, plaka e pyet:

- O plak, si eshte puna, edhe kur ishe i ri nuk e beje kaq mire si tani.

- Ehhh,- i pergjigjet plaku,- kur isha une i ri nuk kishte korent te kangjellat.



Grimca Humoristike (Zotnia421)

Ne avion

Zoterinj, komandanti i aeroplanit ju paralajmeron,se avioni po rrezohet, dhe i lutet zoterinjve pasagjere qe ti mbajne pasaportat me dhembe, duke evituar kaosin e zakonshem qe ndodh per njohjen e kufomave.

Ato nuk ndizen

Dua te le duhanin, por nuk di si ti t'ja bej.

E ke provuar me karamele?

Po por ato nuk ndizen!...

Djali i vogel

Xhoni erdhi nga shkolla me nje sy te nxire dhe me buze te prera.

Nena bertiti dhe i tha:

-Oh, Xhoni, prape je zene?

-Po nene, une po mbaja nje djale te vogel, qe te mos e rrihte nje i madh.

-Po cili ishte ai djali i vogel?

-Une.

Arma

Roni 9 vjecar u kthye ne shtepi me hunde te pergjakur, me nje sy te nxire dhe me rroba te grisura. Ishte e qarte se ai ishte zene me dike, dhe kishte humbur. Ndersa babai po e mjekonte e pyeti se c'kishte ndodhur.

- Eh babi tha ai, ftova lanin ne duel, dhe i lashe atij qe te zgjidhte arme.

- Po ai?

- Ai zgjodhi si arme motren e tij......

Burri

- Im shoq s'me kupton me.

- Ç'fare do ndonje grua tjeter?!

- Jo, jo eshte shurdhuar.



Grimca Humoristike 2

Humbas pensionin

- Do te te jap nje ilaç qe do te te rinoje 20 vjet, megjithese je 65 vjeçar.

- Mos se humbas pensionin...



Dy here me shume

- Tani vjershat e mija i lexojne dy here me shume njerez.

- Urime, nuk e dija qe je martuar...



Aspirinat

U zgjova kete mengjes dhe u ndjeva shume keq, i thote nje tip nje shoku dhe vendosa te vras veten duke marre 1000 aspirina.

- Po pastaj?

- Pasi piva 2 dhe e ndjeva veten me mire.



E shkelqyeshme

- Si t'u duk dreka e dashur?

- E shkelqyeshme, me qe ra fjala, çfare kishim per dreke?



Mamaja

Nje fshatar po kthehej ne shtepi nga pazari, por kishte ndjesine sikur kishte harruar diçka , por nuk po e kujtonte se çfare.

Ndersa po i afrohej shtepise, kjo bindje ju be kaq e forte saqe ai ndali kuajt dy a tre here., krruajti koken i turbulluar dhe perpiqej te rikujtonte çfare kishte harruar, por me kot. Me ne fund arriti ne shtepi, takoi te bijen, e cila duke e pare me çudi thirri: "Baba, ku e le mamin?!"...



Muratori

- Kush jane 21 mjetet e nje muratori?

- 20 shishe birre dhe nje gazete e vjeter.



Fjalekryqi

Brixhida po mbush nje fjalekryq:

- Ç eshte fundi i jetes? Me shtate shkronja!

- Martesa -pergjigjet babai.







WC-ja e pyllit (nga Albstudent)

U mblodhen te gjithe kafshet e pyllit edhe vendosen qe te bejne nje WC te perbashket ku te gjithe mund te kryenin nevojat personale ne menyre qe te mos ndotnin pyllin edhe u tha u be. Çdo muaj te gjitha kafshet mblidheshin edhe diskutonin nese kishte ndonje verejtje per WC, a e pastronin WC apo jo edhe plot gjera te tjera. Si kryetar ishte Luani. Luani ngrihet me kembe edhe pyet nese ndokush ka ndonje shqetesim rreth kesaj WC te re. Lepuri si i friksuar ngre doren edhe thote:

- Me... me.... leje

- Po, i thote Luani, -fol o Lepur.

- Shoko, i thote lepuri, - Xhaxhi Ariu jo vetem qe nuk e ben ne vrime po na perdor edhe si lecke per te fshire by*en...



Era e gjakut

2 partizane,Loni e Shabani po luftonin me gjermonet. E kishin keq fare se ishin vetem kunder nja 30-40 gjermoneve. Degjoheshin vetem krisma dhe plumbat vershellenin mbi kokat e 2 trimave tane.

- O Loni....,OOO Loni.

- He mor dreq çar do!

-Çar ere mban gjaku or taj!

- Ku e di un mor burr, era m*t!

- Mooooooooos,qenkam palgos un or taj!!!!





Ne porten e parajses (Gtheka)

Nje dite Shen Pjetri u lodh duke prere biletat per ata qe prisnin rradhen per ne parajse. Merr ne telefon Jezusin dhe e pyet nqs mund ta zevendesoje per pak ore, sa te marri veten e te dredhe nje cigare. Jezusi pranon dhe shume shpejt ja merr doren punes se re. Ne fund te rradhes, nje plak i vjeter me floke te bardha e i kerrusur afrohet ngadale. Jezusi e pyet:

- Zoteri cfare te mirash keni bere ne ate bote qe te meritoni parajsen?

Plaku pergjigjet: - Nuk kam bere ndonje gje te madhe. Une isha vetem nje zdrukthar i varfer. Por djali im, ai u ka bere shume te mira njerezve. Ai ka mbetur ne histori per moralin e jetes se tij. Ai u tregoi te gjitheve rrugen e drejte, rendesine e familjes.. . . Nderkohe, Jezusit i erdhi nje shprehje lumturie ne fytyre. Vrapoi per tek plaku duke therritur:

- "Baba, Baba, sa me ka marre malli!!"

Plaku, ngriti koken, buzeqeshi, hapi krahet dhe therriti me sa kishte fuqi:

-"Pinok, Pinok, ku je mor bir!!"
Admini
Admini
Administrator
Administrator

Postimet : 3392
Points : 585014
Join date : 26/04/2009

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi