www.loqkat-ks.com
Behuni Pjes E komunitetit Ton edhe Ne Facebook Facebook

https://www.facebook.com/urimefestat

Ju faliminderit.


Join the forum, it's quick and easy

www.loqkat-ks.com
Behuni Pjes E komunitetit Ton edhe Ne Facebook Facebook

https://www.facebook.com/urimefestat

Ju faliminderit.
www.loqkat-ks.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mëngjesi i Delfina Krasniqit

Shko poshtë

Mëngjesi i Delfina Krasniqit Empty Mëngjesi i Delfina Krasniqit

Mesazh nga WebMaster Thu Sep 29, 2011 8:17 pm

Emri dhe fytyra e personifikojnë më së miri gazetaren dhe prezantuesen, Delfina Krasniqi. fytyrën engjëllore e ka nga natyra, derisa emrin nga motra, e cila nga pasioni për lexim, zbuloi njërin ndër personazhet më të famshme të shkrimtarit francez, Victor Hugo- Delphine.

Delphine e shqiptarizuar në Delfina, është njëra ndër moderatoret më të dashura për publikun kosovar. Karrierën e filloi në KTV, derisa sot është pjesë e Emisionit të Mëngjesit në RTK “ Mirëmëngjesi Kosovë”.

Vetën e quan me fat ngase zgjohet herët. E do shumë punën që bën, prandaj sakrifikon për të jo vetëm gjumin. Më nuk vizaton kreacione e modele veshjesh, siç bënte dikur. Megjithatë, Delfina është e kënaqur. Gjatë shtatë vjetëve të punës së saj profesionale ka intervistuar mbi 4 mijë personalitete nga fusha të ndryshme, duke mësuar diçka të mirë nga secili prej tyre.

Vazhdimisht merr komplimente nga njerëzit, derisa kontaktet me shikuesit nuk i shkëput as atëherë kur fiket drita e kuqe e kamerës. Delfina komunikon me ta edhe nëpër rrjetet sociale.
Kolegët e quajnë vajzë me fytyrë engjëllore. Thotë se jo gjithmonë është e lehtë të bashkëjetosh me një epitet të tillë. Për Portalin KosovaTimes, Delfina rrëfen jetën e saj

Do ta nisnim nga emri juaj. Prej nga ky emër kaq i çuditshëm dhe i veçantë, ndoshta i vetmi i tillë te ne dhe pse?

Delfina Krasniqi: Emrin e kam nga motra ime Lumi. Kur ishte e re, ajo nga biblioteka e babit tonë kishte lexuar një roman të shkrimtarit të madh francez, Victor Hugo. Aty ajo është dashuruar në një personazh me emrin tim. Pasi kam lindur, motra ka insistuar që unë duhet të kem emrin Delfina. Burim i emrit tim është pra një roman i Victor Hugo-së dhe pasioni i motrës për të lexuar.

Nga KTV-ja në RTK dhe më tutje, si ishte dhe si do të jetë rruga juaj personale e ecjes përpara?

Delfina Krasniqi: Karrierën time si moderatore/gazetare e kam filluar në KTV. Unë jam shumë falënderuese që kam pasur mundësi dhe hapësirë të punoj atje. Kam mësuar shumë në KTV. Komunikim im i parë me kamerën dhe publikun ishte pikërisht në këtë medium. Stafi po ashtu ka qenë shumë i dashur për mua. Me datë 08.08.08 kam kaluar në RadioTelevizionin e Kosovës si gazetare dhe prezantuese, në Programin e Mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”. Kam një bashkëpunim shumë të mirë me tëgjithë. Jemi redaksi shumë e organizuar. Stafi është i lidhur dhe i varur nga njëri tjetri. Kam shumë ide dhe plane. Por, këtu ku jam më pëlqen shumë. Mundohem që ato ide t’i jetësoj në programin e mëngjesit. Sigurisht që më vonë do lindin edhe projekte më të mëdha, në të cilat patjetër se dua të marr pjesë.

Zgjohem herët dhe kam shumë fat, por pagjumësia më ndjek pas!

Ka disa vjet që zgjoheni herët në një kryeqytet që mburret për zgjimin e vonë. A i besoni asaj fjalës popullore se “kush zgjohet herët dy fate rrëmben”?

Delfina Krasniqi: Zakonisht proverbat e vjetër janë të saktë, prandaj edhe ky është i tillë. Unë jam me fat, ngaqë jam njeriu i parë që në ora 07:00 komunikon me miliona shqiptarë, nëpërmjet ekranit televiziv. Fati i dytë – unë kam tërë ditën para meje. Kjo më krijon shumë mundësi përtë ndërtuar ditën, për të lexuar…Por, aty ku ka kaq shumë fat, ka edhe mungesë të fatit. E meta është pagjumësia. Por, pas një kohë të gjatë,edhe gjumi është pajtuar me punën time të hershme.

Jeni fytyra e parë e ekranit që njerëzit mund ta shohin nëse përcaktohen për një mëngjes me RTK-në. Cilat janë komentet për punën dhe dukjen tuaj?

Delfina Krasniqi: Komentet janë pozitive. Por këto komente nuk më krijojnë komoditet, përkundrazi janë nxitës dhe promotorë të punës sime. Por, është shumë kënaqësi kur publiku e vlerëson punën time. Derisa të jetë kështu unë do të mbetem e pranishme në televizion.

Shqiptimi i emrit të kreut të Kuvajtit-problem i madh

Cilat janë pjesët më të vështira të programit të mëngjesit për ju si prezantuese. Shqiptimi i emrave të personave që përbëjnë lajmet ndërkombëtare, të cilët secili i quan gati sipas dëshirës, intervistat në studio, lajmet sportive, apo diçka tjetër?

Delfina Krasniqi: Të gjitha këto bashkë janë sfida. Sigurisht që shqiptimi i emrit të kreut të Kuvajtit, Sheikh Sabah Al-Ahmad Al-JaberAl-Sabah mund të vë në siklet edhe moderatoret të famshëm si Lary King. Por, unë cdo ditë shikoj lajme ndërkombëtare në CNN dhe BBC dhe i tejkaloj me lehtë këto sfida. Intervistat po ashtu janë një sfidë në vete. Varet shumë edhe nga mysafiri. Por, në përgjithësi, unë i tejkaloj këto sfida, duke qenë gjithmonë e informuar për atë që ndodh në vend dhe botë.

Bashkëprezantueset e RTK-së publikisht dhe në prani tuajën, gjatë një emisioni të mëparshëm me karakter festiv, ju kanë quajtur vajzë me fytyrë engjëllore. Sa ju ndihmon kjo dhe a nervozoheni ndonjëherë?

Delfina Krasniqi: Nuk është shumë e lehtë të jetosh me fytyrë të tillë. Fytyra ime, ma imponon gjithmonë të jem e buzëqeshur dhe e qetë.Çdo reagim tjetër, nga njerëzit kuptohet si mbireagim. Por, kjo nuk më shkakton ndonjë problem të madh, ngase 90 përqind të kohës jam në sinkron me fytyrën time.

Dikur kam vizatuar, tash nuk kam kohë

Gazetaria është një profesion që si një kuçedër përrallash ua ha kohën atyre që merren me të. Cilat punë tuajat për shkak të gazetarisë i shtyni gjithmonë për nesër?

Delfina Krasniqi: Ka shumë. Unë dikur kam qenë shumë e pasionuar pas vizatimit dhe pikturës. Dikur kam krijuar/vizatuar kreacione, modele të veshjeve. Tani, në mungesë të kohës dhe përqendrimit e bëj këtë shumë rrallë. Shpeshherë më merr malli dhe vizatoj, pikturoj.

Çfarë përshtypjesh keni për gjithë këtë punë që keni bërë gjatë vjetëve të fundit. Çfarë do të mbani mend, çfarë nuk do të harroni kurrsesi nga intervistat dhe takimet e ndryshme që keni pasur? Ndonjë detaj…

Delfina Krasniqi: Njeriu vetëm kur largohet nga një punë, e bën një rekapitullim të gjithë aktiviteteve. Ka shumë detaje nga jeta ime profesionale dhe publike. Pjesa më e madhe e shikuesve janë dëshmitarë të tyre. Por, padyshim që kur kam mysafirë të mirë, që më veprat e tyre kanë lënë gjurmë në art, kulturë, politikë dhe fusha tjera, mbesin gjithmonë të pashlyer nga kujtesa. Në 7 vjetët e shkuara kam intervistuar mbi 4000 personalitete. Është vështirë të ndash dikë, sepsetë gjitha janë për mua të rëndësishëm në fushën ku ata veprojnë.

I besoj së mirës dhe luftoj për të

Cila është Delfina pasi shkyçen kamerat, kur nis jeta e përditshme. Si e sa luftoni për gjërat në të cilat besoni?

Delfina Krasniqi: Nuk ka ndonjë ndryshim të theksuar. Kur fiket drita e kuqe e kamerës, nuk është edhe fundi i kontaktit tim meqytetarët , me shikuesit e programit tonë. Ekziston një vazhdimësi e këtij kontakti. Shumë nga ta i takoj në rrugë, në galeri, në teatër, në lokale, por edhe në facebook, twiter dhe media tjera sociale. Për mua është shumë me rëndësi që kontakti virtual që fillon në mëngjes, gjatë ditës të shndërrohet në kontakt ndërpersonal. Aty marr shumë vlerësime për emisionin. Kjo ka rëndësi të madhe, ngase shija e shikuesve është orientimi i emisionit tonë. Derisa, pjesën tjetër të ditës ia kushtoj familjes, miqve dhe interesimeve të mia (kam shumë hobi). Unë jam një njeri që beson në të vërtetën, që beson në të mirën. Prandaj edhe jam në gjendje të luftoj. Në diçka që unë besoj, përkushtohem maksimalisht./KosovaTimes)
WebMaster
WebMaster
Administrator
Administrator

Postimet : 287
Points : 531968
Join date : 24/10/2009
Vendbanimi : Albanian,kosova

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi