www.loqkat-ks.com
Behuni Pjes E komunitetit Ton edhe Ne Facebook Facebook

https://www.facebook.com/urimefestat

Ju faliminderit.

Në “vallëzim” me gjuhën, mendjen dhe pasionin

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Në “vallëzim” me gjuhën, mendjen dhe pasionin

Mesazh nga WebMaster prej Tue Sep 27, 2011 9:07 pm

Në “vallëzim” me gjuhën, mendjen dhe pasionin

Mesazh nga BeLti prej Wed Jun 22, 2011 10:18 pm


Prej vitesh mbahet mend si e tillë. Ka pak gjëra që mbeten të paprekshme për të. Vazhdon të çudisë edhe me një imazh tjetër. Këtë herë, Agnesa Vuthaj, më tepër se e bukur në pamje të jashtme, ndjen se bukuria dhe talenti i burojnë nga shpirti.

Intervistoi: Gazmend Kajtazi

Në një garë plot tension, ajo shuan kuriozitetin që ditën e parë të paraqitjes në ‘Dancing with the Stars”. Një shans i ri për të treguar sa vlen edhe si valltare. .E kemi parë të interpretojë jo pa përkushtim disiplina të vështira në kërcim si quick step, charleston, jive, tango etj.

Agnesa bëhet imazh i ri i programit: portreti i adhuruar nga mijëra teleshikues dhe shënjestra e re për spekulimet mediatike.
Herë pas here janë përhapur fjalë për “princin” e Agnesës, por asnjëherë nuk kanë arritur do t’ia mësojnë emrin as gazetarët më “spekulativë” që merren me thashethemet e VIP-ave. Por, kohët e fundit, po shihet si shumë e hareshme në krahët e italianit Simeone. Agnesa thotë se ai është vetëm partner në shoun televiziv “Dancing ….” por spekulimet mediatike nuk janë kënaqur me përgjigjet e Agnesës.

Ne nuk kemi arritur t’ia hapim krejtësisht zemrën e Agnesës, por ajo na ka thënë se do të vazhdojë beqarinë e saj dhe se pas përfundimit të spektaklit, do të ndahet përfundimisht nga Simeone. Ta shohim e të presim.
Por kur do ta shohim Agnesën nuse me duvak?

Lexojeni intervistën, e thotë vetë Agnesa!

Po bëhen 8 vjet prej se jeni ngjitur në skenën e bukurisë shqiptare? Por edhe sot jeni e bukur dhe miss, si po ia arrin ta ruajë e ta mbajë gjallë bukurinë Agnesa?
Unë kam shkelur konkurset kosovare të bukurisë për herë të parë në moshën 17-vjeçare, për të vazhduar me pastaj edhe në Shqipëri e më vonë edhe në spektaklet më të rëndësishme të bukurisë ndërkombëtare në botë. Mund të them që bukuria e vërtetë, vjen me kohë duke u shtuar dhe mbetet gjallë gjithmonë, sepse, në fakt, është bukuria e brendshme ajo që e mban gjallë atë të jashtmen.

Ka zëra që thonë se Agnesa po bën biznes të mirë me bukurinë e saj. Sa është e vërtetë kjo?
Unë kam fituar shumë nga imazhi im i krijuar me kohë, si miss, si modele ndërkombëtare, si prezantuese. Gjithashtu, sigurisht që fitoj edhe nga puna ime si menaxhere e agjensionit si dhe producente e spektaklit ‘Miss Kosova’.

Cila ka qenë pasuria e Agnesës para se të kurorëzoheni me titullin miss Kosova 2003 e sa peshon sot pasuria e Agnesës?
Kur u kurorëzova Miss Kosova 2003, isha akoma 17 vjeçe, nuk kisha pasuri timen, përveç asaj të prindërve të mi dhe nga fitimet që beja me punë kreative krahas shkollës me OJQ dhe aktivitete të tjera rinore. Ndërkaq, tani, mund të them që fitoj mjaftueshëm për të jetuar mirë.

Iu pamë së fundi në spektaklin televiziv ‘Dancing With the Stars Albania”. Kush ju ftoi në këtë spektakël dhe prej nga dëshira juaj që të sprovoni veten në fushën e vallëzimit?
Mua më ftoi Vera Grabocka në këtë spektakël. E pranova ftesën sepse doja të provoja një eksperiencë të re, të rikthehesha në një kompeticion pas shumë vitesh, të mësoja të vallëzoj dhe përveç tjerash, më pëlqeu edhe ideja që do të transferohesha në Tiranë për një periudhë 4 mujore. Dhe, tani mendoj që ka qenë një zgjedhje mëse e duhur.

Cilat ishin emocionet e tua të para në vallëzim? Si ishte eksperienca me Simone?
Unë nuk kisha vallëzuar kurrë më herët, madje as në festa familjare. Emocionet e para ishin ndrojtja, por edhe dëshira për të mësuar e që me kohë, ndrojtja, filloi të harrohej nga orët e gjata të punës në palestër dhe ambicies për të bërë çdo lëvizje perfekte. Simone ishte partneri ideal për mua për të ndarë këtë eksperiencë, sepse ishte shumë kërkues dhe priste shumë nga unë. Ndonëse kishim edhe probleme me gjuhën, unë nuk flisja italisht, ai nuk fliste shqip apo anglisht, vështirësitë vetëm shtoheshin. Por gjetëm një metodë që në fund rezultoi e suksesshme, unë fillova ta mësoja Simonen anglisht që ai të më shpjegonte pastaj, në detaje, edhe teorinë e vallëzimit, përveç lëvizjeve për të cilat gjuha nevojitej më pak.

Të ka ndodhur ndonjëherë të humbasësh vëmendjen apo kontrollin?
Gjatë punës sigurisht që ka pasur momente të vështira, ndonjë grindje apo mosmarrëveshje, por që në profesionin e baletit konsiderohet normale. Mësova që vallëzimi është një profesion që kërkon shumë përkushtim dhe koncentrim dhe nuk guxon ta humbasësh kontrollin apo vëmendjen as për një sekondë të vetme.

Publiku nuk ishte i kënaqur me eliminimin tuaj nga ‘Dancing...’. A mendoni se ju është bërë padrejtësi?
Unë jam përkushtuar shumë që të dal sa më bukur në kërcim dhe në DWS. Në përgjithësi jam shumë e kënaqur që paraqitja ime është vlerësuar shumë nga publiku, gjithashtu edhe nga juria për 11 javë. Edhepse nuk do doja të isha larguar, më pëlqeu fakti qe u eliminova në natën që fillimisht kisha maksimumin e pikëve të mbledhura nga juria dhe publiku nga java e shkuar. Isha shumë e përgatitur në të 3 kërcimet e asaj nate, nuk kisha minimumin e pikëve dhe u largova pa asnjë vërejtje nga juria.
Kjo është një garë dhe juria duhej të largonte njërin nga ne.

Më parë keni thënë se “princi” juaj do të jetë shqiptar. Por me partnerin tuaj italian Simone po “vallëzoni” edhe pas spektaklit. Sa janë të vërteta fjalët për një lidhje intime tuajën me të?
Unë qëndroj pas asaj që i dashuri im, preferoj, të jetë shqiptar. Me Simonen, mund të them që kemi qenë partner në skenë, por nuk kemi menduar të jemi të tillë edhe në jetë. Vijmë dhe do kthehemi në vende të ndryshme dhe asnjëri nga ne nuk e kishte menduar idenë e një lidhjes. Është diskutuar shumë në media, fansat tonë të DËS kanë dashur shumë që ne të lidhemi, por ne nuk kishim qëllime të tilla. Porse, jemi miq shumë të mirë dhe kemi plane për bashkëpunime tjera.

Përballë Çiljetës, a fitoi bukuria e Agnesës apo sharmi i “gjoksit të fryrë” të Çiljetës?
Ishim konkurrente me Çiljetën në ‘Dancing with the Stars’ dhe ishte një kompeticion që parimisht duhej të vlerësohej vallëzimi, përtej bukurisë apo sharmit.

Një producent amerikan i ka bërë një ofertë Agnesës që të aktrojë një rol me skena të nxehta. Deri në cilën masë të skenave dhe deri në cilën vlerë monetare do të pranonit një ofertë të tillë?
Unë krahas punëve tjera që kam bërë, edhe kam aktruar në dy filma, një shqiptar dhe një ndërkombëtar, por karriera ime nuk mendoj të jetë aktrimi dhe besoj që nuk do te isha joshur nga ideja e një produksioni amerikan apo nga vlera monetare për skena të tilla.

Po i afroheni të 26-tave. Nëse jo me Simonen, atëherë më cilin princ do të vë kurorë Agnesa dhe a do të jetë ky viti i fundit i beqarisë tuaj?
Kam edhe shumë muaj deri më 26 dhe nuk e kam të paracaktuar vitin apo moshën kur do t’i jap fund beqarisë. Mjafton të takoj personin e duhur dhe të jemi të gatshëm të kurorëzojmë lidhjen tonë.


Thuhet se bukuria është shumë e rëndësishme kur vendos të merresh me art. Ç’i duhet tjetër një femre për t’u bërë e suksesshme?
Zgjuarsi, talent dhe fat, e padyshim edhe disiplinë në pune, sepse bukuria e vetme nuk të shpie në sukses.

A mendon se duke lëvizur nga një sferë në tjetrën ke arritur të jesh e përkryer në të gjitha?
Mund te them që kam bërë lëvizjet e duhura në kohën e duhur, por nuk kam ndërruar drejtim. Jam munduar të eksploroj të gjitha anët e sferës që kam zgjedhur për të njohur dhe zhvilluar sa më mirë profesionin tim. Mendoj që disiplina në punë dhe përkushtimi i madh në atë që bëj, më kanë çuar në suksese që për të tjerët, mund të duken perfekte, por unë kërkoj më shumë nga vetja dhe dua të jap më tepër se kaq.

Miss, show girl, menaxhere, producente...do të të shohim më vonë në ndonjë rol tjetër?
Pas disa vitesh besoj qe po, sepse kam disa projekte në periudha afatgjata. Ndërsa, tani për tani, jam më shumë e koncentruar në profesionin tim si producente e spektakleve.

Keni ndonjë model të cilin ju pëlqen ta ndiqni në karrierën tuaj të mëvonshme?
Ekzistojnë persona që do doja ta kisha karrierën e tyre, por nuk mendoj që nëse ndjek karrierën e tjetrit, ajo është rruga e duhur drejt suksesit. Besoj në projekte të reja, që janë të nevojshme për kohën dhe vendin ku vepron.


avatar
WebMaster
Administrator
Administrator

Postimet : 287
Points : 297468
Join date : 24/10/2009
Vendbanimi : Albanian,kosova

Kdc-Team
KDC: KDC

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi