www.loqkat-ks.com
Behuni Pjes E komunitetit Ton edhe Ne Facebook Facebook

https://www.facebook.com/urimefestat

Ju faliminderit.

Tuna mohon të ketë lidhje dashurie me Blerim Destanin

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Tuna mohon të ketë lidhje dashurie me Blerim Destanin

Mesazh nga WebMaster prej Thu Sep 29, 2011 8:18 pm

Tuna, këngëtarja e njohur si super – stari i muzikës shqiptare për herë të parë ka folur për agjencinë e lajmeve INA lidhur me spekulimet e fundit që lidhen me emrin e saj për një dashuri të re të plasuar nga mediat, për hitet e saj dhe përkushtimin e saj në jetën private dhe karrierën profesionale.

INA: Tuna, jemi kureshtar ne si INA, por edhe shumë fansa e lexues të dijnë të vërtetën e rrotullimit të një lajmi në forma të ndryshme, ku përshkruhet një lidhje e juaj me aktorin Blerim Destani. Si qëndron në të vërtetë puna.

Tuna: Unë i përgënjeshtroj këto thashetheme të fundit dhe aspak nuk janë të vërteta. Nuk e kuptoj se si dikush mund të shkruaj “e dashuruar”. Në qoftë se të kanë parë me dikë është diçka tjetër, por të thuash ‘e dashuruar në dikë’ është tjetër. Këtu janë në pyetje emocionet dhe nuk e di se si dikush i dallon emocionet e mia. Ndoshta edhe ky është ndonjë ‘burim i afërt’.

INA: A e presim ndonjë të ashtuquajtur “mega – hit” siç ishte “Ditën ta boj natë”, një hit i 2009 ?

Tuna: “E para dhe e fundit” është një prej këngevë më shumë potencial të bëhet Mega-hit nëse mund ti quaj kështu si kënga “ditën ta bej natë” apo “vibe” apo ” e boj nxet”…Koha do ta tregojë!

INA: Jemi në dijeni se keni pranuar një ftesë nga “Top Channel” për të konkurruar në “Top Fest”. Ka ndonjë arsye që nuk ishe e pranishme në festivalin e fundit ?

Tuna: Në përgjithësi marr ftesë nga festivalet tona dhe ju falënderoj për vlerësimin që më bëjnë…Arsyeja pse vitet e fundit po stagnoj sa i përket këtyre kompeticioneve është që nuk më sfidojnë si në fillimet e mija, edhe pse nuk mund ta mohoj faktin që janë ideal për të promovuar një projekt te ri!

INA: A ka gjasa që e shohim Tunën ndoshta në të ardhmen në festivale ndërkombëtare si në MTV-Music Awards ?
avatar
WebMaster
Administrator
Administrator

Postimet : 287
Points : 297468
Join date : 24/10/2009
Vendbanimi : Albanian,kosova

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi